Akti dhe arti i lutjes

Përgatitja për lutje shpesh përfshinë ndonjë formë pastrimi me ujë. Lutësit Shinto i pastrojnë duart dhe shpërlajnë gojën para kumbimit të kambanës ose duartrokasin për të tërhequr vëmendjen e zotit. Pjesëtarët në traditat e Amerikës Veriore krihen me “barë – të ëmbël” në ceremoninë e pastrimit të quajtur “smudging”.

Karakteristika e qëndrimit të trupit të lutësit – përkulja, gjunjëzimi, rënia me fytyrë në tokë – janë gjeste të nënshtrimit modest. Gjatë hyrjes në kishë ose afrimit pran altarit, katolikët gjunjëzohen, duke prekur me njërin gju token për të pranuar prezencën e Trupit dhe Gjakut të Krishtit. Ata gjithashtu bëjnë shenjën e kryqit si gjest nderimi. Gjatë vizitës së tempulli, hindusët bëjnë sexhde në lutjet jashtë faltores së brendshme, ku mund të hynë vetëm priftërinjtë.

Lutjet më të organizuara kanë një nga pesë format standarde: lutje, adhurim, lavdërim, pendim apo falënderim. Gjatë lutjes ose pendimit, lutësit zakonisht ofrohen me gjunjëzim ose përulje, ndërsa perënditë mund të lavdërohen ose falënderohen duke qëndruar me duar të shtrira. Qëndrimi i fundit fton hyjninë të hyjë në zemër. Pozita e duarve është gjithashtu e rëndësishme. Në shumë kultura njerëzit thjeshtë luten duke mbajtur duart së bashku ose të mbërthyera. Gjatë ritualeve dhe vallëzimeve hinduse dhe budiste, pjesëmarrësit përdorin mudras-in, apo gjeste dore për të përcjellë qindra koncepte ose parime të ndryshme.

Dhuratat ose sakrificat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në ritualin e lutësit dhe janë metoda për të nderuar apo kënaqur Zotin. Në vende ku mungesa e ushqimit është e zakonshme, ofrime të ushqimit shpesh mund të shihen në tempuj dhe shenjtore. Në kultura ku për adhurim paraja konkurron me hyjninë, religjionet sugjerojnë që njeriu duhet, vullnetarisht, të jep përqindje nga pasuria e vetë për kishë, xhami, sinagogë ose tempull.

Edhe pse lutja private njihet nga çdo religjion, lutja publike si pjesë e një grupi, mendohet nga shumë tradita të jetë më e lartësuar. Shërbimet religjioze çifute dhe të krishtere kombinojnë këngë, lexime dhe komplet lutjesh për të krijuar atmosferë specifike e ndonjëherë edhe të zjarrtë.

Namazi është nga pesë shtyllat e besimit islam dhe është i obligueshëm falja në xhami e namazit të së premtes. Gjatë ditëve të tjera të javës, muslimanët mund të falin namazin – ritualin e lëvizjeve dhe fjalëve të dhëna në Kur’an i cili realizohet pesë here në ditë – vetë. Pjesa e pare e lutjes përfshinë largimin me vetëdije nga shqetësimet e botës. Madhështia e Allahut pranohet duke qëndruar në këmbë me vëmendje, duke i ngritur duart në nivelin e supeve[1] dhe duke shpallur Allahun si më të Lartësuarin. Pastaj pasi të jenë kryqëzuar duart në nivelin e zemrës, lutësi kërkon mbrojtje nga djalli duke lexuar.[2] Disa lutje përfshijnë alternimin me harqe, pas së cilit, kthehen drejt qytetit të shenjtë të Mekës, lutësit bëjnë sexhde me gjatësi të plotë, duke prekur token me duar, me ballë, me hundë, me gjunjë dhe me gishta të këmbës. Adhurimi përfundon me lutje për falje dhe akti i fundit është selami, në të cilin koha kthehet nga e majta në të djathtë për të përshëndetur adhuruesit e tjerë dhe engjëjt që janë duke shikuar.

Kur’ani hapur thekson se një program i tillë i lutjes është menduar, pjesërisht, për të inkurajuar besimtarët t’i binden Allahut pa kushte. Në të vërtetë, fjala islam do të thotë njohje aktive dhe bindje ndaj vullnetit të Allahut. Akti fizik i namazit ndihmon që të kanalizohen mendimet e lutësit drejtë përuljes dhe falënderimit dhe të bashkojë besimtarët.

Burimi:
http://www.faith.com/library/prayer/articles/f_lib_article_sec_act_prayer.html

Përktheu nga anglishtja:
Skender Mustafi

____________________
[1] Pozita e ngritjes së duarve gjatë faljes së namazit nga ana e grave në tërësi. (Burrat i ngritin duart, sipas variantit hanefi, deri në afërsi të majave të veshëve, dhe atë duke i prekur ato me gishtërinjtë e mëdhenj, sh.p.)
[2] Duke lexuar, fjala është duke lexuar pjesë nga Kur’ani edhe atë në gjuhën origjinale të shpalljes së tij, në gjuhën arabe.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme