E drejta për të përqafuar dhe praktikuar fenë e caktuar meqë është dhe e garantuar me ligj duhet të ekzistojë një standard edhe për të dënuar moralisht(minimum) ata që dhunojnë këtë të drejtë themelore, siç është rasti tek ne në Shqipëri kohëve të fundit me paragjykimin dhe fobinë e sëmure që kanë një pjesë jo e vogël e shqiptarëve, pasojë e një injorance dhe militarizimi të trashëguar nga komunizmi dhe "liberalizmit" të tejskajshëm dhe asapak europian në keto 18 vite tranzicion të stërzgjatur, ku vlerën e llogarisim për anti-vlerë, devotshmërine si marrëzi dhe moralin si katundari dhe prapambeturi.
Çdo popull dhe komunitet dallohet përmes disa tipareve ku një ndër kryesoret është padyshim edhe aparenca. Në një Botë globale dhe pa kufij ku duam të integrohemi nuk na ngjan aspak që të kërkojmë që të jenë të gjithë të njejtë. Diversiteti është parimi themelor i globalizimit, ndërkohë që në shoqërinë tonë akoma po ecet me mendësinë komuniste që të gjithë duhet të jenë të njejtë dhe se ekziston vetem se një e vërtetë, duke patur veshtiresi deri në paranojë të pranojë mendimin dhe traditën ndryshe.
Shamia nuk është fenomen i ri ne Shqipëri. Islami ka depërtuar në trojet tona që në shek. IX, fillimisht nëpër qytetet porte, dhe në atë të XV-XVI është përqafuar masovikisht në menyrën më paqësore dhe vullnetare të mundeshme, perkundër shpifjeve të disa klerikëve dhe historianëve që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek eprorët antishqiptarë. Islamizimi ishte një proces i natyrshëm, dhe nëse shqiptarët e përqafuan në atë masë vetëm se dëshmon qartësisht që të parët tanë vërtet kanë qenë popull fisnik dhe me moral e integritet, gjë që smund të thuhet për grekët dhe sllavët, edhe pse disa islamofobë duke pretenduar konvertimin me dhune dhe presion vetëm se i poshtëron shqiptarët dhe i ngre ne piedestal sllavët dhe grekët të cilët nuk e përqafuan Islamin. Mbulesa apo Hixhabi është simbol i gruas muslimane, por jo vetëm. Kur atë e mban Nëna Terezë dhe murgeshat kristiane, ato i quajmë të devotshme. Kur gruaja hebreje mbulon trupin nga koka gjër në këmbë e quajme si nënë e ndershme dhe familjare, ndërsa kur mbulojnë trupin gratë muslimane në nxitojme ti përbaltim, paragjykojmë, ti fyejme dhe ti sulmojmë, e herë herë edhe ti përjashtojmë nga jeta publike. Një grua që vendos të mbaj shami sëpari duhet përgëzuar për vendosmërine që ka, se të përcaktohesh për një gjë që duhet të ndjekësh deri në frymën e fundit të jetës kërkon guxim, devotshmëri dhe përkushtim. Po ne çka humbasim ?! ASGJË!... Vetëm se përfitojmë, sepse të kesh nëna, motra dhe vajza të ndershme, dmth të shpresosh për rini dhe gjenerata të reja të shëndetshme dhe të mirë edukuar. Në këtë shoqëri tangash, ku hyritë e femrës ekspozohen për popullin e jo për partnerin është normale që të duket jashtëtokësore dhe abstrakte të mbulosh bukuritë e trupit e ti ruash vetëm për shokun e jetës, sepse në shoqërinë tonë të jesh i droguar je trendy, të shkosh në shkollë me taka dhe minifunde je shik dhe në hap me kohën, të injorosh prindët dmth pjekuri dhe pavarësi, ndërsa të jesh i moralshëm dhe i devotshëm dmth të jesh tribal, patriarkal, malok dhe taleban, ku asnjëra nga këto epitete realisht ska lidhje me moralin. Asnjë filozof dhe mendimtar në historinë njerzore nuk ka fyer moralin e vyer dhe nderin e gruas, përkundrazi kanë qortuar dhe krititkuar ato shoqëri ku degjenerimi ka kaluar kufinjtë. Në vend që të përjashtojmë nga shkolla profesorët që lejojnë vajzat tona të shkojnë në shkollë pa libra, të papërgaditur por me tanga, make-up nusërie dhe taka, ata përjashtojnë një shtresë të shoqërisë veshja e të cilës më shumë se e çdokujt tjetër ngjason me uniformën shkollore. Biles Alemnaja, uniforma karakteristike e kolegjeve Botërore ka prejardhje nga kultura Islame, nga Universiteti me i vjeter ne Bote, ai i Az-harit. Vet fjala alim në gjuhën arabe dmth dijetar, prandaj dhe uniforma në kolegje dhe universitete ka mbetur edhe pas 10 shekujsh po ajo që kane mbajtur studentët musliman në kohën e lulëzimit të Qytetërimit Islam. Pangollarët jane kanceri i shoqerisë, por edhe kanceri në vetvete është një sëmundje degjenerative. Kur dobesohet imuniteti, kur nuk ushqehesh mirë, kur abuzon me helme atëhere i krijohet hapësirë kancerit. Klshtu edhe Pangot dhe adulteria shfaqen kur në shoqëri ka degjenerim moral, kur në shoqëri glorifikohet lakuriqsia dhe luftohet e kundërta. Ajo shfaqet në një shoqëri që nuk beson në shenjtërinë e trupit dhe nderit të femrës dhe gruas, që dekoltenë e ben veshje kombëtare ndërkohë që fustanellat e Jugut i perqeshin. Shikoni sa moral kem pas ?! Edhe burrat tanë gjatë historisë që skanë çka të ekspozojnë kanë mbajtur fustanella, ndërkohe që sot vajzat që janë krijesa me e bukur që ekzisoton në rruzull mbajnë "rrjeta dhe penjë".
Në asnjë vend të Botës nuk ka kod të zhveshjes, por ka kod të veshjes. Po të dalish sot në qytetet tona, ne çdo vend publik, shikon që janë punësuar vetëm vajza dhe gra të bukura, a thua se vetëm të bukurat janë të zonja(në fakt janë, por jo gjithmonë në profesion). Qe aty mund të konstatosh qe nocionet moral dhe nder janë relikë për muze, që "moderniteti" virtual shqiptar i ka zëvendësuar me adulteri, zhdukje të institucionit të martesës dhe familjes së shëndoshë, dukuri këto që personifikohen me dekolte deri në kerthizë dhe funde deri në...
Te nderuar bashkëqytetarë, kjo çështje do një debat të gjërë publik, një trajtim të gjerë në media, gazeta dhe forume e deri në gjykatë që njëherë e mirë të dijmë se çfarë do lejohet dhe çfarë do ndalohet në këtë shtet pa shtetarë. KMSH-ja e kam theksuar disa herë që jo vetëm që është e paaftë të mbroje interesat e pjesetareve te komunitetit te vet, por eshte e interesuar qe te perkeqesohet pozita e muslimaneve te Shqiperi, per sa kohe aty udhehiqet me njerez te Ish-Sigurimit dhe agjente anti-kombetare dhe anti-islam. Nese ka dicka qe duhet te marrim nga Perendimi ajo eshte niveli i edukimit e arsimimit, shkences dhe teknologjise, e jo morali, dhe fenomenet negative sociale. Perendimi ne keto te fundit ka nevoje qe te mari nga tradita jone sa i perket kultit te nderit, familjes, gruas dhe tolerances nderfetare dhe nderetnike.Shoqerite e degjeneruara gjithmone kane patur perfundim tragjik. Perkujtoni vetem se si i denoi ashper Krijuesi popullin e Pompejit, qytet afer Napolit te sotem, te cilet praktikonin amoralitetin haptas ne vende publike dhe ku homoseksualiteti ishte kthyer ne norme dhe tradite, trupat e te cileve akoma edhe sot e kesaj dite mund ti vizitoni e ti shikoni se si i ka balsamuar llava vullkanike qe i ka kaperdire dhe i ka lene ashtu pertoke dhe lakuriq qe ne te nxjerrim mesim se ku arrihet me amoralitete dhe perversitete. Fatkeqesisht sot eshe ne politike jemi deshmitare qe amoraliteti eshte shume i perhapur.Lakuriqesia dhe minimi i kultit te familjes qe po i ben sot Edi Rama dhe kompania e tij ekzibicioniste dhe nudiste, cilesimi i lakuriqesise si modernitet, natyralizem dhe progres eshte nje ogur i zi per shoqerine shqipetare dhe te ardhmen e saj. Islamofobia duhet zhdukur nag vetdija e shqipetarit pasi te mohosh Islamin ke mohuar 90% te kombit, te mohosh kultin e familjes dmth te zhbesh historine kombetare, te denosh mbulesen dmth te fyesh ndjenjat fetare. Te tilla lajthitje si ajo e Fatos Bejes shpresoj qe te marrin fund si ne politiken shqipetare ashtu edhe tek shtresa e gjere e qytetareve te cilet te adaptuar me ateizem ne komunizem dhe te helmuar me degjenerime te eres dixhitale kane nevoje njehere e mire te mesohen me nje realitet te ri e qe eshte se tek shqipetaret Islami dhe cdo Fe tjeter Qiellore po rikthehet ne zemrat tona qe Xhaxhi Veri dhe pinjollet e tij na e shkulen rrenjesisht. Gaudefroy-Demombynes i cili përkrah opinionin se, nga pikëpamja e juridiksionit të gruas, e drejta islame qëndron më lart se ligjet e sotme evropiane, thote: “Dispozitat ligjore të Kur’anit, të cilat anojnë deri në fund nga ana e grave, edhe sikur të jenë vetëm sa për formë, Sheriati atyre u ka ofruar një status më të favorshëm, se ai që i ofrojnë ligjet e sotme të Evropës. Gruaja muslimane, sa i përket posedimit të pasurisë, gëzon të drejtën ligjore të pasu--risë së veçantë. Me peshën që iu dha, ajo mund të zotë-rojë gjer në fund të jetës, mallra që do t’i kalojnë asaj si pajë, dhurata dhe trashëgim, si dhe të ardhurat e fituara prej punës së saj“. Vleresimeve pozitive te ceshtejes se Gruas ne Islam i bashkohen edhe Voltaire, Gete, Gandhi, Bernard Shaw, Bonaparta dhe i kundervihen Alfred Mojsiu, Mustafa Nano, Piro Misha, Ben Blushi, Ledi Shamku, Fatos Beja, Maks Velo, Enkel Demi, Andis Gjoni, Kastriot Myftaraj, Gjon Keka, Ylli Rakipi, Ilir Kulla, Erion Veliaj dhe Edi Rama. Vlerësoni vet tani se kush ka të drejtë: Tanga apo Shamia, nudizmi apo nderi, celibati dhe homoseksualizmi apo familja...
Po e mbyll me nje ajet kuranor: "Nuk jane te njejte (te barabarte) ata qe dijne dhe ata qe nuk dijne..."
besart.dovolani@hotmail.com