Muslimanët në vendet e BE-së dallohen në disa aspekte prej dy grupeve të mëdha të muslimanëve në Evropë, muslimanët e Ballkanit edhe muslimanët e teritoreve të ish-republikave Sovjetike në Evropë. Dallimet kryesore në mes këtyre bashkësive gjenden në histori, strukturën dhe modelet e institucioneve. Në aspektin historik, prezenca e muslimanëve në vendet e BE-së është para disa viteve, ndërsa masovikisht fillonë në vitet e 1950-ta, me valët e imigrantëve ekonomik dhe politik të cilët në Evrop arrijnë prej vendeve muslimane. Në aspektin e strukturës, kjo bashkësi është heterogjene duke u nisur nga imigrantët, pasardhësit e tyre-gjenerata e dytë dhe e tretë-të cilët me vendet e prejardhjes së prindërve të tyre kanë vetëm raporte simbolike dhe, në fund, konvertitët islam në Evropë. Në aspektin e nivelit dhe modelit të organizimit fetarë institucional, për dallim nga muslimanët e ballkanit, të cilët kanë institucione fetare të modeluara nën ndikimin e modelit të institucioneve islame-osmane dhe zhvillimit post-osman në shtetet nacional të Ballkanit, muslimanët në vendet e BE-së dal ngadalë lëvizin në rrugën e institucionalizmit duke u nisur nga niveli lokal, kah nacionalja a potencionalisht edhe kah niveli trans-nacional. Me këtë të fundit do të merrena në këtë tekst.
Ç’FAR ËSHTË INSTITUCIONALIZIMI I ISLAMIT?
Me institucionalizimin e islamit nënkuptojmë procesin e vendosjes së institucioneve islame të cilët muslimanëve ua mundësojnë praktimin e fesë dhe rregullimin e mardhënieve në mes këtyre institucioneve edhe rrethit shtetërorë ku veprojnë. Prandaj, institucionalizimi i islamit është proces i cili përbehet prej dy aspekteve:
Islamit t’i jepet status juridik në kuadër të mardhënieve të përgjithshme në mes shtetit dhe religjionit në vendet e BE-së dhe Formimi i institucioneve dhe organizatave të ndryshme muslimane të cilët e luajn rolin e udhëheqjes fetare, ruatjes, zhvillimit dhe transmetimit të dijes, dhe mundësimin e praktimit të fesë.
Në këtë proces me akcentë të ndryshëm participojnë muslimanët dhe shtetet në të cilët ata jetojnë. Logjikisht, në aspektin e parë (islamit t’i jepet status juridik) rolin dominant e ka shteti. Në apektin e dytë (fomimin e institucioneve islame) rolin kryesor e luajnë muslimanët.
STATUSI INSTITUCONAL I ISLAMIT
Vendet e BE-së gjatë dy dekadave të fundit, secili në kompetencat e tij, kanë ndërmar disa rregulla me të cilat përcaktohet statusi juridik i islamit. Në rjedhën e këtij procesi kanë ndikuar shumë faktorë, siç pohon Roberta Alufi Beck-Peccoz dhe Giovana Zincone në librin Pozita juridike e pakicave islame në Evrop (Peeters, 2004). Si pikë e parë është me rrendësi se si janë të rregulluara mardhëniet në mes shtetit dhe religjionit në shtetë (sistemi i religjionit shtetëror, bashkësit fetare të pranuara, ndarja e shtetit me bashkësit fetare, etj). E dyta, shtetin përkatës është me rrëndesi se a është islami fenomen i ri apo i vjetër. Nëse shteti ka pasur përvojë historike me rregullimin e pozitës islame para valës së imigrimeve, ajo mënyrë e mëparshme ka ndikuar në vendimet e mëvonshme. E treta, është me rrëndësi se si merret shteti me pakicat, sepse muslimanët bëjnë pjes në grupin e pakicave. E katërta, është me rrendësi se shteti a ka pasur përvoj koloniale në botën muslimane, për arsye se shpesh herë raportet nga e kaluara kanë vazhduar edhe në kohën e sodit. Nën ndikimin e këtyre dhë faktorëve tjerë në dy dekat e fundit vendet e BE-së individualisht e kanë rregulluar statusin institucional të islamit.
Austrija në vitin 1979 Bashkësinë Fetare islame e pranon si bashkësi publike në bazë të ligjit të vitit 1912 i cili është i përcaktuar për rregullimin e pozitës së muslimanëve në BeH, Kroaci, dhe Sloveni. Belgjika në vitin 1974 me një zakon federal e pranon fenë islame. Në bazë të ndryshimeve të kushtetutës së Belgjikës në vitin 2001 në kompetencat e Këshilleve rajonal u jepet autorizim Bashkësive fetare. Në Francë, në bazë të ligjit të vitit 1905, asnjë religjion nuk gëzon status të posaçëm, por egziston garancë e përgjithshme për liritë fetare dhe ndarjen e religjionit me shtetin. Muslimanët mund të organizohen në bazë të ligjit mbi organizatat. Në Gjermani, muslimanët mund të organizohen në organizata të të drejtës private, për dallim nga të krishterët dhe jehudët ku kishat edhe bashkësitë gëzojnë status të bashkësive publike-private. Në Greqi pozita e muslimanëve në Trakinë perëndimore është rregulluar në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ata gëzojnë status të posaçëm, duke e përfshirë edhe të drejtën për praktimin e të drejtës islame në çështjet personale. Pozita e muslimanëve që jetojnë në viset tjera të Greqisë nuk është posaçërisht e rregulluar. Statusi i islamit në Itali është i rregulluar me Ligjin për religjionet e pranuara prej vitit1929. Muslimanët si zakonisht organizohen në organizata private. Status të njejtë të organizimit privat muslimanët kanë edhe në Portugali. Në Mbretërin e bashkuarë, gjithashtu nuk ka ligje të posaçme për islamin, ndërsa bashkësitë muslimane janë bashkësi private. Në Hollandë dhe Suedi gjithashtu islami nuk ka status të posaçëm, por rregullohet me rregullat e përgjithshme për liritë e religjioneve. Në Spanjë me ligjin e vitit 1989. islami është i pranuar si “religjion i konstatuar notorn” ndërsa shteti në vitin 1992 nënshkruajti marrëvshje me Komisionin islam të Spanjës me të cilin rregullohet pozita juridike e islamit dhe institucioneve islame.
Në bazë të këtij shqyrtimi të shkurtër mund të konstatojmë se statusi institucional i islamit nuk është i zgjidhur në nivel të BE-së, por ai është i rregulluar në kuadër të Parlamenteve nacional të vendeve të BE-së. Në momentet e vendimit secili shtet ka pasur parasysh përvojën e vet historike, juridike dhe politike. Ky proces i dhënies së statusit institucional të islamit është rezultat i vullnetit të shteteve përkatës dhe miratimi i këtyre rregullave ka qenë pa ndikime të jashtme.
FORMIMI I ORGANIZATAVE DHE INSTITUCIONEVE ISLAME
Në vendet e BE-së egzistojnë këta nivele, niveli lokal, rajonal, nacional (në nivel shtetërorë) dhe ai transnacional (në nivel të BE-së). Në këtë rreth funksionon procesi i formimit të institucioneve islam. Numri më i madh i organizatave dhe instituconeve (xhemati, xhamijat, qendrat islame, imamët, muftitë, organizatat etj.) është në nivel lokal eventualisht rajonal. Këto bashkësi apo organizata janë të bazuara në principin etnik (turk, marokanez, pakistanez, bangladez, shqiptarë, boshnjak etj.). Principi etnik e përcakton pjesën më të madhe të identitetit të muslimanëve të BE-së. Megjithate, me ndryshimin e strukturës së qytetarëve musliman, në veçanti lindja e gjeneratës së dytë dhe tretë që identifikohet si “muslimanët francez”, “muslimanët britanez”, “muslimanët gjerman” etj. dhe rritja e numrit të konvertitëve në islam nga ana e popullatës domicile përsëri parashtrohet çështja e identitetit, vetvendosjes dha përfaqësimit të muslimanëve. Rezultati i identitetit të ri është kërkes për institucione islame në nivel nacional (shtetëror). Këto janë, deri në praksën e sodit, organizata umbrella të cilat paraqiten në forma federative të organizatave islame të disa shteteve. Për shembull siç është Bahkësia Muslimane e Gjermanisë ose Federata nacionale muslimane e Francës (FNMF). Ky proces i formimit të institucioneve të këtilla të muslimanëve në vendet e BE-së ende zhvillohet. Ky proces hap çështje të shumta siç janë në përfaqësimin e organizatave egzistuese, autonomija e tyre, mënyra e punës, aftësia kadrovike etj. Për këtë proces janë të interesuar edhe shtetet evropjane, të cilët dëshirojnë të dijnë kush i përfaqëson fetarisht muslimanët dhe e komenton islamin, në këtë mënyrë vet muslimanët do të fitonin shumë të mira të parapara në sisitemin juridik të shtetit përkatës.
Rastet e fundit të vendosjes së trupave reprezentativ të muslimanëve në nivel nacional (shtetëror) na ofron Belgjika dhe Franca. Prej vitit 1999 në Belgjik egziston Udhëheqësia fetare e muslimanëve (Organe Chef du Culte) e njohur si Egzekutiv e përbërë prej 17 anëtarësh (7 marokanez, 4 turk, 3 belg dhe 3 të “tjerë”) ata i emëron kuvendi, disa prej tyre janë të zgjedhur e disa të kooptuar. Në Francë prej muajit maj të vitit 2003 egziston Këshilli Francez për fenë muslimane (CFCM). Në nivel nacional strukturën e tij e përbëjnë Kuvendi i përgjithshëm, Drejtoria dhe Zyra. Në çdo rajon nga gjithsejë 25 egziston edhe Këshilli rajonal i fesë islame (CRCM).
Vendosja e institucioneve islam në nivel nacional paraqet “shprehje identiteti” ose “domosdoshmëri taktike”, e cila grupeve të ndryshme muslimane u jep mundësi në ruajtjen e të drejtave fetare ose t’i realizojnë interesat e tyre duke e përfshirë edhe përfaqësimin para shtetit dhe shfrytëzimin i të mirave të cilët u takojnë Bashkësive fetare, siç është ndihma finaciare.
Këta dy shembuj të institucionailizimit të islamit në nivel nacional pjesërisht na rikujtojnë në vendosjen e Bashkësisë islame në Bosnjë dhe Hercegovinë në kohën e qeverisjes së Austro-hungarisë dhe historin e saj të mëvonshme.
Definitivisht egziston edhe mundësia e vendosjes së institucioneve transnacionale evropjane islame. Ata gjithashtu mund të vërehen si “shprehje identiteti” ose “domosdoshmëri taktike”. Sa i përket aryes së parë, duhet të kemi në dije se projekti i identitetit të përbashkët evropjan për të cilën projekt BE-ja prej fillimeve të para interesohet. Nëse zhvillimi i procesit do të merr rrugën e sendërtimit të “qytetarit evropjan” atëherë a nuk e përmban në të njejtën kohë edhe sendërtimin e “muslimanit evropjan”, muslimanit i cili në identitetin e vet do të përfshijë aspektet adekuate të kulturës evropjane. Nëse procesi do të ec në këtë drejtim, atëher a nuk janë të domosdoshëm edhe institucione islame evropjane (niveli transnacional)? Identiteti transnacional do të sjellë deri te formimi i institucioneve transnacionale.
Sa i përket arsyes së dytë - “domosdoshmëri taktike” – sistemi egzistues i BE-së mundëson finacimin e shoqatave imigrante të karakterit transnacional. Brukselit mund t’i drejtohen të gjithë ata të cilën nuk janë të kënaqur me vendimet e sjellura në nivel nacional. Ajo mund të na sjell deri te formimi i organizatave-bashkësive të karakterit transnacional. Një organizatë e këtillë egziston- Federata e organizatave islame në Evropë (FIOE), e cila e ka formën e BE-së të lobi-grupeve dhe ndihmonë në përfaqësimin e muslimanëve që jetojnë në BE.
Literatura e cila merret me këtë çështje nuk ka shqyrtime se si mund të përngjajnë institucionet islame në nivel evropjan. Autorët serioz nuk dëshirojnë të hyjnë në sferën e shpekullimeve sepse ende nuk është përfunduar niveli nacional i institucioneve. Interesant është të përmendet se funksioni ifta (komentimi i parimeve islame) deri në zhvillimin e deritashëm vërehet si funksion kolektiv. Në vitin 1997 u formua Këshilli evropjan për fetve dhe hulumtime (ECFR) me detyrë që muslimanëve evropjan tu ofron komentime adekuate mbi parimet islame. Ky trup i cili identifikohet si “islam, ekspert i pavarët” përbëhet prej 33 anëtarëve, prej të cilëve shumicën e përbëjnë dijetarët muslimanë me prejardhje arabe. I vetmi anëtar nga Ballkani është dr.Mustafa Ceriq, reisu-l-ulema i Bashkësisë islame në BeH. Është interesant se ky Këshill identifikohet si institucion transnacional i cili koletivisht e kryen funsionin e vet. Sa është reprezentativ dhe sa e përfaqëson praksën islame (el-urf el-urubbi) që është në rritje ajo është diçka tjetër.
Nga Boshnjakishtja: Fadil Bajrami
http://drejtesia.blogspot.com/2007/08/institucionalizimi-i-islamit-n-vendet-e.html