Shamia dhe imazhi

Propaganda politike e bënë të veten. Vëmendja fokusohet tek shamia. Problemi qëndron tek botëkuptimi materialist që mundohet ta kufizoj besimin. Si rezultat i keqkuptimit të funksionimit të sistemit laik është prishur balanca në mes individëve dhe te drejtave të tyre dhe brenda qeverisë për krijimin e imazhit ndërkombëtar. Dhe këtu nuk duhet të ndalemi, përbuzja që i bëhet një vajze përshkak të besimit të saj tregon rrugën e nisur për humbjen e imazhit në arenën ndërkombëtare.
Ç’është e vërteta, propaganda është armiku më i madh i imazhit. Sot, politika e Kosovës duhet që të jetë më aktive në diplomaci për të krijuar imazh ndërkombëtare jo me këtë rrugë të nisur. Kur flasim për propagandën e cila nuk e tregon fytyrën e vërtetë, duhet menduar edhe për rrezikun, ngase dihet se propaganda është veprim i sistemeve të mbyllura, pjellë e regjimeve diktatoriale, kurse Kosova është shtet demokratik. Çfarë kërkohet nga institucionet e Kosovës që të realizohen interesat e popullit? Vallë drejtësia duhet të jetë peng e një drejtori apo ministri?
Sfida e parë e Kosovës është njohja e vetes. Kosova ka histori dhe identitet kombëtar. Realiteti nuk mund të injorohet, Islami zë vend në jetën e shoqërisë (mbi 90% i takojnë besimit Islam). Nuk di pse turpërohen për këtë fakt ku dihet se shqiptarët botës i kanë dhënë leksione se si jetohet në paqe dhe harmoni si me veten ashtu edhe me të tjerët. Madje, çështja e besimit i takon individit dhe nuk është çeshtje gjuhe se si do ta shprehim më bukur, as luks me të cilin njeriu kënaqet, e nuk është dekor që e zbukuron, nuk është profesion me të cilin jetohet. Besoj se askujt nuk i lë përshtypje përkatësia fetare e drejtorit, ai mund të jetoj me sistemin e besimit hindu, të bëje të shenjtë lopën. Kjo është çështje e besimit të tij. Mirëpo, ajo që na lë përshtypje, kuptohet për keq, është joserioziteti i tij dhe mënyra e veprimit që çon në dezintegrim. Më shumë se të thotë drejtori, “nxënësi im“, ka rëndësi të shprehen nxënësit për te duke e quajtur „drejtori jonë“. E si do të quhet drejtori që merrë veprime ku shkilen te drejtat e njeriut, kur nxënësit i ndalohet hyrja në shkollë? Gjer më tani, me despotizëm, me veprime mizore, me mashtrimin e masave askush nuk ka dalë fitimtar. Çdo politikë e tillë e njëanshme, dezintegruese apo intolerante konfesionale prodhon probleme të mbrendshme. E thënë në mënyrë të thjeshtë mund të konkludojm se respektimi i të drejtave dhe lirive individuale dhe kolektive paraqet sfidën e rradhës me të cilën ballafaqohet shoqëria Kosovare. Ate që e quajm qeveri bazohet në dy parime: drejtësi dhe qetësi. Çfarë nëse mungojn këto dy parime, qeveri a do t’i ngjaje një mulliri që nuk nxjerre miell por vetëm bënë zhurmë duke bluar në erë. Mospërfillja e të drejtës së shkolloimit të një vajze me shami në kokë nga ministria e arsimit sinjalizon për kokëfortësi institucionale duke i çliruar nga detyrimi edhe interesat, vlerat dhe bindjet... për të hapur rrugë edhe për mospërfilljen e institucioneve të shtetit nga individët. Ne sot jemi të shqetësuar nga paraqitja e kundërshtimeve të mëdha, fjalët drejtësi, liri e të ngjashme e kanë humbur vlerën. Ata janë bë mashtruese nga fakti se janë fjalë të maskuara... Gjithçka bëhet në emër të të drejtave dhe lirive, kurse nga ana tjetër na paraqiten vijat ndarëse që dëmtojnë imazhin e Kosovës. Imazhi nuk krijohet me qëndrime jotolerante. Karakteri laik i politikës nuk e kupton formën e mbylljes së objekteve fetare, nënçmimin e besimtarëve, mbjelljen e urrejtjes dhe pasigurisë. Shqiptarët e kanë të integruar pluralizmin fetar. Pikërisht, për këtë, shqiptarët kanë krijuar imazh pozitiv për funksionimin e bashkëjetesës fetare dhe laicitetit të politikës, kanë krijuar vlera si model progresiv jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët. Andaj, shamia nuk e prish imazhin e shtetit, por ato që nuk i dinë rregullat e demokracisë. Ky problem është institucional që shkel kushtetutën e shtetit. Në një nivel të lartë promovohet një prirje e politikës që ia humbë shkëlqimin Kosovës, dëmtojnë seriozisht reputacionin e saj në arenën ndërkombëtare, tregon paaftësinë e Kosovës për të respektuar të drejtat e njeriut.
Kongresmeni Amerikan, Paul Findley, në librin e tij “Mjaft me heshtje” na jep një shembull interesant: Një i krishterë, që është drejtor i një shkolle publike në Teksas, dha një shembull të vlefshëm në fillim të vitit 2000 kur urdhëroi një vajzë muslimane të mbante shami në ndeshje futbolli. Dy minuta para fillimit të ndeshjes, arbitri paralajmëroi trajnerin e skuadrës së shkollës së mesme “Sem Huston” se vajza me shami duhet ose të largoje shaminë ose të largohet nga fusha... Pasi mori vesh për paralajmërimin, drejtori Riki Kemp, kërkoi që vajza të lejohej të luante me shami. Arbitri nuk pranoi, “Shamia është kundër rregullores dhe rregullorja duhet respektuar”. Drejtori, anëtar i Kishës së Krishtit, nguli këmbë. “Rregullat e futbollit nuk mund të shkelin ligjin federal. Amandamenti i Parë i Kushtetutës dhe ligji publik kundër diskriminimit fetar i jep vajzës të drejtën që të respektoj rregullat fetare”. Kur Kempi kërcënoi se do ta ngrinte çështjen në gjyqin federal, arbitri u tërhoq dhe lejoi vajzën të luante pa hequr shaminë”.
Nga ky shembull kuptova se ato që se pranojnë fenë, sillen pa respekt edhe ndaj koncepteve të larta si nderi, kombi dhe atdheu, por atë që nuk arrijë të kuptoj është a respektohet Kushtetuta në Kosovë dhe çfarë vlere ka???

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme