Në të Imami thotë “Allahu është ‘diçka’, i pangjashëm me sendet tjera, dhe këtu kuptimi ‘diçka’ është: as trup (xhism), as substancë e pandashme (xhevher), as edhe aksidencë (‘arad), dhe Ai nuk ka kufi (hadd).” Ai gjithashtu thotë: “Çka do që Zoti ka përmendur në Kur’an për ‘Fytyrë’, ‘Dorë’, dhe ‘Esencë’, këto janë atribute të Tij pa pyetur se si. Të mos thuhet se Dora e Tij është pushteti i Tij, ose Bujaria e Tij, ngase duke bërë atë, bëjmë mohimin e cilësive të Tij, dhe ky është qëndrimi i Kaderijve dhe Mu’tezilëve. Dora e Tij është një atribut, pa pyetur se si!
“Mulla Ali al- Kariju komenton në “Sherh el-Fikh-l-Ekber”, duke thënë: “Ajo është, pa ndonjë dituri të ndonjë modaliteti, saktësisht paaftësia që të dimë natyrën e saktë (kunh) të atributeve të tjera të Tij, e le më natyrën e saktë të Esencës së Tij". “Kushti i Ebu Hanifes nuk kundërshton qëndrimin e Maturidiut se tiparet fizike nuk janë në të vërtetë fizike (si në Akiden Et-Tahavuit), por janë nga Muteshabihatet (si në Usulin e el-Pazdavit dhe Sherh-un e tij nga el-Buhari). Këto udhëzime – anashkalimi i interpretimit figurativ, anashkalimi i shpjegimit fizik si dhe pohimi: se “Dora” e të tjera, janë nga muteshabihatet – janë gjithashtu të inkorporuara në metodat e Esh’ariut. Ky i dyti lejon opsionin e interpretimit nëse përputhet me bazat e Gjuhës Arabe dhe kuptimin e përgjithshëm të akides, siç bën Imam Maturidiut në Kitabu-t-Tevhid. Pajtimi me thëniet e Abu Hanifes bën të kuptohet kuptimi i saj se “nuk duhet kategorikisht të pohohet së “Dora” është fuqia e Tij dhe asgjë tjetër”. Dhe Allahu e di me se miri. Kjo vepër ka jo me pak se 15 komentime, nder te cilat El-Kariu, El-Mexhisavi dhe El-Bejadi, të cilat janë të gjitha të botuara.
Al – Wasiyya [El-Vasijje - (Testamenti)], një letër e shkurtër diktuar nga Ebu Hanife në shtratin e vdekjes sipas Sunnah[4] në të cilën ai pohon: “Takimi (lika) i Allahut me banorët e Xhenetit do të ndodh me të parët vizual pa ndonjë modaliteti, as të qeshur e as drejtim”, dhe “Ne konsiderojmë se Allahu është vendosur në fron (Arsh) pa pasur nevojë për të, dhe pa vendbanim në të, pasi që është Ruajtës i fronit (Arshit) dhe i krijesave të tjera përveç tij. Nëse Ai kishte nevojë për të, nuk do të mundte ta sjell botën në ekzistencë ose ta largon qafës atë, ashtu siç janë qeniet e krijuara të pafuqishëm ta bëjnë atë. Sikurse Ai të kishte nevojë të ulej në arsh e të vendosej, atëherë, ku ishte Allahu para se ta krijonte atë. Allahu është jashtëzakonisht i Madh, Ai është jashtë atyre nocioneve.
Risalat Abi Hanifa Ila Uthman al- Batti, një letër e shkurtër për muxhtehidin e Basras, Ebu Amr Othman ibn Muslim el–Batti (v. 143), gjithashtu, e transmetuar nëpërmjet Nasir ibn Jahjasë prej Ebu Abdullah Muhammad Ibn Sama’a el- Temimi prej Ebu Jusufi e ky prej Ebu Hanifes, në të cilën Imami sqaron një parim te shkollës se tij, (sa i përket imanit, M. Z.), ku ai ka dy e jo tri shtylla domethënë: bindje me zemër dhe pohim me gojë, si përgënjeshtrim ndaj atyre që e etiketojnë atë si Murxhi’.
Al – Alim wal Muta’allim [El alim ve-l-mute’al-lim (Mësuesi dhe Nxënësi)], e përmbledhur nga Ebu el- Muzaffer al-Isarajini, e cila është si një argument i pakalueshëm ndaj ateistëve dhe novatorëve (bidatxhinjve),[5], dhe është transmetuar nëpërmjet dy zinxhirëve, të cilët i përcjellë nxënësi i Ebu Hanifes, Ebu Mukâtil Hafs ibn Selm el-Fazârî el-Samerkandî, mirëpo, keto dy zinxhire, gjithashtu, nga disa të tjerë i atribuohen edhe Ebu Mukatilit, i cili përgjithsisht, në të dy rastet hudhet poshtë.[6]
[/b]Al-Fiqh al- Absat[/b] [El fikhu-l-ebsat (Urtësia më e Madhe)], vepër e njëjtë si “Fikh-l-ekberi”, mirëpo në një formë catechetice, ekskluzivisht është transmetuar prej Imamit nga Ebu Mutî' el-Hakem ibn 'Abdullah ibn Muslim el-Belhî el-Horâsânî nëpërmjet Ebu 'Abdullâh el-Husejn ibn 'Alî el-Alma'î el-Kâshgharî (v. 484), që të dy të hedhur poshtë si transmetues. Ne këtë version Imami thotë :
1. “Kushdo që thotë “ Nuk di nëse Zoti im është në qiell apo në tokë”, bën kufër (kad kafar), ashtu siç bën kufër edhe ai që thotë së “Ai është i vendosur në Arsh, dhe nuk di nëse Arshi gjendet në qiell apo në Tokë”. Imam El-Lejth es-Samerkandî (v. 373) në Sherhun e “el-Fikhu-l-ekberit” të tij (gabimisht ia kanë përshkruar el-Maturidiut) dhe në komentimin e tij te “Fikhu-l-ebsatit”, dhe Imam al- Bajadi në “Isharat al Maram”, të gjithë thonë se: “Ai është pabesimtar sepse ai i përcakton vend Allahut të Lartmadhërishmi”[7]
2. “(Dora e Zotit është mbi duart e tyre) (48:10), jo si dora e krijesave, dhe ajo nuk është një gjymtyrë.”
3. “Nëse dikush thotë: ’Ku është Allahu’? Përgjigjja për të është se Allahu ekzistoi kur nuk kishte as “ku”, as krijesa , as asgjë tjetër! Ky është qëndrimi i Imamit, i konfirmuar nga traktati i Tahaviut te “Ekspozimi i doktrinës së Ehli Sunnetit dhe xhematit" se ”Kjo është feja e muslimanëve. Çdokush që nuk mbron veten nga mohimi (i atributeve hyjnore) ose përngjasimi (të Allahut me diçka tjetër), ka devijuar nga rruga e drejtë. Për Krijuesin tonë, të Gjithëlavdishmin, të Lartmadhërishmin, është përshkruar vetëm në saje të vahdit (njëshmerisë), singularitetit absolut. Asnjë krijesë, në asnjë mënyrë nuk është në ngjashmëri me Allahu. Ai është larg limiteve, kufijve, pjeseve, gjymtyreve, organeve. As që është i varur nga gjashtë anët, siç varen të gjitha krijesat e tjera.
Disa versione të “Fikhu-l-ebsat” kanë pësuar modifikime të dalluara, siç është ai i transmetuar nga antropomorfisti Al-Haveri el-Ensari në librin e tij “El-faruk fs-Sifat”, siç e përmend Kevtheriu.[8]
Dokumentimi i mësipërm tregon se Selefi i Devotshëm nuk ka kundërshtuar në tërësi pjesëmarrjen në Kalam, si një aktivitet i gabueshëm, por siç përmend Imam Ebu Zehre, ka kundërshtuar përdorimin specifik nga inovatorët, veçanërisht sektin e tyre “Mu’tezili”, të cilët devijuan nga doktrina e Ehli Sunnetit.[9]. Ata që i përgënjështron Selefi i Devotshëm janë: Davud el-Jevaribi[10], Ibn Karram[11] dhe liderë të tjerë të sekteve të përmendura në hereziografitë: “Maqâlât al-Islâmiyyîn (Mekalatu-l-islamijjin) të el-Eshariut, al-Farq bayn al-Firaq (El-ferk bejne-l-firak) të El-Bagdadiut, al-Fisal fîl-Milal (El-fisal fi-l-milal) të Ibn Hazmit dhe al-Milal wal-Nihal (El-milal ve-n-nihal) të Shehrestaniut.
Qëllimi i atyre që e mohojnë ekzistimin e kalamit sunnit
Sa për ata, që sot insistojnë në pohimin e tyre se Selefi (Ebu Hanife) ka refuzuar gjithçka nga kelami, qëllimi i një keqinterpretimi te këtillë është i trefishtë:[12]
1. E para, të autorizojnë vetveten në ngjitjen e etiketimit të Bidatit (risisë) ndaj atyre që nuk pajtohen me qëndrimet e tyre antropomorfiste, duke i injoruar qëllimisht argumentet e forta të sjella nga dijetarët El Esh’ari dhe El-Maturidi të kelamit kundër herezisë se Hashvijjes dhe Muxhessimëve.
2. E dyta, të fusin dyshim në zemrat e muslimanëve të paedukuar, si dhe të atyre muslimanëve të diplomuar, mirëpo të paedukuar në shkencat religjioze; në të njëjtën kohë të shkaktojnë frikën e mësimit të bazave fetare nga goja e dijetarëve të mëdhenj të cilët shpjeguan tekstet e Kuranit dhe Sunetit nga një këndvështrim të veçantë se "gjithçka që ju nevojitet njerëzve, janë Kurani dhe Suneti“
3. E treta, të promovojnë idenë se të gjithë imamët Sunni të Helefit - shumica e të cilëve janë esh’arij- janë në fakt xhehmi – si novatorë, përveç dy ose tre figura kontroverse që arritën t’i ringjallin doktrinat antropomorfiste.
Mutekel-limi (apologjeti) i pare është Ali ibn Abi Talibi
E vërteta është se të gjithë, nga katër Imamët, praktikuan apo mbështetën kalamin, ndërsa përgënjeshtruan të gjitha risitë në Kelam. Në të bërit këtë, ata imituan shumicën e sahabëve të cilët kundërshtuan Havarixhët dhe mposhten ata, si në polemika ashtu edhe në beteja. Imam Gazali thotë: “I pari, qe inicoi kthimin e novatorëve përsëri në tufën e së vërtetës nëpërmjet polemikes, është Ali Ibn Abi Talibi, i cili dërgoi Ibn Abbasi te Havarixhët që të bisedoj me ta.”[13]
Pjesëmarrja e Imamëve të mëdhenj në kelam
Ne vijim janë disa shembuj të mirëfilltë qe ilustrojnë pjesëmarrjen e Imamëve në Kalam pas Ebu Hanifes:
* Është e vërtetuar se Imam Shafi’u hyri ne polemikat e kelamit me Hafs al-Fard [14] për çështjen e krijimit te Kuranit derisa ai shpalli Hafsin pabesimtar, dhe ai e thërriste atë me llagapin „Hafsi i izoluari“ (Hafs el-Munfarid). Hafs ka tentuar pa sukses qe te bej 'Abd Allâh ibn 'Abd el-Hâkim dhe Jusuf ibn 'Amr ibn Jezîd te debatojnë me te para se Shafi’u të pranoj dhe ta mposhtë atë. [15]. El –Bejheki ka thënë:“Si mund që Imam Shafi’u të konsideroj kelamin e Ehli Sunnetit dhe xhem’atit të papranueshëm kur ai vet praktikoi atë, debatoi me cilindo që debatoi në të, dhe ekspozoi idetë e gabuara të atyre që kishin fut dyshim në mendjet e disa prej studenteve të tij“[16]. Shafi’u gjithashtu debatoi me mu’taziliun Ibrâhîm ibn Ismâ'îl ibn 'Ulajja – studenti i Abu Bakr al-Asamm si dhe Jahmi Bishr al-Marisi te shtëpia e të cilit njëherë banoi kur erdhi për here të parë në Bagdad. [17].
* Imam Maliku përpiloi një përgënjeshtrim ndaj kaderijve, për te mirat e studentit të tij Ibn Vahb.[18]
* Imam Evzai debatoi dhe e mposhti kaderiun Xhejlan ibn Muslim el-Dimeshkî me kërkesë të halifes Hisham ibn 'Abd el-Malik ibn Marvan, pas së cilës ai edhe e ekzekutoi.
* Polemikat e Imam Ahmedit me Abu 'îsâ Muhammad ibn 'îsâ Barghth dhe kundërshtimet e tij me Xhehmitët dhe Mu’tezilitët në çështjen e krijimit të Kur’anit dhe Atributeve Hyjnore janë të regjistruara në një numër të librave të shkollës së tij, si dhe në një numër të madh të formulimeve doktrinore, të transmetuara nga Ibn Abî Ja'lâ në Tabakat-in e tij, të cilat së bashku me veprat e para të Ebu Hanifes, janë ndër manifestimet e para të Kalamit Sunnit. Megjithatë, një vepër e rreme e titulluar “er-Radd 'alâ ez-Zanâdika dhe e mveshur Imam Ahmedit nga anti-Ash’arite sot, është një vepër nga me te këqijat ne shkencën e kelamit, autenticiteti i se cilës kategorikisht refuzohet nga al-Dhahabi dhe tjerët.
* Imam Buhari përpiloi një përgënjeshtrim ndaj Kaderijve dhe sekteve të tjera, duke e titulluar “Halk ef'âl el-'Ibâd”, dhe u largua nga Nejsaburi prej hambelistëve, për shkak të asaj që perceptohej nga ata si një qëndrim i papranueshëm në kalam.
Dhe Allahu e di më se miri (Allahu A’lem)
Përktheu nga anglishtja:
Mensur Zeqiri
www.breziiri.com
_____________________________________
Referencat:
[1] Zinxhirët e plotë të transmetimit për të gjitha këto vepra janë të shënuar në el-Manakib të el-Muvaffekiut dhe në Ta'nîb el-Hatîb të al-Kevtherîut si dhe pjesërisht në hyrjen e Ishârât el-Marâm të al-Bajâdît.
[2] Imâm Ab al-Muzaffar Tâhir ibn Muhammad al-Isfarâyînî al-Shâfi'î al-Ash'arî, i njohur si Shahafur (v. 471), autor i “Tâj al-Tarâjim fî Tafsîr al-Qur'ân lil-A'âjim”. Kraha.: Hajjî Khalîfa, Kashf al-Z.unn (1:268, 1:442). Në librin e tij “al-Tabsîr fîl-Dîn va-Tamyîz al-Firqat al-Nâjiya min Firaq al-Hâlikîn” ai defion Ahl al-Sunna si Ash'arîte.
[3] Në al-Tabsîr (f. 113), të cituar nga al-Kavtharî në hyrjen e tij të Ishârât al-Marâm të al-Bayâdîut (f. 5). Zinxhiri i plotë është: 'Alî ibn Ahmad al-Fârisî, Nasîr [jo Nusayr e as Nasr] ibn Yahyâ [al-Balkhî (v. 268)], Abu Muqâtil, 'Isâm ibn Yusuf [ibn Maymun al-Balkhî (v. 210 ose 215)] , Hammâd ibn Abî Hanîfa, Abu Hanîfa. (Ibid. f. 6.) Shaykh aVhbî Sulaymân Ghâvijî thotë në botimin e tij të “Sharh al-Fiqh al Akbar (f.13)” të al-Qariut se ai ka parë në Maktabat Shaykh al-Islâm 'Àrif Hikmat në Medine al-Fiqh al-Akbar (p. 13) (Permbledhja #226 ose #234) një doreshkrim të Fiqh al-Aqbar me të njëjtin zinxhir të transmetimit.
[4] E botuar se bashku me “Matn al-Manâr fî Us.l al-Fiqh” të al-Nasafiut (Kairo: al-Matba'at al-Mahmudiyya, 1326).
[5] Në al-Tabsîr (f. 113) siç citohet nga al-Kavtharî në hyrjen e tij të Ishârât al-Marâm të al-Bayâdîut (f. 5).
[6] Krah.: al-H.âkim, al-Madkhal ilâ al-S.ah.îh. (f. 130 #42), al-Dhahabî, Mîzân ('Ilmiyya 2:219), Ibn H.ajar, Lisân (2:322-323), Ibn al-Javzî, al-D.u'afâ' val-Matrkîn (1:221), dhe al-Khalîlî, Irshâd (3:975).
[7] Krah.: Ghâvijî, Abu Hanîfa (f. 260).
[8] Në hyrjen e tij të “Ishârât al-Marâm” të al-Bayadiut (f., 6 n.,1) si dhe në versionin e tij të “Fiqh al Absat”, së bashku me “al-'Àlim val-Muta'al-lim” dhe tekste të tjera doktrinore të Imamit.
[9] "Kurdo që dëgjoni Abu Yusuf ose Muhammad ose al-Shâfi'î ose Ibn Hanbal dhe të tjerët [ndër Imamët e hershëm] të kritikojnë shkencën e Kelamit dhe ata që absorbojnë dituri duke ndjekur metodën e mutakal-limunve, duhet ditur se ata kanë pasur për qëllim vetëm Mu’tezilitët me kritikat dhe metodat e tyre” Abu Zahra, Abu Hanîfa (f. 133).
[10] “Ai përshkruan Zotin që ai adhuronte me posedimin e të gjitha organeve njerëzore, përveç organeve të turpshme dhe mjekrës. "Al-Shahrastânî, al-Milal ëal-Nihal (1:105, 1:187).
[11] Ai thoshte: "Allahu është fortë i ulur në Arsh dhe Ai me Qenien e Tij (dhatin) eshte i ulur në pjesën e sipërme të saj" Al-Shahrastânî, al-Milal ëal-Nihal (1:108).
[12] Kraha. Hasan al-Saqqâf, Sahîh Sharh. al-'Aqîda al-Tahâvjja (f. 52).
[13]Al-Gazâlî, Ihyâ' 'Ulm al-Dîn (1:96).
[14]Ab 'Amr al-Bas.rî Hafs. al-Fard, I njohur edhe si Abu Yahyâ, erdhi në Basra si Mu'tazilî pastaj u kthye kundër atyre dhe ju bashkangjit Xheberitëve, siç thuhet nga Ibn al-Nadîm ne al-Fihrist (f. 255).
[15]Ibn 'Asâkir, Tabyîn Kadhib al-Muftarî (1404 ed. f. 338-340) dhe al-Bayhaqî, Manâqib al-Shâfi'î (1:455). Po ashtu shih al-Lâlikâ'î, Us.l Ahl al-Sunna (2:252-253).
[16]Al-Bayhaqî, Manâqib al-Shâfi'î (1:454-455).
[17] Krah. al-Bayhaqî, Manâqib al-Shâfi'î (1:229, 1:407, 1:464), Ibn Taymiyya, Muqaddima fîl-Tafsîr (Risâla ed. f. 69), dhe al-Lacknaëî, al-Faëâ'id al-Bahiyya (f. 94).
[18]Transmetuar nga al-Qâdî 'Iyâd. in Tartîb al-Madârik (1:204). Al-Dhahabî deklaroi zinxhirin e tije te transmetimit si sahih ne Siyar A'lâm al-Nubalâ' (Arna't. ed. 8:88).
[19] Cituar nga Shîth ibn Ibrâhîm (v. 598) në H’azz al-Ghalâsim (fq. 112) cf. al-Râzî, I'tiqâdât Firaq al-Muslimîn (1:40), al-Yâfi'î, Marham al-'Ilal (1992 ed. f. 133) dhe Ibn Taymiyya, Bayân Talbîs al-Jahmiyya (1:275= al-Ta'sîs fî Radd Asâs al-Taqdîs).