
Ishte bërë traditë që në postin e shejhit të Al-Az-harit të emërohej personi q kryente detyrën e myftiut të Egjiptit. Për këtë edhe shuam kush besonte se sheshi i ardhshëm i Al-Az-harit do të jetë Dr. Ali Xhuma, myftiu aktual, për këtë emërimi i Dr. Ahmed Muhamed El-Tajibit në këtë post ishte befasi për shumë kënd.
Ndër pyetjet e para që gazetarët i bënë shejhit të ri të Al-Az-harit, ishte se a do të jepte dorëheqje nga posti i tij partiak, anëtar i Byrosë Politike të Partisë Nacional-Demokratike në pushtet, në krye të së cilës është presidenti i Egjiptit, Hysni Mubaraku. I zënë ngushtë Dr. Ahmed El-Tajib iu përgjigj: “ Nuk ka kundërshtim me njëra tjetrën. Nuk kërkohet që shjehi i Al-Az-harit të jetë në opozitë. Për çdo eventualitet unë dot veproj ashtu si më obligon ndërgjegjja ime”.
Përkatësia e tij partiake ishte bërë objekt kritikash dhe komentesh në shtypin egjiptian e në veçanti në shtypin opozitar. Kështu, Fehmi Huvejdi, analist i njohur i të përditshmes “Ash-shuruk” të Kajros ( 24 mars 2010), shkruan : “ ne nuk dëshirojmë që Al-Az-hari të bëhet meshihat i Partisë, neve na mjafton qeveria e Partisë, parlamenti i Partisë, partitë e Partisë dhe sindikatat e Partisë. Nuk mendoj se Partia ka nevojë që edhe Al-Az-harin t’ia bashkangjes mbretërisë së saj. Sepse Partia nuk do të rritet me këtë rast, por Al-Az-hari do të zvogëlohet, e këtë gjë askush nuk ia donë institucionit më të vjetër në botën islame”.
Posti i shejhit të Al-Az-harit, nga i cili mund t’i drejtohet tërë botës islame është shumë më me rëndësi se sa nga posti i Byrosë politike të Partisë n pushtet. Problemi tek ne është se nuk është feja ajo që ndërhyn në çështje të politikës, por politika është ajo që ndërhyn ne çështje të fesë për interesat e saja të ngushta përfundon analisti Fehmi Huvejdi.
Disa ditë më vonë, shjehi i ri i Al-Az-harit në një prononcim për media kishte deklaruar se ai pa kurrfarë presioni kishte vendosur që pas kthimit të presidentit Hysni Mubarkaut nga shërimi në Gjermani do t’i paraqet kërkesën me shkrim për ta liruar nga anëtarësimi në Partinë Nacinal-Demokratike të Egjiptit, duke iu përkushtuar punës së tij të re, shejh i Al-Az-harit, e cila kërkon prej tij angazhim t madh si dhe të mos ketë ndikime nga jashtë.