Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe pedagogjia moderne

Nuk e kemi për qëllim t’iu kundërvihemi kritikave dhe ofendimeve të këqijve të cilët paramendojnë, vizatojnë apo edhe programojnë gënjeshtra mbi njeriun, urtësinë e të cilit mendjet nuk mund ta kuptojnë. Dëshiroj të tregoj kualitetet fenomenale të personalitetit të vetëm, fuqia e të cilit ka lënë aq shenja sa që edhe sot frymëzon miliona njerëz.

Qëllimi ynë është që në këtë tekst të tregojmë, dhe atë duke shikuar me sytë e thjeshtë njerëzorë se si një njeri “analfabet” para 14 shekujve ka tejkaluar edhe udhëzimet më praktike, dhe më moderne të intelektualëve bashkëkohorë.

Në këtë tekst dëshirojmë tu njohim me një nga temat e pedagogjisë moderne – pra, mbi forcimin e edukimit shtëpiak si faktorë kryesorë në edukimin e fëmijëve. Me fjalë të tjera në SHBA është shumë aktuale metoda floor time – koha për të luajtur në dysheme, pra le ta kërkojmë në jetën e Muhammedit a.s.

Floor – tajmi tek i Dërguari s.a.v.s

Transmeton Taberani nga Ebu Ejub El- Ensarij se ka thënë: “Hyra tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në momentin kur Hasani dhe Husejni luanin në krahët e tij kurse unë thash: “A i donë o i Dërguari i Allahut? Kurse ai u përgjigj: “Si të mos i dua kur ata janë dy aromat e mia të kësaj bote që unë u marr erë.” Xhabiri r.a. thotë: Hyra tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s kurse ai ecte këmbadoras, kurse në shpinë i kishte Hasanin dhe Husejnin r.a. Ai duke i mbajtur tha: “I mirë është ky mbajtësi juaj dhe shumë të mirë jeni edhe ju që jeni hipur.” Ebu Hurejre r.a. ka thënë: “E kam dëgjuar me veshët e mi dhe e kam parë me sytë e mi se si i Dërguari i Allahut s.a.v.s mori për dore Hasanin kur shputat e tij ishin mbi shputat e të Dërguarit s.a.v.s. e ai i tha: “Hyp!” Ndërsa fëmija hypi deri në gjoksin e tij. Pastaj i Dërguari i Allahut duke e përqafuar tha: “O Allahu im, duaje edhe Ti, sepse unë, vërtet e dua shumë.” (Taberani)

Që ky nuk është rast i izoluar tregojnë trasmetime të ndryshme për veprime të njëjta nga shumë sahab. Tregohet se halifja i parë i Dinastisë Emevite, i cili ishte i njohur për arogancë dhe seriozitet në shtëpinë e tij, mu në dysheme luante me fëmijët e tij. Trasmeton Dejlemi ibn Asakir nga Ebu Sufjani se ka thënë: “Hyra tek Muaviu, kur pashë ai ishte i shtrirë në shpinë kurse në gjoks i rinte fëmija me të cilin luante dhe zbavitej. Unë i thashë: “Largoje këtë fëmijë o prijës i besimtarëve.” Ai tha: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. të thotë: “Kush ka fëmijë, le të mundohet që të veproj në mënyrë të drejtë me to.” Është interesant fakti se mu këto lojëra me fëmijët janë të përhapura në mesin tonë. Të gjithëve mund të na kujtohet se edhe gjyshërit tanë kanë luajtur me ne në këtë mënyrë, ndërsa edhe sot e kësaj dite ende nuk e dinë se kanë vepruar sipas shembullit të të Dërguarit s.a.v.s. Është shumë e qartë se islami ka një rol të madh në kulturën tonë të përgjithshme , sidomos në edukimin e fëmijëve.

Floor – tajmi tek pedagogët modern

Edhe pse njerëzit mund të jetojnë në kohëra dhe rrethe të ndryshme, ata në fakt i kanë të njëjtat probleme dhe një jetë të ngjashme. Le të shikojmë se si këtë problem e ka vërejtur një person që sigurisht asnjëherë nuk ka pasur rastin që nga afër të njihet me personalitetin e Muhammedit a.s., pra fjala është për Dr. Stenli I. Grinspen, një psikologe fëmijësh nga Uashingtoni, e cila për këtë problematikë thotë:

Një natë, kur vajzën time e dërgova në krevat, ajo e mërzitur më tha: “Mami, sot aspak nuk ishim bashkë.” Çka?” E hutuar iu përgjigja: “Por, ishim në bibliotekë, në supermarket, dhe darkuam së bashku.”

“Por, nuk u zbavitëm”, ma ktheu ajo! Duke gëlltitur fajin tim, kuptova se për çka e ka fjalën. Javë të tëra asaj dhe vëllait të saj nuk u jap kujdesin e duhur. I dërgojë në shkollë dhe në kopshte, shkojmë në bibliotekë, në supermarket, i kontrollojmë detyrat e shtëpisë se a janë bërë… Por nuk kishim kaluar kohën duke luajtur ashtu siç duan ata, nuk kishim pushuar ashtu siç dëshirojnë ata, duke biseduar për temat që atyre u interesojnë. Duke qenë e zënë me punë dhe me shpërnguljen që ndodhi paradokohe, mezi gjeja kohë edhe për tu pastruar!

Duke parë seriozitetin e kësaj problematike, dr. Grinspen, në mënyrë aktive u fut në të dhe filloi një projekt të madh pikërisht nën emërtimin Floor time – koha për të luajtur në dysheme. Ajo thotë: “Shumë prindër aq shumë janë të zënë sa që harrojnë vendin e fëmijëve në jetën e tyre.

Duke dëshiruar që sa më shumë të shfrytëzojnë kohën që kalojnë me fëmijët, prindërit shpesh bien në kurth duke e përmbushur kohën me aktivitete, që gjithsesi, janë të dobishme për zhvillimin dhe arsimimin siç janë sporti dhe gjuhët e huaja. Koha e kaluar më shumë është për to se sa për fëmijën. Por, ka dallim të madh nëse ju bisedoni me fëmijën që t’ia zgjeroni vokabularin e tij apo nëse vërtet u intereson mendimi i tij dhe në të vërtet kënaqeni në ato momente që i kaloni së bashku. Është e qartë se nga vet natyra prindore, ata patjetër të kalojnë kohën edhe me fëmijët e tyre, megjithatë tek shumica koha kalon në biseda dhe aktivitete të zakonshme (shikimi i TV-së, dalje dhe shëtitje të zakonshme etj.) por edhe kur bisedojnë me fëmijët ata me trup janë aty, kurse me mendje tek problemet e tyre, çka fëmijët padyshim e ndjejnë. Dr. Stenli Tureçki nga New Yorku një komunikim të tillë e emërton si “pagim i borxhit” dhe thotë: “Nëse pagimi i borxhit karakterizon çdo interakcion tuajin, diçka shumë e rëndësishme mungon në raportin tuaj.” Mendoni pak – deri sa jeni me fëmijën tuaj, dhe atëherë njërin sy a thua vallë nuk e keni te ndonjë serial apo ndonjë gazetë, sa bisedoni në telefon duke i dhënë lojëra të ndryshme një pas një, sa jeni të angazhuar në aktivitete që patjetër duhet të bëni, e sa në ato që janë në të mirën e tij. Ndoshta ka mundësi që fëmija juaj t’iu dojë vetëm juve!?

Për fat të keq tek ne është zakon që fëmijët kthejnë vëmendjen tonë të plotë vetëm atëherë kur hyjnë në shoqëri të keqe, kur fillojnë të veprojnë punë të pahijshme, por atëherë vetëm se është vonë. Koha të cilën prindërit e kalojnë me fëmijët e tyre mund ta ndajmë në disa kategori: koha e mësimit, koha kur fëmija juaj ju përcjell në punët tuaja, dhe kategoria më e rëndësishme është koha kur jeni më fëmijët dhe krijoni një raport një me një. Mu këtë kategori të tretë e gjejmë në hadithet e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s, kurse dr. Grinspen këtë kohë e emërton floo – time apo koha e luajtjes në dysheme. E emërton kështu sepse fëmija i vogël më së shumti dëshiron të luaj në dysheme, kurse vetë nocioni (ideja) nënkupton shumë më tepër se kjo.

Vëmendja e duhur

Për dikë ende është e paqartë se çka në fakt është floor-time? Kjo është koha të cilën prindi e kalon me fëmijën e tij duke ia dhënë gjithë vëmendjen e duhur. Kjo është kohë e mbushur me aktivitete që fëmija i dëshiron. Ai zgjedh dhe organizon lojën, i flet prindërit atë çka ai dëshiron, roli i prindërit është ta përcjell fëmijën dhe në mënyrë aktive të marrë pjesë në gjithçka, por pa pasur qëllim të marrë udhëheqjen dhe të imponoj diçka të tijën.

Dr. Grinspen thotë: “Koha në dysheme i tregon fëmijës tuaj se mund të zbresësh në nivelin e tij dhe të jesh i interesuar për të”. Ekspertët e dinë se kjo fëmijës i jep një ndjenjë të bukur, pra ta kuptoni dhe ta doni ashtu siç në të vërtet është ai. Koha në dysheme forcon zhvillimin emocional të fëmijës sepse i jep mundësi të sigurt që të hapet dhe me prindin të ndërtojë një raport mirëbesimi. Koha në dysheme forcon raportin mes prindit dhe fëmijës, zbulon interesat e përbashkëta, zhvillon mirëkuptimin dhe empatinë për botën e brendshme të fëmijës, forcon ndjenjën e dashurisë. Koha në dysheme ndikon pozitivisht edhe në sjelljen e fëmijës. Zemërimi, hidhërimi, kacafytjet, shpesh janë thirrje që duhet të kemi kujdes. Fëmija që posedon kohën e nevojshme të kujdesit, ka sjellje të kapshme. Përfundimisht, gjysmë ore lexim apo zbavitje nën jorgan para gjumit fëmijës do t’i jap një ndjenjë se në atë moment nuk ekziston askush përveç tij që do të dëshironit të jeni, ndjenjën se jeni vetëm të atij, çka i forcon vetëbesimin, ndjenjën e vlerave, dhe e mbulon me ndjenjën e dashurisë. Pra edhe një laik mund të shoh se i Dërguari i Allahut, pa asnjë arsimim akademik me sjelljen e tij ka tejkaluar efektet e përmendura më lartë.

_____________

Burimi:
preporod.com

Shqipëroi:
Arsim Dauti

http://breziiri.com/2010/03/20/i-derguari-i-allahut-s-a-v-s-dhe-pedagogjia-moderne/

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme