Konflikti kishte nisur në një çerdhe fëmijësh, për hapësirën e fëmijëve të tyre. Aleksi e kishte ofenduar Merven në baza fetare për shkak të shamisë së saj. Kjo e fundit e kishte paraqitur rastin në gjyq, i cili kishte dënuar gjermanin me një shumë prej 750 euro dëmshpërblim, për çka Aleksi ishte ankuar në shkallën e dytë. Gjatë gjykimit, brenda në sallën e gjyqit ai e kishte sulmuar Merven disa herë me thikë, dhe nga plagët e marra ajo kishte vdekur. Në kohën kur ajo ishte shtatzënë në muajin e tretë.
Ky akt i shëmtuar kishte ngjallë indinjatë të thellë jo vetëm brenda komunitetit mysliman në Gjermani, por edhe më gjerë, në shenjë solidariteti me Merva Sherbinin, e cila po përgatiste temën e doktoraturës nga lëmi i farmacisë. Rastin e Merves, i cili kishte marrë përmasa tejet të gjëra në medet egjiptiane, të cilat e quajtën “martire të shamisë”.
Institucionet qeveritare të krahinës së Saksit, me rastin e një vjetorit të vdekjes së saj organizuan shpalosjen e portretit të Merva Sherbinit, brenda Gjykatës ku ajo ishte therur, ndërkohë që dy artist të rinj në një shesh të Dresdenit shpalosen bustin e saj me shami. Me këtë rast ministri i drejtësisë së krahinës së Saksit, Jorgen Martinz deklaroi: “Kjo përmendore do të na shërbejë si simbol për ta përkujtuar të renë egjiptiane, Merva Sherbinin, e cila në moshën 31 vjeçare ra viktimë e një ekstremisti dhe do të na shërbejë si vërejtje serioze për ta luftuar racizmin dhe urrejtjen ndaj të huajve”.
Pas këtij akti kriminal, Gjykata e Lartë e Dresdenit e kishte dënuar Aleks Finzin ( 28 vjeçar ) me burg të përjetshëm, nën akuzën për vrasje me paramendim dhe për shkaqe racore. Por, i akuzuari gjatë procesit gjyqësor e kishte mohuar se vrasjen e kishte bërë i shtyrë nga urrejtja e tij ndaj të huajve.
Përkujtimi i një vjetorit të vdekjes në këtë mënyrë dinjitoze, nga organet qeveritare të krahinës së Saksit në Dresden, ishte pritur me një lehtësi të madhe në familjen e të ndjerës Merva Sherbinit në qytetin e Aleksandrisë si dhe në mediet egjiptiane dhe ato arabe.