BETEJA PËR EL-AZ'HARIN

Disa nga kritikët e tij në personalitetin e shejh Tantavit nuk shikonin vetëm teologun përmes të cilit shteti ka promovuar versionin e vet të islamit por edhe masat tjera shoqërore dhe politike që i ka ndërmarr shteti. Aderuesit e tij e quajnë reformatorë, veçanërisht në fushën e të drejtave të gruas.
Vdekja befasuese e shejhut përsëri i ka ndezur ambiciet shekullore të luftës për pavarësi të El – Az – herit, universitetit më prestigjioz në botën islame.
Për dallim nga katolicizmi dhe shiizmi, islami sunit është ndërtuar në parimin e ruajtjes së decentralizimit të administrimit. Nuk njihet institucioni i klerit, as që adhurohen shenjtërit; në esencë islami (islami sunnit) mëson që nuk ka ndërmjetës në mes njeriut dhe Zotit.

Shejhu i madh

El – Az – hari është themeluar në fund të shekullit të 10, dhe shumë shpejt është shndërruar në qendër kryesore në studimin e Kur’anit dhe të gjuhës arabe, duke qenë në qendër të vëmendjes të shumë shkencëtarëve nga mbarë perandoria islame.
Në periudhën e pushtetit Osman është vendosur titulli “shejhu i madh”; dijetarët në këtë pozitë i ka vendosur pushteti dhe për angazhimin e kryer janë paguar nga shteti. Titulli më herët ka pasur karakter nderi, dhe iu është ndarë dijetarëve islam më eminentë në atë kohë.
Në shekullin e 17, pushteti Osman ka krijuar edhe titullin zyrtarë “Shejhu i El – Ah – arit”. Edhe pse titullin e ndante këshilli i dijetarëve nga “El – Az – hari”, megjithatë zgjedhja patjetër duhej të miratohej nga mëkëmbësi osman në Egjipt, ndërsa për shejhun ishte rezervuar autonomi e caktuar në punën e tij.
Kjo autonomi pasqyrohej përmes institucionit jo qeveritarë Vakufi (Vakf), ose fondit fetarë, i vendosur shumë më parë në historinë islame si mjet për mbrojtjen e dijetarëve nga përzierjet dhe ndikimet e pushtetit, si dhe mjetë për financimin e shkollave, punët në interes të shoqërisë, madje edhe burim financiar për stimulimin e ushtrisë.
Muhammed Ali Pasha, gjeneral me prejardhje shqiptare i cili konsiderohet themelues i Egjiptit modern, është autoriteti i parë që ka dobësuar autonominë e El – Az – harit duke ndërhyrë për ta emëruar titullarin e këtij institucioni sipas zgjedhjes së tij.
Gjithashtu ai mori nën kontroll të gjitha kontributet që vinin nga vakufet në mënyrë që t’i financoj projektet e tij të mëdha shtetërore. Një hap i këtillë i ndërmarr nga shteti nxiti pakënaqësi të fuqishme të ulemave të cilët e akuzuan shtetin për shkelje të ligjit islam. Nën sundimin e Muhammed Alisë, shteti gjithashtu shkatërroi pavarësinë financiare të ulemave dhe shoqërinë civile myslimane në tërësi.

Roli i myftiut të madh

Nën okupimin britanik të viteve 1900, ka vazhduar dobësimi i ndikimit të El – Az – harit. Është themeluar pozita e “Muftiut të madh të shtetit”, me të cilën pjesërisht është minimizuar ndikimi i shejhut të El – Az – harit. Nëse kësaj ia shtojmë edhe themelimin e pozitës së administratorit të vakufit, përmes të cilës vakufi edhe ligjërisht, pjesërisht është vendosur nën kontrollin e shtetit.
Pas revolucionit të Egjiptit në vitin 1952., Xhemal Adu Naseri në tërësi institucionin e vakufit e vendosi nën kontrollin e shtetit. Në vitin 1961., është miratuar ligji i cili e vendos zgjedhjen e shejhut të El – Az – harit nën kompetencat e qeverisë, me këtë akt në tërësi është suprimuar edhe ajo pak autonomi të cilën e gëzonte funksioni i këtij institucioni
Gjatë katër decenieve të kaluara, kompetencat e El – Az – harit janë shpërndarë në tri institucione: Ministria e vakfit e cila kontrollon fondet fetare, ose mjetet financiare të nevojshme që të sigurohet pavarësia financiare e El – Az – harit; institucioni i muftillukut që është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë t Egjiptit; dhe El – Az- hari roli i të cilit sot është i karakterit të pastër edukativ nën kontrollin e shejhut që e zgjedh qeveria.

Synimi drejt pavarësisë ?

Duke marrë parasysh situatën e sodit, një hap i tillë sipas të gjitha gjykimeve do të hasë në pengesa të pakapërcyeshme. Në rend të parë, nga arsye se edhe shejhu i ri do të jetë i zgjedhuri i qeverisë, zgjedhjen e të cilit detyrimisht duhet ta bekoj edhe kryetari Hosni Mubaraku, prandaj është e vështirë të pritet që i zgjedhuri në pozitën e shejhut, kush do që të jetë, do të ketë mundësi të vepronte ndryshe nga paraardhësi i tij. Reforma që mundësojnë autonomi në zgjedhjen e të parit te El – Az – harit, shumë analistë i konsiderojnë si “ëndërr të mirë” , së paku deri sa të arrihet deri te ndryshimet politike në Egjipt.

Për vet faktin se shteti direkt përzihet në zgjedhjen e shejhut të El – Az - harit, nuk është për t’u befasuar pse disa shkrime ne shtypin egjiptas të cilat shejhun e vdekur Tantavin rhm ., kryesisht e karakterizonin si njeri që ka promovuar politikën qeveritare.
Ka përmbajtur ndalesën e nikabit në Francë, ndërtimin e murit në mes Gazës dhe Egjiptit, mundësin që kryetari të kandidohet me mandat të pakufizuar në zgjedhje, është takuar edhe me liderët izraelit, përkundër kundërshtimit të fuqishëm të opinionit publik për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
Përderisa këta hapa kanë ndikuar në rënien e popullaritetit të tij në opinionin vendor, në Perëndim shikohej si rekomandues i dialogut, dialogut ndër religjioz.
Simpatizantët e tij theksojnë shërbimet e tij për dënimin dhe ndalimin e dhunës në emër të Islamit, kundërvënien ndaj rritjes së grupeve politike islame, si dhe mbrojtjen e te drejtave të gruas.


Dhënia e fetfave

Kritikët e tij, njëri nga ata autoriteti i njohur me ndikim shejh Jusuf el – Kardavi, i cili për shejh Tantavin rhm. , thotë se nuk ishte i kualifikuar për dhënien e fetfave, sepse për një detyrë të tillë nuk kishte përgatitje akademike.
“Ai (Tantavi) ishte profesor kompetent, i kualifikuar i tefsirit”, ka shkruar el – Kardavi në letrën e tij ngushëlluese javën e kaluar. “Mirëpo, shejhu ka bërë hapa të gabueshëm, ose është detyruar të gaboj, në fushën e fikhut. Për një detyrë të tillë nuk ishte i përgatitur. Ai nuk ka mësuar, nuk është marr, ose ka shkruar lidhur me fikhun. Ai nuk ishte i gatshëm për zhytjen në ujërat e thella të fikhut. Nga ky shkak shumë nga mendimet e tija në këtë fushë nuk janë të drejta. Kjo është edhe njëra nga arsyet e mospajtimit me te përkundër miqësisë së vjetër në mes nesh”.
Për t’u penguar zgjedhja e serishme e dijetarëve të pakualifikuar në këtë funksion shumë të rëndësishëm, el – Kardavi propozon që zgjedhja e shejhut të ri t’i besohet dijetarëve islam, në vend se këtë ta bëjë qeveria e Egjiptit në pajtim me ligjet në fuqi.
Është pak e besueshme që ta shohim këtë skenarë. Pozita e shejhut të El – Az – harit sigurisht do të mbetet e zbrazët deri sa të kthehet Mubaraku nga Gjermania, ku është duke u rehabilituar pas operacionit të kryer me sukses.

Burimi: Al - Xhezira

Përktheu nga boshnajkishtja:
N. Ademi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme