Izraeli kishte sulmuar flotën me ndihma, e përbërë nga disa anijet që transportonin materiale ndihmë për palestinezët e rrethuar në Gaza, anije që ishin të mbushura me qindra aktivistë ndërkombëtar, ku shumica ishin turq, duke shkaktuar vdekjen e nëntë turqve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, që çoi në tensionimin e marrëdhënieve në mes Izraelit dhe Turqisë.
Disa kanë kërkuar, sipas një artikulli në gazetën Yedioth Izraelit Ahronoth për të ndaluar eksportet për në Turqi dhe për të parandaluar importin e mallrave turke, dhe duke u bërë thirrje turistëve të Izraelit për mos shkuarje në vendpushimet turke.
Por poshtë artikulli vazhdon duke paraparë efektet e pritshme mbi Turqinë në rast që Izraelit ndërprenë marrëdhëniet ekonomike me Turqinë, por çdoherë sipas gazetës, mendonin se efekti negative do të jetë më i madh në anën izraelite.
Sqarohet se Tel Aviv duhet të kërkoj marrëdhënie tregtie dhe duhet hulumtuar marrëdhënie të reja në rast se ndërprenë marrëdhëniet e saj ekonomike me Turqinë, në ketë rast do të ketë humbje të mëdha,. Kurse, ato përbëjnë vetëm midis 0,25% dhe 0,5% e marrëdhënieve ekonomike të Turqisë me botën.
Artikulli vazhdon duke thënë se, Turqia llogaritet një vend i madh në Mesdhe, si dhe një mik i vjetër i Izraelit, ku marrëdhëniet ekonomike me ata janë vendosur për më shumë se 61 vjet. Kështu që, nuk është në interes të Izraelit të ndërpres marrëdhëniet ekonomike për shkak të atmosferës së brendshme që turqit urrejnë izraelitët.
Autori i artikullit arriti në përfundimin se, mbajtja e marrëdhënieve ekonomike me Turqinë është më mirë se shpresa e vendosjes së marrëdhënieve ekonomike me vendet arabe, në rastin më të mirë bilanci i kësaj do të jetë shumë pak më mirë, në krahasim me ekonominë turke.
Në një raport të botuar në gazetën e njëjtë, Ministria e Financave Izraelite shprehu shqetësimin e tregtisë të prekur midis Izraelit dhe Turqisë nga ngjarjet në flotën detare.
Të dhëna
Të dhënat e fundit tregojnë që vëllimi i tregtisë midis Izraelit dhe Turqisë arriti në tremujorin e parë të këtij viti, 753.000.000 dollarë, është ngritë për 24% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Volumi i eksporteve të Izraelit në periudhën e theksuar më lartë ishte 297.000.000 dollarë dhe importet 456.000.000 dollarë.
Në vitin 2009, vlera e eksporteve në tersi e Izraelit në Turqi ishte 1.1miljard dollarë, ndërsa importi nga Turqia ishte 1.4 miljard dollarë.
.
Një nga shenjat e tensionimit të marrëdhënieve në nivel të kompanive, kompania Mashov Izraele që organizon panaire ndërkombëtare thotë se pesë kompani turke të cilat kishin planifikuar të jene prezent ne këtë panair, ato tashmë kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre.
Në artikull thuhet se pronarët e kompanive izraelite që operojnë në Turqi për vite me radhë mendojnë se ka pasur një hezitim nga tregtarët turq për të bashkëpunuar me këto kompani, dhe u shpreh se edhe hebrenjtë turq kanë filluar të konsiderojnë se jeta e tyre është bërë më e vështirë në Turqi.
Përktheu dhe përshtati: J. Cunaku
Burimi: www.aljazeera.net
04.06.2010