Uniforma dhe norma

Për ndryshe kështu si kanë filluar të veprojnë nëpër institucionet më të rëndësishme të shtetit të Kosovës, si shkolla, gjykata, Kuvende komunale, etj., me prëjashtimin e nxënëseve të fesë islame për shkak të mbulesës, me nxjerrje të rregulloreve të ndryshme, sidomos për mbulesën e femrës, do të arrijnë në vitet e 50 të shekullit të kaluar kur Komunizmi bënte luftë kundër mbulesës së femrës shqiptare me qëllim të caktuar, për të cilin nuk bisedojmë këtë herë.

Këtë herë do të ndalemi te një pyetje që ka shumë rëndësi për këtë moment dhe këto veprime që po ndodhin në arsimin publik të Kosovës.

Do ta rikujtoj Udhëzimin administrativ, nr 7/2009, neni 4, pika 13, ku thuhet: “ndalohet bartja e uniformës fetare” dhe tash pyetja është:

A e kuptojnë subjektet e përmendur çfarë është UNIFORMË dhe çka është NORMË? Nëse e kuptojnë nuk duhet të veprojnë ashtu siç kanë vepruar qe disa herë nëpër shkollat e Kosovës. Në kohë të fundit edhe nëpër Kuvendet Komunale zhvillhen debate jasht kompetencës së tyre duke harruar se një parim elementar sipas të cilit dihet se një dokumnet apo vendim mund ta ndryshojë vetëm ai që e ka lëshuar atë dokument. Të tjerët mund të mos e respektojnë, por nuk kanë të drejtë t ua ndalojnë atyre që duan ta repsktojnë. Nëse nuk e kuptojnë le të hapin Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe dhe ta shohin, por nëse shtihen se nuk e kuptojnë, atëherë le të hapin “fajllin” e ndërgjegjes së tyre të shohin se ku po i shpie veprimi që bëjnë.

Urtia e popullit tonë thotë “ Ku s ka pula mos bën ish”! Është i qartë udhëzimi administrativ! “Ndalohet bartja e uniformës fetare” Por ç` e do që drejtorët, apo të tjerët.... nuk dinë apo nuk duan të bëjnë dallimin ndërmjet uniformës fetare dhe normës fetare. Për normën fetare që i referohet mbulesës së femrës, e cila i përket fesë islame dhe dëshiron të jetë korrekte ndaj normave – jo të uniformave - të fesë së vet e njëkohësisht i qëndron besnik edhe traditës shqiptare, nuk i përket gjykatës të caktojë normën. Ajo duhet të mbrojë të drejtën edhe lirinë e indivit, të cilit i shkilet e drejta dhe liria e garantuar me ligje të vendit dhe konventa ndërkombëtare. Këtu nuk ka asgjë të paqartë për ata që mendojnë kthjelltë dhe veprojnë në suaza të kompetencave të veta. Këtu nuk ka problem real. Por ata që akoma vuajnë prej ngarkesave ideologjike të së kaluarës dhe u duket se me dy gram pushtet mund të sillen edhe kundër atyre që ua kanë dhënë atë pushtet, kundër lirive e të drejtave të qytetarëve të Kosovës vetëm për të përmbushur e për të kënaqur oreksin e mykur ideologjik duhet të bëjnë një rivlersim të sjelljeve dhe kompetencave të tyre. Duhet mësuar të mendojnë më qartë se normat fetare nuk i përpilojnë strukturat shoqërore e as shtetërore, kurse uniformat po. Për uniforma u muar vesh, kush do të marrë vesh. Ndërkaq sa për normat e mbulesës së femrës të gjithë ata që mendojnë të futen në këtë fushë duhet të kenë parasyshë se për këtë në Islam kandari kryesor është Kur`ai dhe hadithi. Edhe Tevrati e Ingjili, për ata që u takojnë atyre feve, e rregullon këtë çështje ashtu si i ka hije etikës njerëzore. Këto janë themel i normës, kurse shteti me mekanizmat e veta duhet që qytetarëve të vet t`u siguroj zhvillim të lirë e normal në të gjitha nivelet, individuale, institucionale, private, publike etj., dhe me mekanizmat përkatës duhet të mbikqyrë se kush po i keqpërdor normat, kush manipulon me uniformat, dhe kush po luan me udhëzimet administrative, në dëm të femrës shqiptare të përkatsisë fetare islame dhe në dëm të emancipimit të bijave të këtij populli dhe nëna të ardhshme, pa shkollimin e të cilave nuk ka ardhmëri Kosova.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme