
‘Hyjnesha e Bukurisë’
Japonezja njëzet vjeçare Riyo Mori, fitoi në Konkursin “Miss Bukuria” në Mexico City dhe u shpall “Bukuroshja e Botës”. Konkuruesja e Amerikës u gjend në vendin e pestë, siç po arsyetohen për shkak të pikëpamjeve të dyshimta të SHBA-ve në statusnin e emrigracionit, ndërsa konkuruesja e Meksikës u gjend “askund” për asrye të ‘veshjes’ të dekoruar me simbole fetare e imazheve brutale të rebelimeve të 1920-tës, për “shije të dobët”.
Paramendo se gjendesh në një udhëkryq, dhe e ke stopuar maikinën tënde në sinjalin e kuq. Aty, në anën e majtë, buzë rrugës shikon një plak në prak të vdekjes, të kërrusur, të përgjakur e të uritur, që i ka hapur duart dhe të lë përshtypjen se kërkon ndihmën tënde, pak çaste para se t’i lëjë lamtumirën kësaj bote. Në anën tjetër, shikon një vajzë të re, të veshur me një kostum njëcopëshe banjoje, gati tërësisht e zbuluar, me kurorën “Miss Bukuria” mbi kaçurrele dhe të jep një shenj se është e gatshme të pranojë gjithçka që ti do t’i ofrosh. Cila prej këtyre dy skenave të bëri më përshtypje? Plaku që ishte në mbarimin e jetës, apo ajo vajza e lakuriqësuar që e kishte fillua jetën për së ‘mbari’!? Nëqoftëse të kishin mbetur sytë tek ajo vajza e ‘Miss Bukurisë’ që hijeshit e veta i ekspozonte në rrugë, ti duhet ti nënshtrohesh një kontolli psikologjik, sepse nuk je në rregull!
Bota po zjenë dhe gjendet në prak të një kataklizme të madhe, e ne merremi me zgjedhje ‘misash’, me ekspozimin e trupit të vajzave, motrave e grave tona, duke ekspozuar ‘më mirë’ se gjithëçka turpin tonë. Dhe po të përpiqesh ta luftosh këtë dukuri negative brënda shoqërisë, do të etiketohesh prej “intelektualëve” që nuk dinë më shumë, si njeri i prapambetur, si fanatik, fundamentalist e deri tek binladenist, pa e çarë kokën të japin spjegimin e gjithë këtyre fjalëve.
Çështë ‘Miss Bukuria’? Ajo është një vajzë e lakuriqësuar e familjes, e fisit apo e popullit tënd, që të përfaqëson në gara kombëtare ose ndërkombëtare me një çrregullim moral, ideor dhe fetarë. Ajo është një pjestare e kombit që ja zbulon çdo lakmuesi hijeshit e veta, duke provokuar epshin shtazarak të audiencës, të cilët përmes syve kullosin si shtazë. Ajo është një plaçkë që për sponzoruesit biznismenë, sjell fitime të majme dhe një drejtim i sigurtë drejtë degjenerimit shoqërorë. Eshtë një mashtrim i madh në emrin emancipimit, barazisë, të modës e modernizimit. Ajo është pasardhëse e majmunëve të Darvinit, të cilës seksi dhe dëshira e tepruar për kënaqje, ja caktojnë sjelljen, pjesë e kësaj bote që u shëndrrua në një shtëpi të madhe publike.
Si gjithëçka tjeter, edhe “Miss Bukuria” ka historinë e vet. Thuhet se ajo fillimisht është organizuar në Francë, aty ku janë filluar të gjitha marrëzitë që mund ti paramendojë njeriu. Por për Amerikë, është një histori e veçantë e nisur në shtator të vitit 1920, kur një biznesmen nga Atlantic City organizoi një spektakël “Fall Frolic” me qëllim që të siguronte turizmin e vonshëm pasverorë. Ky spektakël pati sukses tejet pozitiv në biznesin e tij. Prandaj, vitin që pasoj, edhe gazetat hynë në këtë lojë, duke kërkuar mënyrën e ngritjes së sasisë së qarkullimit të tyre. Mu këto organizata gazetareske, sponzoruan një çfaqje fotografike për lexuesit dhe për fituesit siguruan të gjitha shpenzimet për të marrë pjesë në garat e dyta vjetore “Fall Frolic” në të cilën do të merrnin pjesë vajzat në ”Inter-City Beauty” ku juria do të vlerësonte paraqitjen dhe personalitetin e konkurenteve.
Për të ngritur një “idol”, vajzat u vunë në garime për të fituar çmimin “Golden Mermaid” që i jepej “The most beutiful Bathing Girl in America”. Në mesin e 200 vajzave pjesmarrëse, 16 vjeçarja Margarett Gorman (DC) që arriti famën si “America’s Sweetheart”, në shtator të vitit 1921, u njoh e para me “Miss America”. Kostumi njëcope i banjos për pjesmarrëset ishte i dizajnuar nga Annette Kellerman, një grua e njohur dhe e arrestuar për skandalin e 1907-tës, për ekspozime të ndaluara. Ky tip organizimi ishte produkt i kohës i përkrahur edhe nga zyrtarë, siç ishte Samuel Gompers (Kryetari i Federatës Amerikane për punë) që mendonte se Gorman “reprezenton tipin e gruas që i duhet Amerikës”[1].
Në çfaqjen e vitit 1922, në pjemarrjen e 50 përfaqësive të gazetave, Mary Katherine Compbell (OH), fitoi çmimin e parë, kësaj radhe si “Miss Columbus”. Kurse në vitin që pasoi (1923), numri i audiencës u rrit në 300.000, kur në konkurim mori pjesë edhe një grua e martuar nga Bostoni, ndërsa çmimin e parë e mori Ruth Malkomson nga Filadelfia.
Viti 1925 ishte hera e parë kur çfaqja u transmetua në valët e radios, kurse kinomatografia mori përsipër xhirimin e filmit “The American Venus”, që për shkak të skenave nudistike, nuk pati sukses.
Por, kjo fillesë nuk u nda vetëm me lavdata, me xhirime filmash e me radio-emitime. Ajo u shoqërua edhe me protesta të mëdha prej grave e grupeve religjioze të organizuara nga kisha, duke kërkuar që të mbrohet ajo më parimorja Bukuria Morale. Protestat u bënë gjithnjë e më masive, sa që në vitin 1928, detryruan të tërhiqen sponzoruesit dhe u ndërpre organizmi i tillë në Atlantic City, por vazhdoi më 1929 në Maryland, me “Nattional Beauty Contest” kur “Miss America” u zgjodh Lilyan Andrus (OH). Kështu, vit pas viti e organizmim pas organizimi, më 1959, arriti edhe transmetimi i parë televiziv “miss bukuria” tek kanali BBC[2]. Sot, perms ekraneve televizive, ky emission ndiqet nga 2 bilion njerëz të 200 vendeve të ndryshme…
Në vitin 1932, në garat “Miss Bukuria Botërore”, konkuroi edhe vajza ‘muslimane’ nga Turqia, 19 vjeçarja Karimane Halis, e cila fitoi çmimin e parë të bukurosheve. Por kësaj radhe nuk ishte vetëm ditë bukuroshesh, ishte diçka më shumë, diçka më e madhe se bukuria dhe lakuriqësia e një vajze. Atë ditë, në emrin e komisionit dhe këshillit organizues, posa filloi çfaqja, Kryetari i Komisionit tha: “Sot festojmë përfitimin e madh të Evropës, sepse sot ka marrë fund feja Islame, e cila pati dominue në botë më shumë se 1600 vjetë. Bukuroshja e Turqisë - Keriman’ja, me trupin e saj gjysëmlakuriq, gjendet në mesin tonë. Këtë vajzë do t’a shpallim “Bukuroshe të Botës”. Nuk ka rëndësi për ne, nëse ajo në të vërtetë është më e bukura! Këtë vit nuk do të zgjedhim “Mis” por do të festojmë fitimin e botës Kristjane! Dikurë Sulejman Kanuni pati ndërhyrë kundër një “Danci”[3] që ishte në Francë, kurse sot, mbesën e tij, me trupin e saj të xhveshur e kemi përpara dhe me gjeste provokative mundohet të fitojë pëlqimin tonë. Edhe ne do t’a pëlqejmë këtë vajzë, sepse sot ajo na ka imitue ne. Për bukuroshe të botës, do të zgjdhim “Misin” e Turqisë, duke dëshiruar që ardhmëria e musimanëve, të jetë e tillë. Le t’i ngrehim gotat për fitimin e Evropës”![4]
Po, ç’kishte fituar Evropa? Ajo kishte arrirë t’a zhdukë moralin tek pjestarët e feve të tjera, dhe tani i kishte ardhur për dore ta bëjë edhe në mesin e muslimanëve. Në të ardhmen, do të zgjidheshin ‘hyjnesha’, ‘mbretnesha’, ‘misse’ vetëm pse janë muslimane, apo edhe do të refuzoheshin mu për të njejtin shkak. Do të mjaftonte madje edhe vetëm me pjesëmarrjen e tyre, sepse edhe kështu, do të japë rezultatet e duhura, e të kërkuara për qëllime politike e propaganduese, për fundmantalizma fetare e për idiotizëm politik.
Ideja e presidentit të Pakistanit - Musharafit mbi ‘modernizimin’ e vendit inkurajoi ca të sëmurë, për thyerjen e traditave islame, kur për herë të parë paraqitet 22 vjeçarja amerikano–pakistaneze Mariyah Moten (e lindur në Karach), për të reprezentuar Pakistanin në “Miss bikini of the Univers” që u mbajt në Behiai të Kinës më 28 gusht 2006. Ajo me këtë rast fitoi çmimin “Best in media” si më e fotografuara dhe më e intervistuara. Fotografitë do tu duhen gazetarëve për ta propaganduar si shembull të ‘islamit të moderuar’ ndërsa intervistat për ti ilustruar ato me mburrje, që në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veç politikës islamofobe prendimore, e filluar shumë kohë më parë. Gazeta “ChinaDaily” e kishte cituar të ketë thënë me mburrje se: “është hera e parë që Pakistani, si vend islamik, merr pjesë në çfaqje të tilla”[5].
Kur 18 vjeçarja Sonya Zia, gjithashtu nga Pakistani, u bë vajza më e re pjesmarrëse në spektaklin “Miss Bukuria Botrore 2006”, ajo tha: “Unë dëshiroi ta mbartë jashtë kulturën tonë pakistaneze dhe të reprezentoi vendin tim përgjatë globit” Ndërsa kryetarja e Konkursit “Miss Bukuria e Pakistanit”, z.Sonia Ahmed, krenohej me të arriturat: “Ky vit ka qenë vit përparimtar për garat “Miss Bukuria”. Fillimisht, më 2003 kemi mbetur vetëm me një garë, ndërsa sot, ne i kemi dërguar vajzat tona në katër gara Ndërkombëtare “Miss Bukuria”. Sonya Zia, duke qenë më e reja, ka dëshmuar edhe një herë se vajzat e reja pakistaneze i kontribojnë shoqërisë duke përhapur harmoninë dhe paqën duke u bërë kështu ambasadore e vendit të tyre. Pakistani po ndryshon shpejt. Këto vajza të reja po bëhen model i vajzave të tjera si brënda Pakistani ashtu edhe përgjatë globit...”[6].
... 19 vjeçarja Hammassa Kohistani, e lindur në Uzbekistan dhe e rritur në Afganistan, fitoi çmimin ‘Miss Bukuria e Anglisë’. Dhe, kur një grup muslimanësh e akuzuan për thyerjen e traditës dhe ligjit islam, ajo ndjente se ato po silleshin si terroritë ndaj saj[7]. Ajo e ndjente veten të ‘brengosur’ pse muslimanët e gjithë botës në sytë e prendimit ishin të njëjtë, të këqinj, dhe tani, ajo përmes lakuriqësisë kishte vendosur të jepte shembullin e një muslimaneje të mirë: “njerëzit të më shikojnë mua, edhe unë jam muslimane, por e mirë”[8]. Edhe kjo ishte një gjest politik, për ta përfaqësiar Afganistanin në konkurse “bukurie” pas rrëzimit të ‘talibanëve’.
Amira Bin Yousef nga Tunisi, u veçua si “Miss Bukuria” e botës arabe, të shtundën (29 korrik 2006) në Sharm El Sheikh – Egjipt. Në përfaqësinë e 9 shteteve të botës arabe, morën pjesë 13 femra në Organizimin e pare të “miss bukurisë” të botës arabe, ndërkohë që paratë e tubuara me këtë rast, do tu dedikohen qytetarëve të rrezikuar libanez – thanë organizuesit!!![9]
Një kahje të kundërt të kësaj arrogance politiko – morale, e pamë në kursin “Miss Kroacia 1998” , kur doli fituese vajza 22 vjeçare Lejla Sekovic. Por menjëherë pas shpalljes ju hoq ky titull dhe ju dha kroates katolike Irena Patkovic. Edhe kjo ngjau sepse Lejlaja është e besimit musliman (pamvarsisht sa muslimane eshte ajo në kuptimin e mirfilltë, duke ekspozuar trupin e saj /hm). Edhe pse juria unanimisht e shpalli Lejlanë “Miss Kroacia” një sinjalizim nga lartë urdhëroi: “Bukuroshja e koracisë duhet të jetë katolike” dhe jo muslimane. Dhe ashtu u bë. Absurditet më të madh e më skandaloz as që mund të ketë[10].
Edhe shqiptarët, që gjenden diku në vagonetat e trenit në udhëtim për të hyrë në Evropë, nuk e lanë veten mbrapa në këtë pikëpamje. Në vitin 1996, kur Kosova kishte arrirë prakun e zjarrit të luftës, të vrasjeve e masakrave, të dhunimeve e të dëbimeve masive, po hynte në vitin e tretë të organizimit të spektaklit “Miss Kosova” para një auditoriumi 8000 vetësh, të cilët do të ndiqnin vlerësimet e lakuriqësisë së ‘motrës’ së tyre Diellza Kolgeci, që do të merrte kurorën “Miss Kosova ‘96” e që më pas, me brekët dhe lakuriqësinë e saj, do të merrte pjesë në konkursin ndërkombëtar, që sipas organizatorëve e sponzoruesve, do ta afirmonte Kosovën në skenën ndërkombëtare. Dhe vëtetë e kishte afirmuar, me pjesmarrjen e saj në konkursin “Miss Evropa 2002” në Varshavë[11], ku do të merrte çmimin “trupi më i mirë”. Ishte hera e parë që vajzat e Kosovës ta reprezentonin Kosovën në konkurset evropjane me lakuriqësinë dhe turpin e tyre. Kosova kishte ‘festë’ dhe spektakli ndiqej përmes RTK-së. Meqë ishte thyer akulli i turpit, ajo u dekorua edhe me kurorën “Miss trupi i Ulqinit” dhe “Miss Flaka 2005” në Maqedoni.
Unë uroj që edhe hyjneshat tjera të bukurisë të mahnisin prendimin me ‘veglat e orgive’. Por veç urimeve në këtë rast, unë kam dëshirë tu kujtoj edhe atyre të tjera hyjnesha që do të kenë fatin të mbajnë flamurin e “bukurisë”, ta sjellin pak në mendje ato skenat rënqethëse kur hordhitë çetnike serbe në një provincë të Bosnjës, kishin zgjedhur 40 bukuroshe dhe me ditë të tëra ishin argëtuar si me kukulla kashte! Sa motra, sa bija e sa nëna kosovare, kanë mallkuar bukurinë e vet nën çizmet e ushtarëve serb!? Sa adoleshente u dhunuan ende pa e ditur ç’është jeta…? Sa motra palestineze mallkojnë bukuritë e tyre nën çizmet izraelite. Sa irakiane e afgane mallkojnë nën dhunimet e ‘shpëtimtarëve’ të demokracisë prendimore?
Nuk do të ishte e tepërt, po t’u kujtohet organizatorëve dhe sponzoruesve se ata po kontribojnë në humbjen e identitetit të bijave e të motrave të tyre, duke e humbur vlerën e saj njerzore dhe duke e shëndrruar në një objekt dëfrimi. Tentimet për ta bërë një gjë të tillë nuk janë të reja. Mjafton tu kujtohen filmat erotikë dhe pornografia, xhveshja e femrave në faqet e para të gazetave e të revistave, biznismenët që punësojnë vetëm vajza të bukura për të mbajtur myshteritë... Ato po përdoren të lakuriqësuara në “tango televizioni”, në emisione muzikore, në koncerte e festivale, për t’ja ‘zbukuruar’ këngën mashkullit! A nuk është kjo nënçmim i vajzave, motrave e nënave tuaja?!
Në emrin e lirisë femrore, po u përgaditet tmerri për nënat, motrat e bijat tona. Në emrin e kësaj lirie, ajo po shfrytëzohet në shumë dimensione. Shpirti i saj delikat, zemra e pastër dhe trupi joshës, po thithen për reklamë, për tregti, për politikë, përplasje ideologjike, konkurencë personale, për epshe poshtruese... Nën një detyrim të nënshtrimit të dhunshëm, të pangopur e sistematik, po e kalon edhe gjendjen sadiste të mesjetës. Ajo nuk e kupton, e disave nuk u bëhet vonë që mashkulli po luan me dinjitetin e saj në emrin e emancipimit...!? A nuk mjaftojnë dëshmitë e rritjeve të numrit të nënave të martuara pa burra, fëmijëve të paligjshëm, familjeve të përçara, fëmijëve të paprindër, krimeve seksuale, divorceve, vetëvrasjeve, shtëpi publike, klinikë për rini kriminele dhe të rriturish narkotikë... Meshkujt aktivizohen për të ekspozuar lakuriqësinë e femrës nëpërmjet formave të ndryshme tregtare të quajtura ‘kabare’, çfaqje, ekspozim mode, reklama tregtare, idhuj skulpture, piktura nude, filma pornografikë, e deri këtu, tek “hyjnesha e bukurisë”
Sipas teorisë së filozofit gjerman Fidrih Niçe: “Mashkulli thotë: ‘Unë dua’, kurse femra thotë: ‘Ai don’...”, femra ja lë në dorë fatin e vet mashkullit[12]. Prej atyre meshkujve ka të tillë që janë të preokupuar në epsh, aq sa dëfrehen edhe me të shikuar... nën nivelin shtazorë! Dhe mu për këtë do t’i ‘kullosë’ sytë tek “Mis Bukuria” apo edhe në mardhëniet e të tjerëve në filmat imoralë!
Në Kur’anin famëlartë thuhet: ''Thuaju besimtarëve le t'i ulin shikimet e veta dhe le të brengosen për vendet e veta të turpshme...''[13] Ai që ka forcë ta ruaj shikimin e vet, ai din t'i ruaj të gjitha vlerat njerëzore, sepse mu tek shikimi (i syrit dhe i zemrës) është rrënja e problemit: “Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra'' [14] Për më qartë, sipas një tradicioni të transmetuar nga Ahmedi: "Shikimi (i ndaluar) është shigjetë e helmuar e shejtanit"[15].
Në kuptimin islam. femra ka një pozitë të lakmueshme: ''…Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për to... dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë”[16]. Trajtimi i atyre pak bijave e motrave tona që kanë vendosur të ruajn dinjitetin, traditat dhe fenë e tyre, është shumë poshtëruese. U janë kushtuar artikuj të mbushura plot helm, kronika televizive, përjashtime nga shkolla e deri te akuzat se po e çojnë vendin në mesjetë. Të tilla barrë qëndrojnë mbi shpinën e disa vajzave që duan të jetojnë në paqë me Zotin.
============
1. www.missamerica.org
2. www.wikipedia.org
3. Fjala është për baletin e oganizuar në Francë në kohën e Sulltan Sulejmanit, i cili ju kërcënua Francës, se po nuk e anuloj një ‘danc’ të tillë amoral, do të hynte në luftë me Perandorinë. Danci (baleti) u anulua edhe për 100 vjetë
4. “Turkije” 28. Prill 1993, përkth. Dh. Vardari për revistën “Thirrja Islame”
5. www.despardes.com
6. www.misspakistanworld.com
7. www.DailyMail.com 8.
8. www.DailyMail.com
9. “The Eproch Times” July 31-August 2 2006
10. “drita islame” nr.21, nëntor 1998
11. Në këtë konkurs, veç Diellza Kolgecit do të marrë pjesë edhe shqiptaret: Diellza Bunjaku nga Kosova, Denisa Çela dhe Elizabeta Gjonpali nga Shqipëria dhe Bekime Sadiku nga Maqedonia. Në konkursin e parë “Miss Kosova 1994” kurorën e fitoi Afërdita Paçarada, ndërsa kurorën për “Miss Bukuria Kosovare 1995” e kishte marrë Blerta Syla, e cila në pamundësi për të vazhduar karierën e hyjneshës ndërkombëtare, filloi të aktrojë dhe qe e para që e theu akullin me “puthjen e parë artistike”
12. Sadulla Halili: “Hot Line–pasojë e amoralitetit”, botim ne internet
13. Kur’ani - Nur:30
14. Kur’ani - Gafir:19
15. Reudatul Muhibbin f.102,103; Cituar sipas revistës "El Bejan" nr.136, shqipëruar nga Talha Kurtishi, 7.1.2003
16. Kur’ani - Bekare:187 dhe Rrum: 21