
Fondacioni Smith synon të kontribuojë në debate të rëndësishme publike dhe të ndihmojë në trajtimin e sfidave serioze të politikave publike qe dalin përpara Shteteve të Bashkuara. Fondacioni kërkon të ndihmojë në sigurimin e vitalitetit të institucioneve sociale, ekonomike dhe qeveritare. Ai kërkon gjithashtu të ndihmojë ne zhvillimin e politikave efikase për të konkuruar në rang ndërkombëtar dhe të favorizojë interesat dhe vlerat e SHBA-ve në vendet e tjera. Ky mision mishërohet në programet ndihmëse kombëtare dhe ndërkombëtare.
http://www.jehonacenter.org/impakt/nr2/imp8.html
Raporti i sipërpërmendur sygjeron që vetëm nëpërmjet zhvillimit të një udhëheqjeje moderniste muslimane dhe mbështjetjes së modelit sufi të Islamit, muslimanët mund të zbusin zemërimin e tyre kundër Perëndimit. Raporti nuk adreson asnjë çështje kyçe që janë kryesore në zhvillimin e perceptimeve të botës muslimave siç janë; konfliki arabo – izraelit, konflikti Kashmir-Indi, konflikti çeçeno – rus dhe sistemet shfrytëzuese politike që mbështeten nga elitat amerikane dhe evropiane. Por, raporti i korporatës Rand bën një analizë të detajuar të ekzistencës dhe shfaqjes së tendencave intelektuale brenda komunitetit musliman dhe konkludon që aleatët e vetëm me shanse për të mbështetur luftën amerikane kundër të ashtëquajturit fundamentalizëm musliman janë ata modernistë dhe sufistë brenda kësaj bashkësie të cilët qendrojnë besnikë ndaj ideve të elitave amerikane dhe evropjane. Raporti i ndan muslimanët në pesë kategori kryesore. Ndër to përmendim:
- Fondamentalistët të cilët "paraqesin" një version agresiv dhe ekpansionist të islamit dhe nuk prapësohen nga dhuna. Ata duan të fitojnë pushtet politik dhe pastaj të vendosin me forcë zbatimin publik të islamit në mënyrë strikte, ashtu siç e përkufizojnë vetë, në sa më shumë vende të botës të jetë e mundur.
- Tradicionalistët që besojnë se ligji islamik dhe tradita duhet të ndiqen rigorozisht dhe tekstualisht dhe se ortodoksia muslimane duhet të bëjë disa lëshime në zbatimin e drejtpërdrejtë të sheriatit.
- Modernistët që cilët kërkojnë ndryshime të mëdha në praktikën dhe kuptimin aktual të ortodoksisë së islamit,
- Laikët që mendojnë se feja duhet të jetë një çështje personale e ndarë nga politika dhe shteti.
- dhe Sufistët që besojnë në një tendencë izolimi paqësor nga bota reale.
Raporti sugjeron që laikët mund të mos jenë të besueshëm për mbështetjen amerikane pasi ata kanë ide radikale të bazuara në ideologji anti-kolonialiste, imperialiste ose komuniste. Ndërsa fondamentalistët dhe tradicionalistët nuk duhet të lejohen kurrë të bëjnë aleancë me njëri tjetrin. Por duhet të inkurajohen të luftojnë kundër njëri-tjetrit.
I vetmi grup që mund të shërbejë si një aleat i besueshëm i elitave amerikane dhe evropjane janë ata modernistë që janë të gatshëm të argumentojnë që vullneti njerëzor mund të fitojë supremaci ndaj vullnetit hyjnor. Me fjalë të tjera, janë të gatshëm të pranojnë kufizimet e Kuranit në udhëheqjen e muslimanëve ose të tjerëve. Raporti sugjeron që grupe të tilla duhet të mbështeten dhe reklamohen. Raporti gjithashtu rekomandon që ata që i përkasin rrymës fondamentaliste të islamit duhet të vihen në dukje dhe karakteri i tyre duhet vënë në dyshim apo edhe të eleminohen. Më poshtë vijon një pjesë e raportit:
Islami Civil Demokratik: Partnerët, burimet dhe strategjitë.
Një përmbledhje e disa prej rekomandimeve për të zhvilluar një strategji janë si vijon:
Krijoni një Udhëheqje Moderniste
Krijoni modele dhe udhëheqës që të jenë si shembuj për t'u imituar. Modernistët që rrezikojnë persekutimin duhet të reklamohen si udhëheqës kurajozë të të drejtave civile, dhe në të vërtetë janë. Ka preçedentë që tregojnë se kjo mund të funksionojë. Naval Al-Sadaavi arriti famë ndërkombëtare për durimin e persekutimit, shqetësimit dhe përpjekjeve për ta cuar në gjyq për shkak të qëndrimit të saj modernist për çështjet e lirisë së fjalës, shëndetit publik dhe statusit të grave në Egjipt. Ministrja afgane për çështjet e grave, Sima Samar, frymëzoi shumë njerëz me qëndrimin e saj të sinqertë për të drejtat njerëzore, të drejtat e grave, ligjit civil dhe demokracinë, për të cilat pati kërcënime me vdekje nga fondamentalistët. Ka mjaft të tjerë në botën islame udhëheqja e të cilëve mund të paraqitet në mënyrë të njëjtë. Përfshijini muslimanët modernë, normalë në ngjarje politike `ndikuese', për të reflektuar realitetin demografik. Shmangni "mbi-islamizimin e muslimanëve" artificial; në vend të kësaj mësojini ata me idenë që islami mund të jetë vetëm një pjesë e identitetit të tyre.
Mbështetni shoqërinë civile në botën islame
Kjo është veçanërisht e rëndësishme në situata krizash, situata refugjatësh dhe situata post-konfliktuale në të cilat nëpërmjet OJQ-ve vendore dhe shoqatave të tjera civile mund të dalin në udhëheqje elementë të shoqërisë civile dhe të fitojnë eksperiencë praktike. Gjithashtu në nivelet e fshatrave dhe lagjeve, shoqatat civile përbëjnë një infrastrukturë që mund të përçojnë edukim politik dhe në një udhëheqje të moderuar dhe moderniste. Zhvilloni islamin perëndimor: islamin gjerman, islamin amerikan, etj. Kjo kërkon arritjen e një kuptimi më të mirë për përbërjen, si dhe praktikën dhe mendimin evolues në këto komunitete.
Ndihmoni në shpalosjen, shprehjen dhe "kodifikimin" e pikëpamjeve të tyre.
Vazhdoni Ofensivën Kundër Fondamentalistëve
Nxirrni jashtë ligjit individëd dhe pozicionet e lidhura me islamin ekstremist. Bëni publike veprat imorale dhe hipokrite të autoriteteve të vetë-modeluar fondamentalistë.
Deklaratat per cektësinë e mendimit dhe imoralitetin perëndimor janë një pjesë që i kushtohet vëmendje e veçantë në arsenalin fondamentalist, por në këto çështje ata vetë janë tepër të prekshëm. Inkurajoni gazetarë arab në median publike të bëjnë raportime investigative për jetën, zakonet personale dhe korrupsionin e udhëheqësve fondamentalistë.
Publikoni incidente që nxjerrin në pah brutalitetin e tyre – siç është rasti i vdekjeve nga zjarri i vajzave të shkollës në Saudi kur policia fetare ndaloi fizikisht zjarrfikësit të evakuonin vajzat nga shkolla që po digjej sepse ato nuk ishin të mbuluara –dhe hipokrizia e tyre, e ilustruar nga instituti fetar saudit, i cili ndalon punëtorët emigrantë të marrin fotot e fëmijëve të tyre të sapolindur me pretendimin që islami ndalon imazhet njerëzore, ndërsa zyrat e tyre janë të dekoruara nga portrete të mëdha të Mbretit Faisal, etj.
Roli i "organizatave bamirëse" në financimin e terrorit dhe ekstremizmit ka filluar të kuptohet më lehtë që nga 11 Shtatori por gjithashtu meriton hetim të mëtejshëm dhe publik.
Promovoni në mënyrë Imponuese Vlerat e Modernizmit Demokratik Perëndimor, i cili kërkon të krijojë dhe përhap një model për Islam të begatë, të moderuar, duke identifikuar dhe ndihmuar aktivisht vendet ose rajonet ose grupet me këndvështrimet e duhura.
Publikoni sukseset e tyre. Për shembull, Deklarata për Drejtësi e Bejrutit e vitit 1999 dhe Karta Kombëtare e Veprimit të Bahreinit hapi tokë të re në zbatimin e ligjit islamik dhe duhet të bëhet e njohur më gjerë.
Kritikoni të metat e tradicionalizmit
Tregoni marrëveshjet mes modernizmit, demokracisë, përparimit dhe properitetit.
A ofrojnë fondamentalizmi dhe tradicionalizmi për shoqërinë islame një të ardhme të shëndetshme dhe suksesshme? A i përmbushin ata me sukses sfidat e ditës? A përqasen ata me rende të tjera shoqërore? Raporti i UNDP për zhvillimin social (UNDP, 2002) tregon qartë lidhjen mes një rendi social të amullt, shtypjen e grave, cilësinë e dobët shkolluese dhe prapambetjen. Ky mesazh duhet të përçohet me energji tek popullatat muslimane. Kontribuoni në ngritjen e imazhit pozitiv të sufizmit. Inkurajoni vendet që kanë traditë të fortë sufiste të fokusohen në atë pjesë të historisë dhe ta përfshijnë atë në programin shkollor, pasi nuk ka gjasa që përkrahësit e betuar të lëvizjeve radikale islamike të influencohen lehtë për të ndryshuar pikëpamjet e tyre.
Gjenerata e ardhshme do të mund të influencohet nëse mesazhi i islamit demokratik do të futet në programin shkollor dhe median publike në vendet përkatëse. Fondamentalistët radikalë kanë bërë përpjekje të mëdha për të fituar influencë në fushën e edukimit dhe ata nuk mund të tërhiqen nga terren pa luftë. Për të marrë këtë fushë nga ata do të nevojitet një betejë edhe po aq energjike.
Për të përmbushur strategjinë e plotë të krijimit të një Islami paqësor ndaj nesh, do të jetë e nevojshme:
Të mbështeten modernistët dhe laikët së pari
• Duke publikuar dhe shpërndarë punët e tyre
• Duke i inkurajuar të shkruajnë për grupet e gjëra dhe rininë
• Duke prezantuar pikëpamjet e tyre në programin mësimor të arsimit islam
• Duke u dhënë atyre një platformë publike
• Duke i ofruar audiencës së gjërë opinionet dhe gjykimet e tyre mbi çështje themelore të interpretimit fetar, për të konkuruar ato të fondamentalistëve dhe tradicionalistëve të cilët tashmë kanë faqe interneti, shtëpi botuese, shkolla, institute dhe shumë mjete të tjera për përhapjen e pikëpamjeve të tyre
• Duke pozicionuar modernizmin si një opsion "kundër-kulturor" për rininë e pandikuar islame
• Duke lehtësuar dhe inkurajuar ndërgjegjësimin për historinë dhe kulturën e para – islamike dhe jo – islamike në media dhe në programin shkollor të vendeve përkatëse
• Duke inkurajuar dhe mbështetur institutet dhe programet civile dhe laike.
Të mbështeten tradicionalistët kundër fundamentalistëve
• Duke publikuar kritikën për dhunën dhe ekstremizmin tradicionalist dhe duke inkurajuar mosmarrëveshjet mes tradicionalistëve dhe fondamentalistëve.
• Duke parandaluar aleancat mes tradicionalistëve dhe fondamentalistëve.
• Duke inkurajuar bashkëpunimin mes modernistëve dhe tradicionalistëve që janë më afër asaj ane të spektrit, dhe rritur prezencën dhe profilin e modernistëve në institucionet tradicionaliste.
• Duke diskriminuar mes sektorëve të ndryshëm të tradicionalizmit.
• Duke inkurajuar ata me një prirje më të madhe ndaj modernizmit – siç është shkolla Hanefi – kundrejt të tjerave, për të nxjerrë opinione fetare që, duke u bërë popullore, mund të dobësojnë autoritetin e vendimeve të prapambetura fetare të vehabizmit.
• Duke inkurajuar popullaritetin dhe pranimin e sufizmit.
Të kundërvihen dhe të kundërshtohen fundamentalistët
• Duke sfiduar dhe duke vënë në dukje pasaktësitë në pikëpamjet e tyre në lidhje me çështje të interpretimeve islame
• Duke vënë në dukje marrëdhëniet e tyre me grupet dhe aktivitetet ilegale.
• Duke publikuar pasojat e akteve të tyre të dhunës.
• Duke demonstruar paaftësinë e tyre për të vendosur në dobi dhe në zhvillimin pozitiv të komuniteteve të tyre.
• Duke i synuar këto mesazhe veçanërisht për të rinjtë, për popullatat besimtare tradicionaliste, për minoritetet muslimane në Perëndim dhe për gratë
• Duke shmangur shfaqjen e respektit apo admirimit për aktet heroike të dhunshme të ekstremistëve dhe terroristëve fondamentalistë, por duke i servirur si të çrregulluar dhe frikacakë dhe jo si heronj të ligj.
• Duke inkurajuar gazetarët të hetojnë çështjet e korrupsionit, hipokrizisë dhe imoralitetit në qarqet fondamentaliste dhe terroriste.
Të mbështeten në mënyrë të përzgjedhur laikët
• Duke inkurajuar njohjen e fondamentalizmit si një armik të përbashkët
• Duke dekurajuar aleancat e laikëve me forcat anti-amerikane mbi baza të tilla si nacionalizmi dhe ideologjia e majtë.
• Duke mbështetur idenë që feja dhe shteti mund të jenë të ndarë edhe në Islam dhe që kjo nuk e vë në rrezik besimin.
Me pak fjalë pikat e reportit të korporatës Rand janë këto që u renditën më lart. Dhe mesa shihet raporti duket fare qartë se rekomandon krijimin e një udhëheqje muslimane të zotëruar dhe të operuar nga elitat e pushtetit amerikan dhe evropjan.
Siç mund të kuptohet raporti ka ndikime serioze për të ardhmen e Islamit, muslimanëve dhe ngjarjeve që do të prekin botën islame në të ardhmen. Megjithatë dhe në mënyrë tepër interesante, ky raport deri më tani nuk po nxit ndonjë diskutim serioz mes intelektualëve muslimanë dhe dijetarëve islam në vendet islame, ku shumë prej të cilëve mesa duket nuk janë në dijeni për ekzistencën e këtij raporti.
http://www.jehonacenter.org/impakt/nr2/imp8.html
Dr. Aslam Abdullah është Redaktori i Revistës Minarja e cila botohet çdo muaj në Los Anxhelo, Kaliforni