
1. Në “mesazh”, midis të tjerave lexojmë: “Ka edhe një tjetër keqkuptim... se ju mund të afroheni me Bashkimin Evropian pa luftuar dhe çrrënjosur djallin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Bukur, shumë bukur!!
2. Më tutje, madje Z. Feith, sikur i ka ra pikës: ”Kur po flas për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, në konceptin tim, kjo do të thotë se duhen hapa të mprehtë, përfshirë personalitete të cilat janë kalbur (janë kalbur!?!-M.P.), që po hetohen (po hetohen!?!-M.P.), që nuk duhen të jenë pjesë të rrethit të brendshëm të pushtetit” Ky mesazh u nxorën si moto e informatës, shkelë me germa të zeza. Edhe kjo, madje, fort bukur !!!
Dhe, 3. Pasi Z. Feith paskësh konstatuar se “trafikantët e përdorin (Kosovën) si një rrugë transit nëpër Evropë për drogën nga Afganistani, me disa pjesëtarë policie dhe dogane të përfshirë në korrupsion"(!?!), e sikur urdhëron se: “Kosova duhet të përmirësojë imazhin dhe reputacionin e saj ndërkombëtar... Është me rëndësi që të mund t’i heqim qafesh (t’i heqim qafesh-M.P.) personalitetet e korruptuara në këtë vend” etj, etj (!?!). Kjo edhe daha bimbeter më bukur !!!!
Por mund të pyesim: Po kush e hapi këtë “Rrugë të drogës”,Ore Zotëri, po kush po e siguron Atë, nëse jo UNMIK, KFOR, EULEX E ICO???! Në duart Tuaja,Ore Zotëri, e të kujt tjetër, janë kufijtë, doganat, e gjithë ngecja aktuale apo futurizmi i perspektivës së Kosovës!?!?
Thënë pa asnjë ekuivok,”Mesazhe” si këto ka kohë që i dëgjojmë nga ky Shef i ICO-s, nga shefi i EULEX-it, pse jo edhe i UNMIK-ut i hatrit të Serbisë, e madje edhe nga komandanti i KFOR-it, edhe ky, për hatër të Ruso-Serbisë, neutral ndaj “Pavarësisë së Kosovës”!?!?! Këta zëra të pa efektshëm për të kaluar “...nga Fjala në vepër e Titos...”! - në veshët dhe në ndërgjegjen e masave të popullit që i vuajnë të zezat e këtyre “...krimeve...” (të cilat Kosovës i erdhën si “logjistikë” e KFOR-it, Unmikut, Eulexit e të ICO-s), po përjetohen si “ngiu-vërc,ngiiiu-vërrrc...!” nga gramafoni i prishur !?!?
Të tri “mesazhet” e Z. Peter Feith, që i veçuam midis shumë të tjerave, “xhevahire” (po të zbatoheshin) do t’i pëlqente akëcili person që ka etje për Liri e dinjitet njerëzor. Dhe, para se t’u sillem edhe njëherë këtyre, me kërkesa për zgjidhjen e “Nyjës së Gordit”, të citoj një konstatim të gazetarit, për ta vërtetuar saktësinë e përmbajtjes: “Peter Feith, përfaqësues i lartë i BE-së në Kosovë dhe i dërguari Bashkësisë Ndërkombëtare për monitorimin e pavarësisë së saj...” ectre, ectr!?! Vërtet, nëse kjo është e saktë, nëse Ju Zotëri Feith jeni këtu “...për monitorimin e pavarësisë...” së Kosovës - Çka po pritni, aq më parë pasi po e Ditke me saktësi edhe strofkën se ku flenë Dreqi i mallkuar shekuj me radhë, por i padënueshëm nga Zoti?!?!
E tashti t’u kthemi tri pikave të “Mesazheve” të Z. Feith, me qëllimin më fisnik të njeriut që do lirinë, demokracinë, barazinë hyjnore për Kullet e Perëndisë:
1. “Ka edhe një tjetër keqkuptim... se ju mund të afroheni me Bashkimin Evropian pa luftuar dhe çrrënjosur djallin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Pyes: Kush e ka atë “...keqkuptim...”?!? – populli i përvuajtur, “parlamenti”, “presidenca”, “liderët” e tarafeve politike që i legjitimuat dhe i mbani Ju (BE, BN), apo EULEX e ICO-JA, pse jo edhe KFOR-i. Përgjegjës për të mirën e për të keqen jeni JU, sepse “Pavarësia e Kosovës së Vetëqeverisur” Ahtisaarçe, është fiktive !?!?
Dhe, Zotëri, shkurt e shqip: Jemi lodhur e jemi mërzitur nga “provokimet” Tuaja (evropiane e botërore) kolektive, sepse Ju nuk po veproni për ta kryer detyrën e besuar – për ta luftuar e për ta “çrrënjosur djallin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”?!?! , duke ditur se krimineli nuk e vret vetën, deri në fishekun e fundit!?! Ta dini se të gjithë nuk jemi të marrë!!!!!
2. ”Kur po flas për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, në konceptin tim, kjo do të thotë se duhen hapa të mprehtë, përfshirë personalitete të cilat janë kalbur, që po hetohen, që nuk duhen të jenë pjesë të rrethit të brendshëm të pushtetit”. Prapë Zotëri, ju pyes: Kush duhet për t’i bërë ata “...hapa të mprehtë...”?!? kundër “krimit të organizuar” nga “njerëzit në pushtet në “shtetin e mbikëqyrur nga Ju”- pos Jush që i keni në duar kut e gërshërë (ushtrinë, policinë, gjykatën), detyrë të BE-së e të BN-ës që nuk duhet të shkelet!, besim nga “kosovarët”. Ju për këto “...hapa...” mund të keni pengesa vetëm nga Beogradi zyrtar fashizoid i dëshmuar si dje edhe sot !!!!!?
Por, Zotëri, në besë po u them: Duket se e po provokoni fshatarësinë tonë të mjerë, djalërinë tonë të pa perspektivë në djepin stërgjyshor, nxënësit e studentët e zhgënjyer me sistemin eksperimental të arsimit (pa kushte, të parakohshëm), mësuesit, mjekët e policët e përbuzur, pensionerët e përbuzur, të kurthuarit në punë (pa status të punëtorit) ndodhë edhe tek ata nga “...rrethi i brendshëm të pushtetit...” që Ju e mbikëqyrni!?!
Dhe, Zotëri Feith, po del se: Ju me shokët që tashti e dhjetë vjet po e qeverisni Kosovën “...Shtet ballkanik...”(të pa ushtri, të pa siguri, e cila mund ta përjetoi, në çdo minutë, një Srebrenicë të tmerrshme, apo edhe një Mitrovicë -minisrebrenicë në kujtesën tonë të gjallë, sepse ushtarët dhe policët Tuaj nuk kanë motiv për të vdekur në Kosovë, e për Lirinë e “Kosovarëve”, aq më pak për një “shtet të kriminalizuar!?!, siç del nga mesazhet Tuaja!?!?). Qartë po del se po i ftoni qytetarët halleshumë që nga demonstratat e dëshmuara dhembshëm, të avancojnë në Kryengritje të përgjakur kundër “...personalite¬teve të cilat janë kalbur..., që po hetohen... (nga Ju, e kush tjetër?!? -M.P.), që nuk duhen të jenë pjesë të rrethit të brendshëm të pushtetit...” Tuaj, (i kujt tjetër?!?-M.P.), meqë populli nuk është përcaktua për këtë fat shtetëror me VETËVENDOSJE!?!? Dhe, kush janë ata të cilët jetën e kosovarëve po e mbajnë peng të interesave të veta?!?, a kanë emra të veçantë, e vepra të veçanta, Ore ?I?
Ose shkurt: Çka po doni me këtë thirrje: hasharat osman, revolucion leninist apo Luftë qytetare evropiançe?!? Kam droje se cila të ndodhë, edhe Ju mund të spërkatni me atë “gjak...!” e vajhalli për “Kosovarët” “fundamentalist”e anarkist !!!?
Më duket se nuk po më kuptoni ndaj edhe më qartë: Po Ju ore Zotëri Evropian-amerikan, pse alarmoni e nuk veproni ?!? Ju jeni të thirrur për t’i ulur në bankën e zezë, ata ndaj të cilëve, frontalisht po e drejtoni gishtin, kthyer edhe nga vetja Juaj, sepse Ju i ngritët ata nga hardhuca në krokodil, e JO populli i përvuajtur e liridashës. Vërtet, Ne, të gjithë nuk jemi të marrë !!!!!!!
3. “Trafikantët e përdorin si një rrugë transit nëpër Evropë për drogën nga Afganistani, me disa pjesëtarë policie dhe dogane të përfshirë në korrupsion"!?! Ju zotëri kështu, fol e e rruaj ve, po predikoni sikur të ishit Pop!?! Lexoje veten: “Kosova duhet të përmirësojë imazhin dhe reputacionin e saj ndërkombëtar... Është me rëndësi që të mund t’i heqim qafesh personalitetet e korruptuara në këtë vend”- Heu, heu, heu...!!!?
Po Kur “shteti i Kosovës” e pati atë “imazh...” Ore!?!, pasi kurrë nuk iu lejua të bënte një hap në fushën e “shtetit”!?!, duke ia mbajtur në hundë një rezolutë(1244) për të cilën as është pyetur as e ka nënshkruar Kosova!?!!?
Hajde, o Mik yni, të ndalemi vetën në “vakinë e ngrirjes e të shkrirjes” së Marrëdhënieve të KFOR-it (NATO-s) me institucionet “shtetërore të Kosovës”,vetëm pse “FSK”-ja (ndonëse një pjellë kjo me mbarsim të dhunshëm, edhe nga Dreqi e i Biri), u nxor para popullit për të shënuar kthesën vendimtare të Kosovës drejt Lirisë, e që bëri edhe NATO-n “aleate” të UÇK-së, siç konstatonte Komandanti Vesli Klark.
Por, të ecim më tutje me vendosmëri për ta plotësuar detyrën, Ju atë shtetërore ndërkombëtare e unë këtë qytetare ”kosovare”: Zotëri Shef i ICO-s!- Peter Feith, ja numri i telefonit tim: 044-149-244, kurse e-maili: pirraku@yahoo.com, dua të bëhem ushtar Yti (në luftën që po më ftoni edhe mua si qytetar i një “shteti ballkanik”!?!? Të më thirrni e të më tregoni se cilin bajloz e kam për detyrë që ta “qëroj...!”, se pik jam lodhur, si edhe masa e popullit !!!? Vetëm kam një lutje shumë të sinqertë: Paraprakisht të më jepni dëshmi të cilat nuk do të mund t’i Rrëzonte as “Topi i Allamanit” (behania ime se jam pak gjermanofil!) - për Atë që ju e dini se është “...personalitetet...” që e meriton lakun e popullit, në mënyrë që unë si “ekzekutor patriot...” të mbetem me fytyrë para popullit e para Zotit!!!, besa edhe të më mbrojë pa telashet shtesë “Drejtësia e EULEX-it!”
Dhe, Z. Feith, kam edhe një kërkesë më të vogël: Të ma dëshmoni se prodhim e pjellë e kujt është Ai Dinsëzi, të cilit “së bashku me Ju” do t’ia luftonim edhe katillën që në djep, të mos na shumohen më, si hithat, fara e tillë!!!!
Zotëri Feith,i nderuar, ndoshta po kërkoj shumë, por përvoja jetësore e kombit shqiptar, të cilën e njohu edhe i Ndershmi Lord Bajroni (në fillim të shekullit XIX), se:“S’ka komb tjetër,të jetë marrë nëpër këmbë, kaq pamë¬shi¬r¬shëm, nga shtetet fqinjë” - Është një fakt i prekshëm edhe sot!?! Evropa dhe SHBA-të, Një Botë e trullosur me dhunën ruse, e tubuar në KS të OKB-s, ende po e dhunon Kosovën e Kombin shqiptar në përgjithësi, për interesat koloniale imperialiste të Serbisë së shekullit XIX, por me mentalitet mesjetar shënsavijan. E, nëse nuk keni dijeni për këtë fakt, më thirrni, e nëse jo mua, si historian, thirrne Zotëri Adem Demaçin – Njeriun më të pa lajka në Ballkan, vetëm Dritë dielli, për t’ua thënë të vërtetën e vetëm të vërtetën bibliko-kuranore-Njerëzore!
Vërtet, e më të vërtetë, të gjithë ne që flasim shqip (të ndarë në gjashtë shtete ballkanike) - Nuk duam të konsiderohemi të marrë, përfundi¬misht!?!? Ndaj, me dije solide të historisë e me guxim civil të kalitur mund të thërrasë: Është ora kur Evropa, SHBA-të dhe Bota duhet t’i ndalin eksperimentet për të parë se sa mund të duroj një komb me histori thellë në themele të kombeve evropiane historike, por i copëtuar dhe i sunduar katilisht, me dhunë ballkanike, evropiane e ndërkombëtare të orkestruar nga Babai i sllavëve ortodoks – Rusia, gjithmonë cariste me mentalitet mesjetar?!?!
Se Evropa edhe më tutje po fiqiron për rahatin e apetiteve pushtuese të Serbisë, del për fushe nga prononcimi i ambasadorit të Anglisë në Beograd, z. Wordsworth, se Serbia e Kosova, edhe pse nuk e pranojnë njëra-tjetrën, mund të “bashkëpunojnë” në shembullin e Dy Gjermanive – RFGJ e RDGj – dhunë anglo-amerikano-ruse (1945-1989)- që “kanë pasur mbledhje të rregullta dhe marrëveshje bilaterale” (Zëri, Prishtinë, 11 mars 2010)– e, ta them unë: që solli në ribashkimin e Gjermanisë në kufijtë shtetëror historik. Sipas mesazhit të këtij diplomati anglez, takimet e presidentëve, sot të dy vendeve: Kosovë-Serbi, nesër do të sjellin në ribashkimin e Serbisë së “copëtuar” me marrëveshjen ushtarak NATO- Serbi, në qershor 1999 !?!
Nuk po kërkoj mëshirë, i Nderuari Zotëri Feith, por po ua tërheq vëmendjen, Juve dhe të tjrëve se duam Drejtësi!, sepse “E vërteta mund të plaket, por ajo kurrë nuk vdes”- do t’i fliste Volteri i Pavdekshëm njerëzimit demokratik liridashës! Kosova ishte pjesa më vitale e Shqipërisë Etnike historike dhe shqiptarët e Kosovës, në të gjitha kohët kanë pasur rolin e Piemontit të kombit shqiptar, ndaj, nëse Kosova, nesër, duhet t’i bashkohet, me vullnet, një shteti tjetër, i takon ribashkimi me Shqipërinë Londineze, nëse kjo e kërkon ribashkimin me Kosovën, për të nisur procesin e ribashkimit të Shqipërisë Natyrore. Ky është mësim që vije edhe nga bashkimi i RFGJ e RDGj. Ndaj të përfundoj me një porosi për kombet e robëruara të të Madhit Kenedi: “Armiqtë duhet t’i falim, por kurrë të mos ua harrojmë emrat…!” Për mbi 2000 vjet kombit shqiptar u përball me mizoritë e Perandorive më të fuqishme Euroaziatike, e ballkanike, vetëm e vetëm pse shqiptarët ishin Bima e parë njerëzore e Ballkanit. Ndaj, PSE edhe sot të mbahet peng i apetiteve pushuese të lugatave të ortodoksizmit mesjetar ???!!!
Prishtinë, 11 mars 2010 Me respektin që e meritoni,
Prof. Dr. Muhamet Pirraku,
Këshilltar Shkencor në Degën e Historisë
të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Këtë shkrim e shpalosen shumë webfaqe interneti: www.pashtriku.org; www.mekuli press.com;www.neneshqiperi.info
E botoi gazeta “Republika” Tiranë, 16 mars 2010.