TË DREJTAT E NJERIUT NË ISLAM

Fletëpalosja 5.

Sikur të vendosej një shtet islam në cilëndo pjesë të botës, Islami nuk do të kërkonte t’i kufizojë të drejtat apo privilegjet njerëzore në kufijtë gjeografikë të shtetit të vet. Për njerëzimin Islami ka parashtruar disa të drejta të përgjithshme fundamentale si një tërësi, të cilat duhet respektuar dhe nderuar në të gjitha rrethanat, qoftë individi të jetë banor në territorin e shtetit islam apo jashtë tij, qoftë ai të jetë në paqe apo në luftë me të. Kur’ani shumë qartë parashtron:

“O besimtarë, kryeni obligimet ndaj All-llahut dhe dëshmoni drejt! Kurrsesi urrejtja që keni ndaj disa njerëzve nuk duhet t’ju shtyjë të bëheni të padrejtë. Bëhuni të drejtë, ajo është më afër devotshmërisë dhe frikësohuni All-llahut sepse All-llahu është informuar mirë se çka bëni”. (el-Maide, 8).

Gjaku i njeriut në çdo rast është i shenjtë dhe nuk mund të derdhet pa arsye. Nëse ndonjëri e shkelë këtë shenjtëri të gjakut njerëzor duke u mbytur një njeri të pafajshëm, Kur’ani këtë e barazon me mbytjen e tërë njerëzimit:

“… Nëse dikush mbyt dikë, i cili nuk ka mbytur askënd, ose nuk ka shkaktuar në tokë trazira – sikur ka mbytur tërë njerëzinë”. (el-Maide, 32).

Nuk është e lejueshme të torturohen gratë, fëmijët, pleqtë, të sëmurit apo të plagosurit.

Nderin dhe dinjitetin e gruas duhet respektuar në të gjitha rrethanat. Njeriu i uritur medoemos duhet të ushqehet, i zhveshuri të vishet dhe të plagosurit apo të sëmurit të shërohen, pa marrë parasysh a i takojnë Bashkësisë islame apo armikut të saj.

Kur flasim për të drejtat e njeriut në Islam, ne vërtet nënkuptojmë se ato nuk janë dhënë prej ndonjë mbreti apo kuvendi ligjdhënës, por janë dhënë prej All-llahut. Të drejtat e tilla mund të shfuqizohen në të njëjtën mënyrë sikurse janë dhënë. I njëjtë është rasti me të drejtat e pranuara dhe të njohura nga diktatorët. Ata mund t’i përvetësojnë ato kur të duan dhe t’i shfuqizojnë kur të duan, si dhe munden haptas t’i shkelin ato. Por, meqë në Islam të drejtat e njeriut janë të garantuara prej All-llahut, asnjë kuvend ligjvënës apo qeveri në botë, nuk ka të drejtë apo autorizim të miratojë ndonjë amendament apo ndryshim në të drejtat e dhëna prej All-llahut. Askush nuk ka të drejtë t’i shfuqizojë apo t’i anulojë, qofshin ato edhe të drejta themelore të cilat janë të përvetësuara për një rast apo për një manifestim të posaçëm, i cili nuk është përsëritur më. Qofshin ato edhe në formë të konceptit filozofik, pas të cilit nuk qëndron kurrfarë sanksioni.

Konventat, proklamatat dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara nuk mund të krahasohen me të drejtat e ligjësuara prej All-llahut, sepse të parat nuk janë të zbatueshme për çdokënd, derisa të dytat janë të zbatueshme për çdo besimtar. Ato janë një pjesë dhe një thërrmi e Besimit Islam. Çdo musliman dhe qeveritar i cili pretendon të jetë musliman, medoemos duhet t’i pranojë, t’i njohë dhe t’i zbatojë ato të drejta. Nëse ai nuk i zbaton dhe fillon t’i mohojë të drejtat e garantuara nga All-llahu xh.sh., ose miraton amendamente dhe ndryshime në to, ose praktikisht i shkel ato, Kur’ani i Shenjtë për qeveri të tilla është i qartë dhe i sigurt kur thotë:

“Dhe ata, të cilët nuk gjykojnë sipas asaj që e ka shpallur All-llahu, pikërisht ata janë mosbesimtarë”. (el-Maide, 44).


Të drejtat e njeriut në Shtetin Islam


1. Siguria e jetës dhe pasurisë

Në fjalimin të cilin e ka mbajtur Pejgamberi me rastin e Haxhit Lamtumirës, ka thënë: “Me të vërtetë gjaku juaj dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend”. Pejgamberi alejhisselam, gjithashtu ka thënë për dhimmitë – qytetarët jomuslimanë të një shteti musliman: “Ai që mbytë një njeri nën marrëveshje, as që do ta ndiejë erën e Parajsës”.

2. Mbrojtja e nderit

Kur’ani i Shenjtë thotë:

“O besimtarë, mos të tallen burrat njëri me tjetrin, mbase ata janë më të mirë se këta, por as gratë njëra me tjetrën, ndoshta ato janë më të mira se këto. Mos shkarkoni vetveten dhe mos i ngjitni njëri-tjetrit llagape (të këqija)! Pas besimit është shumë keq vënia e llagapit të keq. Dhe ata që nuk pendohen – ata janë mizorë.

“O besimtarë, shmangiuni një mori parashikimesh! Disa parashikime, me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin e as mos e përqeshni njëri-tjetrin! A dëshiron dikush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Ju atë e dini se është shumë keq – prandaj ruajuni All-llahut. All-llahu vërtet i pranon pendimet dhe është shumë i mëshirshëm”. (el-Huxhurat, 11-12).

3. Shenjtëria dhe siguria e jetës private

Kur’ani urdhëron:

1.) Mos i spiuno të tjerët.

2.) Mos hyn në asnjë shtëpi pa qenë i sigurt në lejen e zotit të shtëpisë.

4. Siguria e lirisë personale

Kur’ani e jep këtë parim, që asnjë qytetar nuk mund të burgoset derisa faji i tij të mos argumentohet në një gjykatë publike. Në Islam nuk lejohet arrestimi i një njeriu vetëm në bazë të dyshimit dhe burgosja e tij pa procedurë përkatëse gjyqësore dhe pa ia siguruar një rast të volitshëm për ta përgatitur mbrojtjen e tij.

5. E drejta e protestës kundër tiranisë

Në mesin e të drejtave që ua ka dhënë Islami qenieve njerëzore, është edhe e drejta për protestë kundër tiranisë së pushtetit.

Duke bërë fjalë për këtë, Kur’ani thotë: “Zoti nuk i don bisedat e këqija në masë, po qe se ato nuk janë të ndonjërit që është i dëmtuar në lidhje me ato”.

Në Islam, siç është argumentuar më parë, i gjithë pushteti i takon All-llahut, ndërsa me njeriun është vetëm pushteti i dërguar që i besohet. Çdo njeri që bëhet pranues i një pushteti të tillë, duhet të mbetet konsekuent para popullit të tij, për hir të të cilit do të thirret lartë për ta zbatuar këtë pushtet. Kjo qe pranuar prej hazreti Ebu Bekrit, i cili pikërisht në fjalimin e tij të parë tha:

“Bashkëpunoni me mua kur jam në të drejtë, por më korrigjoni kur gabimisht urdhëroj, më ndiqni deri atëherë kur t’i ndjek urdhrat e All-llahut dhe Të të Dërguarit të Tij, por largohuni prej meje kur të shtrembëroj”.

6. Liria e shprehjes

Islami ua jep të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes të gjithë qytetarëve të shtetit islam, me kusht që ajo të përdoret për përhapjen e nderit dhe të vërtetës, e jo për shtimin e të ligës dhe amoralitetit.

Koncepti islam për lirinë e të shprehurit është më superior se ai prevalent në Perëndim. Islami në asnjë rrethanë nuk do të lejonte të shtohen e liga dhe amoraliteti. Por kjo, gjithashtu nuk i jep të drejtë asnjërit që në emër të kriticizmit të përdorë një gjuhë fyese apo sulmuese. Kjo ishte praktikë e muslimanëve që ta pyetnin Pejgamberin alejhisselam për një çështje të caktuar që i është dërguar si urdhër hyjnor, e ata lirisht shprehin mendimin e tyre për atë çështje.

7. Liria për bashkim

Islami gjithashtu u jep të drejtë njerëzve për lirinë e bashkimit dhe formimin e partive dhe të organizatave. Kjo e drejtë është çështje e rregullave të përgjithshme.

8. Liria e vetëdijes dhe bindjes

Islami urdhëron:
“S’ka detyrim në fe”.

Përkundrazi, shoqëritë totalitariste i privojnë individët nga liria e tyre. Në të vërtetë, ky lartësim i pavend i autoritetit shtetëror, kërkon një lloj robërie apo skllavërie mbi një pjesë njerëzish. Në një kohë, me skllavërinë nënkuptohej kontrolli i përgjithshëm i njeriut mbi njeriun. Tani ky lloj i skllavërimit legalisht është anuluar, por në vend të tij shoqëritë totalitariste imponojnë një lloj të njëjtë të mbikëqyrjes së individëve.

9. Mbrojtja e ndjenjave fetare

Bashkë me lirinë e vetëdijes dhe bindjes, Islami i jep të drejtë individit që ndjenjave të tij fetare t’u bëhet një respekt i duhur, dhe asgjë nuk duhet të thuhet apo të veprohet që mund t’ia cenojë këtë të drejtë.

10. Mbrojtja nga arbitri

Burgosja: Islami gjithashtu njeh të drejtën e individit se nuk do të arrestohet apo burgoset për kundërvajtjet e të tjerëve. Kur’ani i Shenjtë e ka dhënë këtë parim të qartë: “Asnjë bartës i barrës nuk do ta bartë barrën e huaj”.

11. E drejta për nevojat themelore të jetës

Islami e pranon të drejtën e njerëzve nevojtarë, që ndihma dhe përkrahja do t’u jetë e siguruar.

12. Barazia para ligjit

Islami u jep të drejtë, barazi komplete dhe absolute para ligjit qytetarëve të tij.

13. Sundimtarët nuk janë mbi ligjet

Një grua që i takonte një familjeje të lartë dhe fisnike ishte arrestuar në lidhje me një vjedhje. Rasti i ishte kumtuar Pejgamberit dhe i është rekomanduar se ajo mund të jetë e kursyer nga dënimi për vjedhje. Pejgamberi u përgjigj: “All-llahu i shkatërroi popujt që jetuan para jush për arsye se kur nga mesi i tyre vidhte njeriu me autoritet nuk e dënonin kurse kur nga mesi i tyre vidhte i dobëti ia ekzekutonin dënimin. Betohem në Atë i Cili ma mbanë jetën në duart e Tij, se madje edhe Fatimeja, e bija e Muhammedit, të ketë vjedhur, Muhammedi do t’ia prente dorën asaj”.

14. E drejta e pjesëmarrjes në çështjet shtetërore

“Edhe ata që i përgjigjen Zotit të tyre dhe kryejnë faljen, që konsultohen për punët e veta...” (esh-Shura, 38)

Shura apo Asambleja Legjislative s’ka kurrfarë kuptimi tjetër veçse: Kreu ekzekutiv i pushtetit ndërsa anëtarët e saj duhet të jenë të zgjedhur me zgjedhje të lira e të provuara të popullit.

Është e qartë se Islami përpiqet t’i zbatojë të drejtat e lartpërmendura e shumë të tjera, jo vetëm duke marrë masa legale të sigurisë, por kryesisht, duke i bërë thirrje njerëzimit që ta kapërcejë nivelin më të ulët të jetës shtazarake, që të mundë të shkojë më tej lidhjeve farefisnore, superioritetit racor, vrazhdësisë gjuhësore dhe privilegjeve ekonomike. Islami thërret njerëzimin që të kalojë në një plan të ekzistencës, ku njeriu mund ta realizojë idealin e vëllazërimit të tij.

Nga anglishtja
Abdullah Kryeziu

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme