Gazetari: Emri?
D: Daniel.
A: Abdullah.
G: Sa vjeç je?
D: 12 vjeç
A: 12 vjeç.
G: Shkon ne shkolle?
D: Po.
A: Po.
G: Kush punon ne familjen tende?
D: Nena ime.
A: Askush. Te gjithe jane te papune.
G; Beson ne Zot?
D: Po
A: Po.
G: Çfare emri ka Zoti yt?
D: Hashem
A: Allah.
G: Prej sa kohesh vazhdon kjo lufte?
D: Tete vjet.
A: Gjithmone kam jetuar ne lufte.
G: Ushtaraket thone se luftojne ne emer te Zotit?
D: Po.
A: Jo, ne emer te shejtanit.
G: Perse behet kjo lufte?
A: Thone se tek ne ka terrorizem qe quhet HAMAS, por nuk hakmerren kunder HAMASI-t, por kunder njerezve, bimeve, shtepive.
D: Muslimanet kane leshuar raketa Kassam dhe bomba kunder vendit tone.
G: Kush ka te drejte?
D: Cahali (ushtria izraelite).
A: Rezistenca, qe Allahu e ndihmofte.
G: A eshte e rendesishme te jesh i pasur?
D: Jo, me pare eshte shendeti.
A: Po, Allahu thote ne Kur'an: "Pasuria dhe femijet jane bukuria e jetes se kesaj bote".
G: Shkon ndonjehere me pushime?
D: Nuk kemi pushime per shkak te Kassamit.
A: Kemi bere pushim nga shkolla vetem gjate bombardimeve.
G: Me çfare luan me shoket e tu?
D: Basketboll, futboll dhe kompjuter
A: Kisha lojera, por izraelitet m'i shkaterruan, qe Allahu i shkaterrofte. Shume shoke rane shehide.
G: A luan ndonjehere luftash?
D: Jo!
A: Jo!
G: A ke televizor?
D: Po, nje.
A: E kisha ne shtepi.
G: Kush eshte heroi yt?
D: Nena ime.
A: Luftetaret e rezistences, muxhahide ne rrugen e Allahut.
G: Çfare do te behesh kur te rritesh?
D: Kardiolog.
A: Luftetar i rezistences
G: Me pershkruaj si eshte shtepia jote?
D: Sallon, tre dhoma, banjo, dush dhe kuzhine
A: Çdo gje eshte shkaterruar, nuk ka mbetur asnje dhome, as librat e shkolles, as rroba, gjithçka qe kam e kam veshur.
G: Ke varur ndonje gje ne muret e shtepise?
D: Jo!
A: Fotot e djemve te xhaxhait te rene shehide dhe fotografine e presidentit Ebu Ammar (Jaser Arafat).
G: Si eshte jeta jote, Abdullah?
A: Jetoj nen bombardim, nen pushtim dhe vuaj. Asnje nuk na ndihmon. Dua vetem te vdes. Eshte jete e keqe. Çifutet e kane bere keshtu.
G: Daniel, ju jeni me mire se palestinezet?
D: Ne vuajme me shume se ata.
G: Perse? Si jetojne palestinezet?
D: Jetojne me mire se ne.
G: Po izraelitet?
A: I kane te gjitha, jane te lumtur, kane edhe lojera ne bunkere.
G: A ke vend tjeter ku te shkosh?
A: Jo!
D: Heperhe, jo!
G: Ju lajmerojne kur fillojne bombardimet?
D: Po, po!
A: Vetem kur shperthejne bombat dhe vdesin njerezit e marrim vesh.
G: Çfare ben?
A: Nuk bej asgje! Vetem Allahu na mbron!
D: Nese jam duke fjetur, ngrihem dhe zbrez ne bunker, ndersa nese jam ne qytet, futem ne nje nga bunkeret e qytetit, por nese nuk gjej, shtrihem pertoke.
G: Kane vdekur te aferm te tu nga bombardimet?
D: Jo!
A: Kane vdekur 15 vete.
G: Çfare gje vlen ne jete?
A: Islami!
D: Nje familje e mire, parate dhe nje jete e lumtur.
G: Çfare ndodh pas vdekjes?
D: Nuk e di!
A: Engjejt e marrin shpirtin e njeriut te vdekur dhe e ngjisin tek Allahu.
G: Daniel! A ke miq palestineze?
D: Personalisht, jo!
G: Abdullah! A ke miq izraelite?
A: E perse duhet te kem, nese ketu po na vrasin.
G: Po te varej nga ti, a do ta vazhdoje luften?
D: Do te beja gjithçka te mundur per te ndaluar leshimin e raketave Kassam.
A: Jo! Ate qe deshiron per vete, duhet ta deshirosh edhe per te tjeret.
G: Abdullah! Nese takon nje femije palestinez, çfare do t'i thoje?
A: Mos e beni kete qe po beni!
G: Po ti Daniel, çfare do t'i thoje nje femije palestinez?
D: Nuk do t'i afrohesha!
G: Beson tek engjejt?
D: Po!
A: E kush nuk beson tek Allahu dhe tek engjejt e Tij!
G: Po tek shejtanet?
D: Jo!
A: Po! Olmerti, Perezi, Baraku, Livni. Shejtani eshte Izraeli.
G: Çfare enderron per te ardhmen?
D: Paqen!
A: Dua liri. Ç'faj kane keta femije, kusherinjte e mi qe dolen nga shtepia me flamure te bardhe dhe çifutet i vrane para syve te mi.
G: A ke ndonje mesazh per te dhene?
D: Mjaft me lufte, mjaft me leshime te raketave Kassam, duhet te mos bombardojne me.
A: Dua t'i them ushtrise se Izraelit ta ndaloje luften kunder Gazes!
PERKTHEU NGA ITALISHTJA: Genc Çurgu