
Reshad Huseini është shembull i myslimanit të moderuar dhe të suksesshëm. Është lindur në vitin 1978 në shtetin Teksas, në një ë familje akademikësh myslimanë të ardhur nga India para dyzet viteve. Huseini dallohet si intelektual me horizont të gjerë njohurish, me një numër të shumtë të diplomave si dhe punën e tij të gjatë prapa kuluareve të administratës amerikane. Në fillim u diplomua në filozofi, shkencat politike dhe juridike nga Universiteti i Karolinës së Veriut. Meqenëse ishte i shembullor në studimet e tij, për këtë ai fitoi notën më të lartë dhe kreu studimet për vetëm dy vite e jo katër vite sa zgjatnin ato. U magjistra në Universitetin e Harvardit, në lëmin e gjuhës arabe dhe studimeve islame. U doktorua në lëmin e shkencave juridike nga Universiteti i Jelit (Yale Low School) në SHBA dhe ishte kryeredaktor i revistës “Drejtësia”, të cilën e nxirrte universiteti. Një kohë u morr me ankesat që kishin të bënin me çështjet gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të Amerikës, punoi ndihmës juridik në Komitetin e Kongresit Amerikan. Ai kontrollonte ligjet siç ishte ligji mbi nënshtetësinë amerikane.
Pas ardhjes së presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë, Reshad Huseini u caktua zëvendës këshilltar ligjor i presidentit. Punoi me të në çështje të sigurimit kombëtar dhe të informimit, para se presidenti të marrë vendimin për ta emëruar të dërguar special të SHBA-së pranë Organizatës së Konferencës Islamike, për t‘i mbajtur lidhjet me shtetet e botës islame. Reshad Huseini ishte në mesin e bashkëpunëtorëve të presidentit Obama, i cili kontribuoi më së shumti në përgatitjen dhe hartimin e fjalimit “një fillim i ri” me anë të cilit presidenti amerikan iu drejtua botës islame në qershorin e viti të kaluar prej Kajros.
Lidhur me rëndësinë e emërimit të Reshad Huseinit, të dërguar special të presidentit Obama pranë Konferencës Islamike, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar, Majkel Hamer, pohon se kjo është pjesë e obligimeve që presidenti amerikan ka marrë mbi vete për realizimin e partneritetit me myslimanët në të gjitha anët botës, duke u mbështetur në respektin e ndërsjellë dhe interesin e përbashkët.
Kurse lidhur me misionin e të dërguarit special pranë Organizatës së Konferencës Islame, Hamer pohon se do të punon në forcimin bashkëpunimit në mes SHBA-ve dhe OKI-it dhe shteteve anëtare në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët siç janë: edukimi, organizmin e projekteve të përbashkëta, globalizmi, teknologjia bashkëkohore,, shëndetësia, lufta kundër ekstremizmit, dhunës me të gjitha format e tij.
Në anën tjetër, Reshad Huseini shprehu krenarinë për emërimin e tij në këtë mision duke potencuar atë që më herët kishte thënë presidenti Obama, se “bota do të na vlerësojë në bazë të veprave tona e jo fjalëve”. Ai shtoi poashtu se është me rëndësi të zbatojmë nismat të cilat presidenti Obama i përmendi në fjalimin e tij në Kajro, të cilat do të çojnë në kthimin besimit dhe përmirësimin marrëdhënieve në mes Amerikës dhe Botës Islame. Reshad Husejni, potencoi poashtu, se presidenti Obama paraqiti një kornizë të re të veprimit, një mënyrë dhe metodë të re të të menduarit ndaj Botës Islame, e cila nuk ishte prezente në politikën amerikane në të kaluarën. Ai shprehu gatishmërinë e tij si mysliman, qytetar amerikan dhe si i dërguar special i administratës amerikane në Organizatën e Konferencës Islamike të jetë urë mirëkuptimi në mes SHBA-së dhe Botës Islame.