KASTRIOT MYFTARAJ – NJË SERB QË FLET SHQIP

Shkrimtari i madh rus Dostojevski i këshillonte njerëzit që i janë nisur një rruge, të mos gjuajnë me gurë çdo qen që leh me ta, se vonohen. Kjo është shumë e vërtetë, por kur ke të bësh me qen rrugësh, është më kuptimplote thënia popullore "qenit tregoji shkopin", që pastaj edhe kur të ngordhin, ta përdorësh për ti shtyrë drejt një grope që të mos qelbet vendi. Vendi nuk qelbet vetëm prej ngordhësirave të pajetë, por edhe prej atyre ngordhësirave që ende kanë frymëmarrje por janë të pamoral, pretendojnë të jenë intelektual por janë injorant, pretendojnë të jenë të sinqertë e në të vërtetë janë shpifës, fyes, trilluese e qëllimkqinjë. Emri i Kastriot Myftarajt (ose i dikujt që fshehet pas këti emri) e dëshmon më së miri këtë.
Në ‘Gazeta SOT’ të Arjan Prodanit, më 26 Maj 2010, u botua shkrimi “Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës”, një shkrim plot shpifje e fyerje për pjesën më të madhe të trungut kombëtarë të besimit islam. Shkrimet e këtilla të kujtojnë jo vetëm letërkëmbimet e fretërve me Selinë e Shenjtë nga provincat ballkanike të shek. XIX–të, por edhe propagandën antishqiptare të Akademisë së Shkencave të Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Në fakt, po të shikohen shkrimet e mëparëshme të këti autori, mund të quhet “njeri me shumë fëtyra”. Në ‘fillim’ bashkëpunëtorë i “Rimëkëmbjes Kombëtare”, prej nga kritikonte fuqishëm bashkëpunimin e katolikëve shqiptarë me serbët, si një kryqzatë anti-muslimane, në Kryengritjen e Dukagjinit të vitit 1929. Më pas më 2003, autor i “Deklaratës së Lëvizjes për Rikonkuistën Albane” dhe i palolibrit “Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta e Feraj” (pa autor e pa shtëpi botuese) e më pas, po i njëjti me titull: “Kalvari i gjysëhanës”, i ndaluar nga Prokuroroia për shkak të shpifjeve. Është edhe autor i librit tjetër me pikëpamje fetare katolikocentriste e antiislamike "Një shenjtore e rikonkuistës shqiptare". Kështu Myftaraj e ndërron fytyrën e tij, nga një musliman, në katolik e përfundon në politikan antimusliman e antikombar.
Në artikullin e cituar, duke u përpjekur me një paralele të fantazuar inekzistente, të barazimit të pasojave negative të Islamit me fqinjët serbo-grekë, Kastriot Myftaraj me mënyrën e tij të menduarit dhe të vepruarit, konformon planin serb “Neçertanja” apo atë grek të “Megali Idea”, për spastrimin etnik të shqiptarëve (me shumicë muslimane), duke kërkuar haptas deportimin apo zhdukjen fizike e shumicës shqiptare (muslimane), që Maqedoninë ta spastrojë etnikisht prej shqiptarëve, që 2% të katolikëve të Kosovës t’ja bashkangjesë Serbisë, kurse Shqipërinë ta lëjë me gjysëm milioni banorë, një thirrje shumë e ngjajshme me atë të liderit të tij shpirtërorë Don Anton Kçira, tre vjetë më parë. Zhdukje të këtilla shqiptarët i kanë përjetuar në Sanxhakun e Nishit dhe në Çamëri në fillimshekullin e kaluar.
Me absurditetin e tij Myftaraj u sygjeron shqiptarëve: “Sot deislamizimi është sfida historike për shqiptarët, në dy anët e kufirit. Në trojet shqiptare duhet të zhbëhet çdo shenjë e Islami... Ne shqiptarët duhet të ndahemi me Islamin me anë të një referendumi mbarëkombëtar, ku njerëzit duhet të pyeten për ndalimin e tij. Ky referendum duhet të bëhet me votim të hapur... Çdo njeriu që do të deklarohet si musliman duhet t’ i hiqet shtetësia e Republikës së Shqipërisë, eventualisht e Kosovës dhe të marrë statusin e emigrantit, duke u quajtur emigrant arab...”.
Është ‘meritë’ e tij, që fillon me deislamizimin dhe përfundon deri në shpalljen ‘emingrat’ apo ‘refugjat’ të 90% të popullatës shqiptare. Unë kam bindjen megjithate, se mund të pengohen muslimanët (kështu të mangët), por jo islami, sepse ka pasur plot raste kur islami ka përparuar me vetë dorën e armiqve të tij. Le të bëhemi edhe ne pjesë e këti përparimi, jo pse islami ka nevojë për neve, por pse ne kemi nevojë aq shumë për të. Po të sundonte ligji, është pikërisht ky psikopat që do të duhej të merrej para drejtësisë, të përgjigjej për shpifjet e ngatrresat që synon të vendosë brënda shqiptarëve, dhe duke ja marrë nënshtetësinë shqiptare (pasi si një përçarës politik nuk duhet të ketë vend në Shqipëri), duhet dërguar në Serbi, pasi kjo llojë politike i konvenon vetëm asaj. Ishte vetë Myftaraj që në një replikë me Simon Pepën, në “Rimëkëmbja Kombëtare”, kishte vendosë një titull: “Simon Pepa ringjall propagandën e Beogradit”, të njëjtën propagandë që po përdorë vetë ai tani. Aso kohe, ai sillte në kujtesë frazën e famshme e kuptimplote të Anton Harapit: "A të gjithë të shpëtuem, a të gjithë mbaruem". Sot ai fton për mbarimin e 90%-shit kombëtarë.
Në artikullin e Myftarajt, veç gjuhës me të cilën shkruhet artikulli, nuk ka asgjë shqip. Bile, gazeta që e botoj, po të mos kishte vendin dhe adresen e publikimit, do mendoje se është botuar në Pale, Beograd apo Athinë. Me këtë mentalitet, Myftaraj të kujton Millosh Obrenoviqin që thoshte se: “Çdo musliman është armik natyror i të krishterit.. .”. Të kujton Milosh Simoviqin që po mbrohej “nga invazioni islamik i shqiptarëve…” duke masakruar fëmijët e Kosovës. Të kujton Gordan Milosavljeviqin që kërkonte “mbrojtjen e Evropës kundër influencës islamike”. Të kujton Njegoshin që me zërin e vojvodë Batriçit brohoriste: "Thyeni (rrënoni) minaren dhe xhaminë", që të frymëzoj një konflikt për të përfunduar me masakrimin e muslimanëve. Të kujton Titon e vitit 1953, që kërkonte zbrazjen e viseve shqiptare prej shqiptarëve muslimanë. Të kujton Millosheviqin e vitit 1989, që ishte gati “të flijonte 300.000 luftëtarë serbë, për të fshirë islamin nga Kosova, prapakthehu në Mekë”. Të kujton Peshkopin Atanasije Jevtiq që u drejtohej muslimanëve: “...nuk mund t’ju falim nëse na detyroni t’ju vrasim”. Të kujton peshkopin e Shabacit e të Valevës – Lavretnije, sipas të cilit duhej ndihmuar Serbinë në masakrat kundër shqiptarëve e boshnjakëve për shkak se kjo pjesë “do të jetë një pengesë e fuqishme për depërtimin e Islamit në veri...“. Mbi të gjitha, Myftaraj të kujton Millovanoviqin sipas të cilit, meqë shqiptarët “në pjesën më të madhe përbëhen nga muslimanë; si të tillë, nuk janë në gjendje të formojnë shtet, sepse janë dënuar të kenë fatin e popujve muslimanë, fatin e Algjerisë, të Tunizisë, Marokut e të Tripolit. Zgjidhja e vetme do të ishte, gjatë likuidimit të Turqisë, aneksimi i pjesës veriore të Shqipërisë nga Serbia dhe i pjesës jugore nga Greqia...“. Të kujton edhe Stojan Protiqin që u kishte dhënë muslimanëve të Bosnjës 24 orë “për t’u kthyer në fenë e të parëve” dhe për ata që do të refuzonin kishte një urdhër: “të masakrohen”. Në këtë këndvështrim, del plotësisht e arsyeshme të thuhet se Kastriot Myftaraj është një serb që flet shqip, pasi qëllimet dhe dëshirat u janë plotësisht identike.
Kur Myftaraj shkruan se: “Është absurde që edhe sot të ketë shqiptarë, për fat të mirë një pakicë... të cilët ende besojnë tek një fe si Islami, e cila nuk është tjetër veçse një përzierje ritesh idhujtare dhe fragmentesh të kopjuara nga librat e shenjtë të Judaizmit dhe Krishterimit…” tregon sa pak e njeh islamin, judaizmin e krishterimin, por edhe gjendjen brënda Shqipërisë e shqiptarëve. Deshti apo nuk deshti Myftaraj, për shumicën shqiptare, Islami është program i përkryer i Zotit, për njerëzit me mend, që rregullon raportet e njeriut me Krijuesin, me familjen dhe me shoqërinë. Ndërkohë, Kombi është një bashkësi njerëzish të formësuar historikisht në bazë të gjuhës, territorit dhe kulturës. Jeta e fesë dhe e kombit janë si lidhja e nënës me fëmijën, jetë e ardhmëri në varësi të njërës prej tjetrës. Këto dy nocione as nuk përballen as nuk kundërshtojnë njëri-tjetrin. Shqiptarët nuk kanë bërë kurrë ndarje të këtilla. Nga mimberet e xhamive, udhëheqësit shpirtërorë të muslimanëve vazhdimisht bënin thirrje se: “Vendi i shqiptarëve përbëhet prej të gjithë shqiptarëve”, pa ndarje krahionore e fetare. Mulla Idris Gjilani, mu prej këtij mimberi edukonte xhematin e vet: “Kemi tri fe por një atdhe të përbashkët, një gjak vllaznor, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kem mbrojtjen e Atdheut, të kufirit të Shqipërisë këtu përballë armikut shekullorë... Pa vatan të lirë nuk ka as jetë, as familje, as fe, as liri as xhennet...” Provienca Islame shqiptare, që Myftaraj kërkon ta eleminojë, i ka dhënë kombit figura të këtilla të rëndësishme të historisë, si: Ismail Qemali, Azem Bejta, Isa Boletini, Bajram Curri, Adem Jashari e shumë të tjerë,s pa të cilët nuk do të kishte Shqipëri.
Tutje Myfraraj shkruan: “...muslimani praktikant nuk e quan veten shqiptar musliman, por musliman shqiptar... shqiptarizmi i tij është fiktiv.... Për mua muslimani shqiptar është armiku, me të nuk kam ç’ të diskutoj, dhe me të as mund të diskutohet. Ai shfaq një barbari të thellë. Unë e urrej atë, se ai është bartës i një feje që shfaq hapur armiqësinë ndaj kombit shqiptar. Islami është armik i kombit shqiptar... Ne shqiptarëve nuk na lidh veçse një aksident historik me fenë e shpikur nga Muhameti... Islami nuk mund të ketë të njëjtin status si Krishterimi në hapësirën shqiptare se është fe e sjellë nga pushtuesi...” Tutje ai thotë: “Islami shqiptarëve nuk u ka sjellë veçse të këqija, dhe të këqija më të mëdha do t’ u sjellë edhe në të ardhmen. Islami nuk i lidh shqiptarët me Zotin, por me idhujtari antike të shkretëtirave. .. Kurani, ka ardhur në Shqipëri në majë të jataganit osman”... Ne nuk mund të lejojmë që fati i kombit shqiptar të rrijë edhe më tej i ndryrë si në një magji të zezë tek Guri i zi në Mekë... Islami i ka shpallur luftë kombit shqiptar, duke synuar që ta mbajë të ndarë nga Perëndimi. Në këtë luftë xhamitë janë fortesat e ushtrisë armike, minaret janë tytat e topave të ushtrisë armike, islamikët praktikantë janë ushtarët armiq... Ose kombi shqiptar do të ndahet nga Islami, duke u vetë-deislamizuar, ose Islami do ta mbysë kombin shqiptar”.Se pari, Islami si një dhuratë prej Zotit na ka ardhë prej Lindjes, prej nga na ka ardhë edhe ortodoksizmi e katolicizmi, por nuk na e sollën turqit (osmanët), sepse ato e gjetën aty. Ajo ishte prezente që në shekullin e X-të, përmes tregtarëve nga Sicilia, kurse tempujt e kësaj feje i kemi ende në trojet albanofone që nga shekulli XII-të. Është e vërtetë se islamizimi masiv i popullsisë shqiptare është bërë gradualisht nën Perandorinë Osmane (jo të turqisë), por asnjë popull nën këtë Perandori që ishte si një “BE” e kohës sonë, nuk është asimiluar. Për shqiptarët, Islamizimi ishte veprimi më racional në historinë e tyre të vujatjeve të gjata nën sllavët, për të ruajtur kombësinë shqiptare. Falë kësaj, për 500 vite në sundimin Osman, qenien e tyre kombëtare e ruajtën edhe shqiptarët e fesë së krishterë. Me ramjen e kësaj perandorie 2.000.000 shqiptarë ortodoksë mbetën në kuadrin e shtetit grek të cilët u detyruan të hiqnin dorë nga gjuha e kombësia e tyre, ose të arratisen deri në Australinë e largët, për të mos përmendur pjesët nën Serbinë, Maqedoninë e Malin e Zi. Sa domethënëse tingëllojnë në kontest fjalët e të ndjerit Miftar Spahia: “Feja islame u ba protestanizmi i shqiptarnisë, nuk qe mohuesja e zotit Krisht, qe mohuesja e popit serb, ashtu si protestanizmi i Luterit nuk qe mohuesja e zotit Krisht, por e zotit papë... Kërkush mos t’u thotë shqiptarëve pse e harrove Krishtin. Nuk e kam harrue, jo… u islamizova se s’dashta me u serbizue, s’dashta me u ba serb, dashta me metë shqiptar e qe ku jam shqiptar në tokën teme dardane. Kërkush mos të më qortojë, kërkush mos të më shajë, kërkush të mos më shite men. U islamizova për mos me u serbizue, u islamizova në fe të turkit, por nuk u turkizova, nuk u bana turk, nëpëmjet t’islamizimit rujta gjuhën at gjanë ma të veten qi ka njeri”.
Myftaraj mohon kontributin e shteteve arabe për shqiptarët, përkatësisht për luftën e fundit të Kosovës. Ai nuk di apo nuk don të dijë se në këtë luftë, mbas ndimave që dhanë SHBA-të me diasporën shqiptare atje, vendin e dytë në këtë fushë e nxënë vendet arabe. Vetëm nga prilli deri në qershor të vitit 1999, në aeroportin e Tiranës janë ulur 57 avion arabë me ndihma të ndryshme, pothuaj nga të gjitha vendet arabe, kurse vlera e përgjithshme e dhënë nga këto vende i kalon 52 milionë dollarë. Vetëm nga Komuniteti musliman (shqiptar dhe joshqiptar) i një lagjeje të New York’ut, në adresë të lirisë së Kosovës (1998-1999) janë dërguar rreth $ 4 milion dhe 27 rimorkio me veshmbathje e medikamente. Njohja e Pavarsisë së Kosovës nga shtetet arabe ka të bëjë me faktorin politik dhe diplomatik të shtetit amë - Shqipërisë, e cila për 19 vjetë si nga të majtët, ashtu edhe nga të djathtët nuk ka pasur një strategji të plotë për rritjen e bashkëpunimit tradicional ekonomik e kulturor me botën arabe të përbërë nga 22 shtete, secili shtet ka veçoritë e tij politike dhe ekonomike, me zotrimin e 36% të bankave botërore, me një popullsi rreth 300 milionë njerëz dhe me një prodhim vjetor industrial prej $400 miliardë dollarësh. Pas shëmbjes së komunizmit shoqatat arabe në Shqipëri u jepnin pencione të rregullta fëmijëve jetimë, ngritën bibloteka, ua mundësuan shqiptarëve shkollimin jasht shtetit, i ndihmuan me ushqime, veshmbathje e ilaçe. Nga këto vende, vetëm në Tiranë u ngriten dy hotele moderne. Aty filloj punën Banka Arabo-Shqiptare. U punua për ndërtimin e kompleksit spitalor në Sauk, Fabrikë për ushquimin e fëmijëve në Vlorë, uji të pijshëm në fshatra, shtypshkronjë moderne në Tiranë, për të cekur vetëm disa prej tyre. Shqiptarëve asnjëherë në historinë e tyre nuk u ka ardhë ndonjë presion nga vendet ku dominues është besimi Islam. Sikur Shqipëria të kishte qeveri kombëtare që i çmon gjërat në interes të vendit e të kombit, do të kishte përfituar shumë deri tani nga ky faktor që është faktori më pozitiv ndërkombëtarë për Shqipërinë.
Myftaraj shkruan: “Ne shqiptarët jemi një komb europian, jetojmë në Europë, të ardhmen e shohim të lidhur me Perëndimin, ndërsa Islami na tërheq kah shkretëtirat, si një magjistar i keq. Islami prish koherencën nacionale shqiptare”.Shtetet evropjane, tek të cilët na fton Myftaraj që të drejtohemi, nuk kanë bërë kurrë absdurditete të këtilla. Në Gjermani edhe katoliku, edhe protestanti, edhe muslimani edhe ateisti – gjermanë mbeten. Nëse shqiptarëve u duhet të marrin modele nga Prendimi, pse të mos merret shembulli i ish ministrit të jashëtm Britanik Robin Cook, sipas të cilit “Evropa i ka shumë borxh islamit”. Edhe më shumë borxhe u kanë shqiptarët. Lidhja e identitetit shqiptar me ndonjë fe të caktuar, siç bën Myftaraj, na sjell në kujtesë thënien e shquar të Faik Konicës: “Po të mos ishte islami, shqiptarët do të ishin më shumë në numër, por jo shqiptarë” Ata pra, më shumë nga të tjerët i kanë borxh islamit. Studjuesi Edwen E. Jacques në kontekst shkruan se Shqipëria në kohën Osmane u bë më e pasur e më e begatë se kurdo, se shqiptarët suleshin bashkë me osmanët nëpër gjithë anët e botës edhe ktheheshin të ngarkuar me ar e argjend, me armë të vlefshme e kuaj të bukur t’Arabisë, Egjiptit.
Nuk mjafton të jesh sharlatan për t’u bërë i famshëm. Myftaraj e di më mirë se çfarë mekanizmash ka adoptuar në këtë “mission impossible”. Dhe sikur ai të ishte një ishull i veçuar i lajthitjes do të ishte gjysma e së keqes. Këto sillen si fanatikë dritëshkurtër duke shpallur ambicjet e tyre për të kthyer mbrapa rezultatet e një procesi të gjatë histroik të formimit të kombit shqiptar, si komb 90% të përkatësisë islame. Tezat e këtilla as nuk fillojne as mbyllen me Myftarajn. Janë plot musliman e katolikë, laikë të konvertuar shpirtërisht e psikologjikisht, që na flasin me gjuhën e dom Loro Cakës, por me mashtrime të sofistikuara, duke na thënë se vetëm kështu, si shtet i krishterë, i drejtuar nga të krishterët dhe i populluar me të krishterë, Shqipëria mund të shkojë në parajsën tokësore ndërkombëtare të quajtur "Europë e bashkuar".
Sorrogatët e gazetarisë shqiptare, ndjehen të palodhur në akuzat boshe të një hoxhe të dyshimtë për ‘terrorizëm’ e “xhihadë kundër të krishterëve”, dhe të një sorragati që thërret haptas për një kryqzatë a një kasaphane kundër shqiptarëve muslimanë, që don të thotë kundër 90% të trungut kombëtarë. Për të gjitha shkrimet që janë fyese e denigruese për islamin e për muslimanët, gazetat shqiptare gjejnë hapsirë e dëshrie për ti botuar, por asnjëherë nuk lënë hapsirë për polemika dhe për ata që mendojnë ndryshe. Kjo ngjet në mesin e shqiptarëve ku imoraliteti hajdutlleku dhe maskaralleku janë ‘krenari’ që kanë uzurpuar çdo qendër.Tipave të tillë u zgjatet gjuha, kur pjesa më e madhe e kombit bie në gjumë të thellë dhe kur nuk i kordinojnë punët ashtu siç duhet. Gjithsesi duhet treguar kujdes që të mos bihet pre e provokimeve të tipeve të tillë, pas të cilëve, në mos dikush tjeter, fshihet vetë djalli. Por, përballë shpifjeve, dizinformacioneve, mllefeve, urrejtjeve, zilive e këcënimeve të tipit Myftaraj, nuk është çudi që shqiptarët ta humbin një ditë besimin në ‘tolerancë’ e ‘demokraci’, sepse para tipave të kësaj race të ulët njerzore, nuk mjafton sa ‘tolerant’ e sa ‘demokrat’ je, je armik kur i takon besimit islam, qofsh me mjekërr apo pa të, me pantoll të shkurta apo të gjata, reformator, zyrtarë, e deri tek ato musliman që nuk ja kanë haberin se janë të tille. Tipat ‘Myftaraj’ nuk ke si të mos e fusish me qentë e Dostojevskit, veç se unë do të përfundoja me fjalën e urtë të popullit: “Qentë le të lehin, karavani ecën përpara”. New York, 31 Maj 2010

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme