Themelet e botës kur’anore

Në të dy botërat, kudo ekzistojnë shenjat e dashurisë
Vetë njeriu është çudi e dashurisë.
Fshehtësia e dashurisë nuk i përket botës së kraharorit,
As Shemit apo Hanait, Greqisë apo Sirisë;
Ylli pa Lindje dhe Perendim, ylli pa të perënduar,
Në orbitën e të cilit nuk është as Veriu as Jugu.
Fjalët “Unë jam ai i cili vendosë” flasin fatin e saj,
Shpjegimi i tyre në çdo gjë është prej tokës deri në qiell.
Vdekja, varri, Dita e gjykimit, janë gjendje të saja,
Drita dhe zjarri i botës tjetër janë vepër e saj:
Ajo vetë është Imam, Lutje dhe vend i shenjtë
Ajo vetë është Ngjyrë, Libër dhe Pendë.
Ajo që tek kjo është e fshehtë, shkallërisht po bëhet e dukshme;
Ajo nuk ka kufi, mbretëria e saj kurrfarë kufijsh
Qenia e saj i jep vlerë gjerave të pasigurta
Baraspesha e saj është peshojë e gjerave të paqarta.
Ç’të them për detin e saj pa brigje?
Të gjitha vitet dhe të gjitha epokat janë përmbytur në zemrën e saj
Ajo që është e përmbajtur te njeriu ajo është bota,
E nuk është njeriu ai i cili është i përmbajtur në botë.
Dielli dhe Hëna tregohen nëpërmjet të vetëtreguarit të tij;
Madje as Xhebraili nuk mund të hyjë në fshehtësinë e tij.
Vendbanimi i njeriut është më i lartësuar se qielli,
Dhe fillimi i arsimimit është të respektuarit e njeriut.

O njeri i cili jeton me zemër, a e di ç’është kjo jeta?
Dashuria e cila sheh një kurse nënkupton dysi:
Mashkulli dhe femra janë të lidhur për njëri tjetrin,
Ata formësojnë krijesa dëshire.
Femra është mbrojtëse e zjarrit të jetës
Qenia e saj është e përbërë nga fshehtësitë jetësore;

Ajo tek ne ndez zjarrin për frymën e saj
Dhe ajo është ajo e cila nga pluhuri e krijon njeriun.
Në zemrën e saj qëndrojnë mundësitë jetësore.
Nga freskia dhe flaka e saj jeta merrë të ekzistuarit.
Ajo është zjarr nga i cili shpërndahen shkënditë,
trupi dhe shpirti, pa freskinë e saj, nuk mund të trajtohen
Çdo gjë me vlerë që posedojmë rrjedhë nga vlerat e saja,
sepse të gjithë ne jemi fotografi të të trajtuarit të saj;
Nëse Zoti u ka dhuruar shikim të kulluar
Pastronie vetëvetën dhe vërtetonie shenjtërinë e saj.
Juve, besimit të të cileve koha e tashme u ka marrë çdo zjarr,
juve tash do t’ua them haptazi fshehtësinë e asaj perdeje.
Kënaqësia e krijimit është zjarri në trup,
Edhe shoqëria është e shëndritur me atë dritë;
Dhe çdokush të merrë një pjesë të atij zjarri
Me xhelozi e ruan epshin e vet vetjak
Ai s’e heq shikimin nga fotografia e tij
Që pëlhura e tij mos të pranojë ndonjë fotografi tjetër.
Muhammedi e zgjodhi vetminë në kodrën Hira
Dhe larg larg nuk ka parë askënd përveq vetës;
Atëherë fotografia jonë ka qenë e derdhur në zemrën e tij
dhe nga vetmia e tij ka mugulluar populli.
Edhe pse ti mbase je edhe jobesimtar,

Perktheu: Nexhat Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme