Islami dhe progresi teknologjik

Nga mënyra sesi e bëri pyetjen dukej se ai e kishte përgjigjen në mendjen e tij. Ai, më vonë më tregoi, kishte qenë i bindur që shkencat laike e largojnë një person nga Allahu dhe nga suksesi në Ahiret.
Ky zakon është një arsyet më të mëdha pse bota myslimane vuan nga prapambetja teknologjike. Ideja që dituria duhet të kufizohet të një numër i veçantë i disiplinave fetare dhe duhet të fokusohet mbi një paketë çështjesh shumë të veçanta, është një ide që është në kundërshtim me vetë shpirtin e islamit. Fjala e parë që ju shpall Muhammedit ishte "Lexo!". Ky është një urdhër madhështorë. I tregon njerëzve të cilët janë deri në grykë në një llucë shpirtërore dhe materiale për ta tërhequr veten tek niveli ku ata mund të bëhen zëvendës të denjë të Allahut në tokë dhe për të marrë detyrë për zhvillimin e botës së tyre. Kjo është detyrë që kërkon dituri, fuqi, industri, dashuri dhe besim për ta kryer.
Ky urdhër për të lexuar i drejtohet mendjeve tona. Na tregon rëndësinë e diturisë. Sa e mrekullueshme është që fjala e parë që u shpall nga Kur'ani ishte urdhri "Lexo!". Sa fatkeqësi e njëjtë është që muslimanët janë njerëz që i janë larguar leximit. Të gjitha studimet dhe vëzhgimet që janë bërë në nivelin global porsa i përket leximit tregojnë që muslimanët kanë nivelin më të lartë të analfabetizmit në botë. Përsa i përket atyre që lexojnë, qëllimi i përgjithshëm dhe thellësia e leximit të tyre është i varfër.
Kjo kulturë e nënvlerësimit të shkencave dhe shikimit të tyre si të kundërt me shpirtin islam është arsyeja pse civilizimi mysliman është mbrapa pjesës tjetër të botës sot në shkencë, teknologji dhe prodhim.
Allahu thotë: "A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkatfalës". [Sura Fatir: 27-28]
Këto vargje i referohen subjekteve si rregullin e shiut, frytet me ngjyrat e tyre të shumëllojshme, llojet e maleve, speciet e ndryshme të kafshëve dhe variacionet që ekzistojnë midis qenieve njerëzore. Këto vargje na tregojnë ne në gjuhën më të qartë që njerëzit mund të kenë, me virtytin e kësaj diturie, një mjet për të arritur besimin më të madh tek Allahu dhe një vetëdije të madhështisë dhe madhërisë së Tij. Nga ku, pastaj, njerëzit vijnë me idenë që dituria e botës fizike nuk ka mundësi për t'i afruar ata më afër Allahut?
Nëse ne shikojmë me kujdes tek këto vargje, ne mund të shohim që ata i referohen çështjeve të çdo shkence të kaluara dhe të tashmet – që nga astronomia dhe gjeologjia tek zoologjia, botanika dhe antropologjia. Shkencat e tilla janë "materialet bruto" nga të cilat zhvillimet teknologjike përparojnë.
Kur ne e konsiderojmë rëndësinë që Kur'ani i jep këtyre shkencave, është e çuditshme të shohim që shoqëritë bashkëkohore myslimane janë më të distancuarat nga të gjitha civilizimet e botës prej atmosferës së garës për teknologjinë. Megjithëse, ne kemi një trashëgimi tëpasur që na jep çdo arsye dhe mundësi për të zhvilluar civilizimin tonë, ne jemi për fat të keq më të papërgatiturit e të gjithë popujve të botës në hypjen tek treni i progresit që është duke lëvizur përpara me një shpejtësi në rritje dhe që nuk pret askënd.
Islami ka një sjellje shumë të favorshme ndaj diturisë dhe të gjithë formave të kërkimeve shkencore. Kur'ani është i qartë në inkurajimin e mësimit. Në të njëjtën kohë, inkurajon leximin dhe meditimin e mbështetur me përkujtimin e Allahut, kështu që ne do të jemi të aftë t'i qëndrojmë larg devijimit material dhe moral.
Pyetja që duhet të bëjmë me urgjencë të madhe është kjo: Pse muslimanët e sotëm janë larguar aq shumë kërkimit shkencorë dhe teknologjik? Pse nuk po e marrin ata inkurajimin që e gjejmë në Kur;an dhe në traditëne Profetit, Muhammed, për krijimtarinë, produktivitetin dhe zhvillimin e shoqërisë?
Ne duhet ta lexojmë Kur'anin dhe traditën e Profettit, Muhammed, për të gjitha aspektet e jetëve tona, për të gjitha punët tona qoftë si agrikulturor, prodhues, doktorë dhe shkencëtarë.
S'ka dyshim, që distancimi i veteve tona nga udhëzimi fetarë përsa i përket vlerës së diturisë është një gabim serioz. Allahu e krijoi njerëzimin dhe ofroi për ne çdo gjë në tokë.
Allahu thotë: "Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ai drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i gjithëdijshmi për çdo gjë".[Sura el-Bekare: 29]
Po kështu, Allahu na ka bërë ne për të jetuar në këtë tokë. Ai thotë: "....Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij....". [Sura Hud 61]
Allahu i dha njerëzimit sundimin mbi tokë me virtytin e diturisë dhe arsyes me të cilën i begatoi. Ne angazhohemi në agrikulturë dhe përpunim të drurit me çfarë toka jep prej vetes. Ne, pra, na është dhënë përgjegjësia për tu kujdesur për tokën. Ne jemi të inkurajuar për të parë fenomenin e krijimit për të dalluar ligjet dhe veçoritë që Allahu ka vendosur aty, duke përfshirë karakteristikat dhe shkaqet që qeverisin ngritjen dhe rënien e civilizimeve. Allahu e bëri të gjithë këtë një mjet për të pasuruar jetët tona shpirtërisht dhe materialisht.
Allahu na dërgoi Kur'anin të jetë kriter për ne për tu aplikuar në të dyja jetët atë materiale dhe shpirtërore. Mësimet e tija janë për prosperitetin tonë material ashtu si edhe për mirëqenien në Ahiret. Kjo është pse ka vargje në Kur'an rreth mendimit, meditimit dhe investigimit, siç ka pre atyre që kanë lidhje me ligjin islam dhe doktrinën fetare. Me të vërtetë, Allahu na tregoi që Ai ".....Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëzit...". [Sura Hadid: 25]
Në këtë varg, Allahu tregon sesa dobi i jep hekuri njerëzimit për shkak se ne prodhojmë prej tij aq shumë vegla dhe mekanizma. Në fakt, hekuri është esencial për teknologjitë dhe makineritë tona më moderne.
Kërkimi i çdo dije të duhur dhe të dobishme na afron ne me Allahun dhe na jep ne begatitë e Tij, aq gjatë sa lehtëson banimin e njerëzimit dhe menaxhimin e tokës dhe vendosjen e besimit në të. Ashtu siç juristi el-Maëardi e ka thënë: "...çdo gjë që na ndihmon ne për të kuptuar detyrat tona dhe për të zhvilluar një jetë të civilizuar mbi tokë". Kjo përfshin dijen islame ashtu si edhe dituritë e ndryshme në fushat e mjekësisë, përpunimit të drurit, tregëtisë, teknologjisë dhe kulturës. Të gjitha këto lloje të diturisë i japin dobi njerëzimit dhe na ndihmojnë për të përmbushur detyrat tona si zëvendës të Allahut mbi tokë. Kuptimi në vetvetet tona për inkurajimin që i jep islami kërkimit të dijes dhe zhvillimin e aftësive tona teknike është vetëm fillimi. Ne duhet të shkojmë më tej dhe të fusim në shoqëritë tona një vetëdije islame për rëndësinë e progresit teknologjik dhe nevojën për të mbështetur zhvillimin teknologjik dhe krijimtarinë. Kjo ka nevojë të inkurajohet në shkallë shoqërore përmes lavdërimit dhe mirënjohjes publike të atyre që janë shpikës. Po ashtu ka nevojë të mbështetet financiarisht përmes bursave shpërblyese, çmimeve etj... Pastaj duhet që të ofrohet më tek kërkesat materiale dhje infrastruktura për zhvillimin teknologjik. E gjitha kjo kërkon kombinimin dhe menaxhimin mbi një nivel institucional, kështu që kontributet teknologjike të botës myslimane të mund të zhvillohen efektivisht dhe energjitë krijuese të muslimanëve të zgjerohen në maksimum.
Ne duhet të vendosim qendra për kërkimin dhe për të mbajtur konferenca dhe seminare për të përkufizuar dhe më tej zhvilluar kërkimet dhe strategjitë zhvillimore. Ne kemi nevojë të shkojmë direkt në luftë me prapambetjen shkencore, teknologjike dhe intelektuale që vazhdon të kërcënojë botën myslimanet. Ne te njejten menyre ne duhet të zhvillojmë ligjet dhe procedurat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat intelektuale të shpikësve dhe mendimtarëve. Ne kemi nevojë që të bëjmë çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit tonë krijues.
Detyra e zhvillimit të një ambienti për të mirëpritur zhvillimet teknologjike ka dimensione kulturore, akademike dhe gjithashtu politike. Një liri më e madhe është e nevojshme ashtu si edhe transparenca politike. Ne kemi nevojë të ndryshojmë shoqëritë tona nga shoqëri konsumatore që importojnë mallrat nga kudo tek një shoqëri prodhuese që shet dhe eksporton frytet e vetë industrisë së tyre të tjerëve.
Ne i kërkojmë Allahut që të na e shtojë diturinë dhe vetëdijen, të të dyja kulturës dhe shkencës, dhe të na sjellë ne një të kuptuar të drejtë të islamit për të integruar vlerat tona islame dhe progresin teknologjik në një mënyrë të harmonishme dhe prodhuese.

Përktheu Ardit Kraja

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme