
Organizata i referohet në dokumentin e saj, deklaratës së pavarësisë së Kosovës, dhe përmes kësaj Rezolute evidenton qartë se që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë progres të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në familjen evropiane.
Pas miratimit të Rezolutës, Ministri i Ilir Meta tha se “Rezoluta’, është dëshmi e qartë e mbështetjes së fuqishme të vendeve anëtare të Konferencës ndaj shtetit të ri të Kosovës, të cilët vlerësojnë se pavarësia e saj ka krijuar një klimë paqësore me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, dhe ka kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.
Vendet anëtare të OKI-së, për herë të parë, mirëpresin përpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor, si një kontribut vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Sipas ministrit Meta, miratimi i saj veçanërisht nga ata që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dëshmon për një klimë të re në marrëdhëniet e OKI-së me Kosovën, duke na forcuar besimin se vende të tjera të kësaj Organizate pritet ta njohin shtetin e tij në të ardhmen e afërt”.
Në Rezolutë, u bëhet thirrje vendeve anëtare të Organizatës dhe komunitetit ndërkombëtar, që të vazhdojnë të mbështesin forcimin e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së saj. Rezoluta gjithashtu ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm të OKI-së që në sesionet e radhës të Ministrave të Jashtëm të Organizatës të raportojë mbi dinamikën e zhvillimeve në Kosovë, duke e vendosur kështu shtetin e ri në axhendën e përhershme të OKI-së.