Letra e dytë e hapur për Kastriot Myftaraj

Në shkrimin që sapo e lexoni do të hasni kryesisht në dy lloj fjalishë: Tek lloji i parë i fjalive shumë lehtë do të vëreni konotacione shkencore islame më tepër se sa konotacione të tipit “një për një e sy për sy” të cilat renditen nën llojin e dytë të fjalive. Kjo është shkruar kështu sepse para meje kam dy llojë lexuesish: Në llojin e parë janë lexuesit e ndershëm të cilët domosdo presin shkencë, dije e vlera, ndërsa në llojin e dytë qëndron Kastriot Myftaraj, njeriu i cili kur është fjala për Islamin dhe muslimanët, ai i shanë aq keq sa nuk zgjedh as fjalë, as mjete e as metoda. Bile bile ai gjeti dhe vazhdimisht po gjenë trimërinë të shajë edhe Muhamendin a.s. Këto sharje kundër profetit të Allahut i bëri me të njejtat fjalë që na shau të gjithë neve!
Kastriot Myftaraj që nga paragrafi i parë e fillon me kritika sharllatane. Pastaj gabimisht mendon se mua më fyen kur më klasifikon si përfaqësues i muslimanëve praktikant. Nuk dijë në çfarë kuptimi përdorë këtë term. Në shkrimet e veta vazhdimisht po mundohet të sjell terme të pakuptimta e nëse kanë kuptime ai nuk i kupton as vet. Shprehja “musliman praktikant” në realitet është nder për secilin besimtarë. Nderi më i madh edhe për mua është kur ndjejë se edhe unë jam i tillë. Ku është ajo e mirë bile edhe të isha përfaqësues i atyre muslimanëve praktikant që dijnë se qka është Zoti dhe dhe qka atdheu. Edhe pse për dinamika e jetës moderne për fat të keq dhe sadopak po pengon të jemi ashtu, ne megjithate po mundohemi të lëmë pas vete vepra me të cilat nesër do të krenohemi para Allahut të Madhërishëm.
Kastriot Myftaraj thotë: “Ju z. Bajrami përfaqësoni më së miri muslimanin praktikant shqiptar, në dy anët e kufirit, i cili ka marrë të gjitha veset e shumta të arabit, pa marrë asnjë nga virtytet e tij të pakta”! Kastriot Myfaraj në mënyrë teper ekstreme një popull të tërë e quan të pavirtytshëm. Ai nuk e di se arabët me shekuj udhëheqën gjininë njerëzore. Mbi 14 shekuj ishin liderët e botës së qytetëruar, me shekuj e mbajtën flamurin e përparimit mbi supet e tyre, me shekuj Evropës i dhanë dhe po i japin dritë e dijetarë. Arabët janë ata që përderisa inkvuzicioni i kishës në Evropë digjte mbi turra zjarri dijetarë, në tokat islame për çdo shkronjë të tyre, dijetarët paguheshin me flori. Por, çka ti bëshë! Nuk është e domosdoshme që fatbardhësia të jetë e pakufijshme. Edhe lufta mes civilizimesh është luftë sikur çdo luftë tjetër, dhe në luftë dikush ngadhnjenë e dikush tjetër humb. Muslimanët e humbën betejën për të udhëhequr edhe më tutje njerëzimin. Ata humbën, dhe këtu pajtohem me Kastriotin, sepse ata në vend që syrin ta kishin lart, atje tek Allahu i Madhërishëm, ata u dhanë pas shfrenimeve të kësaj bote, u mashtruan kur në vend të Allahut u mbështeten dhe filluan t’i shërbejnë të tjerëve. Muslimanën u mashtruan shumë keq kur menduan se jeta në këtë botë kalimtare të cilën po e jetojmë është më e vlefshme dhe më e lartë se ajo tjetra e përgjithëmonshme.

Në vazhdim, Kastriot Myftaraj thotë: “...Pastaj asnjë nga fetë e krishtere në Shqipëri nuk vendos megafonë për të përhapur lutjet e saj pesë herë ditën në gjuhë të huaja...”. Duke mos dashur të lëshohem në elaborimin se fesë krishtere, unë Kastriotin vetëm shkurtimisht do ta bëjë me dije se në botë ka vetëm një fe krishtere, dhe se ajo fe sikur të gjitha fenat tjera ka fraksionet, pikepamjet, shkollat e mez’hebet e veta. Pra, meqë Kastriot Myftaraj nuk njeh fenë, kur merrë në gojë katolocizmin, orthdoksizmin apo të ngjashme, atij i duket se fjala është për fena të ndryshme të krishtere. Pastaj, Kastriot Myftaraj nuk e di as dallimin mes ezanit dhe këmbanave e zileve të kishave. Kastrioti as që ka lidhje me ate se qka është ezani. Ai për ezanin thotë se është lutje, ai nuk e di se ezani është thirrje për namaz, jo lutje, andaj është shumë e arësyeshme që nëpër minaret e xhamive të vendosën megafonët.

Kastrioti na thotë edhe këte: “Ju pretendoni se Allahu është zoti i botnave, se është i gjithëdijshëm!” Por Kastrioti as këtu nuk e di se përderisa diqka quhet Zot, ajo diqka duhet të ketë të gjitha cilësitë që duhet ti ketë një Zot. Kur Zotit i thuhet Zot, ai Zot patjetër duhet të jetë i Gjithëdijshem, përndryshe si do të quhej Zoti Zot, nëse ai nuk është i Gjithëdijshëm? Sa për informim, teologjia islame spjegon se, cilësia e gjithëdijshmërisë është ndër cilësitë ecenciale të Zotit.

Do të kisha dashur shumë që Kastriot Myftaraj të ishte ndonjëri nga ata që njeh fenë, anipse nuk e do, të njeh politikën edhe pse nuk di të sillet i tillë, të ketë dije të mjaftueshme, edhe pse atij i mungon shumë. Po të ishte i tillë Kastrioti, me te do të kisha biseduar shtruar, posi burrat. Ai kishte kërkuar ballafaqim me mua ose me dikend që unë do ti’a kisha propozuar. Këtë do ta kisha bërë me gjithë dëshirë. Por, qka ti bëshë këtij gjynahi që dëshirën e ka të madhe ndërsa kaqikun kurkund. E hajde të them se pranova! Por, qka të bisedojë me te se?! A mos duhet t’a mësoj nga fillimi se nuk bënë të shajë? Jo, ngase unë kam bindjen se kur ka qenë i vogël, prindërit e tij e kanë mësuar se sharja është gjë e ndytë. Familjet korçare janë të njohura për edukatën e tyre. Tjetër. A mos duhet t’a mësoj se sharlatanizmi është tipari kryesor i budallait? Jo, sepse Kastrioti mund të thotë së nuk është budalla, sepse po të isha budalla-mund të thotë Kastritoi-, do ta kishin lidhur diku për ndonjë lis apo këmbë krevati! Pastaj, a mos duhet t’a bëjë me dije se nëse një njeri ngritet kundër një shoqërie të tërë, ai ose është gjeni ende i pakuptuar nga masa e që Kastrioti është i fundit në këtë botë që mund të jetë i tillë, ose është i qmenduri i asaj shoqërie?! Pastaj, që të ketë kaqikun e të thërret në debat, Kastrioti duhet të dijë së paku gjërat elementare rreth asaj që don të flet. Dyshoj në ate që ky njeri di së paku premisat më të thjeshta të religjionit, dyshoj në ate të dijë historinë e religjionit, prejardhjen e tij, dhe jam mësei bindur se ky njeri nuk di asgjë për teologjinë e lere më të flet për cilësitë e Zotit, lere më ta na sjellë dhe klasifikoj definicionet e mendimtarëve dhe filozofëve për Zotin. Meqë nuk i di këto, ai nuk e kupton as gjuhën e fesë, ai mendon se gjuha e fesë është ajo të cilën e dëgjon në ligjeratat ku e mësojnë dhe paguajnë të flet kundër Islamit dhe muslimanëve. Ai e përzien fenë me kombin, revelatën me thënjet e ndonjë mësuesi të tij, ai përzien tiparet e njeriut me tiparet e Zotit sepse ai nuk e di qka është as njeriu e as Zoti. Dhe kur Kastriot Myftaraj nuk i di asnjërën nga këto, atëherë si të bisedohet me te? Rreth qkafit të flas me një kashkavall siç është Kastriot Myftaraj? Por, nëse Kastriot Myftaraj obligon vetveten të mësoj këto gjëra, pastaj të tregohet i menqur, burrë, i edukuar, e parasëgjithash të rrespektoj bashkëbiseduesin atëherë përse të mos e pranoja. Dhe për fund, që t’a pranoja në debat, ai pa tjetër duhet të na kërkoj falje, së pari mua personalisht, pastaj të gjithë muslimanëve ngase ky njeri na shau shumë keq, na shau më keq se që na shanë serbët. Ai na shau duke na quajt qenë, zërin tonë e bëri qenlehje, dhe ç’është më e keqja profetin tonë, Muhamendin a.s. e quajti po me të njëjtin emër. Pa marrë parasyshë të gjitha këto, nëse ky njeri një ditë mbledh mend e bëhet burrë, atëherë lirisht do të bisedonim, do të shktronim muhabetin dhe do të kënaqej edhe ai duke dëgjuar për bukuritë që i ka feja, bile do të lutesha për te që të mos e gjejë ajo të cilën një kohë të gjatë është duke e kërkuar.

Nuk është mirë që mendimet dhe fjalët e dijetarëve të vjedhen. Këto punë i bëjnë parazitët të cilët zgjasin majën e gjuhës për të lëpinë aty-këtu ndonjë grimce informacioni “mbi shpindën” e dijetarëve, dhe si parazit pra, të tillët neve dhe lexuesve na prezentojnë ide të vjedhura. Përkundër tij, shkruesi i këtyre rreshtave me vite të tëra elaboron dhe spjegon filozofinë dhe religjionin nëpër katedra të ndryshme të universiteteve më të njohura të botës. Më vie keq të them, por Kastriot Myftaraj vjedh. Ai mund të harrojë se teksa “shetitë rrugëve” për të vjedhur mendime dhe ide, edhe nëse jo të gjithë njerëzit, ka nga ata që “e shohin” dhe e dijnë se ku mund të ketë vjedhur ky njeri. Kastrioti përmend Gellnerat e Hobsbawnat, kinse për të treguar se njeh dhe përcjellë shkrimet e tyre. Kur mua më quan “shqiptar i arabizuar” dhe në të njejtën kohë me klasifikon si predikues i qifutëve të lartëpërmendur, ai pavetëdijshëm bënë atë lojen e cila dikur nëpër fshatrat e Gollakut ishte muhabet pasdarke. Fjala është për “futjen e tokës në gjygymin e vogël të qajit”. E po, a thua a është e mundur një gjë e tillë?
Si duket Kastriot Myftaraj vet nuk është korrekt kur thotë se unë nuk e citoj në mënyrë korrekte. Ai nuk vëren se lexuesit nuk e kanë vështirë të kuptojnë qëllimet e zeza të tija. Bile dikur ai e thotë troq: “Shqipëria duhet të krishterizohet e tëra”! Sipas asaj që ai thotë, prej të gjitha replikave që i janë dërguar (nëse i është dërguar ndonjë!), shkrimin tim e paska përzgjedhur. Me mua po dëshiruaka të bëjë debate të nxehta edhe ate në “odën e tij” por jo kështu në mënyrë të hapur. Ai më shkruan kështu: “Ju ndërmorët një Xhihad global në facebook, duke raportuar shkrimin tim “Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës”, në mënyrë që ai të ndalohej në facebook. Unë ende ju kërkoj që ta tërhiqni raportimin dhe ju ofroj që në faqen time të bëhet debat për këtë shkrim, me cilindo teolog islamik që do të zgjidhni ju”!.

Në replikën e tij me titull “Polemizuesit e mi islamikë, të cilët vërtetojnë se musliman praktikant domethënë shqiptar i arabizuar” të botuar në faqen e tij facebook me datë 26 Qershor 2010 të cilën e shkruan enkas kundër shkrimit tim me titull “Letër e hapur Kastriot Myftaraj, njeriu i cili ezanin e quan qenlehje ndërsa mujezinët i quajti qenë që lehin natën”, të botuar me datë 20 Qershor 2010 në Mesazhi.com, në paragrafin e dytë të shkrimit të vet, ai, mua më akuzon se unë e paskam keqkuptuar fjalinë e tij kur muslimanët, mujezinët, xhematlinjët i quan qen ndërsa ezanin muhamedije qenlehje! Ai thotë: “Ju nuk më citoni në mënyrë korrekte për atë që kam thënë për ezanin si qenlehje dhe muezinët si qen lehës”!!! Shpresoj që ky njeri të ketë filluar t’a gixë majën e gjuhës së vet pikërisht për shkak të sharjeve që i bënë ezanit, mujezinëve dhe Muhamendit a.s.

Që të jam i sinqert me lexuesit, unë edhe pse duke përtuar, ngase e dijë se kjo do t’i përngajë futjes së therrës në mes të luleve, shkrimin e tij gadi të tërin do ta vendosi brenda punimit tim. Kështu, lexuesit do të kenë rastin të shohin nëse unë paskam shpifur ndaj tij, nëse ai nuk paska sharë ezanin, mujezinët dhe Muhamendin a.s. Ky qepalle, të gjitha keto sharje i lansoi në Facebook nën titullin “Kur lehja e qenit ndaj hënës quhet fe” në ora 20:02 minuta të ditës së mërkurë me datë 2 Qershor 2010, dmth pak kohë pas namazit të akshamit. Këtë shkrim ai e boton edhe në një gazetë në Shqipëri. Aty, Kastriot Myftaraj sharjet e tij aspak të pranueshme kundër Islamit dhe muslimanëve i shpreh me një gjuhë qmendie. Ajo gjuhë është e njeriut që ka humbur busollën e jetës. Në atë shkrim Kastriot Myftaraj thotë: “Nëse një tufë qensh i lehin hënës kjo është një pamje ku besoj se kurrkush nuk gjen diçka spirituale, por që gjithkujt i duket e shëmtuar. Nëse dikush do të paraqitej në gjykatën e Tiranës dhe do të kërkonte që të krijonte një organizatë e cila do të kishte synim të promovonte dhe potenconte qenlehjen në Shqipëri, duke ndërtuar tempuj të qenlehjes, në të cilat do të viheshin megafonë ku do të shumfishohej qenlehja, edhe pse nismëtari do të dilte me argumente që kishin të bënin me të drejtat e kafshëve, vështirë se gjykata do të bindet”.

Duke e sharë Fenë Islame ai thotë: “E megjithatë qenlehja është fe legale në Shqipëri, dhe në krejt trojet shqiptare në dy anët e kufirit. Provat për këtë gjë i keni pesë herë ditën dhe natën, kur në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë rreth dhjetë mijë megafonë të vendosur në 2000 minare lehin arabisht. Në krejt hapësirën shqiptare në dy anët e kufirit, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, pjesën shqiptare të Maqedonisë, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, janë rreth gjashtë mijë minare me 25 mijë megafonë, që lehin arabisht... Megalehja teknologjike bëhet edhe më e fortë natën, kur del hëna, çka duket në pajtim me zakonet qenore, se dihet që qentë i lehin hënës. Jo më kot gjysmëhëna është simbol i Islamit. Madje, kur dëgjon këtë megalehje, të bëhet të besosh se edhe Muhametit, i cili është në origjinë të këtij rituali, nuk lejohet t’ i shfaqet fytyra, se ai ka qenë një qen...! Kjo megaqenlehje teknologjike është e organizuar nga institucionet legale të Islamit në hapësirën shqiptare, Bashkësia Islame e Shqipërisë (Komuniteti Musliman i Shqipërisë), Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë. Megaqenlehja ngrihet nga minaret e xhamive që janë në administrim të këtyre institucioneve fetare”.

Vazhdon të thotë: “...Kjo megalehje arabisht ka të njëjtin funksion si mielli, sheqeri, vaji dhe ushqimet e tjera që u shpërndahen nga xhamitë njerëzve të varfër, kryesisht romë dhe egjiptianë, ashtu që ata të shërbejnë si një rent a crowd në ditët e faljes së Bajramit në shesh, para kamerave televizive. Kështu do të krijohet një pamje spektakolare që do të krijojë përshtypjen e rremë se ritet islame ndiqen masivisht në Shqipëri, gjë që nuk është e vërtetë…Çdo xhami në Shqipëri, nga e cila ngrihet kjo qenlehje teknologjike arabisht për mua është një tank i Xhihadit. Çdo minare nga e cila lehet arabisht, për mua është një top, raketë apo hoëitzer, i Xhihadit. Çdo megafon minareje xhamije, nga i cili lehet arabisht, për mua është një mitraloz i Xhihadit. Çdo tingull i megaqenlehjes arabisht për mua është një predhë e lëshuar nga armët e Xhihadit, mbi kombin shqiptar, mbi dinjitetin dhe ardhmërinë tonë”.
Kastrioti Myftaraj pasa se t’u shpallë luftë shqiptarëve musliman ai në mënyrë shumë të hapur dhe sinqerisht tregon se i urren ata në mënyrë më të tërbuar. Thotë: “Thotë: “Çdo njeri për të cilin është e shtrenjtë kjo megaqenlehje arabisht, pra muslimani praktikant, për mua nuk është shqiptar, është armiku të cilin unë e urrej, dhe do ta luftoj... Por unë do të vazhdoj që ta urrej muslimanin praktikant shqiptar edhe nëse ndalohet nga shteti kjo megaqenlehje në arabisht...”.

Pastaj vazhdon: “Unë e urrej fenë islame në Shqipëri se ajo është e vetëidentifikuar me këtë megaqenlehje në arabisht. Por unë do ta urreja atë edhe nëse do të ndalohej kjo megaqenlehje në arabisht, sepse ajo do ta quante dhunim këtë ndalim. Megalehjen teknologjike arabisht, në Shqipëri e pëlqejnë dy kategori qëniesh të gjalla, muslimanët praktikantë dhe qentë.

Pastaj thotë: “A mund të pranohet pesë herë në ditë kjo megalehje arabisht, në emër të tolerancës fetare? Tolerancë ndaj kujt, ndaj njerëzve, apo ndaj qenve. Nuk ka tolerancë fetare ndaj qenve...”. Pastaj: “Është e njohur shprehja se “Qeni që leh nuk kafshon”. Por megalehja teknologjike arabisht paraljamëron një kafshim të tmerrshëm për Shqipërinë dhe krejt kombin shqiptar. Megalehja teknologjike arabisht tregon se Islami shqiptar është bërë një qen i tërbuar dhe qentë e tërbëuar asgjësohen. Megalehja teknologjike arabisht pesë herë ditën, ka një të mirë se na kujton rrezikun pesë herë ditën e natën...”.

Pas gjithë kësaj qmendie të pa parë gjerë më tani, unë me një dridhje zemre pyes lexuesin: A thua unë nuk paskam cituar drejt këtë matuf të matufëve? Çfarë falsifikimi i paskam bërë shkrimit të tij e që ai akuzon se unë paskam falsifikuar kinse fjalët e tija? Çfarë fshehjedore të kriminelit paskam bërë unë kur paskam cituar këtë mahlukat të llojit të vet? Aaa? Kush është kriminel në këtë rast, a ky njeri që ezanin, mujezinët, Muhamendin a.s i quan ashtu që as kriminelët më ordinarë nuk e bënë, apo unë që edhe pas gjithë këtyre sharjeve e epitete që i jep muslimanëve, unë ende nuk e kam quajtur as qen e as nëna e qenëve, anipse mund të mos ja kam qëlluar?

Pas gjithë kësaj qmendie të pa parë gjerë më tani, unë me një dridhje zemre pyes lexuesin: A thua unë nuk paskam cituar drejt këtë matuf të matufëve? Çfarë falsifikimi i paskam bërë shkrimit të tij e që ai akuzon se unë paskam falsifikuar kinse fjalët e tija? Çfarë fshehjedore të kriminelit paskam bërë unë kur paskam cituar këtë mahlukat të llojit të vet? Aaa? Kush është kriminel në këtë rast, a ky njeri që ezanin, mujezinët, Muhamendin a.s i quan ashtu që as kriminelët më ordinarë nuk e bënë, apo unë që edhe pas gjithë këtyre sharjeve e epitete që i jep muslimanëve, unë ende nuk e kam quajtur as qen e as nëna e qenëve, anipse mund të mos ja kam qëlluar?

Kastriot Myftaraj, duke dashtë të abuzojë me të vërtetat, ai mua dhe muslimanëve shqiptarë n’a thotë kështu: “Pra, ju doni që edhe sot të mos ekzistonte zyrtarisht nacioni shqiptar, të mos mësohej gjuha shqipe në shkolla, të mos ekzistonte flamuri shqiptar, të mos ekzistonte zyrtarisht identiteti shqiptar”. E pra, Kastrioti, flamurtari i thirrjes për krishterizimin e tokave shqiptare ka nevojë të mësojë sadopak mbi veprimtarinë e shokëve të mi dhe timen personale.

Qysh kur ishim student, atëherë kur nga Universiteti i Prishtinës dëboheshin profesorët dhe studentët shqiptar, ne shkruanim peticione, pamflete dhe shpërndanim në të katër anët e Kairos. Në atë kohe, ne informonim studentët e mbi 100 shteteve të ndryshme sa studijonin në atë universitet. Ne nuk merrnim parasyshë fare kërcënimet e ambasadës jugoslave që në bënte ditë e natë. Pastaj, atëherë kur ndoshta Kastriot Myftaraj ka qenë ende i ulur në prehërin e ndonjë tjetri duke i’u ledhatuar shpinda nga prapa, unë me shokë bënim përpkejket më të mëdha për prezentimin e qështjes së Kosovës, kudo nëpër botë ku shkonim. Pastaj, ne punuam për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, i cili është talebja i Svetisavës së Shumadisë. Atëherë kur ky njeri, ndoshta ende duke fshehur kokën nën pshollaqet e gjysheve për të shpëtuar atë rrasë ashti që ja bartë qafa e tij, shkruesi i këtyre rreshtave ndihmonte popullin shqiptar, ndihmonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me atë dhe me aq sa kerkohej. Populli shqiptar në Shqipëri është dëshmitari më i mirë për të mirat që ne i sollëm atyre. Atëherë kur vëllezërit tanë hapën zemrat për kosovarët, ne po furnizonim Shqipërinë me mijëra tonelata miell dhe gjëra tjera ushqimore. Anijet në Portin e Durrësit, maunet që hynin nga Maqedonia për në tokat e Shqipërisë ishin të mbushura me mallëra që ne i sjellnim nga shtetet mike të shqiptarëve. Nuk është aspak e tepërt të përmendet edhe numri i mauneve që unë me shokë sollëm nga Turqia. Nuk ishte aspak leht të përgaditeshin, përcjelleshin, menagjoheshin e pastaj të shpërndaheshin më shumë se 240 maune të mbushura me ushqime e veshmbathje. Ne me shokë e miq përzumë nga Kosova ushtarët serbë të Svetisavës, ne jemi ata që “pinim kafe” në “Drenicën” e Durrësit. Këmba ime ka shkelur cdo pëllëmbë tek dhe përreth Bajram Currit dhe nga andej kalonim për në Kosovë, për ti thënë tokës sonë të shejt se ja ku na ke, ka ku të kem ardhur Kosova jonë! Shkruesi i këtyre rreshtave ka mbajtë ligjërata për ushtarët e lirisë, për të rinjtë që vinin nga Perëndimi e Lindja për të çliruar Kosovën. Ne ende vazhduam e vazhdojmë të japim kontributin tonë kombëtar për Shqiptarinë. Menjëherë pas lufte, kombit iu drejtuam me një letër në të cilën thirrëm shqipet për bashkimin e idealeve të tyre pikërisht në kohën kur armiqët tanë, pas disfatës që pësuan, ata punonin me të madhe për përqarjen tonë. Në atë letër përgëzuam Shqiptarinë për fitorën e cila po vinte. Aty pra, shqiptarëve i’u tham ate që Allahu na kishte thënë që nga koha e kalubelasë: Fitorja është e jona. Në atë letër, ne i kënduam Ditës së Pavarësisë, popullit shqiptar i thamë të rrijë në tetik, njërin sy ta mbajë të mbyllur, gishtin në këmbëz dhe në momentin e duhur të keqen ta qëllojë në ballë. Nga kudo që isha bashkëkombasve të mi u përcolla përgëzimet për fitorët e korrura. Allahun e kishim dëshmitarin më të mirë për qëllimet, nijetet dhe përpjekjet tona, andaj sipas Kuranit, kur nijeti, përpjeka dhe puna është në rregull, në rregull do të jetë edhe përgëzimi për fitoren që do të vie. Ne nuk u ndalëm me kaq! Prej asaj kohe e deri më sot ne ende punojmë për kombin tonë, për të cilin Kastriot Myftaraj neve na thotë se jemi armiqët tij. Ne vizituam dhe ende vizitojmë me dhjetëra shtete, hargjuam djersën e ballit për kombin tonë. Gjithënjë prezentuam dhe po prezentojmë vlerat tona kombëtare, prezentojmë Kosovën tonë, prezentojmë tërë Shqiptarinë. Nuk ka aspak dyshim se shtetit të Kosovës ne i përgaditëm njohje të reja, takuam burrështetas nga e mbarë bota dhe shkruam me dhjetëra punime shkencore për qështjen tonë kombëtare. Por ne, asnjëherë nuk dolëm në saf para imamit. Ne dijmë dhe respektojmë rregullat e lojës. E Kastriot Myftaraj është njeri i cili mundohet t’i anashkalojë këto vlera dhe suksese tona, ai bënë kaqamakun e paskrubullt, ngase Kastriot Myftaraj syrin nuk e ka tek fitoret e kombit, ai syrin e ka dikund tjetër e që ne e porosisim të jetë së paku për kombin anipse nuk do të jetë edhe për fenë.

Pak më poshtë në shkrimin e tij, Kastriot Myftaraj dyshon në mua të jam njeri, bile ai vetëm supozon. Kastriot Myftaraj përdorë fjalën deve më leht se sa më thotë njeri. Sipas tij unë nuk po e kuptuakam Kastriot Myftaraj. Ai më shkruan edhe këtë fjali: “Problemi në polemikën me ju, është se ajo është po aq e vështirë sa të polemizosh me një deve. E para, unë, o njeri, se supozohet të jeni njeri, edhe pse në polemikë silleni si deve...”

Në terminologjinë islame fjala xhahil nënkupton njeriun i cili nuk njeh fenë e vet, i cili nuk rrespekton ate. Edhe pse në përkthimin e saj etimologjik fjala xhahil don të thotë injorant, Kastriot Myftaraj është xhahil terminologjik. Ai më sulmon mua se përse unë paskam kritikuar ate kur ai thotë se “Guri i Zi na qenka objekti më i shejtë i Fesë Islame” e që në vend të saj unë paskam thënë se ai ka shkruar se Guri i Zi është simboli më i shejtë i Fesë Islame. Pyes, çfarë dallimi ka në mes objektit si diqka që adhurohet dhe simbolit që gjithashtu adhurohet? Çfarë dallimi ka në mes atyre dy fjalëve për atë gurë kur Kastriot Myftaraj thotë se muslimanët shkojnë në Qabe për të adhuruar Gurin e Zi?!

I themi Kastriot Myftaraj: Muslimanët në Qabe nuk shkojnë për të adhuruar Gurin e Zi. Atje, ata shkojnë për ti’u përgjegjur ftesës së Allahut të tyre. Përderisa Muhamedi a.s. për namazin thotë se është një mi’raxh i muslimanit, një përjetim shpirtërorë e që në realitet është parimi themelor i fesë islame dhe i cili renditet menjehehrë pas dëshmisë se jemi musliman, pra pas shprehjes së shehadetit me “eshhedu en lailahe illallah ve enne muhameden abduhu ve resuluhu”, zekati, instanca tjetër e rëndësishme e Islamit e cila shoqërisë i përfiton komponenten materiale jetike, e cila vlerat e përgjithëshme shpirtërore, morale-etike nuk i lë të mbeten vetëm ide abstatke, por kërkon që ato të zbatohen në jetë, pikërisht nëpërmjet dhënjes së zekatit, agjërimi, kushti i katërt i Islamit i cili ka një rol të rëndësishëm në proqesin e humanizimit të njeriut, në të kuptuarit e vetive njerëzore duke i’u dhënë aytre mbështetjen për fisnikërimin e shpirtit njerëzorë, i cili është një fuqi e madhe, një elan për vitalitetin e njeriut në përgjithësi, haxhi nga ana e vet të gjithë kësaj i jep kuptimin social për aksioni të përbashkët në përvetësimin e vlerave Islame e që nga andej shpërndarjen e tyre gjithashtu në përbashkësi për të tjerët. Kjo është domethënia e haxhit, ai haxh për të cilin Kastriot Myftaraj zgjedh fjalët më ofenduese.
Kastriot Myftaraj jo rastësisht zgjedh Gurin e Zi të Qabes për ta sulmuar. Ate mund t’a kenë porositur, ai ndoshta mund të ketë lexuar për rëndësinë e Qabes, haxhit që bëhet tek Qabja dhe Gurit të Zi i cili është i vendosur në një njërin nga këndet e Qabes. Haxhi pra, ka një karakter të posaqëm në Fenë Islame. Një dietar i njohr islam e thotë edhe këte: Qabja si simbol i solidaritetit dhe bashkimit islam luan rol jashtëzakonisht me rëndësi në forcimin e vëllazërimit, harmonisë, marrëdhënjeve reciproke, në afrimin dhe njohjen e popujve, tokave dhe bashkësive islame. Në oborin e saj, Muhamendi a.s. ka pajtuar fiset, i ka shlyer dallimet dhe ka krijuar shoqërinë monopolite e unitare islame. Prej Qabeje dhe prej Arafati u ka dërguar fiseve, popujve dhe gjeneratave të çdo shekulli porosi për bashkim, dashuri e paqë, vëllazërim dhe solidaritet njerëzor.

Më poshte Kastriot Myftaraj më thotë kështu: “Ju kërkoni kështu që Kurani të merret si burimi i vetëm i informacionit! Por Abrahami, apo Ibrahimi sikur e quani juve, përmendet edhe në Bibël (Testamentin e Vjetër) dhe historianët duke bërë llogarinë e gjeneratave, kanë arritur të përcaktojnë kohën se kur ka jetuar Abrahami...” Kur kam thënë se Kastriot Myftaraj nuk njeh fenë, rrjedhimisht gjuhën e fesë, në realitet kam menduar t’i rikujtojë se kur është fjala për ngjarje, shembuj, personalitete apo edhe principe të cilat i përmendin librat e shejtë, nëse ato libra nuk japin informacione të detalshme, atëherë shkenctarisht është e pamundur që dijetarët, historianët e të ngjashëm të japin spjegime, emra apo data në lidhje me to. Tingëllojnë qesharake arësyetimet e Kastriot Myftaraj për ate që me këmbëngluje mbron tezën e tij të 2400 vjetëshit! Përveq që tregohet qesharak, ai të qenurit e tij xhahil e bënë edhe më të fortë kur Bibles i thotë Testamenti i Vjetër, duke mos ditur se Testamenti i Vjetër është Tevrati e jo Ingjili. Pastaj, ai më bënë pyetjen se “Nëse do të merrej Kurani si burimi i vetëm i informacionit, atëherë unë do t’ u thosha se ku e dini ju që Muhameti ka jetuar atëherë kur pretendoni ju se ka jetuar, se Kurani nuk e përmend kohën kur ka jetuar Muhameti”? Dëgjo Kastriot! Kësaj rradhe, por vetëm shkurtimisht edhe unë po të drejtohem në veten e dyte! Dëgjo: Përderisa Kur’ani është fjala e Allahut, i zbritur Muhamendit a.s., i përmbledhur në mus’hafe leximi i të cilit është ibadet për besimtarët, synneti është jeta dhe praktika e të dërguarit të Tij, Muhamendit a.s. Nuk ka institucion në historinë e njerzimit për të cilin u shkrua në detaljet më të imëta se sa u shkrua për Islamin. Nuk ka libër i shejtë për të cilin u shkrua në mënyrë kaq të detajshme sa u shkrua për Kuranin sikur që nuk ka personalitet në histori për të cilin u shkrua edhe detalja më e vogël e jetës së tij sa u shkrua për Muhamendin a.s. Është absurde të mos dihet lindja, vendi i lindjes, jeta fëmijërore, nëna, babai, axhallarët, shokët, miqët e të gjitha informacionet rreth Muhamendit a.s. Për te dihet ajo që nuk mund të dihet ndoshta edhe për njerëzit që jetojnë sot. Nuk ka mbetur asnjë fjalë e tij, asnjë vepër e tij pa u regjistruar. Për te dihet edhe si ka fol, edhe si ka ec, edhe si ka fjetë, edhe si është ushqyer, me qka është ushqyer, ku ka shkuar, prej ku ka ardhë, kur ka shkuar dhe kur ka ardhë. Janë të evidentuara betejat, koha e betejave, taktikat e luftës në ato beteja, kundërshtarët e tij në ato beteja, bile bile, janë të evindetuara edhe trungjet e hurmeve nën të cilët ka pushuar Muhamendi a.s. në ato beteja. Si është e mundur të mos evidentohet jeta e tij, kur ai ishte profeti më i dashur i Allahut, ai ishte vula e profetësisë. Ai ishte dhe mbeti personaliteti më i lartë që ndonjëherë lindi gjinia njerëzore. Para veprës së tij u magjepsën kokat më të njohura të njerëzimit, para emrit të tij do të magjepsen edhe më tutje deri në ditën e fundit të jetës në tokë. Atëherë, si është e mundur të mos dihet koha kur paska jetuar Muhamedi a.s.?! Mjafton të shiqosh në cilindo kalendar të historisë dhe do të mësosh momentin, natën, ditën, datën, vendin dhe vitin e lindjes së Muhamendit a.s.

Kastriot Myftaraj, sikur në shkrimin e tij të parë, pra edhe në këtë të fundit me kryeteneqesi thotë se: “Arabët idhujtarë tuboheshin në haxh, në Kaaba për të adhuruar Hubalin dhe Gurin e zi. Muhameti e ruajti këtë rit, por në vend të Hubalit vuri Allahun...”!!! Në teologji, kur është fjala tek kush për kend dhe prej kujt kujt, sa i përket raportit Zot-njeri, e në këtë rast raportit mes Allahut dhe Muhamendit a.s., ky raport është vertikal, pra vie nga lart poshtë. Urdhëri vie nga Allahu dhe shkon kah Muhamendi a.s. Muhamendi a.s. nuk është ai i cili vendos. Në religjion, e sidomos në teologjinë islame, obligativat vijnë nga Allahu, ndërsa i obliguar mbetet njeriu. Bile bile i ghithl ky komunikim kryhet nëpërmes melekut të shpalljes, Xhibrilit a.s. Kur është kështu, atëherë si është e mundur të thuhet ajo që Kastriot Myftaraj e thotë: “Muhamedi e vuri Allahun në vend të Hubalit”? Ai mua më sfidon dhe disi i bindur me drejtohet se po të gjeja një libër serioz për idhujtarinë arabe paraislamike, po të uleshim e t’a debatonim atë liber, ai mua do të më bënte maf!!! Qesharake apo jo?

Në fund, duke dashur të prek edhe nje segment tjetër pra, ate politik të shkriemeve të tij, ne do të nxjerrnim vetëm një paragraf të postimit të tij me titull “Lobi saudit në Washington dhe Shqipëria” të cilin e qet në faqen e tij të Facebook-ut me datë 2 Korrig 2010. Në atë letër, përveq të tjerave, ai e thotë edhe këtë qmendi: “Më pas u bë një debat i nxehtë politik në Shqipëri mbi atë se kur kishin ardhur në Shqipëri fundamentalistët e parë nga bota islamike. Por, paradoksalisht, fundamentalisti i parë islamik që shkeli në Shqipëri mund të thuhet se ishte Sekretari i Departamentit të Shtetit, James Baker! James Baker, edhe pse u shpreh shumë i impresionuar nga pritja që iu bë në Shqipëri, duke thënë se kjo gjë nuk i kishte ndodhur kurrë, megjithatë nuk e vizitoi më kurrë Shqipërinë. Duket se kishte kompleksin e fajit për krimin që kishte bërë ndaj Shqipërisë. Në ditën e Kurban Bajramit është traditë që të bëhen kurban, të therren bagëti. Sekretari Baker bëri një kurban special atë ditë, shtetin laik shqiptar, i cili u flijua në themelet e xhamisë në qendër të Tiranës”. E pra, çka mund ti thuhet këtij njeriu, a ka kush më ndihmon nga lexuesit tanë?!

Dhe për fund të kësaj letre që i drejtoj atij, unë mendoj se nëpërmes Kastriot Myftaraj neve po na matet impulsi, në trojet shqiptare muslimanët po shoshiten në shoshat e armiqëve të Islamit dhe shqiptarëve. Jam i sigurt se dikush nëpërmes tij dhe duke përdorur fytyrën e tij po mundohet të bënë përqarje në mesin tonë. E nëse duhet të thuhet drejt dhe pa shibla: ai nuk është më shumë se një vegël, një mashë e dikujt nga i cili po merrë detyrat e shtëpisë! Përndryshe, mendoj dhe për fat të keq jam tejet i sigurt se i ashtuquajturi Kastriot Myftaraj nuk është shumë i rezikshëm, sepse ai është gogël që rrokulliset andej e këndej pa zënë vend askund. Kastriot Myftaraj nuk ka kaqikun të jetë i madh, dhe nëse bash dëshiron ta quajmë të madh, atëherë ai është i madhë në shërbim të armiqëve tanë.
Kastriot Myftaraj nuk duhet t’a mundojmë shumë. Ngarkimi me epitete që sun i qonë, është mundim për Kastriotin. Te thuhet për te diqka me shumë se sa një sharllatan, frikohem se do të hyjme në gjynah me Kastriotin!

Zoti e ndihmoftë Kastriotin, e mësoftë dhe e drejtoftë ate.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme