ISLAMI, KY ËSHTË CIVILIZIMI

Nuk është shoqëri islame ajo e cila përbëhet nga njerëzit që veten e emërtojnë musliman, përderisa ligji i asaj shoqërie nuk është sheriati, madje edhe sikur i tërë subjekti i saj ta kryente obligimin e namazit, të agjërojë ramazanin dhe të shkojë në haxh. Shoqëri islame nuk është edhe ajo e cila kur dikush sipas perceptimeve vetanake e imagjinon për veten një lloj islami që nuk është në kohezion me atë që e ka shpallur All – llahu i Lartësuar dhe e ka sqaruar në detaje i Dërguari i Tij, sallallahu alejhi ve sel-lem, e pastaj këtij lloj islami i shtohet p. sh. epiteti ``islami bashkëkohorë``!
Shoqëria e xhahilijetit mundë të posedojë pamje të ndryshme, megjithatë të gjitha ato janë pamje të injorancës:
- Shoqëria nganjëherë pranon formën e mohimit absolut të islamit si shpallje hyjnore, ndërsa historinë e shpjegon në mënyrën dialektike materialiste, dhe kështu për baze të rendit të vet shpik të ashtuquajturin ``socializmin shkencorë``.
- Xhahilijeti – injoranca ndonjëherë shprehet edhe në shoqërinë ku nuk mohohet ekzistenca e Zotit, por, Atij i përshkruhet vetëm ``pushteti qiellore`` dhe përjashtojnë ndikimin e Tij në ``pushtetin tokësore``. Duke u nisur nga kjo, sheriati i Tij, nuk merret model për rregullimin e jetës në këtë botë dhe nuk përmbahen ato vlera që All – llahu i Lartësuar i ka bërë konstante dhe të vazhduara për jetën e njeriut. Shoqëria e këtillë i lejon njerëzve ta adhurojnë Zotin në sinagoga, kisha dhe xhamia, ndërsa i ndalon që të rekomandojnë zbatimin e Sheriatit të All – llahut të Lartësuar në jetën e tyre të përditshme. Me këtë, kjo shoqëri mohon apo braktis shpalljen e All – llahut të Lartësuar në Tokë, për të cilën gjë në mënyrë eksplicite Ai ka thënë: ``Ai është Zot edhe në qiell edhe në Tokë`` (Ez – Zuhruf, 84).
Prandaj, kjo shoqëri nuk është në fenë e All –llahut të Lartësuar të cilën e precizojnë fjalët e Tij: `` Gjykimi i takon vetëm All – llahut xh. sh., ndërsa Ai ka urdhëruar t`i faleni vetëm Atij, kjo është feja e vetme e drejtë … `` (Jusuf, 40).
Mu për këtë edhe kjo shoqëri është xhahile, njësoj edhe pse pranon ekzistimin e All – llahut të Lartësuar, i lejon njerëzve kryerjen e riteve fetare në sinagoga, kisha dhe xhamia.

Përkufizimi i civilizimit

Shoqëria islame, shikuar nga ky kontekst, është e vetmja ``shoqëri e civilizuar``, përderisa shoqëria e xhahilijetit – injorancës, në të gjitha aspektet e saja të shumta, në të vërtet është shoqëri e prapambetur! Një të vërtet të këtillë të madhe patjetër duhet ta sqarojmë më detajisht.
Me një rast librin tim që ishte në botim e pata prezantuar me titullin ``Drejt shoqërisë islame civilizuese``, por, qysh në paraqitjen e parë anulova fjalën ``civilizuese``, dhe vendosa që libri, që kishte për lëndë shqyrtimi këtë temë, të quhej ``Drejt shoqërisë islame``.
Ky ndryshim nuk kishte mbetur pa u vërejtur nga një shkrimtarë algjerian (që shkruan në gjuhën frënge), i cili këtë gjest e interpretoi si ``akt të mbrojtjes së islamit me psikologjinë autentike``, duke shprehur shqetësimet e veta për një interpretim të këtillë!
I kërkoj falje këtij shkrimtari. Edhe unë isha dikur sikur ai. Edhe unë kam menduar në mënyrën sikur ai mendon tani, kur unë mendoja në fillim të shkruaja lidhur me këtë temë. Atëherë unë ballafaqohesha me problemin të cilin ai e ka tani – në të vërtetë si ta ``definojmë civilizimin``.
Në atë kohë ende nuk isha i liruar nga presioni i ilimunizmit kulturorë si dhe ndikimi i tij në formimin tim shpirtërorë dhe intelektual. Të gjitha këto vinin tek ne nga burimet e jashtme dhe ishin të huaj për perceptimet tona islame. Përkundër orientimit tim të qartë në islam, këto valë në atë kohë fortë patën përzier dhe përdredhur imagjinatën time. Nocioni ``civilizim`` në mënyrën se si e shikon mendimi evropian, më ka magjepsur dhe më ka errësuar perceptimin tim, ndaj prezantimit të qartë dhe të pastër që ofronte islami.
Më vonë përfytyrimi im u qartësua. ``Shoqëria muslimane``, në të vërtetë është shoqëri ``civilizuese``! Nocioni ``i civilizuar``, për fat jo të mirë është shumë i mjegulluar, dhe nuk ofron asnjë komponent të re. Përkundrazi, vetëm se bartë tek lexuesit, botëkuptimet perëndimore, të huaja për mentalitetin tonë, errësira që patën turbulluar gjykimet e mia, dhe patën ngushtuar mundësit për një prezenti të qartë!
Dallimi, sipas kësaj që u përmend, është në vetë ``definimin e civilizimit``. Kjo gjithsesi, duhet të qartësohet.
Pushteti suprem në një shoqëri i takon vetëm All – llahut të Lartësuar, e shfaqur në përmes të sundimit të Sheriatit Hyjnorë – që është forma e vetme e rregullimit shoqërorë ku njerëzit realisht në tërësi mundë të lirohen nga të qenurit rob i njeriut.
Ky çlirim, kjo liri është ``civlizimi i vërtetë`` i njeriut! ``Civilizimi`` i njeriut, në të vërtet nënkupton, hipotezën e vet esenciale – lirinë e plotë e të vërtetë dhe dinjitetin absolut të çdo subjekti në shoqëri. Në të kundërtën në një shoqëri ku zotërinjtë urdhërojnë, ndërsa të tjerët janë robër që dinë vetëm të nënshtrohen ndaj tyre, nuk mundë të bëhet fjalë për liri e as për dinjitet të njeriut, i garantuar për secilin.
Këtu patjetër, menjëherë duhet të theksojmë se zbatimi i Sheriatit nuk reduktohet vetëm në akte individuale dhe pastaj problemin ta shikojmë vetëm si normë të thjeshtë ligjore – që nënkupton perceptim shumë të ngushtë të fjalës Sheri`a, e që për fat të keq sot ky botëkuptim është dominant. Para së gjithash, këtu kemi të bëjmë me pikëpamjen mbi botën (tesavvurut), metodën e veprimit (menahixh), sistemin e vlerave, kriteret, traditat, zakonet … e gjithë kjo shëndrrohet në normë ligjore dhe njerëzit duhen t`i nënshtrohen normave të Sheriatit Hyjnorë.
Në të kundërtën, kur të gjitha këto, norma ligjore, i sajojnë njerëzit për njëri tjetrin, dhe kur të tjerët në shoqëri i nënshtrohen këtyre normave, atëherë kjo shoqëri nuk mundë të jetë e lirë! Këtu bëhet fjalë për një shoqëri ku disa janë zotërinj, ndërsa të tjerët rob, siç e përmendëm më herët. Sipas kësaj, kjo shoqëri konsiderohet shoqëri e prapambetur, apo thënë në fjalorin islam ``shoqëri xhahile – injorante``!
Shoqëria islame është e vetmja shoqëri ku pushteti i nënshtrohet vullnetit të Zotit të vetëm, dhe ku njerëzit, në vend se të adhurojnë njeri tjetrin, adhurojnë vetëm All – llahun Një. Në këtë mënyrë njerëzit arrijnë lirinë e plotë dhe të vërtetë, lirinë e përkryer në të cilën më së shumti insiston civilizimi njerëzorë dhe në të cilën më së shumti vij në shprehje dinjiteti i njeriut, atë që All – llahu i Lartësuar ia ka dhuruar duk i paralajmëruar se ai do të jetë Halife (zëvendësi) i Tij në Tokë dhe duke i rezervuar respekt në shoqërinë qiellore…

Lidhja e besimit baza e shoqërisë


Nëse lidhja themelore në një shoqëri bëhet në bazë të besimit, botëkuptimi i shenjt bëhet ide dhe mënyrë e të jetuarit, dhe e gjithë kjo për pikënisje të saj ka besimin në një Zotë, si Gjykatës Suprem për njerëzit, e jo zotërat tokësorë, që gjithnjë janë personifikim i robërimit të njeriut ndaj njeriut, atëherë kjo shoqëri do të shfaq konkretizimin e gjëjës më të lartë që gjendet te njeriu – konkretizimin e shpirtit dhe mendjes. E nëse për bazë në shoqëri merret lidhja që ka për qëllim racën, ngjyrën e lëkurës, kombin, territorin ose çfarë do lidhje tjetër të ngjashme, atëherë është tepër e qartë, se këto nuk janë karakteristikat më të larta të njeriut, sepse njeriu edhe pas këtyre që u përmendën mbetet njeri. Në anën tjetër është shumë e saktë, se njeriu i privuar nga mendja dhe shpirti nuk mundë të mbetet njeri! Njeriu duke iu falënderuar zgjedhjes së tij të lirë, mundë ta ndërroj besimin e vet, botëkuptimin e tij të shenjt, idenë dhe mënyrën e jetës, por nuk mundë të ndërroj ngjyrën e vet të lëkurës dhe racën, si dhe nuk mundë të përcaktoj se te cili popull dhe në cilin vend do të lind. Pra, vetëm ajo shoqëri ku njerëzit grumbullohen rreth diçkafit që është e lidhur me dëshirën e tyre të lirë dhe zgjedhjen e lirë, është shoqëri e civilizuar.
Natyrisht, shoqëria në të cilën njerëzit grumbullohem rreth ndonjë gjëje që është jashtë dëshirës njerëzore, kuptohet se është shoqëri e prapambetur, thëne në fjalorin me terma islam - ``shoqëri e xhahilijetit – injorancës``.
Shoqëria islame është e vetmja shoqëri ku besimi paraqet bazën e grumbullimit të njerëzve dhe po ky besim konsiderohet ``nacionalja``. Ky besim në të njëjtën pozitë vendosë të ziun, të bardhin, njeriun e verdhë dhe të ngjyrës së kuqe, arabin, romakun, persianin, etiopasin si dhe të gjithë njerëzit tjerë në Tokë. Nga të gjithë këta Islami ka bërë një Ummet, Zoti i të cilëve është All – llahu i Lartësuar, i Vetmi që meriton adhurimin. Më i miri nga ata është ai që më së shumti i frikësohet Atij. Të gjithë janë të barabartë dhe të gjithë respektojnë Ligjin të cilin ia ka shkruar All – llahu i Lartësuar, e jo dikush nga njerëzit! Kur ``insanijeti`` (ana humane e njeriut) i njeriut bëhet vlera më e lartë në një shoqëri, dhe kur cilësitë e këtij insanijjeti rrënjosen në njeriun duke u bërë lëndë respektimi dhe vlerësimi, atëherë ajo shoqëri do të jetë e – civilizuar. Nëse në një shoqëri ``materia`` bëhet vlera më e lartë, nuk ka rëndësi se a bëhet fjalë për ligjërime ``teorike`` siç e vërejmë tek interpretimet marksiste të historisë, apo edhe siç shprehet deri diku në përmes ``prodhimit material``, sikur kemi rastin me Amerikën, Evropën dhe shumë shoqëri tjera ku produksioni material konsiderohet vlera më e lartë krahas vlerave tjera njerëzore të cilat vendosen në planë të dytë, atëherë kjo shoqëri, padyshim, është e prapambetur apo siç e përmendëm më lartë - ``shoqëri e xhahilijjetit``. Shoqëria e civilizuar, respektivisht islame në asnjë mënyrë nuk e nën vlerëson materien. Këtë nuk e bënë as në aspektin teorik (sepse islami konsideron se i tërë kozmosi në të cilin jetojmë është i përbëre nga materia, dhe ajo vepron tek ne, dhe ne tek ajo) e as në prodhimin material.
Prodhimi material është njëri nga supozimet e hilafetit në Tokë dhe shoqëria islame është e vetmja që nuk konsideron se materia është vlera me e lartë deri në atë masë sa të sakrifikohen tiparet e ``njeriut`` dhe karakteristikat e tij qenësore; pa të cilat individi humbë lirinë dhe dinjitetin e vet; sakrifikon familjen dhe nevojat e saja, moralin e shoqërisë dhe shenjtërit e veta, dhe gjithë atë që e sakrifikon sot shoqëria e xhahilijjetit: vlerat e larta, shumë virtyte dhe shenjtëri, vetëm sa për ta ngritur koston më të lartë të prodhimit material!
Atëherë kur vlerat e vërteta njerëzore ndërtojnë moralin njerëzorë dhe bëhen dominante në një shoqëri, pastaj ajo shoqëri do të bëhet e ``civilizuar``. Duhet të theksohet se këto vlera dhe ky moral nuk janë diçka enigmatike dhe të lakueshme, dhe nuk janë as ``bashkëkohore``, relative dhe të ndryshueshme, jostabile dhe pa pikëmbështetje, siç pohon qasja materialiste e historisë dhe i ashtuquajturi ``socializmi shkencorë``!
Këtu bëhet fjalë për ato vlera dhe moralin i cili tek njeriu zhvillojnë dhe avancojnë pikërisht ato tipare dhe veçori të njeriut me të cilat dallohet nga kafshët. Këto vlera dhe ky moral, pra, bëjnë që te njeriu të dominojë ajo anë e cila e veçon dhe e ngrit mbi llojin e kafshëve. Sipas kësaj, nuk bëhet fjalë për vlerat dhe moralin që e zhvillojnë dhe e forcojnë atë që është e përbashkët te njeriu dhe kafshët. Kur kjo çështje vendoset në këtë rrafsh, atëherë më qartë tregohet ``konstantja`` precize, sidomos, vija ndarëse e cila nuk duron shkrirjen permanente të cilën e anashkalojnë të ashtuquajturit progresist dhe protagonistë të ``socializmit shkencorë``!
Në këtë mënyrë, bëhet e pa vlerë teza se mjedisi dhe faktorët tjerë në te janë ato që krijojnë vlerat morale. Në këtë drejtim detyrimisht imponohet fakti se krahas gjithë llojllojshmërisë mjedisore ekziston një kriter konstant dhe i pa ndryshuar! Tani nuk mundë të flitet për një lloj morali ``bujqësor`` dhe ``industrial``, apo ``kapitalist`` dhe ``socialist``, ose ``aristokrat`` dhe ``punëtorë``! Nuk mundë të flitet mbi ndo një lloj morali që është rezultat i mjedisit shtazorë, standardit të lartë, specifikat e periudhave jetësore ose cili do kualifikim formal apo sipërfaqësorë. Në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për dy kategori të moralit: ato ``njerëzore`` dhe ``shtazore``, nëse mundë të thuhet kështu, ose në terminologjinë islame do ta emërtonim vlerat dhe morali ``islam`` ose ``xhahil – injorantë``.
Është natyrshmëri e Islamit t`i rekomandon këto vlera dhe moralin``njerëzore``, thënë ndryshe, ato që tek njeriu zhvillojnë dimensione të cilat e ndajnë dhe e dallojnë nga kafshët, e më pastaj këto vlera praktikisht i realizon, rrënjos dhe i mbron në të gjitha bashkësitë që i mbulon, pa marrë para sysh se a bëhet fjalë për bashkësi bujqësore, industriale, blegtorale, urbane, të varfëra apo të pasura. Islami në mënyrë permanente ngritë ato virtyte humaniste të cilat janë burim i anës humane tek njeriu, dhe njëkohësisht i mbron nga bastardimi në nivelin shtazarak, sepse vijat hyrëse tek vlerat dhe sjelljet morale shtrihen nga ultësira shtazarake drejt lartësisë njerëzore. Pasi që kjo vijë, duk iu falënderuar civilizimit materialist, ka marrë drejtim të kundër, atëherë ajo në asnjë rast nuk mundë të konsiderohet civilizim! Kjo mundë të jetë vetëm regres respektivisht xhahilijjet!
Familja është qeliza kryesore e shoqërisë
Kur qeliza kryesore e shoqërisë bëhet familja, e rregulluar në principin e ``partikularitetit`` në mes bashkëshortëve dhe kur detyra e tyre kryesore të jetë edukimi i gjeneratave të reja, atëherë një shoqëri e këtillë sigurisht se do të jetë e civilizuar. Kështu familja në këtë formë dhe nën mbrojtjen e mënyrës së jetës islame, në të vërtet do të jetë ai mjedis në të cilën do të përpiqet të zhvillojë pikërisht këto vlera njerëzore të vërteta dhe moralin njerëzorë për të cilin kemi folur në pasusin e mëparshëm. Kjo familje e përgjegjshme në tërësi do të dëshmon aftësinë për formimin e gjeneratës së re. Andaj e gjithë kjo është e pamundur të realizohet në ndonjë njësi tjetër përveç familjes.
Mirëpo, kur mardhëniet e lira intime (siç i quajnë) dhe lindja e fëmijëve jashtë martesore (të paligjshëm) bëhen përcaktime themelore të një shoqërie dhe kur mardhëniet në mes gjinive krijohen duke marrë për bazë pasionin, aventurizmin dhe epshet, e jo në detyrimet dhe përgjegjësit natyrore brenda një familje; kur detyrë parësore e gruas bëhet pispillosja, mashtrimi dhe joshja, dhe kur ajo lirohet nga funksioni i saj kryesorë, e cila ka për qëllim edukimin e gjeneratave të reja. Ajo nuk e kryen këtë mision, por përcaktohet vetë ose i imponohet duke ia zgjedhur shoqëria që të bëhet kamariere në ndonjë motel, në anije apo aeroplan; kur energjinë e saj e shpenzon në ``prodhimin material`` në ``përfitimin e mjeteve`` e jo në ``prodhimin e njerëzimit``, sepse edhe në këtë rast prodhimi material na del më i vlefshëm, më i shtrenjtë dhe më fisnik se sa ``prodhimi njerëzorë``, atëherë, vlerësimi objektiv sipas parametrave njerëzore, është se kjo shoqëri paraqet ``prapambeturin civilizuese``. Një shoqëri e këtillë shprehur në terminologjinë islame, padyshim do të jetë – shoqëri e xhahilijjetit – injorancës!
Çështja e familjes dhe mardhëniet në mes gjinive, është një nga çështjet e cila qenësisht përcakton karakterin e shoqërisë. Ajo, një shoqëri e bënë që të jetë e prapambetura ose e civilizuar, xhahile ose islame! Në atë shoqëri ku dominojnë impulset shtazarake, morali dhe vlerat e bastarduara sigurisht se këto raporte assesi nuk mundë të konsiderohen të civilizuara, sa do që ajo shoqëri të ketë arritur shkallën e prosperitetit shkencorë, ekonomik dhe teknologjik! Kjo masë kurrë nuk do të gabojë në matjen e nivelit të pastër të përparimit ``njerëzorë``
Në shoqëritë e xhahilijjetit bashkëkohorë të kuptuarit ``moral`` tregohet në atë formë ku fshihet gjithçka që ka lidhje me diferencimin e ``njerëzores`` drejt tipareve të ``shtazarakes``. Kështu në këto shoqëri mardhëniet jashtë martesore, madje ato edhe më perverse nuk konsiderohen çoroditje morale! Të kuptuarit moralë kryesisht reduktohet në relacionet ekonomike, rrallë herë edhe në ato politike, kur preken interesat shtetërore. Shembull është skandali i Kristin Killerit dhe ministrit anglez, Provit. Ky skandal, në shoqërinë angleze nuk do të ishte fare skandal për shkak te aferave lidhjeve të tyre të dashurisë! Skandali u alarmua sepse Kristin Killer ishte mikeshë e atasheut të nëndetëses ruse, rrjedhimisht, ekzistonte rreziku që në këtë lidhje në mes ministrit dhe vajzës të zbulohet ndonjë sekret shtetërorë! Përveç kësaj është vërtetuar se ministri ka mashtruar edhe Parlamentin Britanik. Është i njëjtë rasti edhe me skandalet në Senatin Amerikan, si dhe skandalet me spiunët e zyrtarëve amerikane dhe angleze të cilët kanë ikur në Bashkimin Sovjetik. Asnjëri nga këto skandale nuk është denoncuar për shkak të lidhjeve të tyre jo morale (të paligjshme), por kryesisht për shkak të rrezikut të tyre për sigurinë e shtetit!
Shkrimtarët, gazetarët, rrëfyesit në shoqërinë e xhahilijjetit modern nga njëherë shprehimisht i thërrasin gratë dhe vajzat se ``lirit seksuale``nuk janë kurrfarë qortimi moralë. Sipas tyre, qortim moral është që i riu të mashtrojë vajzën ose vajza të riun në kuptimin që njëri tjetrit mos t`ia shprehin dashurin e plotë. Aq më tepër, qortim, konsiderohet edhe ajo që gruaja të mbetet e pa ndëshkuar edhe atëherë kur asaj i humbin ndjenjat e dashurisë ndaj burrit të saj! Në këtë rast virtyt konsiderohet kur gruaja gjej një partner tjetër dhe në besim të burrit të saj shfryen epshet e saja. Këto janë raste që na rrëfehen për çdo ditë! Me këtë merren qindra udhëzime gazetareske, karikatura, barsoleta, revista humoriste. Të gjitha këto bëjnë që këto tema të jenë frymëzuese në këto shoqëri. Shoqëria në të cilën lulëzon një moral i këtillë vërtet është e prapambetur. Në këto shoqëri as që mundë të bëhet fjalë mbi civilizimin nga aspekti i ``njerëzores`` dhe si e tillë as nga pozicioni i progresit të domosdoshëm ``njerëzorë``.
Me fjalë të tjera, shkalla e progresit njerëzorë shkon në drejtim të ``kontrollimit`` të instinkteve shtazarake, si dhe reduktimin e tyre në rrethet ``familjare`` dhe atë në bazë të ``përgjegjësive`` qëllimi i të cilave është sendërtimi i ``detyrës njerëzorë``. Në këtë jetë dëfrimi nuk është qëllimi përfundimtarë, nuk është kjo esenca. Qëllimi i fundit i gjithë kësaj është përgatitja e gjeneratës që do të trashëgojë gjeneratën ekzistuese në trashëgimin njerëzore/civilizim human e cila qenësisht karakterizon trajtat burimore njerëzore. Është e qartë së gjenerata e cila maksimalisht do t`i zhvilloj dhe afirmoj tiparet njerëzore dhe të braktis synime shtazarake, mundë të përgatitet vetëm nën kujdesin e familjes, e sigurt dhe e kujdesshme ndaj ekuilibrit emotiv; familja e cila ndërtohet me përgjegjësi që kurrë nuk e sjellë në pikëpyetje bërthamën e saj për shkak të disa ngarkesave të momentit dhe tensioneve emocionale.
Në atë shoqëri ku kultivohen tendencat e sipër theksuara dhe aty ku thjesht helmohet frymëzimi i vërtetë, ku pikëpamja mbi moralin degradohet deri në atë masë sa të zhduken të gjitha normat etike, në një shoqëri të tillë sigurisht se nuk mundë të ndërtohet një bashkësi njerëzore e mbrojtur dhe e sigurt. Prandaj, tentativat islame, frymëzimi islam, morali dhe vlerat e vërteta janë të merituara për njeriun. Pikërisht për këtë edhe islami është civilizim. Shoqëria islame është shoqëri e civilizuar e mbështetur fortë në burimet e veta ekzistuese te cilat nuk shkrihen dhe nuk ``modernizohen``.

P. s.: Nëntitujt janë të redaksisë mesazhi.com
Artikull i botuar në revistën ``Islamska Misao`` numër 157; Xhumadel – uhra/Rexheb 1422; Janarë 1992

Përktheu nga boshnjakishtja:
Nexhmedin Ademi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme