Samiti i Ligës Arabe dhe Kosova

Është hera e parë që samit i Ligës Arabe po mbahet në Libi. Andaj, në shtypin arab ka komente dhe analiza prej më të ndryshmëve rreth asaj se si do të shkojnë punimet e këtij samiti, kur dihet se lideri libian, kolonel Muamer El-Gadhafi, mu në takime të këtilla din të krijoj skena politike jo të këndshme. Hera e fundit ishte shpallja e xhihadit ndaj Zvicrës, për shkak të arrestimit të birit të tij Hanibalit në vitin 2008 nga organet zvicerane të Gjenevës, për shkak të maltretimit të dy punëtoreve në hotelin ku ai ishte vendosur.
Samiti i radhës ka një agjendë të ngjeshur me të cilën kanë filluar të merren diplomatët e vendeve arabe. Në krye të agjendës është projekti i bisedimeve arabo-izraelite me ndërmjetësimin e administratës amerikane, por që po ballafaqohet me vendosmërinë e qeverisë izraelite për vazhdimin e aktiviteteve kolonizuese në Anën perëndimore të lumit Jordan për çka edhe administratën amerikane është gjendur në nj pozitë tejet të vështirë.
Prej temave të vështira është edhe çështja e Irakut, gjendja e brishtë e sigurisë, jostabiliteti politik, i cili mund të çojë në ndarjen e tij në tri shtete. Por, kjo mbetet të shihet pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të fundit. Në agjendë do të jetë problemi i Sudanit, gjendja e vështirë në Darfor, dhe referendumi, i cili duhet të mbahet n ë vitin që vjenë në jug të Sudanit, ku mund të formohet shteti i ri me kryeqendër Xhubën. Pastaj, çështja e Somalisë dhe anarkia që po mbretëron në atë vend për vite të tëra, e cila tash ka mare përmasa ndërkombëtare me paraqitjen e kidnapuesve në ujërat e ngushticës ë Mendebit, që po rrezikojnë lundrimin e anijeve në atë pjesë të botës. Kaptinë në vete do të jetë paraqitja e forcave të armatosura në Jemen, të Al-Kaides dhe Hutijinve, si dhe përpjekjet sa më të theksuara për ndarjen e Jugut të Jemenit nga veriu, i tij, i cili u bashkua në vitin 1994 me përdorimin e forcave të armatosura nga kryetari aktual Ali Abdullah Salih.
Në një vend të lartë të agjendës së samitit do të jetë edhe rrita e vazhdueshme e forcës ushtarake të Iranit, në mënyrë të veçantë paisja e tij me armë atomike, për çka shumë vende arabe konsiderojnë kërcënim direkt të vendeve të tyre, në veçanti vendet, si Arabia Saudite dhe Egjipti.
Është me rëndësi të përmendim me këtë rast mundësinë e shfrytëzimit të këtij samiti për lobim për njohje të reja të Kosovës nga ana e këtyre vendeve, kur dihet se vetëm 6 shtete nga 22 sa numëron Liga Arabe e kanë njohur deri ë tani shtetin më të ri në botë. Republika Islamike e Mauritanisë, e cila është anëtare e Ligës Arabe ishte vendi i 65 që ka njohur pavarësinë e Kosovës më 13 janar 2010.
Atë që nuk e bëri deri më tani diplomacia kosovare, po e bënë diplomacia serbe, bile siç shkruan shtypi i Beogradit me një “ofensivë diplomatike të shtuar”. Kryeministri serb, Mirko Cvetkoviq, gjendet për një vizitë në Kuvajt, i cili në një takim me përfaqësuesit më të lartë politik dhe ekonomik të ëktij vendi kishte falënderuar nikoqirët “që nuk kishin njohur pavarësinë unilaterale të Kosovës të shpallur nga shqiptarët, me të cilën kishin kontribuar në mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Serbisë”.
Ndërkohë që në prag të samitit të Ligës Arabe në Libi, ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq, gjendet në nj turne në vendet e Gjirit. Ai nga Muskati i Omanit, për mediat arabe kishte deklaruar se vizita e tij vjen si rezultat meqenëse disa vende fqinje të Omanit kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Ai nikoqirëve të tij u kishte shpjeguar në detaje për rrjedhat e procesit të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë lidhur me çështjen e Kosovës . Pas këtyre bisedimeve nuk presim ndryshim të qëndrimeve parimore të miqve tanë, deklaroi Jeremiq.
“Ne do të vazhdojmë koordinimin me këtë vend si dhe vendet tjera të kësaj pjese të botës . Ofensiva jonë diplomatike po hynë në fazën vendimtare, në veçanti gjatë muajve që janë par nesh , kur presim vendimin e definitiv prej Hagës”, përfundoi deklaratën e tij ministri serb.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme