TENTATIVË E PASUKSESSHME DHUNË FETARE

Ky rrezik u mënjanua falë ndërhyrjes në kohën e duhur të Vezirit të Madh Piri Pasha, Patriarkut Theolopatos VIII dhe Shejh-UI-Islamit (Robert d'Angely, Enigma, vëllimi IV, "Nga Perandorla Osmane te shqiptarët e Epirit", faqe 440-441). Në këtë mënyrë u asgjësua pa -filluar, tentative e konvertimit me dhunë të krishterëve të Perandorisë Osmane në fenë Islame. Pra, e vetmja dëshmi historike e kthimit me dhunë mbetet kjo tentative e pasuksesshme. Sulltan Selimi I u tërhoq para ndalesës që i bënte Kur'ani këtij akti antinjerëzor si dhe nga urdhëresat e dhëna në shekullin e kaluar nga Sulltan Mehmeti Il. Këto urdhëresa përforconin atë që thoshte Kur'ani.

1 POPULLI SHQIPTAR DHE TRI FETË E TIJ

"Nuk ka ekzistuar absolue asnjë rast kihim feje me dhunë nga ana e turqve." (Aristidh Kolaj, "Arvanitët", Athinë, 1985)

Tre vjet më parë, shkrimtari Foto Malo, në gazetën "Zëri i Omonias" (pararojë e shovinizmit grek) ftonte shqiptarët myslimanë të rishikojnë e korrigjojnë gabimin e tyre historik, imponues e të dhunshëm, që kanë kryer në të kaluarën, duke u rikthyer në besimin e tyre të krishterë, meqënëse vetëm kështu mund të hyjnë në Evropë. Po këtë thirrje ua bën myslimanëve edhe Pirro Prifti këtë vit në gazetën "Aleanca", duke çelur bile edhe debat.
Kthimi i pjesës dërmuese të shqiptarëve nga feja e krishterë në atë Islame' Prifti e quan "akt të dhunshën e dinakëri të bërë nga turqit"; Pirro Prifti, moskthimin ende të myslimanëve shqiptarë në fenë e krishterë e quan "mungesë fondamentale" që na ndan ne nga Evropa si dhe nga Zoti që i falet ajo (Evropa Sh.D.). Po u përgjigjemi këtyre dy shkrimtarëve në shërbim të shovinizmit grek.
Në Iliri krishtërimi hyri nga Perëndimi e jo nga, Lindja, siç thotë Vasil Prifti. "Në raportet e saj fetare, provinca Ilirikumit ruajti marrëdhëniet me Romën e vjetër, atë të Perëndimit, që i dha misionarët e parë, duke e bërë të aderojë në qytetërimin latin, i cili përfaqësohej nga Kisha Perëndimore (Nikolla Jorga, "Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar', kapitulli II: "Shqiptarët dhe Bizanti-Bukuresht", 1919, faqe 88.).
Edhe pas vdekjes së Theodhosit të Madh (395) Kisha e Ilirisë mbeti nën juridiksionin e Romës, profili fetar i Shqipërisë i përkiste Patriarkanës Romake, sipas bizantologut më të madh që ka bota e sotme, Paul Remerle. Në "Historia e Bizantit", Paris 1993, pohohet se "Nuk është e saktë të thuhet që me vdekjen e Thoedhosit, Perandoria Romake u nda më dysh dhe se midis Honorit dhe Arkadit pati një ndarje définitive të Lindjes nga Perëndimi".
Kisha shqiptare, deri në vitin 731 ishte në varësi të Romës. Kur ajo kaloi në varësi të Kostandinopojës, kërcënohej nga rreziku i greqizimit të popullit si dhe i sllavizimit, për këtë akademiku Jorga pohon se: "Shqipëria pa prestigjin dhe forcën e doxhëve të Venedikut kurrë nuk do të ishte shkëputur nga Kostandinopoja; vetë karakteri i racës së saj do të goditej dhe ndoshta do të përzihej me sllavizmin dhe me greqizmin e fqinjëve kundër karakterit ortodoks të të cilëve ajo luftonte prej shekujsh, duke ruajtur kombësinë e vet dhe duke u ndihmuar nga misionarët që vinin nga Perëndimi... Nga vrulli kalorsiak i Normanëve italianë dhe nga ekspansioni ekonomik i venedikut, ajo, pothuajse, i shpëtoi plotësisht sovranitetit bizantin. Shqipëria u ringjall". Pra, ishte ofensiva perëndimore ajo që i dha një ndihmë të madhe popullit tonë që të mbante marrëdhëniet e vjetra politike dhe fetare me Evropën.
Shqipëria shpëtoi nga greqizimi dhe sllavizimi dhe për këtë atë e ndihmoi rënia e Kostandinopojës me 1204, e cila solli si rrjedhim marrjen nga ana e Venedikut të shumë tokave (1/4 dhe gjysmën e tokave të Perandorisë Bizantine), në të cilën përfshiheshin mjaft toka shqiptare. Për Peranrjdorinë Bizantine shprehet mjaft bukur Volteri, që thotë: "Ajo është një grumbull tregimesh të padenja, të cilat nuk përmbajnë gjë rjetër përveç britmave dhe mrekullive. Ajo është përbuzja e shpirtit njerëzor, përbuzja e Tokës. Turqit të paktën janë të mençur, ata fituan, ata e gëzuan fitoren, por kanë shkruar shumë pak".
lshte kjo perandori byzantine që ushtronte dhunë fetare mbi konglomeratin e shteteve që ajo sundonte. Po japim një shembull dhune fetare në Greqi-. Theodhosi i Madh bëri ekzekutime të shumta të atyre që nuk përqafonin fenë e krisht.erë. Në stadiumin e qytetit bregdetar Kavalla ai theri rreth 50 000 grekë, kurse vite më parë, kur erdhi Shën Pavli në Athinë, paganët grekë vunë një kurorë në altarin e fesë së re me mbishkrimin "Dhuratë fesë së panjohur" (Krishtërimit).
Banorët e Epirit patën në krye Mihal Engjëll Komenin, i cili ishte "shefi grek i racës shqiptare" (N. Jorga, po aty). Shqiptarët mbështetën edhe bastardin e familjes së Komnenëve, Mihalin Il, pse deshën të thyenin bizantinët, të cilët ata gjithmonë i luftonin me sa mundnin, aq sa luftonin edhe serbët. Po të vërejmë regjistrat angevins të Napolit, do të shohim se fisnikëria shqiptare është e lidhur me traditat latine, pavarësisht se pengohej në zhvillimin e saj nga këta pushtues të rinj.
Vendi ynë ka qënë i lidhur me kishën e Shën Pjetrit. Feja ortodokse i imponohej popullit,shqiptar nga pushtuesit lindorë. Mjafton të përmendim dënimet me vdekje dhe konfiskimet e pasurisë që jepte Stefan Dushani me kodin e tij barbar. Sipas ligjit nr.6 të këtij Kodi antinjerëzor "autoritetet fetare duhet të përpiqen që katolikët t'i kthejnë në fenë e vërtetë. Në se një i tillë nuk Io të konvertohet..., ai do të dënohet me vdekje'. Sipas ligjit nr.8, "Nëse një prift latin zbulohet duke u përpjekur që një të krishterë ta konvertoje në fenë latine, ai do të dënohet me vdekie" (S.Juka, "Rilindja javore", Nëntor 1995).
Shqiptarët ktheheshin në katolikë nga ortodoksë që qenë kthyer më parë me dhunë sa herë duhej të shpëtonin prej sundimit të huaj, si në veri, ashtu edhe ne j'u-. Kjo lidhje me Kishën Katolike, të cilën ia lanë si trashëgim popullit shqiptar prijësat e tij, në mënyrë të veçantë familja e Balshajve, i solli Shqipërisë mbrojrjen e Papës dhe përkrahjen e fuqive katolike të Perëndimit. Kështu, Shqipëria në shekullin XV, në shumlcën e saj ishte katolike romane. M. Shuflai në librin e tij "Serbët dhe shqiptarët" shkruan: "Në Shqipëri lufta e gjatë e Papatit me Bizantin nuk mori kurrë forma të këqia". Pra, në Shqipëri kurrë nuk ka pasur luftë fetare.
"Pas marrjes së Kostandinopojës, me 1453 u hodhën bazat e sundimit turko-grek, mbi të krishterët e ballkanit", thotë Dhimitër Kicikis ('Encyclopedia Universalis", corpus 8, Francë, S.A. 1988). Në pozitë të favorshme gjatë shekullit XVI kaloi edhe Kisha Serbe. Atë e përkveziri i Perandorisë Osmane, serbi Mehmet Sokoish seminarist i një manastiri serb, kurse Partrirkana e Ohrit ishte kryekëput nën ndikimin bullgar. Në kundershtim me Kishën Katolike, që nuk kishte qëllime shkombëtarizuese, kishat ortodokse të fqinjve predikonin shkombëtarizimin në emër të Krishtit. Ata bekojnë dhe nxisin shkombëtarizimin si dje, ashtu edhe sot. Në veprimet e tyre shoviniste këto vende shkombëtarizuan shqiptarët ortodoksë të Malit të Zi, fiset e Piperit, të Kuçit etj. Duke i konvertuar nga katolikë në ortodoksë ato fise humbën gjuhën, kombësinë. Këtu popullsia e ruajnë edhe sotë veshjen shqiptare dhe melodinë e këngëve të tyre. Po kështu humbën edhe ortodoksët e Kosovës, ndërsa po asimilohen tërësisht shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë. Po nuk u mbështetën nga shteti shqiptar, rrezikohet që në dekadat e ardhëshrne të shkombëtarizohen edhe mbi dy milion shqiptarë ortodoksë të greqisë. Ata janë lënë në mëshirë të fatit pa shkolla shqipe, me greqishte të detyr në shkollë, duke iu shkelur të drejtat më elementare njeriut sipas të drejtës ndërkombëtare. Demokracia shqiptare hesht për këtë shkombëtarizim. Deri kur do të vazhdojë kjo heshtje për këtë shkombëtarizim? Deri kur do të vazhdojë kjo heshte kobndjellëse dhe vdekjeprurëse për bashkëatdhetarët tanë në Greqi?

KTHIMI I SHQIPTARËVE NË FENË ISLAME ËSHTË BËRË PA DHUNË

Instituti i Studimeve Ballkanike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave ka botuar librin e Nikolaj Todorovskit dhe Asparuh Velkovit "Situata demografike e Gadishullit Ballkanik (fundi i shekullit XV - fillimi i hekullit XVI, Sofje, 1988). Autorët e këtij libri japin një pjasqyrë të sanxhaqeve në vendet që përfshijnë territoret ku banojnë popujt e këtij gadishulli. Aty janë të regjistruar sipas numrit të shtëpive myslimanët dhe jomyslimanët e çdo sanxhaku. Sipas L.Barkhan, ku është bazuar autori, sanxhaku shqiptar i Ohrit ka 32 748 shtëpi jomyslimanë = 98% të popullatës dhe 611 shtëpi myslimane = 2% të popullatës. Janina ka 32 079 jomyslimanë = 98% të popullatës, shtëpi myslimane janë 613 = 2% e popullatës; Shkodra ka 23 859 familje jomyslimane = 95.6%; 1116 familje myslimane = 4.68%: Vuçiterni 18 914 = 96.5% shtëpi jomyslimane, 700 shtëpi myslimane = 3.5%; Prizreni 18 832 shtëpi jomyslimane = 98%, 359 shtëpi myslimane = 2%; Preveza 11 395 familje jomyslimane = 100%; 7 familje myslimane; Elbasani 8916 shtëpi jomyslimane = 94.5%, 536 familje myslimane = 5.5%; Dukagjini 1829 shtëpi jomyslimane -- 100%.
Nga kjo statistikë vetëkuptohet se islamizmi është ushtruar pa dhunë në vendin tonë, po kështu edhe në Gadishullin Ballkanik.
Duhet vënë në dukje këtu edhe mendimi i studiuesit të sotëm të historisë osmane R.Grousset, i cili në veprën e tij "Perandoria e Lindjes" Paris 1946, fq 609-610, e shpjegon pushtimin e Ballkanit nga ana e turqve kështu:"Duke tërhequr renegatë të ndryshëm, duke marrë e rekrutuar fëmijë të shumtë në shërbim ushtarak, si dhe duke marrë vajza të shumta greke e sllave, të destinuara të bëheshin nëna të gjeneratave të reja osmane, turqit pushtuan Ballkanin".
Duhet patur parasysh se numri i fëmijëve të krishterë të rriarrë me anën e devshirmës sillet rreth shifrës 1 milion. Dhe të mos harrojmë se ata fëmijë turqit i morën në një hapësirë që shtrihej që nga Danubi deri në Eufrat. Historiani i shquar H.Gibbon në "Themelimi i Perandorisë Osmane" Oxford; 1916, fq 80-81, diferencon turqit nga osmanët. Ai vë në dukje se: "Nuk janë turqit ata që kanë pushtuar tokat evropiane. Një kombësi e re e përbërë nga elementë turq dhe nga mjaft përfaqësues të popujve të krishterë kishte bërë të mundur krijimin e perandorisë së pafundme osmane".
Hammeri theksonte: "Sukseset osmane patën rezultate vetëm në sajë të shpirtit të iniciativës dhe shkathtësisë të pandarë që karakterizon popullin grek dhe popujt sllavë, trimërisë së shqiptarëve, durimit të boshnjakëve dhe kroatëve, që do të thotë cilësirat dhe talenti i popullsl:së vendase të vendeve të pushtuara (J.Hammer, "Historia e Perandorisë Osmane", V.II, Paris 1940, fq 196-197).
N.Jorga, në veprën "Bizanci pas Bizantit", Bukuresht 1935, ngul këmbë në idenë e tij se "Rënia e Kostandinopojës kishte shkaktuar një ndërrim forme përsa i përket anës fetare, por ana thelbësore dhe institucionet bizantine ngelën po ato që ishin, duke ndjekur vetë evolucionin e tyre."
Arsyen e kthimit të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në myslimanë na e sqaroi Aristidh Kolja në librin "Arvanitët", Athinë 1986, duke thënë se: "Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunës është pjellë e fantazisë dhe shpikje e murgjëve dhe nuk është aspak e hijshme që ta pretendojnë këtë historianët".Të vjen keq që disa lakej në shërbim të shovinizmit grek mbështetin tezën e kthimit me dhunë. Këtë tezë kryetari i arbërorëve të Greqisë, Aristidh Kolja, e quan një "gënjeshtër qëllimkeqe". Për këtë citojmë autorin: "Nuk ka ekzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve".
"Shqiptarët bëheshin myslimanë sepse kjo fe pajtohej me natyrën e tyre dhe nuk toleronte përuljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin", thotë për këtë koloneli Lik në librin "Udhëtime nëpër Shqipëri". Pasi vizitoi Kardhiqin më 1804 ai shkruan "të gjithë myslimanët (banorët myslimanë të Kardhiqit - Sh.D.) janë të gatshëm të hyjnë në shërbimin e mbretit anglez. Thonë se myshqeta (dyfeku) është i vetmi zanat i tyre dhe e vetmja pasuri që kanë". Është kjo arsyeja që edhe tufat e bagëtive ua linin të krishterëve, që i konsideronin të "aftë" për këtë punë, kurse dyfeqet ishin për leber myslimanë si dhe shumë vise të qera të Shqipërisë. Liku vijon duke thënë "Myslimanët martoheshin me gra ortodokse. Aqe është zakoni që djemtë të bëhen myslimanë ndërsa vajzat të krishtera. Kështu shikonin që në të njëjtën tavolinë qëngji të shoqërojë derrin".
Sipas Aristidh Koljes "shqiptari i pabindur, krenar dhe egoist dhe me prirje për konflikte, nuk honeps dot përuljen dhe thirrjen, "Duajini armiqt tuaj". Ai nuk duron dogmat e përulësisë dhe të varfanjakëve nga mendja dhe nuk ka durim të presë që të marrë atë që i takon në jetën e ardhshme, gjë që, sipas tij, është e pasigurtë. Përveç këtyre shqiptari nuk është fare i predispozuar që t'i japë faqen e majtë atij që i ka dhënë një shuplakë në faqen e djathtë. Feja e krishterë mbështetet në mëshirën. Shqiptari nuk e do mëshirën. Kështu mund të themi se ndërrimi i feve nga shqiptarët konsiston në interesin ekonomik për të pasurit dhe karakterin e traditës së lashtë të të varfërve. Shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin gjithmonë të varfërit, ishte gjithmonë populli. Shumica e popullsisë nuk u mor me tregëti, me zanate, me bakallekë dhe rishiqet. Nga do t'i nxirrte populli të hollat? "Zanati" kryesor ishte dyfeku dhe shpata. Feja islame, përveç motiveve që referuam, ishte shumë më afër karakterit të tyre luftarak".
Me të drejtë Zef Skiroi në librin e tij 'Shqiptarët dhe çëshqa ballkanike", Napoli 1904, na përmend Dora d'Istrian që thotë: "Shqiptàrët janë vasalë jo të sigurtë, ata kërkojnë gjithmonë të shkundnin zgjedhën osmane".
Autori i lartpërmendur në faqen 3 të këtij libri na thotë se: "Shqiptarët, duke përqafuar fenë (islamin Sh.D.), sakrifikuan përgjithmonë idealin fetar ndaj atij patriotik, besnikë të motos së tyre të vjetër: "Perëndia në fillim bëri popujt, pastaj fetë". Prandaj shqiptarët e dinë mirë se "Qielli kurrë nuk mban anën e të mundurve'. Rëndësi ka që shqiptarët, "pavarësisht nga feja të cilës i përkasin', janë plot entuziazëm për vendin e tyre dhe gjithmonë kur flasin për të, e ngrenë mbi çdo vend qetër dhe "po të vendosen në vende të qera kurrë nuk e heqin shikimin nga malet e Epirit', na thotë Pukevili.
"Shqiptari, qoftë mysliman apo i krishterë, -vë në dukje Falmarayeri, -i ngjan një gjigandi të varrosur nën vullkanin Etna, i cili duke lëvizur trondit tokën".
Islami kurrë nuk ka përdorur dhunë gjatë historisë njerëzore në çdo skaj të botës. Edhe Lakhni, Kinda, Ghasaan, fise jemenite dhe të krishterë në kohën e Muhammedit (nestorianë ose monofizitë) u kthyen në myslimanë. Këto fise arabe u kthyen në fenë Islame pa më të voglën dhunë. Kështu nisi dhe vijoi në të gjitha kohët feja islame. Arabët nuk i kthyen me dhunë spanjollët në fenë islame, megjithëse sunduan aqe nga shekulli VIII deri në fund të shekullit XV. Mjaft katolikë u konvernë mslimanë gjatë këtyre shekujve, por pasi u kthye rikonkuista (ripushtimi i Spanjës) me sukses në vitin 1492, kush ndenji mysliman në Spanjë dhe nuk u kthye në katolik, u vra. Mbetën myslimanë vetëm ata që mundën të shpëtonin, duke ikur në Afrikë. E thënë me dy fjalë, kjo është dhunë fetare (1). Kur'ani, sipas L. Massinjon është një "diktim mbinjerëzor i regjistruar nga profeti Muhammed i frymëzuar nga Allahu, bindja ndaj urdhërave të Tij: kryerja e luqeve dhe dhënia e sevapit".
Paul Paupardi, në librin e tij "Fetë" Paris 1993 (autori është kardinal, President Pontifikal i Kulturës), thotë: "Feia e krishterë pohon se jezu Krishti është në të njëjtën kohë njeri i vërtetë si dhe Perëndi i vërtetë (fq 9899), jezusi i Nazaretit është djali i virgjëreshës Mari, ljezusi është Perëndi në "pozicionin" e të Birit.
Krishtërimi pohon një pluripersonalitet të Perëndisë. Perëndia është për të Baba, Djalë dhe Shpirt i Shenjtë (po aty fq.99). Nëpërmjet lezu Krishtit, Ati u ka dërguar njerëzve shpirtin e tij (2.P.1.4.). Në fenë ortodokse pati mjaft abuzime gjatë shekujve. Le t'u referohemi fakteve.

FSHATARËT E PERANDORISË BIZANTINE I PRITËN TURQIT SI ÇLIRIMTAR

"Pronarët e tokave në Bizant e shtonin gjithnjë shfrytëzimin e fshatarësisë me taksa dhe tatime shumë të rënda. Gemistosi me largpamësi shikonte se zotëruesit e tokave bënin lojën e turqve".
Kriza morale që pat përfshirë Perandorinë Bizantine nuk ishte më pak e rëndësishme se shfrytëzimi i fshatarëve, manastiret me pronat e tyre të mëdha merrnin pjesë në shfrytëzimin e fshatarëve. Mjaft klerikë, të pangopur nga pasuria e grumbulluar, bënin një jetë imorale dhe disa murgjër futnin në manastiret e tyre femra të përdala. Në këtë mënyrë indiferenca ndaj fesë së krishterë fitonte gjithnjë terren.
Turqit ishin në dijeni të kësaj krize të dyfishtë morale dhe shoqërore. Ata u përshkruan prej udhëtarëve të huaj të gjysmës së dytë të shekullit XV si një popull i moralshëm. Turku ishte bërë sinonimi i njeriut të virtytshëm që zbatonte drejtësinë shoqërore. Gjithashtu na rezulton se më shumë për grekët se sa për turqit, pushtimi osman i Bizantit ishte dëshirë e Perëndisë...
"Propaganda ideologjike turke në masat fshatare të krishtera shoqërohej nga heqja e punës angari, nga lehtësimi i taksave, falë një sistemi tatimor më të evoluar, dhe nga dhënia në rregull e sistemit fiskal dhe e centralizimit osman, që i doli për zot rënies së pushtetit qëndror Bizantin". Kështu shkruan jani Kicikis në "Encyclopedia Universalis" Corpus 8, Francë S.A.1988, fq.1002.
Manuel Paleologu (1391-1425) për miqt e tij turq shkroi "Dialogjet më një mysliman", vepër që bënte një paralelizëm midis dy feve. Së fundi Gjergj Amiruce, kancelar i madh i perandorit grek të Trebizondës, studioi mundësinë e një marrëveshjeje me islamin. Pastaj, ai e bindi perandorin e Trebizondës që t'i besojë fatin e perandorisë së tij Mehmetit pa rezistencë. Më vonë ai kaloi në shërbim të sulltanit, duke u bërë një nga njerëzit më të rjbesuar të tij; i biri, kurse ai vetë u konvertua në mysliman dheubëministërisulltanit"(D.-Umitër Kici poaty.

BABAI I HELENOTURQIZMIT

Dy muaj para se të binte Kostandinopoja, Gjergj Trebizonda i dërgoi që nga Italia Mehmetit II një studim në të cilin i propozohej bashkimi politik i popullit grek me atë turk. Ai deklaronte se e vetmja pengesë në këtë bashkim ishte ndryshimi fetar që mund të kalohej lehtë, duke i dhënë identitetin themelor krishtërimit dhe islamit. Nga të gjithë oborrtarët e Bizantit që u morën me këtë punë, ai mund të konsiderohet si babai i helenoturqizmit, që dëshironte krijimin e një shtëti biafal (dykrerësh).

PATRIKANA E STAMBOLLIT NÉ SHËRBIM TÉ SULLTANIT

Fill pas rënies së Kostandinopojës më 29 Maj 1453, më 1 qershor u shpall patriark Genadiozi, njeriu i besuar i sulltanit. Që nga ai vit e në shekujt e mëvonshëm, Patrikana e Stambollit kishte pushtetin e plotë mbi të krishterët e Ballkanit. Në juridiksionin e Patriarkanës përfshiheshin arsimi, martesa, familja, trashëgimia, eq.. 'Patriarku u shpall Vezir në rangun e një pashai me tre rjtuje. Ai zgjidhej me ankand: kush i jepte më shumë para sulltanit dhe oborrtarëve të tij, zgjidhej Patrik.
ApostolosVokalopulos, në botimet e Horvathit, 'Historia bashkëkohore greke", 1975, fq.48, thekson: "Për të mbërritur qëllimin e tyre disa nga paria e Patrikanës i jepnin me mijëra napolona njerëzve të sulltanit, madje edhe vetë sulltanit. Kështu që u mbyt në borxhe arka e patrikanës dhe paratë që duhej të jepëshin për emërimet kishtarë u bënë objekt allishverishesh dhe trafiku. Ky veprim i Patrikanës së Kostandinopojës u shtri edhe në provinca të tjera.
"Peshkopët merrnin para me anë të përfaqësuesve të tyre në rast se dëshironin peshkopatën ose detyrën e priftit. Ishte mbretëria e simonisë".
"Peshkopët ortodoksë ushtronin mbi të krishterët ortodoksë një pushtet fetar dhe shtetëror. Për këtë L.Stavrianas (Bakklani pas 1453", fq.104) shkruan- "Peshkopët funksiononin në dioqezat e tyre si prefektë ashtu edhe klerikë".
Patrikana merrte nga sulltani dy detyra kryesore:
1. Të gjithë të krishterët e Ballkanit të ushqenin urrejtje ndaj Perëndimit.
2. Të mos lejoheshin të bëheshin kryengriqe nga popujt e Ballkanit.

FANARIOTËT

Pas rënies së Kostandinopojës, grekët u përkrahën nga qeveria osmane, deti Egje u mbush me anije greke, dhe tregëtia bëhej prej tyre. Ata vazhduan të pasurohen duke blerë taksat që u viheshin shtetasve osmanë pa dallim feje, qofshin myslimanë apo të krishterë. Këtij fitimi nuk i vihej tatim nga ana e turqve. Në fillim të shekullit XVII në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll, u formua një aristokraci e re greke, klasa e fanariotëve, që rridhte nga mbeturinat e fisnikërisë së vjetër bizantine, e cila u lidh me borgjezinë e re e të pasur greke. E themeluar nga pushteti i parasë, ajo krenohej me pasurinë që zotëronte dhe nga martesat që kryente me familjet fisnike të Bizantit. Kjo aristokraci në mjaft raste mbante emrat e familjeve fisnike si Paleolog, Komnen, Kantakuzen si dhe familjeve të qera të ndritura të Bizantit. Fanariotët pushtuan poste të rëndësishme në administratën e sulltanit, duke formuar kështu opozitën turko-greke kundër perëndimit.

PERANDORIA OSMANE NË KULMIN E SAJ

Sipas Dh.Kicikis, "Perandoria Osmane në shekullin XVII kishte arritur kulmin e saj. Ajo u kishte dhënë të gjithë popujve që e përbënin atë, një qytetërim të përbashkët. Të gjithë ata që në Perëndim nuk duronin intolerancën katolike e cila u ishte bërë e padurueshme si çifutët, maurët e Spanjës, gjithë punëtorët e kualifikuar, zanatçinjtë, endësit, specialistët e ndërtimeve detare, fonditorët e artilierisë, etj., të tërhequr nga fitimi, në pjesën më të madhe u konvertuan vullnetarisht në fenë islame. Aderuan në këtë fe të bindur në superioritetin e fesë islame mbi fetë e tjera" ("Encyclopedia Universalis' Corpus 8, Francë S.A, 1988).
Kthimet e qytetarëve myslimanë u bënë pa dhunë. Të gjithë të krishterët ortodoksë, pavarësisht nga kombësia, bënin pjesë me urdhër të Sulltanit në miletin grek, kurse shefi i tyre ishte patriarku grek, që ndodhej afër Sulltanit në Stamboll. Është kjo arsyeja që historiani i madh grek K.Paparigopullos qorton patriarkën e Stambollit se "nuk arriti për neglizhencë të helenizonte të gjithë popujt e ballkanit duke përfituar nga situata tepër e favorshme që ajo kishte. Ai konkluzion i K.Paparigopullos është i drejtë. Ai në mënyrë indirekte na tregon së ndaj të krishterëve të Ballkanit nuk është përdorur dhunë.

IDENTITETI KOMBËTAR DHE FEIA TEK SHQIPTARËT

Dëshira për të mbrojtur identitetin kombëtar tek shqiptarët ka qënë e madhe. Sipas studiuesve Safet Juka dhe Hasan Kaleshi, "Osmanët ishin gjeografikisht larg, kurse ata që shqiptarët u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarë me origjinë sllave dhe greke". Për këtë juka na kujton ngjarjen paralele të boshnjakëve të cilët u bënë myslimanë për t'u mbrojtur nga asimilimi i fqinjve të fuqishëm, kroatët katolikë dhe serbët ortodoksë. Po kështu mendojnë respektivisht z.J.Irein në lîbrin "Fati i islamit ballkanik", 1984, R.Falaski në "Ismail Qemal Bej Vlora", 1985, fq 11-12 dhe William S.Daeis në veprën e tij "Historia e vogël e Lindjes së Afërt", New York, fq.211-214. Ja ç'shkruan ky i fundit për këtë: "Klerikët i detyronin besnikët e tyre të ushtronin besimin në gjuhën greke dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin". Pra, elementët jogrekë të Perandorisë Osmane fiIluan të dyshojnë se mos ishte për ta një zgjidhje më e lehtë të përqafonin besimin e sunduesit osman se sa të gjendeshin vazhdimisht në mes të presionit të dyfishtë politiko-fetar". Përqafimi i fesë islame nga pjesa më e madhe e shqiptarëve ndikoi në ruajqen e identitetit kombëtar, sidomos në zonat e kërcënuara nga shovinizmi fqinj. Ajo kaloi në pjesën më të madhe një "rum-milet" në Ilosman-milet", me një fialë, nga popullsia greke që quheshin nga turqit ortodoksët, në popullsi osmane. Kështu emëroheshin myslimanët e gadishullit tonë. Me këtë konvertim u kalua nga shkombëtarizimi përmes krishtërimit ortodoks që ushtronin fqinjët kufitarë ortodoksë grekosllavë, në fenë e huaj të pushtuesit osman pa u shkombëtarizuar.
Sot, disa gazetarë "të pavarur" (por të varur nga dhrahmia greke dhe dinari serb), kërkojnë unifikimin fetar pa dhunë. Këtë e bëjnë për të hequr mallkimin shekullor që i është dhënë vendit tonë nga Zoti" (!). Feja islame quhet prej tyre fondamentalizëm islamik; kështu quajnë sot shovinistët grekë dhe veglat e tyre në Tiranë shqiptarizmin. Ky fondamentalizëm që nuk ekziston, sapas tyre "na ndau jo vetëm nga Evropa, por edhe nga Zoti që i falet ajo". Të gjitha këto gjepura ngrihen nga z.Prifti në artikullin e tij "Shqipëria midis tri feve. Është rasti këtu t'i kujtojmë zotit Prifti se ky opinion i tij bie ndesh me vendimet e Lidhjes së Kombeve të marra qysh në fiiiim të këtij shekulli. Po citojmë një paragraf nga numri 5 dhe 6 i Buletinit të Lidhjes së Kombeve, "Minoritetet Kornbëtare", nëntor-dhjetor 1933, "Karli V kërkoi të krijojë unitetin e Evropës mbi bazën e Krishtërimit dhe për këtë fakt ai u bë i padrejtë dhe mizor ndaj dy racave dhe dy feve, islame dhe çifute. Ne besojmë se Shoqëria e Kombeve është një manifestim në mbretërinë e institucioneve, një unitet organik dhe i ndërgjegjshërn i njerëzimit në tërë rruzullin tokësor, ne kemi kështu një fe intelektuale të patundur".
Në Shqipëri është ushtruar greqizmi nga shkolla dhe kleri grek. Po ilustrojmë këto në mënyrë të dokumentuar me disa fshatra-. "Fshati Çukë në fillim të shekullit XX kishte dhjetë familje, katër prej tyre kanë ardhur nga Çarnëria (farniljet Srtamati, Turla, Zehari dhe Gunella) si dhe tre farnilje që ishin të ardhura nga fshati i Lekures, i djegur nga andartet grekë-familjet Dajko, Shkurti dhe Naço.
Fshati Finiq më 1900, përbëhej nga 31 familje, prej të cilave 25 ishin të ardhura në këtë fshat si më poshtë: 10 farnilje nga fshatrat e Labërisë- familjet Mitro dhe Spiro nga Senica, Kardhashi, Lila nga Theodhosi, dy fainilje nga Qesarati, dy familje nga Niviçe-Bubari, Çavo nga Çuka, Ziso nga Himara. Familjet e qera kanë ardhur në këtë fshat nga fshatrat e afërta. Në fshatin Mamushbej familja e Gjyzelëve ka ardhur nga Progonati; ajo e Tokajve nga Kudhesi, ndërsa ajo e Sulajve nga Llaka e sulit.
Në fshatin Çaush familja e parë që u ngul këtu ishte ajo e Kuçajve, mbiemri i së cilës tregon vendin nga ka ardhur. Pas kësaj erdhën edhe familje të tjera nga Kurveleshi (Burdeni, Lalaj, Koka, Boraj), Dojakët nga Suli, etj.. Numri i familjeve të zbritura nga Kurveleshi është i madh.
Familjet e sipërthëna ishin shqiptarë të konfesionit ortodoks. Sot ato janë kthyer nga kombësi shqiptare në kombësi greke nga binomi kishë + shkollë greke.
Elefterias Nikolaidhu në tezën e doktoratës, "Kriptokristianët e Shpatit", janinë 1979, na e përcakton kështu islamin: "Islamizmi përbën rrezikun vdekjeprurës për kombin grek dhe godiqen më të tmerrshme që mori gjatë kalimit të tij historik". ja pra përse kërkohet suprimimi i fesë islame nga shoviiùstët grekë dhe veglat e tyre në Shqipëri. Myslimanët shqiptarë ruajtën identitetin kombëtar edhe në kohën kur ekzistonte institucioni i kalifatit. Ai kurrë nuk urdhëronte kthimin me dhunë të besimtarëve të feve të tjera në myslimane; po kështu edhe Republika Turke e ka suprimuar gjysmë shekulli më parë kalifatin arab. Turqia nuk ka ndërhyrë në çëshqet e vendit tonë, jo vetëm në punën e fesë, por edhe në të gjitha fushat qera.
Sipas profesorit të Universitetit të Selanikut Glavinas, në librin e tij "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë", botim i dytë, Selanik 1989: "Myslimanët u lidhën me katolikët e Veriut të Shqipërisë, duke u bërë kështu bazë e nacionali;Émit. Shqiptarët myslimanë nuk ishte e mundur të ndjenin se çfarë kishin të përbashkët me gr kët e serbët; ata së'bashku me katolikët mbanin qëndrim armiqësor ndaj ortodoksëve shqiptar" (kjo nuk është e vërtetë, myslimanët, katolikët dhe ortodoksët shqiptarë gjithnjë kanë qënë të bashkuar si kundër sunduesve osmanë, ashtu edhe kundër shovinistëve serbogrekë, Sh.D.).
Ky "historien" popullarizon në këtë libër tezën shoveno-greke se "Shqipëria para vitit 1912 nuk pa patur asnjëherë unitet kombëtar gjeografik dhe historik; ajo sipas tij nuk ka patur emër. Lumi Shkumbin - për profesor Glavinasin - përbën një kufi politik. Tokat që shtrihen poshtë lumit Shkumbin u përkasin greko-shqiptarëve të sotëm. Toskët ndryshojnë nga gegët nga pikëpamja ideologjike, etnologjike, antropologjike, gjuhësore, eq.. Në jug shumica e banorëve janë grekë". Më tej ky "profesor" thotë: "Në qytetin e Korçës, në vitin 1905, jetonin 14 000 grekë dhe 4000 turko-shqiptarë (myslimanë). Epirin e Veriut me të drejtë e pretendon Greqia se munrin më të madh në këtë vend e përbën popullsia greke". Më tuqe ai vazhdon: "Gjuha greke në Epirin e Veriut (jugun e Shqipërisë) ishte rrenjosur thellë në ndërgjegjen e shumicës së popullit, pse atie ndodhej një popullsi e një gjaku me popullin grek që është vëlla me të".
Të gjitha këto përralla shovene greke janë të bazuara në gënjeshtra vorioepirote, të cilat karakterizohen nga urrejtja e madhe që kanë shovinistët grekë. Në këtë libër ky historian-komëdian merr poza komike dhe deklaron gënjeshtra sipas parimit Gebelsian: 'Gënje, gënje se diçka do të mbetet". Po e citojmë përsëri: "Shqiptarët, pasi morën fenë e Muhammedit, që për të do të thotë feja islame (i bëjmë të ditur këtij profesori se Muhammedi nuk krijoi ndonjë fe. Ai ishte vetëm i dërguari i Zotit. Këtë e vumë në dukje edhe më parë), shqiptarët pra, -vijon autori, -u vendosën kryesisht në Serbinë e Vjetër, kurse serbët ikën në krahinat sllave të Austrisë nga reprezaljet e ushtruara prej Perandorisë Osmane. Shqiptarët myslimanë shkuan në Kosovë, ku u shtuan shumë. Ata sot krijojnë probleme dhe shkaktojnë çrregullime, duke patur si qëndër qytetin e tyre, Prishtinën! (!).
Të tilla dokrra i kanë shpikur historianët shovinistë serbë. Pasi i shkruajnë këto gënjeshtra me bisht, i kopjojnë dhe i mbrojnë me fanatizëm profesorët e kallëpit të Greqisë.
I themi këtij autori se feja kurrë nuk është kombësi. Shqipëria është vendi i harmonisë fetare dhe ne nuk kemi nevojë të unifikojmë fetë, siç thotë Pirro Prifti. Feja e të parëve tanë është paganizmi. Lëvdatat që i bëhen Greqisë e cila ka krijuar një shtet "homogjen" grek të të krishterëve, janë absurde. Greqia kur fitoi pavarësinë, kishte një të tretën e popullsisë së saj në fenë islame dhe dhjetra e mijëra katolikë. Ndërsa kjo vetë kundër feve të rjera përdori dhunën. Askush nuk merr eksperiencë nga ato qeveri dhe shtete fqinjë që tradicionalisht shtypin të drejtat e njeriut. Ka shtete të qéra që veprojnë në harmoni fetare si ne, për shembull, Siria ku të krishterët dhe myslimanët e atij vendi e duan dhe e respektojnë njëriqetrin vëllazërisht. Në Siri antroponimet (emrat e njerëzve) dhe patronimet (mbiemrat) janë edhe myslimanë edhe të krishterë. Në këtë shtet arab nuk ka emra të sferës ortodokse dhe emra të sferës myslimane. Atje bëhet si tek ne. Martesa midis myslimanëve dhe të krishterëve. Ungjijtë dhe Kur'ani janë të ekspozuar së bashku nëpër vitrina. Festohet me madhështi Pashka dhe Bajrami. Të gjitha fetë e botës janë pranvera të jetës. Le të kujtojmë 4alët e Pier Emanuelit: "Ateizmi është dimri i botës, kurse feja është pranvera". Pra, pranvera shqiptare vjen me lule ortodokse, katolike dhe myslimane. U kujtojmë lexuesve se Sharl Botleri thoshte: "S'ka gjë më interesante në botë se sa fetë'. Për të kuptuar gjëndjen e fesë në situatën aktuale në Evropë, mund të marrim shembull Francën. Në Francë nëntë të dhjetat e popullsisë pagëzohen, prej këtyre 1/4 shkon në meshë, një e treta janë deista, ndërsa më tepër se gjysma e popullsisë bën pjesë në kategorinë e "festivëve", ku thelbi dhe praktika e kultit koncentrohen në ceremonitë e mëdha të pagëzimit, kungimit, martesës, vdekjes dhe festimet e festave fetare.
Përsa i përket kundërvënies që synohet të krijohet në mes të krishterëve dhe myslimanëve, le të dëgjojmë fjalët e rilindasit të madh feronim de Rada në artikullin e tij "Nulla fides in Graeco" (Greku s'ka besë) në "La nacione albanese", nr. 5, viti 1897: "Kundërvënia që bëhet midis të krishterëve dhe myslimanëve e ka bazën e vet në të njëjtën dredhi mashtrimesh të paturpshme. Sot Krishtit nuk i kushtohet as mendimi e jo me veprimi, ndërsa besimi tek Muhammedi është bërë i padëmshëm si për ata që ndodhën larg, ashtu edhe për ata që ndodhen afër, kurse sharlatanët që preken nga kjo, s'e kanë njohur kurrë as Krishtin, as Zotin, sepse janë të paaftë të ngrihen deri në sferën e njohjës së tyre. Tani në fushën e betejës nuk janë përballë njëri-tjetrit të krishterë e muhamedanë, apo grekët e turqit, tani janë përballë fisi pellazg (shqiptar) dhe ai helen (të cilin e ka përreth).
Më 22 Prill të vitit 1994 presidenti Klinton deklaroi se i kishte kërkuar qeverisë turke që të ndërronte statusin e Patrikanës (Kishës Ortodokse Greke në Stamboll). Ai donte t'i jepte asaj karakter ekumenik (uiniversal), kështu që ajo të mund të shërbente si udhëheqëse e tërë botës ortodokse. Me të drejtë shtohet pyeqa: 'Pse Greqia kërkon të ndërrojë statusin e Patrikanës?' Pyerja e merr përgjigjen menjëherë. Ajo kërkon të dërgojë janullatosa në të gjitha kishat autoqefale të Ballkanit e, pastaj, në të gjithë globin tokësor për të mbrojtur helenizmin donkishotesk fondamentalist grek. Mbrapa këtij akti fshihet lobi i fuqishëm grek, që jeton në Amerikë dhe përbëhet prej 3 000 000 vetësh. Fuqia reale ku bazohet Patrikana e Stambollit nuk janë 3000 besnikët e saj, që jetojnë në Stamboll, -por ai lob grek që sot manipulon administratën shtetërore të SHBA-së përsa i përket kësaj çëshrjeje.
Kërkesa e presidentit të SHBA-së është e padrejtë. Sepse Patrikana sipas Traktatit të Lozanës, u zhvesh nga të gjitha fuqitë e saj politike. Asaj iu kufizuan aktivitetet vetëm në funksionet fetare. Patrikana e Stambollit, sipas këtij traktati u vendos që të ishte një institution i zakonshëm turk, i cili do të vepronte duke iu nënshtruar ligjeve të këtij vendi. Patrikana, në bazë të këtij traktati, do të jetë vetëm institution i zakonshëm turk dhe subjekt i ligjeve turke. Ndërhyrja e presidentit Klinton në punët e brëndëshme të Turqisë në këtë rast pa dyshim është edhe në dëm të politikës amerikane. Ky president mbron interesat e Partisë Demokratike, duke harruar në rastin konkret së është président i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesazhi që ai i dërgonte Tansu Çilerit në të cilin ai kërkonte njohjen e karakterit "ekumenik" Patrikanës së Stambollit, përmblidhet me dy fjalë: Patrikana e Stambollit, ose Kisha e Djallit, siç e ka quajtur Noli i madh, e cila "drejtonte e frymëzonte masakrat e Anatomisë dhe të Shqipërisë gjatë shekullit XX, është mësuesja dhe prijësja e organizatave tradhëtare greke që vranë në Turqi qindra pleq, gra dhe fëmijë të pafajshëm, duke ia çarë barkun dhe duke futur në të flamurin grek, ose duke i djegur viktimat me benzinë. Krimet e kryera nga organizatat genocidiste "Etniqi Etnia", "Mavri Mira", "Shoqata greke e Potnusit", nuk shlyhen dot nga kujtesa e turqve dhe e mbarë njerëzimit. Ortodoksët e Ballkanit nuk mund të lejojnë që Patrikana të bëhet Vatikan i dytë, duke dërguar antikrishtët e saj si nunca apostolikë. Patrikana është Kalë Troje në çdo vend ku ajo hyn. Çdo përkrahje që mund t'i jepet shovinizmit grek, nga ana e administratës së SHBA, është në kundërshtim me rrugën e ndjekur nga presidenti demokrat Uillson, për të cilin mbarë bota ka respekt të madh.
Islami nuk ia kthen asnjë njeriu fenë me dhunë. Ai udhëhiqet nga urdhëri i Zotit drejtuar profetit Muhammed: "Detyra jote është vetëm të predikosh". Kurse në një urdhër rjetër thotë: "Të mos përdoret asnjë formë detyrimi për t'i larguar njerëzit nga bindjet e tyre fetare".
E kundërta ndodh me Pankristianizmin Ekumenik (universel grek), ku shumica dërrmuese e kishave janë bërë autoqefale për të ndaluar ndërhyrjen antikombëtare greke që ushtrohej mbi shtetet e tyre. Patrikana Ekumenike e Stambollit ka tendenca shkombëtarizuese dhe vepron në mënyrë intensive me moton "Greqizo sa të mundësh popujt e qerë".
Sot, ajo, për banorët e jugut të Shqipërisë përdor termin "Vorioepirot", term i shpikur në kuzhinën e fondamentalizmit greko-ortodoks. Ajo përpiqet që t'i kthejë të gjithë shqiptarët që punojnë në Greqi, në fenë ortodokse, të ndërrojnë emrat dhe të regjistrohen në kombësinë "Vorioepirote", e cila sipas këtyre shovenëve, do të thotë grekë të Shqipërisë". Qëllimi është që këto vise t'i aneksohen Greqisë. Shqiptarët arje kanë vajtur që të sigurojnë mjetet e jetesës e jo për t'u t yer me rcë në Vorioepirotë. A nuk është kjo një formë dhune moderne fetare shovinisto-greke? Asnjë shtet në botë nuk i përdor këto metoda impunuese.
Shovinistët grekë kanë krijuar Greqinë e grekëve të krishterë, e cila nuk pranon asnjë lloj feje tjetër, përveç fesë ortodokse.
A nuk është dhunë fetare edhe kjo? Po Kombet e Bashkuara, pse qëndrojnë indiferentë, kur konstatojnë këtë dhunë fetare në Greqi?
Serbët nuk lejojnë që të jetë autoqefale Kisha e Shenjtë e Ohrit, e cila është nëna e Kishës Serbe. Ata marrin nëpër këmbë historinë e Kishës Serbe, e kthejnë nga bij të Kishës së Shën Naumit në nënë të Kishës së Ohrit (!), sepse kanë qëllime shoviniste ndaj republikës së re të Maqedonisë. A nuk është kjo një shfaqje e dhunës fetare?
Fan Noli me të drejtë shpalli se: "Fatkeqësitë e shqiptarëve nuk vijnë nga ndryshimet fetare, të cilat duhet të jenë patjetër patriote, shqiptare dhe kurrë të huaja". Dhe jo siç ndodh sot, kur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare qëndron armiku i popullit shqiptar, Janullatosi, tipi më i rrezikshëm i klerikëve grekë dhe i nepërkave të helmatisura, të dërguara nga Patrikana e Stambollit në vendin tonë. Atdheu është besa dhe ideali i shqiptarëve. Ne nuk bëjmë dallime fetare si shovinistët grekë.
"Atdheu, bijt e mij, është feja e qytetarit, ligjet janë kredoja e tij" -thotë një autoritet i dëgjuar i Italisë...
Kombi nuk la lidhje me fenë. Ai shpreh në vetvete përbërjen e një uniteti etnik dhe kulturor të themeluar mbi homogjenitetin fillestar dhe etnik.
Ndërsa Pirro Prifti dhe ndjekësit e tij kërkojnë që shteti laik shqiptar të kthehet në shtet fetar. Por ai dhe shokët e tij duhet ta ngulitin mirë në kokë se shteti shqiptar ka qënë, është dhe do të mbetet gjithmonë shtet laik.
Populli shqiptar është 90% mysliman, megjithatë Shqipëria është shtet laik, po kështu edhe Republika e Kosovës dhe trojet e gjera etnike shqiptare.
Shifra 90% u tregon omoniaxhinjve të vendit tonë, mercenarë dhe shërbëtorë të shovinizmit të shtetëve fqinje, se sa laike janë këto treva shqiptare. Diametralisht i kundërt me këtë është qëndrimi i shtetit fetar grek, që ushtron dhunë fetare mbi besimtarët e feve të qera. Edhe kjo është dënuar botërisht nga Kongresi Amerikan dhe organizmat e rjera ndërkombëtare. Por këto nuk i di Pirro Prifti & Co? Nga këto kuptohet qartë se sa absurde, antikombëtare dhe antihumane është kërkesa e çmendur e Pirro Priftit. Republika e Kosovës, Republika e Shqipë risë dhe trevat e tjera shqiptare nuk mund të marrin 'shembull në këtë drejtim nga shteti grek! Është për të ardhur keq që Televizioni Shqiptar, në një rast, gati për një orë rresht, iu drejtua "mëkatarëve" shqiptarë me këshillën: "Doni t'ë shpëtoni nga mëkatet që keni kryer? E vetmja rrugë është që të futni në zemrat tuaja Krishtin, të bëheni të krishterë(!).
Ky emision mohoi haptazi fenë islame, kulturën e saj, duke paraqitur si vlerë të vetme shpirtërore besimin tek Krishti (!)...
Cilët duhen konsideruar mëkatarë të mirfilltë e të vërtetë?
Myslimanët që nuk konvertohen në të krishterë apo ata që u rekomandojnë këtyre ndërrimin e fesë, duke u bërë shantazhe edhe me mjetet e masmedias.


*Marrë nga: 'Rilindja javore", 14-20 janar dhe 28 janar-3 shkurt 1996.

http://www.horizonti.com

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme