
Që nga ajo kohë e deri më sot ka vazhduar duke kaluar nëpër etapa të ndryshme , për të jetuar bashkë me fatin e popullit tonë. Në këtë frymë ai ishte një kultivues i edukatës dhe moralit të popullit tonë që bëri të i rezistojë pretendimeve territoriale të fqinjëve tanë për territorin shqiptarë, ai ndër të tjera e edukoi popullin të i rezistojë këtyre synimeve të ulëta.
Deri në ditët tona mësimi dhe studimi i Islamit në trojet tona përjetoi forma dhe organizime të ndryshme. Përmenden institucionet e mejtepeve, medreseve dhe së fundi fakulteti.
Edukimi Islam i ka rezistuar kohës duke qenë për herë vital dhe lider në fushën e edukimit të përgjithshëm të njeriut por me një zbehje të theksuar në kohët e fundit, gjë që rikthimi i këtij shkëlqimi duhet të bëhet tani më shumë se kurrë si domosdoshmëri kundrejt fenomeneve çnjerëzore që kanë kapluar shoqërinë tonë si mungesë të gjallërisë së fetarisë.
Si ?!!!
Koncepti i dikurshëm i mejtepeve duhet që urgjentisht dhe në mënyrë institucionale të organizohet në kurse moderne për edukim fetarë . Para se gjithash Departamenti i Arsimit apo Komisioni për Arsim pranë BIK duhet që të hartoj strategjinë e veprimit e cila duhet të përfshijë:
1. Kurrikulat dhe materialet që do të përdoren në nivelet përkatëse të këtyre kurseve,
2. Trajnime të veçanta dhe certifikim i ligjërueseve të këtyre kurseve,
3. Buxhetin e nevojshëm për implementimin e projektit – çështja e buxhetit nuk duhet të jetë pengesë për refuzimin e idesë sepse ai mund të gjendet nga forma alternative si grande të veçanta nga ndonjë Organizatë Islame për periudha të caktuara .
Medreseja në anën tjetër është ajo që edhe më tutje mbetet krenari e jona, lider në fushën e arsimit të mesëm të lartë. Ajo edhe më tutje mbetet njëra ndër shkollat më të suksesshme dhe më të frytshme në Prishtinë dhe Kosovë në përgjithësi. Por nuk duhet të mjaftohemi me kaç. Në një periudhë të shkurtër duhet të themelojmë medrese edhe në qytete tjera të paktën në 7 qendrat më të mëdha, më konkretisht në 4 (Ferizaj,Gjakovë,Mitrovicë,Pejë) tjera pos këtyre ekzistuese (Prishtinë,Prizren dhe Gjilan). Ndonëse çdo herë e shohim si problem çështjen e buxhetit , edhe këtu mund të shikohen format alternative si në Shqipëri kur financimin mund ta bëjë ndonjë fondacion apo organizëm i jashtëm financiar islam . Kujtoni që në Kosovë po hapet edhe Universiteti i Prizrenit i dyti i cili financohet nga Austria dhe priten të hapen edhe tjerë në qendrat kryesore. Sigurisht që shumë dhe jashtëzakonisht më lehtë është të formohet një shkollë e mesme se një universitet.
Ku kërkohet dhe shpresohet të bëhen ndryshime rrënjësore është Fakulteti i Studimeve Islame. Universiteti i Prishtinës (UP) në 10 vitet e pasluftës ka bërë shumë reforma pavarësisht se dihej si i suksesshëm për që ndryshimet globale dhe nevoja e tregut e bënë që ai të ketë kaq shumë ndryshime për kaç pak kohë. Kuptohet që jo çdo herë ndryshimet janë të suksesshme por disa herë janë më të mira se metodologjitë ekzistuese. Nga këto ndryshime jo të gjitha por shumë departamente të fakulteteve përkatëse të UP kanë fituar identitetin e fakulteteve të suksesshme. Nga shembulli i UP shihet se nuk ka vend për frik nga reforma qoftë edhe rrënjësore.
Shpesh herë në jetë kopleksohemi dhe ndalohemi për shkak të koncepteve , të cilat edhe mund të tejkalohen me një qasje serioze dhe shkencore të paanshme.
Studentët
Studentët të fillim të studimeve nuk arrijnë të ndajnë konceptim e të mësuarit dhe të studiuarit. Në këtë aspekt duhet të u ndihmohet atyre për diferencimin e këtyre koncepteve qysh në ligjëratat e para të vitit të parë akademik të tyre .
Periudha e studimeve është periudha më produktive dhe më qenësore dhe determinuese për fatin e studentit. Nga praktika në UP në sistemin e studimeve bachelor (3 vjeçar ) shohë që studentët në vitin e parë të studimeve ngarkohen jashtë zakonisht shumë . Në këtë kohë punohet më shumë me ta dhe ka me shumë aktivitet – ligjërata dhe ushtrime dhe staf ekstra . Shpesh në vit të parë mbahen ligjërata edhe të shtunave. Në vitin e dytë të studimeve studentët veç se fillojnë të përvetësojë dhe të japin rezultatet e para të punës së tyre . Ngjashëm është edhe viti tretë ku me që nuk është entuziazmi i fillimit edhe aktivitet e studentëve janë kryesisht të fokusuar në fushën e studimit të mirëfilltë.
Kjo është edhe logjika dhe objektiva e universiteteve të kohës së sodit që të përgatiten studentët për metodën e hulumtimit dhe informacionet bazike për shkencën e caktuar në mënyrë që të kenë pavarësinë për të hulumtuar gjatë jetës. Sepse nuk ka logjikë që gjithçka ose shumëçka mund të mësohet për kaq vite studime 4 apo 3 vjet.
Fakulteti i Studimeve Islame - FSI në Prishtinë mund të jetë paraprijës i Universitetit Islam të Prishtinës nëse nuk gjendet kompromis me autoritet e UP për të qenë pjesë e tij si në shumë vende të Perëndimit që janë hapur në dekadën e fundit.
Së shpejti pritet që të jetë e gatshme objekti i ri dhe modernë i FSI ndërkohë që pritjet e masës janë që bashkë me objektin e ri të instalohet edhe logjika e re e studimit por gjithsesi dhe e ligjërimit dhe administrimit .
Syllabusi
Sipas ekspertëve të metodologjisë së mësimdhënies është vërejtur që shumica e profesorëve ndihen të paguximshëm për të dal jashtë nga plan-programi mësimor i përcaktuar nga organet drejtuese të fakultetit përkatës, megjithatë nuk ka pse të shikohen si të shenjta në kuptimin e shtimit dhe modernizimit të tyre.
Syllabusi ose plan-programi është jashtëzakonisht i rëndësishëm në botë akademike dhe sidomos për studentët fillestarë. Kjo paraqet ndihmesë edhe për studentët me korrespodencë të cilët jo çdo herë përcjellin ligjëratat. Syllabusi do tu ndihmonte studentëve duke i informuar për secilën javë (15 javë SB , 1 javë = 1 kapitull), pastaj për mënyrën e vlerësimit (Përqindja për secilin aktivitet : para-testet 1 dhe 2; Seminaret ; Prezentimet Orale; Ese; Pjesëmarrje në ligjërate e të ngjashme), pastaj literatura, informacione personale për profesorin e të ngjashme.
Përdorimi i medies dhe teknologjisë
Jeta akademike në secilin universitet serioz paraqitet të jetë e gjallë , ku studentët lëvizin në 3 drejtime kryesore ; sallë të ligjëratave , bibliotekë dhe vende argëtimi. Studentët duhet të angazhohen me aktivitete që nuk i mërzisin ata por nga të cilat mësojnë dhe zbaviten . Sigurisht që kjo nuk është e mundshme që kjo të arrihet në secilën lëndë por të paktën në ndonjërën nga ato 5 semestralet duhet që jetë e tillë ( për sistemin bachelor të mundshëm ) . Janë një numër i mjeteve teknike që mund të u hyjnë në përdorim profesorëve madje në shumicën e lëndëve të mundshme. Secili profesor maksimumi i mundshëm është që të vijë me një grumbull kopjesh materialesh të printuara për temën në fjalë që mund të iu shërbenin studentëve për hulumtim ekstra.
Projektori,filmi, slide, foto, piktura, vizatimet, diagramet,hartat e të ngjashme të gjitha këto mjete duhet të merren në konsideratë nga profesorët përkatës për ligjërata përkatëse.
Si shembull : Në lëndën e Sires ku ligjërohet për jetën e Pejgamberit a.s., ajo mund të realizohet si vijon :
Në një sallë ku ka mundësi të përdorimit të projektorit ora mund të zhvillohej kështu :
10 minuta – Shikohet një pjesë nga filmi Mesazhi ose cilido nga këta filmat që trajtojnë jetën e Pejgamberit a.s.
10 minuta – Profesori ligjëron dhe jep instruksione për pikat kryesore të kapitullit
25 minuta – Debat në mes studentëve ku profesori luan rolin e jurisë, pos tjerash mund të bëhen edhe prezantime nga studentët për temat që trajtohen në secilën javë ose edhe për tema aktuale e ngjashëm.
Ligjërimi i Ekuilibruar
Një aspekt tjetër që nuk duhet të nënçmojë është edhe aspekti human i ligjëruesve dhe studentëve. Në shumicën e herëve sikur harrojmë vlerat humane kur lëshohemi në shkencë, ndërkohë që shkenca nuk ka tjetër funksion pos që tu shërbej vlerave humane sipër kundër nuk ka ndonjë vlerë. Ligjërimi universitar por edhe ai para universitar duhet të ndërtohet në një koncept të ligjërimit të ekuilibruar në mes ligjërimit emocionale dhe shkencor. Gjegjësisht metodologjia e mësimdhënies duhet të jetë shkencore ndërsa ligjërimi duhet maksimalisht të jetë emocional që shijohet me paramendimin që iu afrohet krijesave që janë të ndërtuar prej konstruktit material dhe shpirtëror që nuk guxojmë të neglizhojmë njërën apo tjetrën.
‘Mendoj se mësuesit e mëdhenj duhet të dinë jenë më afër nxënësve të tyre, mendoj se duhet të afrohen më tepër rreth mësuesve të tyre’ thotë prof Nexhat Ibrahimi . Një çështje që nuk duhet të lëmë pas dore.
Kjo është vetëm një përpjekje e vogël në këtë aspekt që shpresoj të përcillet edhe me të tjera ide dhe mendime për këtë aspekt . Ky artikull paraqet perspektivën studentore me mundësi të teprimit në fjalor dhe qëllim dhe objektiv të qartë për të ofruar alternativë ose ndoshta edhe vetëm dëshirë .