Vetëvrasja

Allahu thotë:
"O ju që besuat, kine frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë myslimanë (besimtarë)! [3:102]
Të dashur vëllezër në fe! Shoqëritë perëndimore këto ditë jetojnë në sëmundje shoqërore dhe fizike si rezultat i një efekti negativ të civilizimit të saj materialist. Alkooli dhe droga përdoren në përpjekje për tu arratisur nga kushtet e ithëta psikologjike dhe në kërkim të lumturisë. Vetëvrasja, shikohet si mjeti final i një arratisjeje të përhershme nga ferri dhe vështirësitë e kësaj jete. Ky fenomen është në mënyrë të pakundërshtueshme i shkaktuar nga rënia e strukturës së familjes në këto shoqëri dhe dëmi që shkaktohet nga materializmi duke e bërë perëndimorin e zakonshëm të ndjehet i turbulluar, i humbur dhe që dëshiron të dalë nga këto probleme duke e përfunduar jetën e tij apo të saj. Statistikat nga këto shoqëri janë të mjaftueshme si fakt për të dëshmuar ndaj kësaj.
Nuk është e çuditshme që një jobesimtarë të bëjë vetëvrasje, sepse, ai nuk ka asnjë fortesë ose mburojë ta mbrojë, as një familje të fortë dhe as një komunitet të dashur.
Me të vërtetë, rastet e vetëvrasjeve në të gjithë botën veçanërisht në vendet perëndimore janë një tregim i gjallë që përkundër gjithë këtij zhvillimi që civilizimet moderne krenohen, ka dështuar plotësisht për t'i ofruar nevojën primare të njeriut.
Vetëvrasja nuk është një fenomen i ri. Buhari transmeton nga Sahl Ibn Sad es-Saidi radiallahu anhu që:
"Profeti salallahu alejhis ua selam pa një burrë i cili ishte duke luftuar jobesimtarët dhe ai ishte nga muslimanët e pasur i cili kishte shumë pak nevojë nga idhujtarët. Profeti salallahu alejhis ua selam ka thënë: "Kushdo që dëshiron të njohë një njeri prej banorëve të zjarrit duhet të shikojë atë burrë". Kështu, një njeri e ndoqi atë. Burri filloi të luftonte derisa u plagos. Ai nuk do të priste të vdiste nga ajo plagë kështu ai mori majën e shpatës e vendosi në mes të gjoksit të tij dhe e shtyu trupin kundër tij derisa doli përtej shpatullave të tij. Atëherë, Profeti salallahu alejhis ua selam ka thënë: "Një njeri mund të bëjë diçka çfarë njerëzit mund ta shohin si punë të njerëzve të Parajsës ndërsa ai me të vërtetë është midis njerëzve të Zjarrit. Dhe ai mund të bëjë diçka çfarë njerëzit mund ta shohin si një vepër prej veprave të banorëve të zjarrit ndërsa në me të vërtetë, ai është midis banorëve të Parajsës. Me të vërtetë, të gjitha veprat gjykohen sipas përfundimit".
Kjo është ajo çfarë i ndodhi gjeneratës së parë të islamit, megjithëse ishte e rrallë.
Megjithatë, kur rastet e vetëvrasjeve bëhet të shpeshta në ndonjë vend muslimanë, alarmi duhet të ngrihet që situata të studiohet me saktësi, të analizohet dhe t'i jepet zgjidhja.
Të dashur vëllezër mysliman! Jeta është një dhuratë nga Allahu, Krijuesi. Është një e drejtë që duhet të ruhet. Njeriu nuk ka asnjë dorë në krijimin e tij. Atij vetëm i është garantuar besimi mbi jetën e tij. Si rezultat të kryesh agresion kundër vetes është një krim që konsekuencat e tij arrijnë gjynahet më të mëdha dhe një ndëshkim të ashpër në jetën e pasme. Profeti salallahu alejhis ua selam ka thënë:
"Është e shenjtë për çdo mysliman, jeta, pasuria, dhe nderi i çdo myslimani" [Muslimi]
Gjithashtu është për shkak shenjtësisë së jetës që islami e dënon luftimin dhe luftën midis muslimanëve. Ebu Bekri radiallahu anhu ka transmetuar që profeti salallahu alejhis ua selam ka thënë:
"Nëse dy muslimanë përballen njëri me tjetrin, vrasësi dhe i vrari do të jenë në zjarr". Ai (Ebu Bekri) ka thënë: "Ky është vrasësi, çfarë është me të vrarin? Ai ka thënë: "Sepse ai do të kishte dashur ta vrasë shokun e tij". [Buhari dhe Muslimi]
Vëllezër të dashur! S'ka rëndësi sesi një sëmundje ose varfëri e kap njeriun, ai nuk ka të drejtë ta vrasë veten. Nëse megjithatë ai e bën atë, ai bëhet banorë i zjarrit. Allahu thotë:
"… mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin) . Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është lehtë për All-llahun". [4:29-30]
Amr Ibn El-As e përdori këtë varg kur'anorë si një fakt për abstenimin e tij për tu larë me ujë të ftohët kur ai u bë i papastërt gjatë luftës së dhutul salasil
sepse ai kishte frikë se mos vdiste nga të ftohët…dhe Profeti e aprovoi veprën e tij, qeshi me të dhe nuk tha asgjë. Ebu Hurejrah transmeton që i dërguari i Allahut ka thënë gjithashtu:
"Ai që e mbyt veten, do të vazhdojë ta mbysë veten në Xhehennem dhe ai që e ther veten e tij për vdekje do të vazhdojë ta therë veten në Xhehennem". [Buhari]

Ai gjithashtu ka thënë:
"Ka patur midis atyre përpara jush, një njeri i cili kishte një plagë. Njeriu nuk mund të duronte dhimbjet e asaj plage, kështu që ai mori një thikë dhe e preu dorën e tij dhe si rezultat u gjakos për vdekje. Allahu pastaj tha: "A mund robi
të vrasë veten e tij përpara se t'i vijë koha dhe për këtë, Unë e kam bërë Parajsën e ndaluar për të". [Buhari]
Personi i cili e vret veten nuk ka asnjë arsye. Vuajtjet do të jenë më të mëdha nga ato që ai dëshironte të arratisej dhe çfarë ai humbi është shumë më madhe se çfarë ai fitoi duke vrarë veten. Në fakt vështirësitë dhe hallet e kësaj bote që janë të
shkaktuara nga sëmundjet, varfëria, poshtërimi dhe mizeria janë të mëdha dhe të dhimbshme por të gjitha ato nuk janë shkas për të shkatërruar jetën. Nëse ne do ta
pranonim shfajësimin e personit i cili e vret veten në këtë botë nuk do të kishte mbetur askush dhe ligji i Allahut mbi këtë jetë tokësore do të kishte ndryshuar.
Le të pyesim personin i cili dëshiron të vrasë veten, çfarë dëshiron të fitojë më këtë vepër? A dëshiron duke pirë një gotë helm, duke e djegur veten apo duke e varur veten të arratiset në një botë që është e çliruar nga të gjitha problemet? Nëse ky është qëllimi i tij, ai bën një gabim shumë të madh sepse ai do të gjykohet sipas drejtësisë hyjnore e cila e kundërshton qëllimin e tij dhe do t'i përgatitet një shpërblim i njëjtë me atë çfarë ai bën, duke e bërë ndëshkim të vazhdueshëm.
Dobësimi i besimit e bën personin kur ai kapet nga ndonje dhimbje ose humbje në biznes ose vuan nga probleme familjare të paaftë për të përballuar çfarë i ka rënë. Ai si rezultat, e shikon botën plotë errësirë dhe si një mundim të idhët, pra i humb shpresat dhe tenton të vrasë veten për t'ju arratisur mundimit.
Të dashur vëllezër! Ligji i Allahut i sprovon robërit e Tij me lloje të ndryshme mundimesh. I Gjithëmadhëruari thotë:
"Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!" Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit". [2:155-157]
Allahu i sprovon robërit e tij duke i bërë ata të ndryshëm nga njëri-tjetri në termat e talenteve dhe pasurisë dhe që është në përputhje me ligjet e Tij. Ai thotë:
" Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t'ju sprovuar në atë që u dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues". [6:165]

Nëse ju mendoni mbi vargjet kur'anore, tekstet e traditës profetike dhe historitë e besimtarëve të vërtetë, ju do të shikonit se ata janë sprovuar me lloje të ndryshme mundimesh të mëdha por këtë njerëz qëndruan të vendosur dhe ishin të kënaqur me çfarë Allahu kishte përcaktuar për ta.
Le t'i shikojmë vuajtjet si pengesa për nodnjë incident më të madh ose le ta shikojmë sëmundjen si shpaguese ndaj gjynaheve tona ose si mjet për ngritjen e statusit tonë përpara Allahut. Nëse do t'i pranojmë me gjithë zmër ateherë do të arrijmë shpërblimin e dëshiruar. Profeti ka thënë:
"Një musliman kurrë nuk do të mundohet me vështirësi, vuajtje, stres, shqetësim, dëm, ose trishtim madje edhe nga një thumb përveçse Allahu ja fshin gjynahet e tija". [Buhari]
Të dashur vëllezër! Disa njerëz i bëjnë dëm vetvetes përmes një ankthi dhe shqetësimi të vazhdueshëm duke thënë: "Pse duhet të jetoi i varfër ndërsa të
tjerët janë të pasur? Pse duhet unë të sëmurem ndërsa të tjerët janë të shëndoshë? Këto lloje pyetjesh aktualisht nënkuptohen si protesta kundër Allahut. Kjo i bën ata të humbin besimin e tyre dhe i imponojnë vetes dëshpërimin. Allahu thotë:
"A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllë kun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë" . [43:32]

Nëse çdo anëtari të shoqërisë i jepet një edukim i shëndoshë fetarë, askush nuk do të luajë fatin me lumturinë e përjetshme të tij sepse nga cfarë humb në këtë botë të rëndomtë. Besimi në përcaktimin e të mirës dhe të keqes i bën njerëzit t'i japin një interpretim pozitiv fatkeqësive të kësaj jete duke e pare varfërinë si një largim nga lukset e dynjasë, sëmundjes si një lloj xhihadi, një dështim si një rrugë për në durim dhe shqetësimin si një aspekt shprese. I Dërguari i Allahut ka thënë:
"Puna e besimtarëve është e mrekullueshme! Të gjitha punët e tij janë të mira dhe ato janë për askënd tjetër pos besimtarëve. Nëse ai begatohet me prosperitet ai e falënderon Allahun dhe ajo është e mirë për të. Dhe kur atij i bien një fatkeqësi ai duron dhe ajo është gjithashtu e mirë për të". [Muslimi]
Në mënyrë që ta ta heq dhimbjen nga vetja e tij, personi i lënduar duhet ta ngushëllojë veten duke parë ata të cilët janë si ai të munduar me një fatkeqësi tejtër edhe më të madhe. Le të shikojë Profetët, paqja qoftë mbi të, të cilët janë më të vuajturit. Profeti Jusuf u burgos.
".... e për këtë mbeti në burg disa vjet". [12:42]
Muhammedi salallahu alejhis ua selam u nxor jashtë nga vendi i tij i lindjes dhe u plagos gjatë luftës së Uhudit. Profeti Ejub vuajti për 18 vjet dhe fatkeqësia ra mbi të gjithë pasurisë dhe fëmijët e tij. Allahu thotë:
"(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje:
"Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!" Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, ia dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bëmë përkujtim për të devotshmit". [21:83-84]
Të dashur vëllezër! Kushdo nga ju që ka frikë, shqetësim apo vuajtje le të ngrihet dhe të falet dhe do të çlirohet nga vuajtja dhe do të ketë mendje të qetë.
Profeti salallahu alejhis ua selam kur një çështje e shqetësonte thoshte: "O Bilal, thirr ezanin dhe na çliro ne me të". [Ebu Daudi]
Kur ju keni pak para, e shume borxhe dhe pak para thuaj: "Hasbunallahu ueni mal uekil". Gjithashtu ki je parasysh shoqërimin me shokë të mirë. Ki durim dhe vendosmëri sado e madhe të jetë fatkeqësia, fitorja vjen me durim.
Të dashur vëllezër muslimanë! Nuk ka asnjë dyshim në fakt që personi i cili kreu vetëvrasje do të ketë konsekuencat e asaj vepre por edhe shoqëria duhet të mbajë përgjegjësitë e veta. Kjo është për faktin se nëse viktima e vetëvrasje të kishte patur njerëz simpatik dhe të dashur në shoqëri....nëse vetëm ai të kishte gjetur një këshillë të sinqertë ..........nëse do ta kishte gjetur një hoxhë i cili do ta kishte larguar nga mendimet e tija......nëse vetëm të kishte patur një shoqëri me kompakte dhe të bashkuar në solidaritet, problemi i vetëvrasjes nuk do të kishte ndodh.
Të dashur vëllezër në islam! Disa filma e prezantojnë vetëvrasjen si mjet për t'i ikur problemeve dhe vështirësive. Duke ndikuar mbi psikikën e gjeneratës së kësaj kohe, gjithashtu për të rritur tensionin dhe shqetësimet dhe për të stimuluar dashurinë për alkoolin dhe drogat. Në mënyrë që të mbrojë rininë tonë nga këto të këqija, ne duhet t'i përfshijmë ata në institucionet tona të edukimit për të kuptuar sprovat, perspektivën islame e kësaj jete të rëndomtë dhe sesi ta përballojmë vështirësitë me durim që nga fëmijëria. Ne duhet gjithashtu të fusim besimin tek Allahu në zemrat e tyre dhe t'i bëjmë ata të kuptojnë konceptin e vërtetë të Imanit në përcaktimin e Allahut dhe për t'i penguar ata nga shikimi i filmave që mund të shkatërrojnë këto koncepte në mendjet e tyre. Komuniteti duhet gjithashtu të forcojë marrëdhëniet shoqërore dhe vëllazërore midis individëve. Imamët dhe dijetarët kanë një rol të madh të luajnë për sa i përket kësaj çështjeje.
Të dashur vëllezër në Besim! Le ta mbyllim këtë rytbe me thinjen e Profetit salallahu alejhis ua selam:
"Kushdo që e hedh veten nga maja e malit dhe e vret veten do të jetë në Xhehennem duke e hedhur veten përgjithmonë (në të njëjtën mënyrë). Kushdo që pi një helm dhe e vret veten do të jetë në Xhehennem duke mbajtur helmin
në dorën e tij dhe duke e pirë përgjithmonë. Kushdo që e vret veten me një copë hekuri do ta mbajë atë copë hekuri në dorën e tij n Xhehennem dhe do ta godasë veten e tij në stomak përgjithmonë".

Perktheu: Ardit Kraja

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme