Islami – alternativë shpëtimtare politike e epokës moderne

Edhe sikur mos ta kishim lexuar librin e Bulaçit, ne, pjesëmarrësit e fundit të shekullit më të përgjakshëm në historinë njerëzore, trashëgimtarë të përvojës politike evro¬piane, ne që e shijuam edhe fashizmin, dhe, si thotë Bulaçi, “vëllain e tij – komunizmin”, sot e dimë që punët qën¬drojnë ashtu. Por, në katastrofat e mëdha, dora e Zotit gjithherë jep po ashtu gjasa të mëdha për shpëtim, ta parafrazoj Novalisin. Ato gjasa për shpëtim Ali Bulaçi i sheh në filozofinë politike islame – si të doni – të hedhur, të mbyllur e të rraskapitur, të asfiksuar, të margjinalizuar, në konceptin islam, krejtësisht tjetërfare, të shtetit dhe push¬te¬tit. “Krejtësisht në kundërshtim me fjalët e Fuku¬ya¬mes, kon¬¬sideroj se i vetmi Islami mund t’i kundërvihet fundit të historisë, përkatësisht, të drejtë dhe forcë për këtë kon¬fron¬tim, posedojnë vetëm muslimanët”, shkruan Bula¬çi, dhe shton:
“Kur’ani dhe Sunneti autentik dhe orientimet e tyre politike edhe sot paraqesin shpresën dhe zgjidhjen e vetme për njerëzit që jetojnë nën regjimet edhe tash ekzistuese diktatoriale dhe totalitare, në sistemet e përfaqësimit, sikur edhe në demokracitë e gjymtuara të tipit pluralist”.
Në çka Ali Bulaçi e ndërtoi bindjen e vet?
Së pari, duhet thënë se ai nuk është kurrfarë mesia¬ni¬sti, as utopist. Bulaçi shkruan mjaft seriozisht dhe në mëny¬¬rë të argumentuar. Përparësia e madhe e këtij autori është në atë që pas tij ekziston, e në njëfarë përmase edhe vazhdon, përvoja politike e Islamit të hershëm, klasik dhe bashkëkohor që sot i ofrohet botës moderne si alternativë shpëtimtare dhe liridashëse. Bulaçi drejton gishtin në këtë alternativë.
Duke e ndarë librin e vet në tri pjesë, në të cilat rrënjë¬sisht analizon tri regjime dominante, nga të cilat të gjitha të tjerat janë vetëm variante të njërit prej tyre, dmth.: demokracinë, teokracinë dhe totalitarizmin (perëndimor), Ali Bulaçi, sipas fjalëve të tij në hyrje të librit të vet, në plan të parë përgjigjet në pyetjet cili nuk është modeli politik i Islamit. Bulaçi ka arsye të thella që e bën këtë, pasi që kundër Islamit si mësim gjithëpërfshirës në Perën¬dim sikur edhe në Lindjen e Largët joislame zhvillohet luftë mediumesh in continuo veçanërisht pesëmbëdhjetë – njëzet vjetët e fundit, prej kur pjesa më vitale e botës isla¬me e ka filluar rilindjen fetare, kulturore dhe politike në baza të fesë së vet, të ashtuquajtur sahwe (zgjim). Islami njësoj është i larguar si nga teokracia ashtu dhe nga tota¬li¬ta¬rizmi, pohoi Bulaçi. “Nëse dëshirojmë të vijmë deri te përfundimi korrekt mbi vlerat e demokracisë, atë para së gjithash duhet krahasuar me Kartën (Dokumentin) e Medi¬nes – frutin e një kulture politike tjetërfare, e pastaj të testohet realizimi i idealeve që demokracia i ka plani¬fi¬ku¬ar...” (fq. Error! Bookmark not defined.).
Duke i analizuar dobësitë e demokracisë, si shpikje politike tipike perëndimore, pasi që ai, Perëndimi, nga sfera politike e ka mënjanuar Kishën, por jo edhe fenë (e krishterë), Bulaçi thekson se demokracia është vetëm “mo¬deli mjaft përkatës i sistemit shoqëror-politik”. Në të vër¬te¬¬të, demokracia është një mashtrim epokal i njeriut bashkë¬kohor, sidomos i muslimanit bashkëkohor. Sepse, thotë Bulaçi, derisa në Perëndim keni kritikët e demo¬kra¬ci¬së, të cilët janë të vetëdijshëm për të metat e saj, mus¬limanët e shekullarizuar në mënyrë jokritike kopjojnë këtë model shoqëror-politik, duke mos u kujtuar në përvojën vetjake, origjinale politike islame në të cilën janë elimi¬nu¬ar të metat e demokracisë. Muslimanët nuk janë të për¬kry¬er, thotë Bulaçi, por ata pranojnë porosinë nga i Përkryeri: “Demokracia nuk paraqet rendin më ideal... Filozofia pe¬rën¬dimore e Dijes së Mirëfilltë, në tërësi mohon ekzistimin e zgjidhjes me anë të Shpalljes dhe Urtësisë së Zotit... Vetëm aktivitetet dhe dukuritë në harmoni me harmoninë e Zotit janë ideale... Ne, natyrisht, nuk mund ta arrijmë për¬so¬surinë, por neve për këtë na drejtohet i Përkryeri duke na dëftuar rrugët më të mira. Çdo injorim yni i Rrugës së Vërtetë (Siratu’l-mustekim) do të na kushtojë me humbje katastrofike dhe me destruksione të mëdha.” (fq. Error! Bookmark not defined.).
Thelbi i demokracisë perëndimore përmbahet në paru¬llën e popullarizuar “Çdo gjë për popullin – krahas popu¬llit”. Bulaçi zbulon atë eksperiment të organizuar, të rrezik¬shëm politik, duke treguar mungesat e zgjedhjeve statistikore, përfaqësimit dhe vullnetit të shumicës (dmth. vullnetit të partisë sunduese) dhe kurthet e individualizmit, ato karakteristikat themelore të demokracisë politike të Perëndimit. Në të, shkurtimisht, fjala është për dominimin e sasisë ndaj cilësisë, rrenës ndaj të vërtetës, padrejtësisë ndaj drejtësisë, demagogjisë ndaj parimit dhe moralit. Paki¬cat nacionale dhe fetare nuk mund t’i sendërtojnë të drejtat e veta elementare pasi që gjithherë mund të mbivo¬to¬hen me shumicën e manipuluar, kurse familja dhe indi¬vidi shkapërderdhen në ngarendjen e pamëshirë, johumane “të rosës dhe krokodilit”, të fuqishmëve e të dobtëve, në të cilën që më parë fituesi dihet.
Dhe, ndonëse thotë e përgjigjet se cili nuk është modeli politik i Islamit, Bulaçi në çdo pjesë krahason zgjidh¬jet politike islame me ato që i analizon dhe, më së shpesh¬ti, i atakon. Kështu, në pjesën për demokracinë shpje¬gon rolin e muxhtehidit, si ruajtës të vlerave të prok¬la¬muara të bashkësisë muslimane, ummetit, atë deter¬mi¬na¬tor të pushtetit të konstituar në ligjet universale të Zotit. Zgjidhjet, betimi (bej’a), vendosja kolektive (shûrâ) dhe muxhtehidët, komentuesit dhe ruajtësit e ligjit – këto janë institucionet me të cilat bashkësia muslimane mbrohet edhe nga pushteti i të a.q. spiritualistë, teokracisë, edhe nga despotët, totalitaristët, dhe këto janë institucionet që i elimi¬nojnë dobësitë e modelit demokratik evroperëndimor.
Duke insistuar në demokracinë e vet politike si model global, Evropa eksporton vlerat e veta kulturore (më shpesh: “vlerat”) në vendet dhe popujt joevropianë, me çka e siguron dominimin e vet mbi ta. Ka të bëjë me shanta¬zhin global për popujt e të a.q. Botës së tretë, të cilët nuk kanë gjasa që të dalin nga mjerimi pasi që pikërisht Perëndimi ua ka imponuar regjimet marionete që i shërbej¬në Perëndimit, e jo popujve të vet. “Në rast se gjendja e këtillë vazhdon, ekzistenca dhe planeti ynë përgjithësisht nuk do të mund të ruhen nga katastrofa kërcënuese. Rezul¬ta¬tet e vazhdimit të zhvillimit të kësaj situate do të jenë zgjerimi rapid dhe rritja e mjerimit, urisë dhe vdek¬je¬ve masive, përkatësisht zhdukja totale e shoqërive jo¬pe¬rën¬di¬more”. (fq. Error! Bookmark not defined.).
Vendi kyç i librit të Bulaçit mbetet Karta e Medines, kushtetuta e parë e shkruar në histori të njerëzimit të cilën e ka hartuar pejgamberi, Muhammedi alejhis-selam, me hebrenjtë dhe me mushrikët (politeistët). Fjala është për dokumentin që hedh poshtë parimin e individualizmit dhe të shumicës, por e ruan parimin e pluralizmit. Karta e Medines lindi në gjurmë të Islamit, jo si fe e re, por si zanafillore që i konfirmon shpalljet dhe pejgamberët e mëhershëm, që konsiderohet si fe e përkryer (kemalijeh), që zë fill në realitetin në të cilin All-llahu xhel-le shanuhu i ka krijuar njerëzit dhe bashkësitë e tyre-tjetërfare. Islami zë fill në përbashkësinë e fesë (“O, ithtarë të Librit (hebrenj e të krishterë), ejani të tubohemi rreth një fjale – edhe për ne edhe për ju e përbashkët” – Kur’ani) dhe plu¬ra¬litetin e ligjit fetar. Kjo është ide kruciale e organizimit po¬li¬tik në bazë të monoteizmit. Të gjithë anëtarët dhe të gjitha bashkësitë, të nënshkruarit e Kartës së Medines kon¬si¬derohen një ummet, kurse çdo bashkësi është bashkësi e veçantë juridike me autonominë e vet fetare dhe kulturore. Shoqëritë që atëherë dhe më vonë në histori i ka ngritur Islami, në parim janë multietnike dhe multikonfesionale, por edhe – multikanonike. Thjesht, në ato shoqëri, në të cilat kushtetuta garanton autonominë e bashkësive më të vogla, nuk mund të vijë deri te mbivotimi i shumicës dhe shkelja e të drejtave minoritare. Ky model në masë të bara¬bar¬të e largon Islamin edhe nga totalitarizmi dhe nga dobësitë e demokracisë.
Në fund, një fjalë – dy mbi teokracinë dhe Islamin. Bula¬çi drejt e vrojton se duhet nisur nga përvojat e ndrysh¬me të Lindjes islame dhe Perëndimit kristian. Derisa Pe¬rën¬dimi e njeh organizimin dhe shtresat në bazën sociale dhe ekonomike, Lindja islame e njeh fenë si themel (edhe) të organizimit politik edhe të grupacionit fetar si variant i dhënë shoqëror. Pas Islamit nuk qëndron mesjeta e errët në të cilën spiritualistët, teokratët, viheshin në vend të ligjit të Zotit. Pas Islamit nuk qëndrojnë turrat e druve me të cilat ndizej mendimi i lirë. Natyra e Islamit, ku nuk ka ndër¬mje¬tës midis Zotit dhe njeriut, e pamundëson shfaqjen e teo¬kra¬cisë. “Në Kristianizëm Kisha sundon në vend të Zotit, derisa në Islam askush nuk mund të sundojë në vend të All-llahut, populli qeverisjen ua beson atyre që ai i cakton ose i zgjedh. Ky është parim i pandryshueshëm që tregon se Islami nuk është teokraci”, shkruan Bulaçi.
Në kohën kur në këto hapësira jo vetëm serbët dhe kroatët, por edhe boshnjakët (e në masë shumë më të madhe shqiptarët, v. N.I.) inxhinierët e shpirtrave njerë¬zo¬rë, “demokratët” dhe fashistët i kanë frikësuar nga Islami – që ithtarët e tij t’i privojnë jo vetëm nga të drejtat por edhe nga ekzistenca biologjike në trollin e tyre, kur muslimanët boshnjakë (dhe shqiptarët, N. I.) ende u janë të kthyer palla¬¬teve evropiane e amerikane të drejtësisë si kibleve të veta, në kohën e shkretimit epokal shekullarist dhe impe¬ri¬a¬lizmit evropian kulturor, me të cilin përgatitet deis¬la¬mi¬zi¬mi i muslimanëve në Ballkan dhe i pakicave muslimane në Perëndim, derisa të zgjasin mashtrimet mbi njëmendësinë politike të epokës bashkëkohore në rrafshin e njëjtë sikur edhe mashtrimet mbi Islamin, libri i Bulaçit në gjuhën tonë i gjason burimit të vet, nga i cili ka buruar: elifit intelek¬tual, asaj shpate që pret barojat e shirkut bashkë¬ko¬hor, politeizmit. “Islami dhe demokracia – teokracia dhe tota¬litarizmi” është ngritur kundër haramit më të madh: pushtetit jo të drejtë dhe totalitar, kurse Islami në të para¬qi¬tet në rolin kryesor: çlirimin e individit dhe popullit.

Perktheu: Nexhat Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme