Fjala apo nocioni “Da’vah” është fjalë e gjuhës arabe, që ka kuptim “thirrje” apo “ftesë”. Në kontekstin islam termi në fjalë, ka për qëllim përpjekjet për të përhapur dhe propaganduar fenë islame tek të tjerët.
Në Kur’anin Famëlartë Allahu Fuqiplotë, thotë:
“....A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja”.([1])
NJËZET PYETJET MË TË SHPESHTA TË JOMUSLIMANËVE RRETH FESË ISLAME
Në mënyrë që ta përhapim mesazhin Islam, debati dhe bashkëbisedimi bëhet i pashmangshëm. Ja se çfarë thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’an:
“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit”.[2]
Përgjat bartjes së mesazhit Islam tek jomuslimanët, nuk është e mjaftueshme që atyre t’u tregojmë dhe të nënvizojmë vetëm imazhin pozitiv të Islamit. Kjo për faktin se shumica e jomuslimanëve nuk janë të bindur rreth së vërtetës islame, përshkak se pas mendjes së tyre fshihen disa pyetje rreth islamit të cilat kanë ngelur të papërgjegjura.
Ata mund të pajtohen më pohimet e juaja mbi natyrën dhe karakterin pozitiv të islamit, mirëpo në të njëjtën kohë do të thonë: “Ah! Por ju jeni sikur muslimanët tjerë, të cilët martojnë më shumë së një grua. Jeni njeri i ngjashëm më ata të cilët kanë vënë gruan nën kontrollin e tyre duke i mbajtur ato pas mbulesës. Jeni fundamentalistë , etj.”
Unë personalisht jomuslimanëve do t’u parashtroja pyetje ballë për ballë, duke pasur parasysh njohuritë e tyre të kufizuara, të sakta apo të gabuara qofshin ato, pamarrë parasysh se prej cilitdo burimi të jenë ato (njohuri), me një fjalë, t’i pyes se çfarë i bënë ata që në Islam të shohin gjëra të gabuara (të papranuara për logjikën e tyre). Nga ata kërkoj dhe i stimuloj që të jenë të hapur dhe tejët të sinqertë, njëherazi t’i bindi jomuslimanët se jam i gatshëm të pranoj kritikat e tyre rreth islamit.
Para disa viteve përgjatë eskperiencës sime si thirrës në rrugën e Allahut, arrita të kuptoja se ekzistojnë përafërsisht njëzet pyetje ndër më të shpeshtat, të cilat çdo pabesimtar i thjesht i zotëron në mendjen e tij. Sa herë që të pyesësh ndonjë nga jomuslimanët, “çfarë të bënë të ndihesh se në islam ka gjëra të gabuara? Ai posedon pesë apo gjashtë pyetje të cilat pa ndonjë ndryshim bëjnë pjesë në grupin e njëzet pyetjeve më të shtruara nga ana e jomuslimanëve.
PËRGJIGJET LOGJIKE MUND TA BINDIN MASËN
Njëzet pyetjet më të shpeshta rreth Islamit, mund të gjejnë përgjigje me të drejt dhe atë përmes logjikës se njeriut. Shumica dërmuese e jomuslimanëve janë në gjendje të binden duke gjetur përgjigje në këto pyetje, të cilat do t’i lexoni në vazhdim të temës. Po që se muslimani mëson përmendësh apo thjesht kujton këto përgjigje, më vullnetin e Allahut ai do të jetë i suksesshëm në këtë drejtim, po nuk arriti t’i bind jomuslimanët rreth së vërtetës islame në tërësi, atëherë do jetë në gjendje që sado pak të largoj keqkuptimet rreth islamit, si dhe të neutralizoj mendimin e gabuar (negativ) rreth Islamit dhe muslimanëve që jomuslimanët veç janë pajisur më to, mirëpo vetëm një numër i vogël i tyre mund t’u kundërpërgjigjet këtyre përgjigjeve, për çka kërkohet që debatuesi musliman të sjell argumente tjera më bindëse në mënyrë që palës tjëtër t’i flej zemra dhe më pas të bindët plotësisht.
KEQKUPTIMET SI REZULTAT I MEDIAVE
Keqkuptimi më i shpeshtë rreth Islamit është ndërtuar në shumicën e mendjeve të jomuslimanëve, e tërë kjo ka ngjarë përshkak se ata vazhdimisht janë të keqinformuar dhe të bombarduar më keqkuptime të tilla mbi Islamin. Mediat Ndërkombëtare janë kryesisht të mbikqyrura nga bota përendimore, pa marrë parasysh faktin se a janë ato programe të huaja satelitore, radio, gazeta, revista apo libra.
Kohëve të fundit Interneti është bërë një mjet jashtzakonisht i fuqishëm. Ndonëse ky i fundit nuk është i kontrolluar nga askush, prap se prap shohim një numër të madh të informatave propagandistike në internet; helmuese dhe virulente rreth Islamit.
Natyrisht se edhe muslimanët janë duke e përdorur internetin si mjet për të paraqitur imazhin e vërtetë të islamit dhe muslimanëve, mirëpo duke e krahasuar mundin e tyre më propagandat që jomuslimanët janë duke bërë kundër islamit, shohim se muslimanët kanë mbet shumë prapa. Shpresoj se përpjekjet e muslimanëve do rriten dhe do të vazhdojnë të ndjeken edhe me tutje.
KEQKUPTIMET NDRYSHOJNË MË KALIMIN E KOHËS
Pyetjet më të shpeshta rreth islamit ndryshojnë varësisht nga vendi dhe rrethi. Grupazhi i njëzet pyetjeve më të shpeshta është i bazuar në kohën prezente. Dekada më parë, grupi i pyetjeve ishte krejtësisht ndryshe, gjithashtu edhe i dekadave të fundit. Grupazhi i pyetjeve mund të ndryshoj varësisht nga mediat se si ato e projektojnë fenë islame.
KEQKUPTIMET KUDO NË BOTË JANË TË NJËJTA (TË NGJASHME)
Kam bashkëvepruar më njerëz nga vende të ndryshme të botës, ndaj dhe kam hasur se njëzet pyetjet më të rëndësishme dhe më të shpeshta rreth Islamit, të jenë të njëjta në çdo vend. Ka mundësi që disa pyetje shtesë të ndryshojnë, varësisht nga kultura, rrethi dhe ambienti ku ata jetojnë. Për shembull, në Amerikë, si pyetje shtesë është; "Përse feja islame ndalon marrjen dhe dheniën e kamatës? Midis këtyre njëzet pyetjeve më të shpeshta, kam futur edhe ca pyetje jashtëzakonisht të kërkuara nga ana e indianëve jomuslimanë. Fjala vjen; "Përse muslimanët ushqehen me ushqime jovegjeteriane (me mish)? Qëllimi pse kam futur një pyetje të tillë, ka qenë si rezultat i numrit të madh të indianëve, të cilë janë të shpërndarë kudo në botë, ndaj dhe përbëjnë 20%, respektivisht 1/5 të popullsisë globale e përbëjnë Indianët. Si rrjedhoj pyetjet e tyre po shpeshtohen dhe po shtrohen nga ana e jomuslimanëve përreth Globit.
KEQKUPTIMET E JOMUSLIMANËVE “STUDIUES” TË ISLAMIN
Ekziton një numër i madh i jomuslimanëve të cilët kanë studiuar fenë Islame. Shumica prej tyre kanë lexuar libra mbi islamin, libra këto të shkruara njëanshmërisht, gjegjësisht libra më frymë kritike mbi Islamin. Këta jomuslimanë posedojnë edhe një grupazh shtesë të njëzet keqkuptimeve më të shpeshta rreth islamit. Për shembull, jomuslimanët pretendojnë se kinse kanë zbuluar kontradikta në Kur'an, të tillët debatojnë se Kurani është joshkencor, etj. Për këto keqkuptime ekziston një serë përgjigjesh shtesë, të cilat definojnë njëzet keqkuptimet prezente në mes të jomuslimanëve, të cilët kanë studiuar islamin nga burime të shtrembëruara.
Gjatë ligjëratave të mia publike dhe në librin "Përgjigje ndaj pyetjeve të shpeshta të jomuslimanëve mbi islamin, me njohuri të kufizuara mbi Fesë Islame", u jam përgjigjur njëzet pyetjeve paksa më të shpeshta ndër jomuslimanët.
1. POLIGAMIA
Pyetja:
Përse mashkullit në fenë islame i lejohet që të martoj më shumë së një grua?
Përse Poligamia është e lejuar në Islam?
Përgjigja
1. Definicioni i Poligamisë:
Poligami nënkupton një sistem martese, përmes së cilës një përson e ka të lejuar që të ketë më shumë së një bashkëshorte. Poligamia mund të jetë dy llojesh. Njëra quhet Poligoni, ku një burrë marton më shumë se një grua, kurse lloji i dytë i poligamisë është Poliandria, ku një grua (në të njëjtën kohë) marton më shumë se një burrë. Në Islam Poligonia e kufizuar, juridikisht është e lejuar, kurse për sa i përket Poliandrisë, ajo është rreptësisht e ndaluar. Në fenë Islame Poligonia e limituar është e lejuar juridikisht, përderisa Poliandria është rreptësisht e ndaluar. Tani të ndalemi të pyetja jonë, se përse mashkullit i lejohet që të martohet më shumë se me një grua?
2. Kur’ani është libri i vetëm hyjnor në këtë botë, në të cilin shkruan: “martoje vetëm një”.
Libri i shpallur, Kur’ani, është libri i vetëm në faqën e kësaj Gjithësie, në të cilin shkruan: "martohuni me një grua"[1]. Nuk ekziston asnjë libër tjetër hyjnor të ngjashëm më Kur'anin, i cili porosit njeriun që të martohet vetëm me një grua
Në asnjë libër tjetër të shenjtë (hyjnor), nuk ka mundësi që dikush të gjejë shtrëngim apo frenim kur është në pyetje numri i grave, pa dallim, qoftë ai i Vedas, Ramayan, Mahabarat, Geta, Telmudi apo Bibla. Bazuar në citatet e librave të sipërpërmendur, çdo mashkull ka të drejtë të martohet më sado që ai dëshiron. Vetëm më vonë, shohim se Klerikët Hindus dhe kishat krishtere bënë një kufizim duke shtrënguar martesën vetëm me një grua. Personalitete dhe Figura të shumta fetare hinduse, posedonin shumië gra. Sipas librave të tyre hyjnor shohim se ata e kishin të lejuar një gjë të tillë, përshembull Mbreti Dashrat, babi i Rama’s, kishte më shumë se një grua. Gjithashtu edhe Krishna kishte shumë gra.
Në kohët e hershme, meshkujve të krishterë, u lejohej që të martoheshin me aq sa ata dëshironin, kjo natyrë manifestohej pasiqë Bibla nuk posedonte ndonjë kufizim apo rregull se sa gra mund të ketë mashkulli në të njëjtën kohë. Ndalimi më shumë gra, apo perkufizimi i martesës vetëm më një grua, hasi vetëm disa shekuj më parë, kur Kisha ndaloi një gjë të tillë, dukë e kufizuar martesën më shumë gra, dhe duke vënë ristrikte që mashkulli e ka të lejuar që të martohet vetëm më një.
Në Judaizëm Poligonia është e lejuar. Sipas jurisprudencë s se Telmudit, Abrahami (Ibrahimi) kishte tri gra, kurse Solomoni (Sulejmani) posedonte njëqind gra. Ky zakon vazhdoi të praktikohej deri në kohen e Rabbi Gershom bin Jehudah (960 C.E deri në 1030 C.E), i cili lëshoi një dekret (urdhërin) për ndalimin e këtij zakoni. Komuniteti Sefardik jehud, të cilët jetonin në shtetet islame, vazhduan ta praktikonin zakonin e martesës më shumë gra gjer në vitet e fundit, gjegjësisht deri në vitin 1950, deri kur akti nga prijësi kryesor i Rabinëve të Izraelit, përhapi urdhërin mbi ndalimin e martesës më shumë se më një grua.
*Shënim më rëndësi: Sipas regjistrimeve të përgjithshmë (censusit) të Indisë, në vitin 1975 Hindusët kishin qenë më shumë pligonues se sa muslimanët, d.t.th; praktika e martesës më shumë gra ishte më e madhe tek Hindusët se sa të vet muslimanet.
Raporti i Këshillit për Pozitën e Gruas në Islam ‘Committee of The Status of Women in Islam’ i publikuar në vitin 1975, në faqe 66 dhe 67 tregon se përqindja e poligamisë përgjat viteve 1951 dhe 1961 ishte 5.06% nga ana e hindusëve, kurse vetëm 4.31% nga ana e muslimanëve. Bazuar në ligjin e Indisë për të drejtën dhe legjitimitetin e Poligamis, vetëm muslimanët janë të lejuar të kenë më shumë se një grua. Në Shtetin e Indisë është jolegjitime për jomuslimanin që të ketë më shumë se një grua. Pavarësisht nga ndalesa (ilegaliteti) e këtij fenomeni, Hindusët posedojnë gra të shumta në krahasim me muslimanët. Kohë më parë, ndalesa për sa i përket numrit të grave nuk ishte prezente as për hinduset, me një fjalë, atyre u lejohet poligamia. Vetëm në vitin 1954, kur Akti për Martesën Hinduse – Hindu Marriage Act – u bë ilegal që një hindus të ketë më shumë se një grua. Ç’është e vërteta, një ndalesë e tillë vie nga Legjislacioni Indian, i cili ndalon mashkullin të martoj me shumë se një grua, e jo Citatet e Shenjta Hinduse (Hindu Scriptures).
Le të zbërthejmë tani arsyen se përse Islami i lejon mashkullit Poligamin.
3. Kur’ani lejon Poligamin e kufizuar
Siç kam potencuar edhe më lartë, Kur’ani është libri i vetëm Hyjnor në siperfaqen e Tokës, në të cilin Allahu i Madhërishëm thotë: “martoje vetëm një”. Në lidhje më kontekstin në fjalë vijon ajeti kur’anor i kaptinës Nisa, siç vijon:
“Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni”.[2]
Limiti për Poligonin - para zbritjes se Kur’anit - nuk ishte i përkufizuar, thënë më mirë, martesa me shumë gra nuk kishte ndonjë limit të caktuar, ndaj dhe shumë meshkuj kishin shënuar numër të madh të grave, prej tyre kishte që në pushtetin e tyre numëronin njëqind gra. Islami erdhi duke vënë përkufizimin deri në katër gra. Islami legjitimoi mashkullin që të martoj dy, tri apo katër gra, mirëpo një gjë e tillë lejohet vetëm atëherë kur të plotëson kushtin që ndaj tyre të mbani drejtësinë, d.t.th. mes grave tuaja që keni në pushtet të jeni të drejtë. Allahu i Plotfuqishëm, në të njëjten kaptinë, na tregon rreth pamundësisë se mbajtjes se drejtësisë në mes tyre:
“Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë) , Allahu ju falë dhe ju mëshiron”.[3]
Prandaj Poligonia nuk është një parim, por është një përjashtim i lejuar. Shumë njerëz janë të sunduar nga keqkuptimi se Poligonia (Poligamia) është e domosdoshme për muslimanin, d.t.th se muslimani është i detyruar që në pushtetin e tij të posedoj më shumë se një grua.
Më gjerësisht, Islami ka pesë kategori të lejuarave dhe të ndaluarave
(i) ‘Farz’ e detyrueshme apo obligative.
(ii) ‘Mustehab’ e pelqyeshme apo inkurajuese.
(iii) ‘Mubah’ e lejueshme apo e pranueshme
(iv) ‘Mekruh’ e papelqyeshme, joinkurajuese
(v) ‘Haram’ e ndaluar apo diqka jolegjitime.
Me që përmendem kategoritë, shohim se Poligamia hynë në rangun e gjërave të lejuara por assesi të obliguara – që medoemos duhet aplikuar -, si rrjedhoj, nuk mund të thuhet, e as të pretendohet se ai i cili në pushtetin e tij posedon dy, tri, apo katër gra është musliman më i mirë se ai i cili ka vetëm një grua.
4. Jetëzgjatja mesatare e grave është më e madhe se ajo e burrave.
Nga natyrshmëria meshkujt dhe femrat janë të lindura përafërsisht me një proporcion të njëjt. Foshnja e gjinisë femërore posedon më shumë imunitet se ajo e gjinisë mashkullore. Foshnja e gjinisë femërore është në gjendje t’i luftoj mikrobët dhe sëmundjet tjera shumë më mirë se sa foshnja mashkull. Për këtë shkak, përgjat moshës se pediatrisë, gjejmë se vdekja merr më shumë foshnje të gjinisë mashkullore në krahasim më numrin e vogël të foshnjeve femra.
Gjithashtu, përgjatë luftërave, gjejmë se numri i meshkujve të vrarë në luftë është më i lartë se sa ai i grave. Po ashtu, numër të madh të mbytjeve në krahasim më gratë, si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve, shënojnë meshkujt (burrat), si rrjedhoj, jetëzgjatja mesatare e grave është më e madhe se ajo e burrave dhe secili nga ne është në gjendje të gjej dhe te konstatoj se numri i të vejave është më i lartë se sa numri i vejanëve.
Nga gjuha angleze:
Mr. Fehim Dragusha
Burimi: ANSWERS TO NON – MUSLIMS’ COMMON QUESTION ABOUT ISLAM (Spreading the Truth of Islam) Islamic Research Foundation
________________________________________
[1]) Në lidhje me këtë, Allahu Fuqiplotë thotë: “Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri, e me katra, e nëse keni frikë se nuk do të jeni të drejtë, atëherë martohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë më së lehti do t’i ruhenipadrejtë sisë” (Kur’ani, En-Nisa 4). Duhet ta përmendi se ajeti i sipërshënuar ka zbritur pas betejs së Uhudit, në të cilën ranë shehid një numër i madh i myslimanëve. Shumë gra të dëshmorëve, kishin mbetur të veja, andaj në mënyrë që edhe këtyre grave t’u sigurohej jeta, u lejua edhe Poligamia, e cila për kohën të cilën po e jetojmë, është më se e nevojshme, përshkak se kjo ndalon nga imoraliteti (zinaja). Të gjithë ata që thërrasin ne moslejim të martesës më shumë se një grua, i gjejmë të kenë lidhje jolegjitime me vajza, apo gra të tjera. Një numër jashtëzakonisht i madh i vajzave, tani kanë mbetur të pamartuara si rezultat i emigrimit të të rinjve tanë. (shën. i përk).
[2]) Kur’an, En-Nisa, 3.
[3]) Kur’an, En-Nisa, 129.
[1]) Kur’ani, El-Bekare: 140
[2]) Kur’ani, En-Nahl: 125.