“VRASËSIN ME PAGESË NË PUBLICISTIKË” E RIHEDHIN NË VEPRIM

Pra Kastriot m… nuk ka polemizuar me askend e për asgjë siç mundohet ta paraqesë gazeta “Standard” që të fshehë faktin se shpifjet, denigrimet, trillimet, falsifikimet, fyerjet që janë botuar me emrin e Kastriot m.. qenkan vetëm të këtij dhe jo të atyre që i kanë bërë në të vërtetë. “Standard” përpiqet të zbukurojë Kastriot m.., që të hiqet vëmendja nga ata që kanë përdorur këtë tip si vrasës me pagesë në publicistikë. Vladimir Karaj kur fton lexuesin t’i kushtojë vëmendje portretit të këtij tipi “ që polemizon me të gjithë” duhej të thoshte se me cilin ka polemizuar. Nuk janë polemika shpifjet e sulmet e ndyra që ai ka nënshkruar me radhë kundër disa njerëzve të politikës e të publicistikës. Kastriot m… deri në vitin 2000 ishte në anonimat të plotë. Përveç librarisë françeskane në Shkodër askush nuk ishte marrë me paloromanin e botuar në emër të tij “Një shenjtore për rekonkistën shqiptare”. Ishte harruar edhe një shkriM në “Albania” i botuar në vitin 1997 mbi zhvillimet në Korçë ku ishte atëherë Kastrioti. Ky shkrim madje është quajtur si një lloj denoncimi policesk i personave të caktuar që edhe e kanë kërcënuar dhe nga kjo ai u detyrua të braktiste me ngut Korçën, të vinte në Tiranë, të shkonte për atë specializimin në Romë. Para Çanit në “Zonë e lirë”, Kastrioti u trondit shumë kur ashtu shkarazi dikush përmendi se c’lidhje ka me “grupet e 5 dyqaneve” në Korçë.

Kundër kujt është përdorur Myftaraj si “vrasës me pagesë në publicistikë”

Në vitin 2000 ustallarët që e kishin marrë në shërbim e çuan si spiun birucash në “Rimëkëmbja” dhe në saje të moskokëçarjes sonë për të mësuar kush ishte dhe për të verifikuar fjalët e tij se ishte nga fshatrat e Elbasanit, se punonte në një fondacion pa emër ai mundi disa muaj të botonte shkrime dhe i doli pak emri edhe në “Bota Sot”, ne ia dhamë këtë mundësi për pak kohë. Po kur ustallarët panë se nuk po i shkonte si donin ata misioni për të futur në “Rimëkëmbja” frymën “o sa mirë me qenë tropojan” e tërhoqën, e hodhën në provokime për të futur pyka midis “Rimëkëmbjes” e “Bota Sot” dhe pasi dështuan edhe këtu e lanë përsëri në qetësi deri në fund të vitit 2001 kur u shfaq palolibri “Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta e Feraj”.
Vladimir Karaj duhet të mësojë se si “vrasës me pagesë në publicistikë” Kastriot m… është përdorur për herë të parë kundër Abdi Baletës, Hysamedin Ferajt, “Rimëkëmbjes”.Ishte
koha kur PD zemërohej në kulm me ne për kritikat e forta që i bënim politikës së saj në rrafshin e çështjes kombëtare e nacionalizmit, kur Berisha kishte nevojë të provonte para
opinionit shqiptar dhe disa qendrave politike të huaja se tërë punën gjatë kohës që kishte qenë në pushtet ia kishte ngatërruar nacionalizmi e ekstremizmi i Baletës, Ferajt dhe “Rimëkëmbjes. Këta gjoja e kishin armiqësuar me Greqinë, e kishin shtyrë madje në krahët e vendeve myslimane, e kishin futur edhe në telashe me minoritetin grek, me demokratët e
zonave jugore të Shqipërisë. Ama atë terminologjinë ngacamane “areal vllaho-labo-ortodoks” në “Rimëkëmbja” e kishte sjellë Kastriot m…, i cili më pas iu përkushtua me zell shpifologjisë pëdëiste. Gjatë emisionit të Çanit Kastriot m… e shpalosi pezmatimin e tij që ende Berisha nuk po arrin të përmirësojë pozitën duke zhdukur imazhin e politikanit që lidhi Shqipërinë me islamikët. Ndërsa në bisedën e kafenesë me Vladimir Karajn paska shprehur dëshpërimin që nuk po kuptohet “ideja e madhe e Kastriotit” se toskët e gegët shqiptarë janë për njëri tjetrin si serbët e kroatët, dy kombe të ndryshme. Myftaraj vetëm për një gjë e qorton Berishën, që në vitin1997 nuk e zgjidhi “konfliktin historik 2500-vjeçar brendashqiptar” duke rrëzuar urën e Rogozhinës për të ndarë përfundimisht toskët e gegët, duke i lënë toskët të bënin si të donin me grekët. Por edhe për këtë “mangësi” të Berishës ai akuzon këshillat e Abdi Baletës. Në vitin 2002 Kastrioti nuk gjeti kishë ku të falej në gazetat shqiptare që nuk donin të komprometoheshin nga firma e tij. Në vitin 2003 doli dhe një herë në skenë duke ribotuar në një formë ideore dhe gjuhësore më të përçudnuar palolibrin e tij me titull të ndryshuar “Kalvari i gjysëhanës”. Viti 2003 ishte vit kur islamofobia në Shqipëri shtriu veprimin e saj nga propaganda në veprimtaritë zyrtare shtetrore, kur u organizua edhe ajo konferenca famëkeqe për tolerancën ndërfetare nën drejtimin e Kadaresë, Pirro Mishës dhe nën autoritetin e Presidentit Moisiu. Prandaj duhej ribotuar palolibri i Myftarajt.
Kurse viti 2004 nisi me një “rehabilitim gazetaresk” të Myftarajt dhe me një shpërthim të ri të aksioneve të tij si vrasës me pagesë në publicistikë. Gazeta “Sot” u bë koburja me të cilën nxirrte tym Kastrioti. Në shënjestër u vunë politikanë e pushtetarë si Fatos Nano, Alfred Moisiu, Pandeli Majko. Fyerje, shpifje pa kandar kundër tyre. Majko e Moisiu mund të ishin vënë në shënjestër nga ata që zotëronin gazetën “Sot” për grindje të vjetra midis klanesh ushtarake në Shqipëri. Kurse Nano vihej në shënjestër nga rivalët politikë pëdëistë berishistë në kuadër të përgatitjes së fushatës zgjedhore të vitit 2005. Vulgaritetit të shpifjeve të nënshkruara nga Myftaraj nuk i shpëtoi as Teodor Laço, për të cilin përgatitej terreni i përjashtimit nga rrethi ortakëve të ngushtë partiakë të Berishës. Po me nënshkrimin e Kastriot m… u bë fushata e trysnisë dhe e shantazhit kundër pseudonimsave-sigurimsa që ishin të angazhuar në politikë nga të dy krahët që këta të rrinë sa më urtë e të mos u krijonin andrralla shefave të mëdhenj. Në gjysmën e dytë të vitit 2004 vrasësin me pagesë Kastriot m… e vunë në dispozicion të gazetës “Tema” e të Mero Bazes. Nëpërmjet nënshkrimit të tij u hodhën në faqet e kësaj gazete shumë shkrime që përçonin politikën e Greqisë e të Serbisë, që synonin ta paraqisnin figurën politike të Berishës sipas orekseve politike serbo-greke. Gjatë katër muajve të fundit të vitit 2004 u sulmuan me tërbim Oborri Mbretëror dhe Leka Zogu që kishin marrë nismën e krijimit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe PD e Berisha trembeshin se mund t’u shkëpuste ndonjë copë të mirë të elektoratit në zgjedhjet e ardhëshme. Shkrimet që dilnin me emrin e Kastriotit ishin tejet të fëlliqura, provokuese shpifëse. Po kështu një fushatë e tillë u bë kundër Abdi Baletës. Për këtë kam botuar një seri artikujsh në “Rimëkëmbja” për të demaskuar fytyrën e vrasësve me pagesë në publicistikë, Kastriot Myftaraj e Mero Baze, si propagandues të politikës së Serbisë e të Drashkoviçit, si imitues të propagandistëve serbë e të frymës çetnike, si papagallë të tezave politike greke për të fajsuar Shqipërinë e shqiptarët. Kurse në vitin 2005 Kastriot Myftarajn e përdorën më së shumti për të botuar një libër që e kishte premtuar Nikollë Lesi kundër Nanos, por pastaj për frikë e dinakëri ia lanë Kastriotit ta adoptonte këtë shkrim. Më pas Kastrioti u përdor si vrasës me pagesë në publicistikë edhe kundër Ismail Kadaresë, duke nënshkruar në “Sot” artikuj fyes e trillues, ose shkrime analitike mbi veprat e hershme të Kadaresë që dukeshin fare mirë se ishin punime të përgatitura nga studiues të mirëfilltë dhe të stërvitur të veprës letrare të Kadaresë. E gjithë kjo fushatë e egër dhe e çekuilibuar antikadareane u bë në prag dhe menjëherë pasi Kadareja mori një çmim për letërsinë në Londër. Mosreagimi i ithtarëve më zhurmues të Kadaresë ndaj kësaj fushate ishte shenjë se këta ithtarë e dinin se prapa saj qëndronin njerëz me të cilët nuk u leverdiste të prishnin qejf. Kështu u mbeti disa admiruesve të veprës letrare të Kadaresë që nuk përfitojnë ndonjë gjë nga simpatitë e tyre për shkrimtarin të dilnin në mbështetje të tij. Më me sinqeritet e dinjitet reagoi zonja Nadire Buzo që edhe i fidoi kadareanët zhurmues në raste të tjera e fodullë në lëvdata, duke u bërë thirrjen të mos heshtnin. Por përsëri këta qëndruan në heshtjen e tyre utilitare. Përplasjet e mëvonshme midis Kadaresë e Besnik Mustafajt, si midis dy shemrave për përkëdhelitë franceze, ishin prova se vrasësi me pagesë në publicistikë kishte sulmuar Kadarenë për hir të Besnik Mustafajt. Edhe një herë u vërtetua se Kastriot Myftaraj mbetet gjithnjë në shërbim të të njëjtëve shtabe politike e fetare si në fillim, në vitet 2000-2001. Këtë bindje e përforcoi edhe sulmi i tij në gazetën “Metropol” në maj të vitit 2005 kundër antisemitizmit të Abdi Baletës dhe Hysamedin Ferajt. Këtë po e provon edhe aksioni i tij i parë për vitin 2006 kundër antisemitizmit të Ramës e të Erion Velisë, për t’i shërbyer të njëjtës propagande pëdëiste. “Standard” e paraqet mercenarin e greqizmës si roje të shqiptarizmës, krejt ndyshe nga sa ishte në kohën kur bëja polemikën me “Temën”, nga sa ka qenë më parë e nga çfarë do të jetë edhe tani e tutje.

Myftaraj di të flasë vetëm në dialektin korçar

Në shkrimin e Karajt janë dhe disa fjali nën titullin”Anglo-shqipja e çuditëshme”. Karaj ka shkuar të takojë Myftarajn në kafene “Opera” me idenë se do të bisedojë me dikend me të cilin mbase i duhej përkthyes, meqenëse në shkrimet e Myftarajt ka gjetur një çervish gjuhësor termash të përziera gegnisht e anglisht. Është e vertetë se disa shkrime të Myftarajt ngjajnë me një çervish të tillë. Madje ia kishim vënë në dukje kur sillte shkrime në “Rimëkëmbja” që të mos përdorte shumë e pa vend, ose gabim fjalë të huaja në tekstet të shkruara në shqipen letrare. Pasi iku nga “Rimëkëmbja” i hipi në kokë të botonte disa shkrime çervish gegnisht-anglisht (më shumë dreqnisht) për të mbështetur akuzën se nuk e lejonim ne të botonte shkrime në gegnisht e prandaj tosku i tropojanizuar nuk do të bashkëpunonte më me gazetën “Rimëkëmbja”. Nuk zgjati shumë dhe Myftaraj e braktisi këtë gjuhë çervishi që ishte betuar publikisht se nuk do ta braktiste kurrë dhe shkrimet e tij sërish u botuan ashtu si më parë në shqipe letrare, por nganjëherë të mbingarkuara me barbarizma nga gjuhë të huaja perëndimore, ndonëse ai nuk njeh mirë ndonjërën prej tyre. Kështu që Vladimiri nuk ka bërë ndonjë zbulim dhe nuk ka përse shpreh gjithë atë kënaqësi se Myftaraj “çuditërisht flet një gjuhë letrare të rrjedhëshme”. Ai është njeri i lindur dhe i rritur në Shqipëri, mes njerëzve që flasin shqip dhe jo i vetmuar si ndonjë ushtar japonez i mbetur në xhunglat er Azisë Jug-lindore, ose në ishujt pa banorë të Oqeanit Paqsor qysh nga mbarimi i LDB . Myftaraj kështu fliste edhe kur mallkonte “gjuhën toske të bastarduar nga grekët” dhe kërkonte të flitej e shkruhej vetem në një gegërishte arkaike kishtare. Megjjithatë Myftaraj edhe pse jeton prej vitesh në Tiranë nuk ka mësuar të flasë rrjedhshën gjuhën letrare shqipe si i është dukur Vladimir Karajt, ose si ia ka qejfi Vladimirit ta paraqesë para opinionit. Gjatë bisedës në “ Zonë e lirë” më 10 shkurt 2006 në TV “Klan” Myftaraj përsëri fliste me dialektalizmin e tij të theksuar korçar siç e kemi njohur para 6 vitesh dhe aspak më rrjedhshëm. Kot është përpjekur “Standard” të fusë në standarde normale të publicistikës një “vrasës me pagesë në publicistikë”. Por edhe më kot e kanë ata që po e përdorin Kastriot Myftarajn të kryejë misione të tillë të fëlliqur kundër kundërshtarëve politikë, si në shkrimin për antisemitizmin e Edi Ramës e të Erion Veliajt .

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme