PEJGAMBERIA NË ISLAM

[Fletëpalosja 10.]


Në pajtim me besimin islam, All-llahu krijoi njeriun për arsye fisnike: për t’i shërbyer All-llahut dhe për të kaluar një jetë të virtytshme, e cila duhet ta përcjell qenien dhe drejtësinë e All-llahut. Si do të ketë përvojë njeriu në rolin dhe qëllimin e ekzistencës së tij, pa pranishmërinë e qartë, për ta ruajtur praktikën mbi këtë, çka dëshiron prej tij All-llahu të punojë? Mua, në këtë rast më bëhet e qartë nevoja e pejgamberisë. Për këtë arsye, prej çdo populli All-llahu ka zgjedhur një apo më shumë pejgamberë për t’ia dërguar njerëzisë porositë e Tij.

Njeriu mund të pyesë: Si janë zgjedhur pejgamberët dhe kush ka pasur në këtë të drejtë dhe meritë?

Pejgamberia është mëshira e Zotit dhe nderi i Tij, të cilat ia jep kur dëshiron Ai. Nëse shikojmë më hollësisht te të gjithë Të dërguarit e Zotit gjatë tërë historisë, mund të vërehen tri cilësi të pejgamberisë:

1.Ai është më i miri në bashkësinë e tij, si për nga nderi ashtu edhe për nga mençuria. Ky është kusht i domosdoshëm, për arsye se jeta e pejgamberit shërben si shembull për bashkëmendimtarët e tij. Personaliteti i tij i tërheq njerëzit që të mund t’i pranojnë shpalljet e All-llahut, të cilat Ai këtyre ua transmeton, pasi që i pranon porositë. Ai vetë bëhet i pagabueshëm. Kjo don të thotë se ai më nuk do të bëjë mëkate. Ai mund të bëjë disa lëshime, të cilat me anë të shpalljeve të All-llahut korrigjohen.

2.Ai mbrohet me mrekulli, për të vërtetuar se s’është gënjeshtar. Çdo mrekulli me forcën dhe lejen e Zotit është e garantuar dhe është sipas rregullit, në të njëjtën lëm, në të cilën bashkëkohësit e tij dallohen, e më parë ata kanë qenë të shquar e të njohur me ato mrekulli. Ne këtu mund t’i përmendim mrekullitë kryesore Të të dërguarve të religjioneve botërore: Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit. Bashkëkohësit e pejgamberit Musa alejhisselam, kanë qenë magjistarë të shquar.

Me këtë mrekulli, gjëja kryesore ishte për të qenë më i bindshëm se magjistarët më të dalluar të asaj kohe në Egjipt. Bashkëkohësit e pejgamberit Isa alejhisselam, dalloheshin si medicinarë të aftë. Për këtë arsye mrekullia kryesore ka qenë për ta ringjallur të vdekurin dhe për t’i shëruar sëmundjet e pamjekueshme. Arabët, bashkëkohësit e pejgamberit Muhammed alejhisselam, ishin të njohur si të shkathët në poezi dhe si poetë të mrekullueshëm. Për këtë shkak mrekullia kryesore e Muhammedit alejhisselam ka qenë Kur’ani: një numër i madh i poetëve dhe i oratorëve arabë një gjë të ngjashme nuk ishin në gjendje ta bënin. Megjithatë, vetë Kur’ani i ka fituar në garim disa herë. Pos kësaj, diç të veçantë ka mrekullia e Muhammedit alejhisselam. Mrekullitë e të gjithë pejgamberëve të mëparshëm kanë qenë të kufizuara si në kohë ashtu edhe në hapësirë. Kjo nuk vlen për mrekullinë e Muhammedit alejhisselam, Kur’anin. Ai është një mrekulli e gjithanshme dhe e përhershme. Brezat e mëparshëm atë e kanë vërtetuar, kurse brezat e ardhshëm, gjithashtu do ta vërtetojnë mënyrën e mrekullisë së tij në lidhshmërinë, përmbajtjen dhe lartësinë shpirtërore. E gjithë kjo ende mund të hulumtohet dhe atëherë do të vërtetohet autori hyjnor.

3. Çdo pejgamber e thotë qartë se ai e ka pranuar, se ajo vetë nuk rrjedh nga ai por nga Zoti, për të mirën e njerëzisë. Ai e konfirmon faktin se para tij kanë ardhur shpallje nga All-llahu xh.sh. sikur edhe atë se edhe pas tij do të mund të vijnë shpallje të tjera. Një pejgamber e bën këtë për të dëshmuar që ai thjesht merr përsipër përgjegjësinë e porosisë që atij i jepet nga ana e Zotit të vërtetë. Për këtë shkak, lajmërimi për të gjithë Të dërguarit e Zotit, në thelb është një tërësi e cila ka qëllim të njëjtë. Lajmi të cilin e pranon pejgamberi nuk bën të shmanget nga ai i cili para atij është shpallur, mbase edhe pas atij që do të shpallet.

Pejgamberët janë të nevojshëm për njerëzit për t’i njoftuar me porositë dhe rrugën e drejtë të Zotit. Nuk kemi mundësi të dijmë për ç’arsye jemi krijuar, çfarë do të bëhet me ne pas vdekjes, a thua ka ndonjë jetë tjetër pas vdekjes dhe a do të jemi përgjegjës për sjelljet tona. Me fjalë të tjera, a do të ketë ndonjë shpërblim apo dënim për punët tona të cilat ne i punojmë në këtë jetë? Këtyre dhe pyetjeve tjera për Zotin, për engjëjt, xhennetin dhe xhehennemin e të tjera, nuk mund t’u përgjigjemi pa shpalljen e Krijuesit të lartë, i cili i njeh të gjitha fshehtësitë. Çdo përgjigje duhet të jetë e vërtetë dhe të transmetohet prej njerëzve të zgjedhur nga vetë All-llahu, të cilëve u besojmë dhe i respektojmë. Për këtë arsye, më të zgjedhurit e shoqërisë janë Të dërguarit, sa u përket sjelljeve të ndershme dhe mundësive të arsyeshmërisë. Pasojë e shpifjeve janë disa tregime në Bibël për disa pejgamberë të mëdhenj, të cilat nga ana e muslimanëve nuk janë të pranuara. Si për shembull, kur pretendojnë se Luti alejhisselam ka bërë imoralitet me vajzën e vet kur ka qenë i dehur, ose kur Davudi alejhisselam njërin prej kryepunëtorëve të tij e ka dërguar në vdekje që të martohet me gruan e tij.(…).

Nga aspekti islam, tregimet e përmendura nuk mund të jenë të vërteta.

Pejgamberët janë mbrojtur edhe me anë të mu’xhizeve të Zotit dhe me anë të tyre janë këshilluar për ta vërtetuar qëndrueshmërinë e porosive të Tij. Përmbajtja e shpalljes për njerëzinë mund të përmblidhet në këto pika:

a) Botëkuptimi i drejtë i Zotit: cilësitë e Tij, fuqia krijuese e Tij dhe ç’është besimi në Të.

b) Paraqitja e drejtë e botës së amshueshme, e engjëjve, xhinnëve, xhennetit dhe xhehennemit.

c) Pse na krijoi Zoti? Ç’dëshiron Ai nga ne dhe ç’është shpërblimi ose dënimi kur Atë e dëgjojmë ose nuk e dëgjojmë?

d) Si duhet ta udhëheqim shoqërinë tonë që të jetë në pajtim me dëshirën e Zotit? Kjo do të thotë, atëherë kur porositë dhe rregullat e qarta përdoren në mënyrë të drejtë dhe të ndershme, të cilat shpiejnë kah formimi i një shoqërie të lumtur dhe ideale.

Nga sqarimet e lartpërmendura kuptohet qartë se nuk ka zëvendësim për pejgamberët. Madje edhe sot, me përparimin shkencor, Shpallja është burimi i vetëm informativ autentik mbi botën mbinatyrore. Orientimi nuk mund të fitohet as nga përvoja shkencore, as nga besimi mitologjik. E para është materialisht e kufizuar, ndërsa e dyta është subjektive dhe shpesh e gabuar dhe shpie në rrugë të gabuar.

Tash shtrohet pyetja: Sa pejgamberë Zoti ia ka dërguar njerëzimit? Disa të dhëna pohojnë për 124.000 pejgamberë. Ne jemi të sigurt vetëm në atë që Kur’ani e përmend, që do të thotë se Zoti i ka dërguar çdo populli një (ose më shumë) pejgamberë. Kështu, kjo do të bëhet për arsye se është rregulla personale e Zotit. Ai kurrë një popull nuk e thirrë në përgjegjësi para se t’ia bëjë me dije se çka duhet të bëjë dhe çka nuk duhet të bëjë. Kur’ani i përmend emrat e 25 pejgamberëve dhe shpjegon se ka patur edhe më tepër, por të cilët pejgamberit Muhammed alejhisselam nuk i janë komunikuar. Në mesin e këtyre 25 pejgamberëve janë edhe Nuhi, Ibrahimi, Musau, Isau dhe Muhammedi alejhismusselam Këta të pestit janë më të rëndësishmit ndër Të dërguarit e Zotit. Ata quhen “të parët” nga ana e të dërguarve.

Nga aspekti paraprak i besimit islam, në pejgamberi është kryesore që muslimanët, pa përjashtim, të gjithë Të dërguarve të Zotit t’u besojnë dhe t’i nderojnë. Me të vërtetë, të gjithë pejgamberët prej një Zoti janë dërguar për të njëjtin qëllim, për t’i drejtuar njerëzit kah Zoti. Besimi në ta është i logjikshëm dhe me rëndësi; disa për t’i njohur e të tjerët për t’i refuzuar, duhet të mbështeten në keqkuptimet e rolit të pejgamberëve ose në paragjykimet raciste. Vetëm muslimanët e kuptojnë besimin në pejgamberët e Zotit si një nyje besimi. Kështu hebrenjtë i refuzojnë Isaun alejhisselam dhe Muhammedin alejhisselam; krishterët e refuzojnë Muhammedin alejhisselam e në realitet edhe Musaun alejhisselam, për arsye se “ata nuk mbështeten në ligjet e dërguara”. Muslimanët i pranojnë të gjithë si Të dërguar të Zotit, të cilët njerëzimit i kanë dhënë drejtim. Besimi në të gjithë Të dërguarit e Zotit muslimanëve u është urdhëruar me Kur’an:

“Thuani: Ne besojmë në All-llahun dhe në atë që na shpallet neve, dhe në atë që i është shpallur Ibrahimit dhe Ismailit dhe Is’hakut dhe Ja’kubit dhe pasardhësve, dhe në atë që i është dhënë Musaut dhe Isaut dhe në atë që u është dhënë pejgamberëve nga Zotit i tyre; Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi mes tyre dhe Ne vetëm Atij i jemi bindur.” (El-Bekare, 136).

Një ajet vijues në Kur’an vazhdon t’i përudhë muslimanët se ky është besimi i vërtetë dhe objektiv. Nëse edhe popujt tjerë besojnë njëjtë, edhe ata ndjekin rrugën e vërtetë. Nëse ata këtë nuk e bëjnë, ndjekin mendimet dhe paragjykimet e veta. Kështu ne lexojmë:

“E nëse besojnë në atë që edhe ju e besoni, janë në rrugë të drejtë. E nëse e kthejnë kryet, atëherë ata janë kundërshtarë, dhe All-llahu me siguri prej tyre do të mbrojë, sepse Ai dëgjon dhe di gjithçka. All-llahu neve na ka përudhur dhe a thua ka udhëzim më të bukur se ai i All-llahut? Ne vetëm Atij i bëjmë ibadet”. (El-Bekare, 137-138).

Në pejgamberi ekzistojnë së paku dy pika kryesore të cilat sqarohen. Këto pika i përkasin rolit të Isaut dhe Muhammedit alejhisselam si pejgamberë, të cilët rëndom keqkuptohen.

Interpretimi i Kur’anit për Isaun alejhisselam energjikisht mohon shfaqjen e tij si hyjni dhe si “djal i Zotit” dhe atë e prezenton si njërin prej pejgamberëve më të mëdhenj të Zotit. Kur’ani bën të qartë se lindja e Isaut pa baba atij nuk i jep atribut që të jetë djal i Zotit dhe përkitazi me këtë e përmend Ademin alejhisselam se si është krijuar nga ana e Zotit pa nënë dhe pa baba:

“Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj i tha: “Bëhu” dhe ai “u bë”. (Ali Imran, 59).

Si pejgamberët tjerë ashtu edhe Isau ka bërë mrekulli: i ka ngjallë të vdekurit dhe i ka mjekuar të verbërit dhe leprozët. Megjithatë, gjatë bërjes së mrekullive gjithnjë ka bërë me dije se të gjitha këto vijnë nga Zoti.

Me të vërtetë janë gjetur rrugët e mosmarrëveshjeve mbi personin dhe dërgimin e Isaut nga ana e përkrahësve të tij, se mesazhi hyjnor që Ai e predikonte nuk është shënuar gjatë pranisë së tij në tokë. Thënë më mirë, ai është shënuar pas kalimit të një kohe, përafërsisht pas njëqind vjetësh. Sipas Kur’anit, Isau është dërguar për bijtë e Beni Israilëve dhe me këtë po ashtu e ka vërtetuar fuqinë e Tevratit (Tora) që i është shpallur Musaut. Ai ka sjellur lajmin e gëzueshëm se pas tij do të vijë I Dërguari i fundit.

“Dhe kur Isau, i biri i Merjemes tha: “O Beni Israilë, unë jam i dërguari i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje emri i të cilit është “Ahmed!” E kur ai erdhi me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”. (Es-Saff, 6).

Megjithatë, shumica e hebrenjve e kanë refuzuar se është I Dërguari i All-llahut. Ata janë betuar kundër jetës së tij derisa sipas mendimit të tyre, Isau është gozhduar në kryq. Por, Kur’ani e refuzon këtë pohim dhe thotë se ata as s’e kanë mbytur dhe as s’e kanë gozhduar në kryq, përkundrazi, ai është lartësuar te Zoti. Ekzistojnë ajete në Kur’an, të cilat aludojnë që Isau do të vijë përsëri dhe të gjithë të krishterët dhe hebrenjtë do t’i besojnë atij, para se ai të vdesë. Këtë e vërtetojnë edhe thëniet e dëshmisë autentike të pejgamberit Muhammed alejhisselam

Pejgamberi i fundit dhe përmbyllësi i pejgamberëve të Zotit, Muhammedi alejhisselam, u lind në Arabi në shekullin VI pas Krishtit. Deri në moshën 40 vjeçare mekkasit e kanë njohur vetëm si njeri me karakter të mrekullueshëm dhe me virtyte e sjellje të larta dhe për këtë e kanë quajtur “el-emin” (i besueshmi). As ai nuk e ka ditur që së shpejti do të bëhet pejgamber dhe me të t’i pranojë shpalljet e Zotit.

Ai i ka ftuar idhujtarët e Mekkes t’i shërbejnë një Zoti kurse atë ta pranojnë si pejgamber të Tij. Shpalljet të cilat ai i ka pranuar gjatë jetës së tij janë të ruajtura në kujtimet e shokëve të ngushtë dhe ato po ashtu kanë qenë të shkruara nëpër copat e gjetheve të palmave, lëkurave etj. Kështu, Kur’ani të cilin ne sot e kemi, është i njëjti i cili i është shpallur Muhammedit pa iu ndryshuar asnjë rrokje. Për këtë shkak, vetë Zoti e ka garantuar ruajtjen e Kur’anit. Ky Kur’an duhet të jetë LIBRI i rrugës së drejtë për tërë njerëzinë në të gjitha kohët, ku Muhammedi përmendet si pejgamber i fundit dhe me të përfundojnë pejgamberët e Zotit xh.sh.

Nga gjermanishtja:
Dr. Halim A. Prekadini

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme