Marina e Kastriot Dukës me Detroidit e Don Anton Kçirës sa janë larg fizikisht edhe njëmijë herë më larg janë për nga natyra e ngjarjes. Përveç në paçi menduar në mbiemrin Duka që e ka imami i xhamisë së Marinës dhe dibranët e dënuar për planifikim e terrorit në SHBA, që shërbeu Don Antonit të vjellë vrerin që e volli. Ngjarja e Marinës ka të bëjë me një interes të ngushtë për të realizuar përfitime individuale, kurse deklarata e priftit në Detroidit, e heshtur qe tri vjet, fyen rëndë 2.200.000 ( dy milion e dyqind mi) myslimanë të Kosovës dhe të Bosnjës që i quan “qej” dhe “shqiptar me bisht”.
E pakrahasueshme fare!
Pse kanë fjet qe kaq vjet këto dy ngjarje edhe ja dalin pikërisht tash dhe shumë afër njëra tjetrës, nuk është punë e imja. E imja është të shpreh mendimin tim për këtë që shihet. Në asnjë mënyrë për atë se çka mendon njeriu, sepse mendimi është përgjegjësi e brendshme e secilit, kurse të shprehurit publik të mendimeve të mbrapshta u jep të mbrapshtën tërë një opinioni. Prandaj edhe unë duhet të humb kohë me marrëzitë e dikujt me qëllim që opinioni shqiptarë, sidomos ata të përkatësisë islame, por edhe ai boshnjak të ruajnë kthjelltësinë logjike dhe emocionale e të mos bien në grackën e njerëzve e qarqeve të liga e qëllimkëqija që nxjerrin në sipërfaqe antinjerëzoren e tyre për mbushjen e dijës... çfarë qëllimi. Është mençuri të matesh e bësh gara me njerëzit e mirë e të mençur t`i arrish e t`i tejkalosh, se marrëzitë u takojnë njerëzve të ligj.
Motivi që pretendon Don Kçira se e ka shtyrë të shprehet ashtu, si vetëm atij ia nxë goja ta thotë – tek e fundit çka ka vegshi e nxjerr luga - nuk mund të pranohet fare. Planifikime për terrorizëm është bërë edhe nga të tjerë, nuk janë të parët dibranët që e kanë bërë njëmend, qe po askujt nuk i ka shkuar mendja që të fyej popullin gjerman pse janë gjetë dy a tre vetë me përkatësi gjermane dhe ku ta di se me çfarë përkatësie fetare, askujt nuk i ka shkuar mendja as që duhet t`i shkojë që të kërkojë nga populli gjerman, apo shteti, të cilit i përkasin ata qytetar, e as institucionit fetarë së cilës i përkasin ata persona, të ngritën tërë ato subjekte e të merren me disa njerëz, kur ka organe të specializuara që merren me ndjekjen e atyre veprave, kurse këto: shteti, populli dhe organet që përfaqësojnë organizimin e jetës fetare kanë sigurisht punë shumë më të rëndësishme se ato që i mendon Don Kçira.
Ai me gojë të vet kishte thënë, në vitin 2007, “ne s‘kemi merituar lirinë nga Beogradi....” le të mbetet kjo e ati që e thotë dhe kotilla e tij me bashkëmendimtarët e vet, dhe kjo është e saktë! Nga arsyeja se ai nuk din ta çmojë lirinë! Nuk din sa i ka kushtuar liria popullit shqiptar të Kosovës, prandaj hiç pa fije të turpit vazhdon “ edhe në Kosovë me i pas rrjep 1 milion e 900 mijë qej,(kështu e thotë me gojë, jo ashtu si është në gazetë) kurrgjë nuk ishte bërë më keq” ..ajo është punë e tij dhe çiftit tij.
Mirëpo pezmin që e ka nxit te dy milion njerëz të cilët ai i quan “Qej” nuk mund të mendohet me deklaratën se “ai i takon Kishës Katolike të Detroidit në SHBA, sepse ai nuk është pjesë e kishës sonë”!!! pa menduar pak se shqiptarët i bëjnë veç Bajram e Pashkë por Kosovën e kanë bashkë! Kisha e Detroidit nuk është bërë për amerikanët, por për të krishterët shqiptarë, në radhë të parë. Nuk duhet lejuar t`a marrë nëpërkëmb hipokrizia individuale e momentit sepse ky popull duhet të ruajë traditën e vjetër në raportet ndërfetare dhe ndër njerëzore.
Përpjekja e Don Kçriës për t`u shfajësuar nuk i ndihmon fare. përkundrazi e rrit edhe më tepër dyshimin në sinqeritetin e tij. Ai me gojë thotë ku ka shumë të pranishëm në sallën ku u shpreh si më zi kurse me shkrim, me qëllim që të arsyetojë mllefin e shprehur aq keq, thotë: “...pjesëmarrja ka qenë jashtëzakonisht e vogël, madje në sallë nga disa pjesëmarrës mungonte edhe serioziteti... “ edhe t`u thuash qej edhe të kërkosh seriozitet! ku ka parë kështu?
Për të shitur patriotizëm del edhe më hipokrit, kur thotë “Gjatë gjithë aktivitetit tim fetar çështja kombëtare ka qenë dhe mbetet parathënia... “ e kënaqi çështjen fetare vetëm edhe ajo kombëtare i ka mbet!
Shoqërimi me imam Vehbi Ismailin dhe baba Rexhepin, dy personalitete të nderuara në SHBA, pas të cilëve dëshiron të fshihet Don Kçira, i qetë për fushe dobësinë e karakterit të tij, se tash e dëshmoi sa i paska pas miq. Është për të ardhur keq që nuk paska mësuar, ama bash, kurrgjë prej tyre.
Runa Zot mendjen dhe drejtona të bëjmë gara për punë të mira, mos humbim kohë dhe energji për marrëzira.
P.S.: Ky shkrim i eshte derguar edhe gazetes se lartepermendur, por liria e mediave tek ne dihet ne çfare niveli eshte dhe nuk eshte botuar.