Shumë njerëz i kthehen religjionit, pas sulmeve të 11 shtatorit, disa madje zgjedhin besimet përfshirë Fenë Islame.
CNN konstaton se 1/4 e 6 milion muslimaneve ne SHBA janë të konvertuar në Fenë Islame (1.5 milion konvertime pas 11 Shtatorit)
Këtu në video janë dy nga ata miliona njerëz që zgjodhën Fenë Islame:
S'ka Zot tjeter përveç Allahut dhe se Muhamedi s.a.v.s është i Dërguari i Allahut
Allison Poole e thotë këtë thënie 3 herë në gjuhën arabe dhe pastaj 3 herë në gjuhën angleze
Dhe ceremonia e konvertimit të saj u kompletua. Tani ajo është pjesëtare e Fesë Islame.
Allison Poole ishte rritur si një e baptiste krishtere.
Ajo u bë muslimane këtë Ramazan. Falë Zotit! Që nga konvertimi i saj në Fenë Islame, ajo ndihet më afër paqes dhe e vëren se Feja Islame ia ka bërë jetën shumë më të mirë me që tani ajo ka besimin e drejtë në Zotin.
Familja e saj është plotësisht pas vendimit të saj, por ajo gjen disa amerikanë që e keqkuptojnë fenë Islame të cilët thonë gjëra të këqija.
Barbara Cartabuke është gjithashtu amerikane. Ajo thotë se konvertimi i saj ka ardhur si pasojë e sulmeve të 11 shtatorit
Pas 11 Shtatorit thashe : "Mendoj se tani është koha kur njerëzit duhet të kërkojnë përgjigjet e vërteta.
Përmes Islamit ajo ka gjetur afërsinë 1 me 1 me Zotin, gjenë të cilën nuk e ka gjetur në krishterizëm, kur të shkosh në kishë duhet të adhurosh Jezu Krishtin ose Marijen, e dini më duhej të mendoja ku është ZOTI?!
Kjo është zgjidhja e saj me të cilën mburret dhe thotë se do ta mbaje përjetë.
http://www.youtube.com/watch?v=1hBmLJWyCVc