Lufta diplomatike për Nilin

Lumi Nil është lumi më i gjatë në Afrikë dhe në botë, ai ka një gjatësi prej 6672 km.. Atë e përbëjnë, Nili i Bardhë, i cili buron prej liqenit të Viktorisë, që shtrihet në Ugandë, Keni dhe Tanzani dhe Nili i Kaltër, i cili buron prej liqenit Tana në Etiopi. Lumi Nil ka luajt rol të rëndësishëm në jetën e egjiptianëve të vjetër. Historiani i vjetër Straboni, ka thënë se: “Nili është dhuratë e Egjiptit”, ndërsa egjiptasit i thanë “Nil al–Mubarak” (Nili i bekuar). Lumi Nil kalon nëpër shtatë pengesa ku janë ndërtuar 7 diga për ujitje dhe hidroenergji me anën e të cilave ujitet toka dhe prodhohen afro 15 miliard Kwh energji elektrike. Ujiten 3 milion ha tokë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjes u bë pas bisedimeve të cilat zgjatën më shumë se dhjetë vite në mes nëntë vendeve, të cilat janë të interesuara për ndarjen e sasisë së ujit të lumit Nil në mënyrë të drejtë. Këto nëntë shtete ndahen në dy grupe, shumica e shteteve i përkasin grupit të vendeve të burimit të Nilit, kurse dy prej tyre, Egjipti dhe Sudani i përkasin vendeve të derdhjes së tij. Këto dy vende janë edhe shfrytëzueset më të mëdha të lumit Nil, në bazë të dy marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara në vitet 1929 dhe 1959. Këto dy vende pretendojnë se ato kanë “të drejta historike dhe ligjore” në lumin Nil. Andaj, prej kohësh ato kanë shpallur të pavlefshme çfarëdo bisedimesh të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e sasisë së ujit që ato marrin tash..
Në anën tjetër vendet e burimit kundërshtojnë marrëveshjet e mëhershme, të nënshkruara në kohën e kolonializmit si të padrejta, për çka duhet edhe të bëhen ndryshime të domosdoshme në i interes të të gjitha vendeve, nëpër të cilat kalon lumi Nil, qofshin ato të burimit apo të derdhjes.
Sipas ministrit egjiptian për çështje ligjore dhe parlamentare, Mufid Shihab, sipas marrëveshjes së vitit 1929, e cila është ripërtërirë në vitin 1959, Egjiptit i takon sasia prej 55.5 miliardë m3, prej ujit të Nilit në vit, ndërkohë që sipas të njëjtës marrëveshje Sudanit i takon 18,5 miliardë m3. Kjo do të thotë se këtyre dy vendeve u takon 87% e sasisë së ujit të Nilit që arrin në Asuan në jug të Egjiptit. Kjo do të thotë se pjesa tjetër e mbetur prej 1600 miliardë m3 në vit apo 13% u mbetet shtatë vendeve të burimit. Në të njëjtën kohë marrëveshja në fjalë i jep Egjiptit dhe Sudanit të drejtën e përdorimit të vetos për ndërtimin e çfarëdo projekti, i cili mund të ndikojë në pakësimin e sasisë së ujit.
Marrëveshja e re, e cila është objekt kontestimi në mes vendeve të burimit dhe atyre të derdhjes së Nilit, nuk përmban ndryshim të sasisë së ujit, por ajo u jep afat për një vit që ato ta nënshkruajnë marrëveshjen në fjalë.
Shtatë vendet e burimit kanë përgatitur 20 projekte të përbashkëta për ndërtimin e hidrocentraleve, për ujitje të sipërfaqeve të reja të tokave, për çka Egjipti dhe Sudani kanë frikë se ato mund të ndikojnë në pakësimin e sasisë së ujit që u takon atyre. Sipas ministrit egjiptian për burime ujore, Dr. Muhamed Nasrudin Alam, Egjipti mbi 95% të nevojave të tij të ujit i realizon nëpërmes lumit Nil, andaj çdo pakësim i sasisë së tij paraqet rrezik për furnizimin e tij me ujë. Sipas gjendjes së tanishme çdo banor i Egjiptit ka në dispozicion 700 m3, në ndërkohë që minimumi i sasisë së caktuar nga Organizata Ndërkombëtare është 1.000 m3.
Lidhur me këtë kontest, i cili mund të ketë reperkusione ndërkombëtare është prononcuar edhe Banka Botërore, e cila ka kushtëzuar financimin e çfarëdo projekti me marrëveshjen paraprake të të gjitha vendeve të pellgut të Nilit.
Ndërkohë që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kajro, Mark Franko nënshkrimin marrëveshjes pa pëlqimin e Egjiptit dhe Sudanit e quajti ide jo të qëlluar, në të njejtën kohë ai shprehu shqetësimin e vendeve të BE-së për shkak të ndarjes së vendeve të pellgut të lumit Nil në dy grupe. Për të shtuar se nuk duhet shtuar edhe një burim të ri krize, në një rajon që edhe ashtu rënkon nga problemet e konflikteve, siç janë rajoni i liqeneve të mëdhenj, Darfori dhe Jugu i Sudanit.
Nuk ka dyshim se lumi Nil është me interes për të gjitha vendet e rajonit. Egjipti dhe Sudani duhet ta rishikojnë marrëveshjen, nga nënshkrimi i së cilës kanë kaluar 50 vite, duke marrë parasysh ndryshimet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore. Vendet e burimit, të cilat në të kaluarën vuanin nga varfëria dhe luftërat tash janë në gjendje më të mirë, gjë që kërkojnë rishikimin e kuotave të sasisë së ujit të lumit Nil për nevoja të ujitjes si dhe për hidroenergji. Vendet e derdhjes së lumit Nil, duhet të bashkëpunojnë me vendete e burimit për realizimin e kërkesave të dyja palëve, pa pasur nevojë të përdorin kërcënime për hyrje ne konflikte të reja të armatosura, kur rajoni ka nevojë për një bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik. Si duket gjërat do të shkojnë në këtë drejtim, Egjipti me një herë ftoi për një takim në qytetin e Aleksandrisë ku të gjitha variantet e do të jenë në tavolinë të bisedimeve.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme