Erdogani: Nuk do t'i kthejme krahet Kudsit

"Aljazeera Shqip" Qershor 05
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan i njoftoi Shtetet e Bashkuara se ai nuk e pranonte cilesimin e Levizjes se Rezistences Islame (HAMAS) si organizate terroriste. Ai shtoi se Hamasi ishte levizje rezistence, e cila lufton per te mbrojtur tokes e saj dhe se shume nga anetaret e saj jane te burgosur ne burgjet izraelite, ndonese fituan ne zgjedhje demokratike dhe u ndaluan nga e drejta e tyre per te qeverisur.

Erdogani tha se sulmi izraelit kunder Flotes se Lirise ne ujerat nderkombetare te Detit Mesdhe "tregon pasigurine dhe traumen neper te cilen po kalon qeveria izraelite".

Ne fjalimin e tij te mbajtur perpara nje publiku gjigand, te cilet percollen ne qytetin e Konjes shehidet turq te vrare ne sulmin izraelit, ai tha: "Nese bota i ka kthyer shpinen Palestines, Turqia nuk do t'ia ktheje shpinen kurre Kudsit dhe popullit palestinez".

Ai tha se "fati i popullit palestinez nuk eshte i ndare nga ai i popullit turk dhe fati i Gazes nuk eshte i ndare nga fati i Ankarase". "Nese bota hesht, ne nuk do te heshtim; nese bota mbyll nje sy ndaj kesaj masakre, ne nuk do t'i mbyllim; nese bota ben sehir ndaj gjakderdhjes, ne nuk do te rrijme duarkryq, duke lene gjakun te derdhet, sepse kjo gje nuk i shkon pershtat popullit dhe kombit turk".

http://www.facebook.com/group.php?gid=115627038469845&ref=mf

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme