Konflikti pa fund në Lindjen e Mesme është i hershëm. Ai zë fill me formimin e Lëvizjes sioniste në fund të shekullit XIX. Lëvizja kërkonte një atdhe për popullsinë e shpërndarë hebraike. Fillimi i lëvizjes lidhet me emrin e Theodor Herzelit, një gazetar vjenez, që në vitin 1896 shkroi librin e tij “Shteti hebre”, ku bëhej thirrje për krijimin e një shteti çifut si zgjidhje e problemit të diasporës dhe antisemitizmit. Një vit më vonë në Bazel të Zvicrës u mblodh Kongresi Botëror i sionistëve, që mblodhi në një lëvizje të vetme grupet e ndryshme. Në kongresin e vitit 1903 u shpall çarja e parë mes sionistëve pas debatit, nëse atdheu i hebrenjve duhej të ishte Palestina apo Uganda në Afrikë.
OKB, duke u ballafaquar me një problem të madh, propozoi ndarje të Palestinës në dy shtete të pavarura, njëri hebre dhe tjetri palestinez, ndërsa qyteti i shenjtë Jerusalemi të ishte nën administrimin ndërkombëtar. Kufijtë u vendosën në baza thjesht demografike. Arabët e hodhën poshtë planin e OKB-së, ndërsa hebrenjtë shpallën menjëherë krijimin e shtetit të tyre të quajtur Izrael më 14 maj 1948 në Tel-Aviv. Shtetin e porsakrijuar çifut e njohën SHBA-ja, Rusia dhe shumica e shteteve evropiane, mirëpo, shtetet arabe (Libani, Siria, Egjipti, Jordania dhe Iraku) i shpallën luftë. Gjatë kësaj lufte Izraeli u zgjerua me pushtimin e 77% të territorit të Palestinës, si dhe pjesës më të madhe të Jerusalemit, duke kaluar kufijtë e vendosur nga OKB. Lufta e 1948-s shënoi vetëm fillimin e një vargu të gjatë e të përgjakshëm luftërash mes Izraelit dhe shteteve arabe.
Konflikti arabo-izraelit vazhdoi edhe më vonë. Janë të njohura luftërat e viteve 1956, kur kryetari atëhershëm i Egjiptit Xhemal Abdul Naser, bëri nacionalizimin e kanalit të Suezit, dhe për shkak të këtij akti Egjipti u sulmua nga tri shtete, - Izraeli, Franca dhe Anglia. Mirëpo, beteja më e kobshme qe lufta e qershorit të vitit 1967, apo “Lufta e 6 ditëve”. Në këtë luftë Izraeli, i ndihmuar nga SHBA-ja si dhe vendet e tjera perëndimore, pushtoi rripin e Gazës dhe gadishullin e Sinait (të mbajtura nga Egjipti), lartësinë Golan të Sirisë dhe Bregun Perëndimor e Jerusalemin Lindor nga Jordania. Lufta e 6 ditëve tronditi thellë Botën Arabe dhe shënoi acarimin e parë të madh të saj me Perëndimin që mbështeti Izraelin. Gjatë kësaj lufte ndodhi eksodi i dytë i madh i palestinezëve, rreth gjysmë milioni banorë u detyruan të largoheshin nga Palestina.
Përpjekjet e Herzelit, themelues i Lëvizjes sioniste, i cili konsiderohet baba shpirtëror dhe politik i shtetit hebre, për marrjen e lejës nga sulltan Abdulhamiti i dytë për vendosjen e hebrenjve në Palestinë, nuk patën sukses. Megjithatë, Lëvizja sioniste në Tel-Aviv kishte vendosur një “Komision studimor”, në dy shtëpi të vogla, fare të thjeshta, ku punonin pesë agjentë – nëpunës të Kongresit Botëror Çifut dhe mblidhnin të dhëna për kushtet ekonomike të arabëve në Palestinë. Për këtë ai i fajëson anglezët, të cilët i kishin ndihmuar çifutët të vendoseshin në Palestinë. Qeveria Angleze shkonte edhe më larg në këtë aspekt dhe në vitin 1917, ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe Belfor u premtonte çifutëve formimin e shtetit të tyre në Palestinë. Këtë premtim Qeveria Angleze edhe e realizoi, meqenëse më vonë Palestina si dhe shumë vende të Lindjes së Mesme, do të kalonin nën sundimin e Anglisë. Në këtë kohë fillon ardhja në Palestinë e çifutëve nga të gjitha anët e botës. Në të njëjtën kohë dolën në skenë edhe shumë organizata terroriste çifute. Të gjitha ato ishin shenjat e para se në tokën e shenjtë do të fillonte një konflikt i ri i armatosur, fundi i të cilit nuk mund të parashihej. Për këtë arsye me të drejtë kishte konstatuar një shekull më parë në kujtimet e tij Eqrem bej Vlora: “Sot ai ka marrë një hov të paparë, ka arritur edhe rezultate të mahnitshme, por shteti artificial i Izraelit që ai ka krijuar, fsheh në vetvete forcën e trazirave të ardhshme. Kjo, sepse për popujt arabë do të mbetet përherë e papërfytyrueshme të pranojë në heshtje, që një pykë çifute të ndajë më dysh botën arabe”.
Konflikti arabo-izraelit dhe veçanërisht ndeshja palestinezo-izraelite kanë qënë, janë e do të jenë problem më i mprehtë dhe më i rëndësishëm për t’u zgjidhur dhe kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme e më tej. SHBA qëndron me vendosmëri dhe pa kompromis në anën e Izraelit dhe kjo ka një ndikim shumë negativ në rolin që SHBA mund të luajë në këtë rajon. “Popullsia çifute në SHBA është afër 4 % e të përgjithshmes, por ajo ka bërë shumë për ta radhitur SHBA pas Izraelit. Ka disa arsye për forcën e lobit çifut në SHBA. Veçanërisht domethënës është ndikimi politik që ka bashkësia e pasur çifute. Kjo është me rëndësi sepse politika amerikane financohet dhe kontrollohet gjërëisht nga interesat private” (Xhejms G. Kellas “Politika e nacionalizmit.....” fq. 206). Shteti i Izraelit që u krijua në mënyrën që dihet në vitin 1948 në Palestinë, po sillet si një superfuqi ushtarake rajonale dhe me forcën e armëve deri tani i ka lënë palestinezët pa shtetin e tyre. Izraeli po e keqpërdor konceptin e “luftës kundër terrorizmit” për të çuar përpara terrorizmin e tij shtetëror që të shpërthejë luftra të reja agresive në rajon dhe që të ndërmarrë fushata të reja spastrim etnik në dëm të popullit palestinez.
Prej shumë dhjetëvjeçarësh palestinezët po bëjnë një jetë të tmerrshme si “popull refugjat” për turpin e bashkësisë ndërkombëtare. Ata madje po qortohen si terroristë sepse nuk u ka mbetur rrugë tjetër veçse ajo e veprimeve individuale si kamikazë për të luftuar kundër makinës së rëndë e të sofistikuar të luftës që ka Izraeli. Bosnja e Kosova në Ballkan dhe Palestina në Lindjen e Mesme kanë vajtur nga pasojat më të tmerrshme të politikës shtetërore për spastrim etnik në kohët moderne.Libri i Nikolla Nikollovit “Komploti botëror” i shkruar 70 vite pas shkrimeve të Henri Fordit në “Diarborn Kronikëll” përshkruan një ndikim të tmerrshëm të perandorisë financiare të Rotshildëve mbi ngjarjet botërore, mbi luftrat, revolucionet, prodhimin e tregtimin e armatimeve, komplotet politike e kështu me radhë. Nëse ka teprime në atë libër përsa i përket perandorisë bankare të Rotshildëve ka një të vërtetë përsa i përket rolit që ka luajtur kapitali financiar në të gjitha tragjeditë njerëzore. Ka një të vërtetë në pohimin se nafta bashkë me pozitat gjeostrategjike janë tani arsyet madhore të rivaliteteve në këtë pjesë të Euroazisë që shtrihet nga Ballkani në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe rivalitetet në Afganistan.
Ka gjithashtu një të vërtetë në mendimin e shprehur se “Islami është parë si kërcënim më i madh sepse sasia më e madhe e naftës botërore nxirret në Iran, Irak, Arabinë Saudite” (Tarik Ali, libri i cituar... fq. 273). Sipas revistës turke BD të muajit mars 2003 rezervat botërore të njohura të naftës janë si vijon: SHBA, 3.7 miliard ton, Amerika e Veriut 8.4 miliard ton, Europa 2.5 miliard ton, Azia dhe Pacifiku 5.9 miliard ton, Afrika 10. 2 miliard ton, Amerika Latine 13.7 miliard ton, kurse rreth Gjirit Persik ndodhen 91.7 miliard ton (Iran 3.7 miliard, Iraku 15.2 miliard, Kuvajti 13.3 miliard, Arabia Saudite 36 miliard, Emiratet 13 miliard dhe sasi më të vogla Omani, Katari, Jemeni, Siria.Formula "Forca është e drejta" zakonisht quhet e papranueshme, madje e neveritshme. Por askush nuk mund të mohojë se kjo formulë shpesh zbatohet në marrëdhëniet ndërkombëtare, sikurse edhe në marrëdhëniet midis individësh në shoqërinë njerëzore.Roli i SHBA në Euroazi nga Ballkani në Lindjen e Mesme është më i domosdoshëm se në çdo pjesë të botës dhe sigurisht do të jetë i pranishëm dhe mbisundues. Lufta në Irak me siguri do ta përforcojë këtë mbisundim.
Më herët kanë thënë se revolucionet i hanë djemtë e vet, këtë e kemi kuptuar, mirëpo cilin e han lufta…?!