
Stefan Nemanja me litar në qafë ja dorzoj Perandorit bizantin Manuel Komenit I-rë, shpaten dhe la si peng paqeje kokën e vet[1]. Ai ju dorzua të fortit, por mbi bogumilët, që nuk kishin besimin e njëjtë me të, ushtroi gjenocid të tmerruar, i dëboi, iu plaçkiti pronat, i dënoi e i dogji, mësuesve të tyre ua preu gjuhët, kurse librat e tyre ua asgjësoj[2]. Mbreti Millutin, me egërsi bishe zhdukte edhe më të afërmit e tij. Ai më 1282, e pushtoi Shkupin dhe e bëri kryeqytet të mbretërisë serbe.Udhët e tyre ndoqi Dushani i tmerrshëm i cili me pushtime të njëpasnjëshme, arriti të pushtojë edhe Shqipërinë (1347) që solli shpërngulje masive të shqiptarve për në Greqi dhe ishujt Egje.
Më pas Princ Lazari do ti kundërvihej një superfuqie kolosale duke qenë i informuar se, “Po të bëhemi të gjithë ne kripë, nuk do të mjaftonim për darkën e turkut’ dhe kështu çoj në shkatrrim shtetin e ndërtuar për dy shekuj e gjysëm. Në prak të shkatrrimit, qetas e plot dinjitet, ai porositi luftëtarët serbë: “Më mirë të vdesim si trima, se të jetojmë me turp. Më mirë të na vijë vdekja prej shpatës se tua kthejmë shpinen armiqve tanë. Kemi jetuar shumë në këtë botë, prandaj le të përpiqemi që për një çast, të provojmë heroizmin e vuajtjes për të jetuar përjetësisht në qiell”[3]. Princeza Milicë, mori përgjigje pozitive nga Llazari, pasi iu lut t’ja linte së paku njërin prej nëntë vëllezërve që kishte, por e refuzoi i vëllai: “Shko motër në të madhën kullë, / po deshe hero me t’u kthye, / dhe s’do t’i braktisja kuajt e perandorit, / Po shkoj moter, në t’Kosovës fushë, / për të ndershmin kryq, gjakun me e derdhë, / dhe për fe, me vëllezërit me vdekë...”. Kështu ngjau edhe me shërbëtorin e princit - Gollubani, i cili për me mbetë në Krushevac, u ngut të vritej me të tjerët për të mbërri në ‘mbretërinë qiellore’. Ata që nuk patën ‘fat’ të përqafojnë vdekjen dhe të mbërrijnë ‘mbretërinë qiellore’, gjetën vuajtjet e mjerimin[4]. Vetë Llazari i la grues trupin e tij të vdekur. Vajza e vogël Olivera u bë pjestare e haremit të Sulltanit, ndërsa biri i tij Stefan Llazari, shtatë vjetë pas Betejës së Kosovës, në Betejen e Nikopojës luftoj kundër ushtrive të krishtera në anën e osmanëve, jo për të “ndershmin kryq”, si i ati, por në dobi të “gjysëmhënës agresive islame”[5]. Një ‘patriotizëm’ i njëjtë mbi ‘parajsën qiellore’ do ta ndeshim edhe në ‘Kurorën e Maleve’ të Njegoshit, me frymëzim: “Qiell e tokë le të bashkohen, / Adi le të përpijë ç’të dojë, / E satanai le të kositë, / Por mbi varr do të mbijnë lulet, / për një të largët brez...” Por, Njegoshi, në "Kurorën e maleve" do të vendosë edhe Vojvoda Batriçin duke brohoritur: "Thyeni (rrënoni) minaren dhe xhaminë" Sepse krahas urrejtes për Islamin, Njegoshi frymëzohej me një konflik midis të krishterëve e muslimanëve malazez që përfundoi me masakrimin e muslimanëve[6]
Kjo është e kaluara e tanishmja dhe e ardhmja e serbëve. Atëhere ishte një bizantin apo një osman. Ishte një bogomil apo një paulicijan. Sot dhe në të ardhmen janë shqiptarët të tepërt për tokën e që posedojnë, për familjet që kanë, për gjuhën që flasin, për Zotin që besojnë... Si të tillë, ata janë ‘me bishtë’, ‘egërcirë’, barbarë, gjakpirës, të paaftë... janë seperatistë e irredentistë, fundamentalistë e deri edhe ‘terroristë islamikë’ siç etiketonin UÇK-në. Ato këndonin ‘këngën’ e terrorizmit islamik ndërkohë që popullata kosovare terrorizohej, dëbohej, keqtrajtohej, vritej e maskarohej. Por, historia i din të gjitha. Ajo e kishte barazuar serbët me ariun. Sepse ariu është prej kafshëve që i mungon intelegjenca dhe që instiktin nuk e ka të zhvilluar si egërsitë tjera. Ate mund t'a mashtrosh vetem nëse bëhesh si i vdekur. Të kalon trupin me nuhatje dhe ikë. Po lëvize apo hape njërin sy, të gërryen e të bën copë. Karakteri i ariut përmban disa gjëra të përbashkëta me armikun e shqiptarëve. Nuk i thonë kot sllavit "Ariu i Stepave". Ai pasi që të pushton, nuk të zhdukë menjëherë, nëse ti bëhesh si i vdekur, nuk lëvizë dhe nuk i reziston.. Tipike! Kur u aktivizuan shqiptarët që të dalin nga pozita e trupit të palëvizshëm, serbët filluan të vrasin. Ariu i stepave kuptoi se shqiptarët nuk janë kufomë.
Milosh Obrenoviqi me politikën e tij dyftyrëshe, me urdhërin e 29 prillit 1832, çdo muslimani (shqiptar e boshnjak) që kapej në territorin e Sebisë urdhëronte t’i mëshohej me nga 25 të rame shkopi si dënim se ata nuk kanë dijtë të luftojnë për lirinë e tyre[7]. Ai vazhdimisht i dërgonte të holla M. Zdravkoviqit, që tua blente shtëpitë e shqiptarëve mbi vlerën reale “që të na hiqen qafet sa më parë”[8]. Ndërkohë urdhëronte që për të shpërngulur muslimanët nga Serbia Prendimore, të përdorej dhuna ushtarake dhe tu digjeshin fshatrat, gjë që ngjau në vitin 1834 kur kjo anë u pastrua përfundimisht nga muslimanët[9] . Madje, qysh më heret (1815), Knjaz Miloshi kështu i shkruante Petër Dobërnjës: "Ne, deri më tani, kemi vepruar me fat në të gjitha anët dhe Zoti na ka ndihmuar, kështu që të gjitha qytezat i kemi spastruar (nga muslimanët), dhe vetëm edhe në katër qytete e në Qupri, ka turq". Kjo është ideja e ardhur deri te Stojan Protiqit, i cili në Luftën e fundit të Bosnjës, nga ‘zemërgjërësia’ serbe ‘Boshnjakëve muslimanë’ u kishte dhënë jo vetëm 24 orë, por edhe 48 orë, për t’u kthye në fenë e të parëve të tyre “dhe kushdo që të mos pranojë, të masakrohet, siç kemi bërë dikurë ne në Serbi”[10]. Në këtë mënyrë – do të thoshte krimineli Radovan Karaxhiq: ‘Islami duhet të eleminohet nga Evropa”
Një vazhdimësi e kësaj politike ishte programi politik “Naçertania” (1844) e Grashaninit, që synonte te krijonte një Perandori të krishterë duke përdorur si justifikim përkatësinë fetare muslimane për ti çfarosë shqiptarët[11] . Për të ‘arsyetuar’ këtë politikë çfarosëse, elita intelektuale serbe përdorte ‘armën itelektuale’ që quhet gënjeshtër, për të ndërtuar një të ‘kaluar të lavdishme’ që kishin pasë serbët në historinë e tyre. Aq e lavdishme ishte kjo histori e të kaluarës serbe, sa që do të pjellë librin e famshëm të Ollga Lukoviqit me titull: “Serbët – populli më i vjeter”, sipas së cilës: “Shqiptarët u kanë borxh serbëve tokën në të cilën jetojnë, emrin me të cilin i njeh bota dhe gjuhën me të cilën flasin...” [12]. Jo vetëm shqiptarëve, por edhe popujt tjerë të Evropës kishin huazuar mjaft fjalë të gjuhës së tyre për të bërë gjuhën e vet dhe për të arrirë civilizimin që kanë. Në seminarin e Majit 1985, mbajtur në Beograd, intelegjenca serbe e ndjente veten të fyer për shkak se në Jugosllavi gjendej bashkë me shqiptarët. Para Kongresit të shkrimtarëve në Novi Sad, më 1986, u mësua se “Serbët na qenkan popull i shtypur në Jugosllavi.. .”[13]. Me këso llojë shpifjesh e gënjeshtrash janë mbushur libraritë serbe.
Sa ishte e rëndësishme gënjeshtra për serbët do të na thojë me mburrje vetë udhëheqësi i ASHS-së: “Gënjejmë për të mashtruar veten dhe për të ngushëlluar tjetrin. Gënjejmë për bamirësi. Gënjeshtra, ne nuk na frikëson por na trimëron. Gënjejmë me dëshirë dhe për njerzillek. Gënjejmë në shenjë nderimi. Gënjejmë për hirë të lirisë. Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë, është dëshmi e zgjuarsisë (intelegjencë s) sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive...” [14]. Sigurisht, ai gënjente edhe kur thoshte se “"Islami është armiku më i madh i ortodoksizmit… "[15]. Si intelektual, Dobrica Qosiqi nuk ka si të mos e dinte se gënjeshtra u shërbente të gjithë atyre që bënin krime, atyre që mashtronin veten e që ‘ngushëdhonin’ punëdhësit, atyre që ishin të etur për grabitjen e tokave të huaja, atyre që inkurajoheshin me ‘trimërinë’ se kush vriste më shumë qenje njerëzore, atyre që donin ta fshehin mjerimin e vet dhe të tjerëve, atyre që krimin e vulgarizonin me ‘patriotizëm’, atyre që përpiqeshin të pikturonin lirinë e vet false dhe plot trauma, me gjakun e fëmijëve të therur... atyre që mund t’i emrosh me një emërtim – ‘serbë’.
Jovan Cvijiqi (1865-1927) konstatonte se: “...serbët janë një popull relativisht i madh... në rritje... me vetëdije më të lartë në Ballkan”[16]. Dhe se Serbia, “... në pikëpamje kombëtare – politike është shtet i rrezikshëm”[17] . Kurse me pikëpamjet e tij ‘shkencore’, shqiptarëve u mohonte qenien politiko – kombëtare, i cilësonte si të pa aftë për jetën autonome, shtetrore dhe për të zhvilluar kulturën popullore, i quante pa traditë historike, dhe pa vetëdije kombëtare, pa klasë intelektuale kombëtare, të prirur për dhunë dhe sjellje jokulturore, dhe shtypje të egër të të tjerëve, barbarë, gjakpirës...[ 18].
Varrimin e shtetit të Shqipërisë e të Shqiptarëve, si nga marrveshja e 8 korrikut 1876 ashtu edhe nga ajo e 15 janarit 1877, e bënë Austrohungaria dhe Rusia. Të dy këto perandori Shqiperinë e shihnin si ‘armik’ dhe e luftonin me keq se Perandorinë Osmane, vetëm pse një pjesë e keti populli kishte pranue islamin dhe kështu i kishte dhënë fund mundësisë të ripërtrirjes së kryqëzatave[19] . Duke parë se Fuqitë e mëdha të kohës, kishin të njëjtën konsideratë për muslimanët shqiptarë, shpërngulja e tyre, më pas në Turqi, do të realizohej në rrethana të reja, shumë të lehta, sepse nuk do të ekzistonte asnjë aksion i fortë për pengimin e saj[20]. Eshtë e patjetërsueshme e vërteta se islami është element bazë i nacionalizmit shqiptar, gjë për të cilën, janë të vetëdijshme edhe lobet shoviniste ortodokse[21] . Me këtë vetëdije, ata kanë synuar që nacionalizmit shqiptar ti heqin njërin nga shtyllat më të forta të tij – muslimanizmin e pjesës dërmuese të popullsisë, për ti bërë shqiptarët pre e lehtë e gjithëfarë lakmishë asimiluese[22] . Për ta hequr këtë bazë, ata kanë shpikur falsifikime historishë e akuza nga më absurdet, duke bërë kështu një dordolec propagandues për rrezikun islamik të shqiptarve në ballkan, që të lemeriset Evropa.
Lideri i Rimëkëmbjes serbe - Vuk Drashkoviq, në një konferencë shtypi, tha: “Themelet e demokracisë evropjane nuk mund të sendërtohen në bazë të sherjatit (të drejtës islame) dhe ne Evropë nuk mund të hyhet duke ngritur mure përreth shtëpive…” Pastaj, i zhgënjyer se planet serbe nuk dolën ashtu si u planifikuan, e si dërshironte vetë ai, Drashkoviqi, duke injoruar barbarizmat e pashembullta, do të akuzojë vetë serbët për mungesë patriotizmi e religjioni: “Për Shën Savën bërtisnin ata që nuk dinin asgjë për të, dhe në mbrojtje të ortodoksizmit të kërcënuar ngriheshin njerëz pa formim shpirtnor, të cilët nuk dinin si duhet bërë kryq, dhe shumica e të cilëve kurrë nuk e kishin prekur Biblën me dorë. Kështu edhe vetëm kështu duhej të ndodhte ajo që ndodhi. Më thanë se u derdh shampanjë, se vallzohej deri në agim, kur u dëbuan muslimanët nga Trebinja, dhe kur u minuan xhamitë e tyre...[23]. Po këtë fat e patën edhe muslimanët e Grackos ku kishte lindur edhe Drashkoviqi i “Thika’s”. Britmat e tij se “Atje ku është edhe varri i vetëm serb, atje është tokë serbe...” e bëri atë një ‘figurë interesante’ duke e ngritur prej një romansieri në një politikan ekstremist i plotësuar me mjekrren si të dhjatës së vjeter, me ide raciste dhe me pamjen e një fshatari serb[24].
Në gazetën ruse “Izvestaja” / 25 nëntorit 1995, u botua teksti mbi një mercenar rus, i cili në konceptin e stervitjes në ‘erdut’ qe ushtruar nga Arkani nën mbrojtjen e policisë serbe: “Filozofia e brutalitetit është ngulitur në kokat e luftëtarëve. Patrioti serb është i pamëshirshëm ndaj armiqve, ai nuk ka të drejtë të kursejë fëmijë, gratë as pleqt e tyre...”[25]. Por, këto ‘patriotë’ nga ato ‘armiq të mëdhenj’ sipas Danica Drashkoviq, nuk ishin provokuar, “S’ka pasë thika ustashe dhe askush nuk kishte masakruar serbë. Ajo tha se kishte dëgjuar dikë nga grada serbe të tregojnë se si “Njëzet prej tyre kishin përdhunuar një muslimane 13 vjeçe, se si e kishin hipur në tank dhe e ngisnin duke u qeshur derisa ajo u kthye në skelet”[26]. Atyre nuk u duheshin gjë provokimet, as shkaqet për masakra ndaj muslimanëve. Atyre u mjaftonte kishilla e Ministrisë Ruse, dhënë princit Millosh Obrenovic: “Çdo musliman është armik natyror i të krishterit.. .”[27]. Këshillë që kishte frymëzuar qeveritarin e qarkut të Kosovës - Millosh Simoviq (1992) që po ja kthente delegacionit rus: “Në Kosovë nuk po mbrohet vetem serbizmi, por këtu po mbrohet para së gjithash ortodoksizmi nga invazioni islamik i shqiptareve…”. Kështu thuhej edhe në Simpoziumin “Islami, Ballkani dhe Fuqitë e Mëdha”, mbajtur në Beograd, por kësaj radhe Serbia nuk po mbronte vetëm ortodoksinë siç mund ti pëlqente vetëm Rusisë, por civilizimin e krishterë evropjan, se: “Serbia na qenka ajo që po i qëndron në ballë rrezikut të implikimit nga islamizmi. Se atyre u takonte barra e rëndë, sidomos pas shthurjes së BRSS-së dhe RSFJ-së, që qenka dobësuar krishterizmi në Evropë.
Shtatë Fuqitë e Mëdha, në kohën kur Perandoria Osmane “po jepte shpirtë”, coptuan Shqipërinë, sepse Evropa nuk donte që një gjirin e saj të formojë një shtetë me poppullsi dërmuese muslimane. Ajo nuk e tha atëherë, nuk thuhet as tash, por fakti që shqiptarët e Kosovës i lanë si pakicë nën serbët e krishterë, dibranët shqiptarë nën maqedonët (bullgarë!) të krishterë dhe çamët shqiptarë nën grekëreit e krishterë, dëshmon këtë të vërtetë të patjetërsueshme[ 28].
Burri i urtë i Mirditës, Abati Prenk Doçi vërente në atë kohë: “Eshtë gabim të veprojmë tani kundër turqisë. Turqia nuk është më i keqi armik që kemi. Vendi ynë ka vuajtur tmerrësisht nga turku, por Shqipëria nuk vdiq. Larg nga kjo. Tani kemi një armik tjeter, shumë më të keq që rritet dita ditës, dhe ky është sllavi, Rusia me kishat e saja fanatike e me çeta të egra serbe e bullgare, është gati të shkatërrojë Shqipërinë...”[ 29]. Këtë e kishin vërejtur mirë muslimanët shkodranë që kishin vendosur: “më mirë të vdesim të gjithë nga uria, se t’u dorzohen malazezëve”[30] .
Në planin sekret të Aleancës Ballkanike, tekstualisht thuhet: “Duhet me të gjitha mjetet për ta ndihmuar konfliktin sa më të madh ndërmjet turqëve e shqiptarëve, konflikt ky që duhet të bëhet aq i thellë sa që kurrë të mos mund të përmirësohet. Shqiptarët dhe shqipfolësit duhet për ti nxitur në luftë kundër turqëve, dhe jo vetem për ti ndihmuar, (dhënë kurajo) por në të edhe për t’ju dhënë ndihmë. Nuk duhet humbur nga shikimi asesi edhe ate se nuk duhet lejuar që njëri të ketë përparësi ndaj tjetrit. Sa është interesi serb që mikpritja turke ndaj shqiptarëve të zvoglohet e të pamundësohet, për aq sa është interesi ynë, interesi i përgjithshëm popullorë, për të mos i lejuar që këta, shqiptarët ta thyejn sundimin turk në luftë, mes tyre dhe turqëve, posaçërisht nëse lufta do të binte, si tani karakter revolucionar popullor. Neve duhet tu japim shqiptarëve ndihmë e cila është e nevojshme për luftën e tyre kundër ushtrisë turke (me këshilla, armë, municjone, ushqime, njerëz të përgaditur, para, etj) por në të njëjtën kohë të kujdesemi ne serbët që të mos e humbim besimin e turqëve, dhe ndonjëherë të mos i pengojmë turqit kur të vendosin të shuajn revolocionin shqiptar. Motivi politik i këti plani, vërehet në faktin, se shqiptarët dhe turqit në luftën e ndërsjellë do të lodhen, ndërsa shqiptarët të njohur për kah naiviteti, do të shohin tek serbët “mikun e tyre”, sepse paraqitemi si mbrojtës të tyre...” Dhe së fundi – theksohet në plan – duhet të ruhet forca në mënyrë që të shtrohen të dy për dhe, ashtu edhe ndodhi më 1912 – 1913. [31].
Gjatë viteve 1912-1914, për shkak të terrorit shtetror të Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, përmes Kavallës, janë shpërngulur më shumë se 40 mijë shqiptarë muslimanë [32]. Shoqata e Imamëve musliman për territoret shqiptare pohon për 21.000 varre të të masakruarve, brenda Kosovës 5 varreza masive kurse vetëm në Gazimestan, në Janar-Maj 1913, janë likuiduar 5000 shqiptarë[33] . Disa viktima u shkaktuan në Pejë, ku organet malazeze ndërmoren një sërë masash brutale për ndërrimin e dhunshëm të fesë muslimane e katolike në ortodoksizëm[ 34].
Në programin serb të vitit 1912, për likuidimin e hebrenjve, M. Obradovic urdhëron: “...duke e therur një të tretën, duke e lënë një të tretën që të ngordhë urije, dhe duke e trembur aq shumë pjesen tjeter, saqë këta të ikin sa tu bëjnë këmbët...”[35]. Ky ishte i njëjti program edhe për muslimanët shqiptarë, sepse sipas Gjorgjeviqit “Shqiptarët janë njerëz me bisht. Ata nuk kanë gjuhë të shkruar, nuk dijnë çka është krypa, ata jetojnë nëpër shpella...”[36] . Ata ishin me bishtë, sepse shumica e tyre ishin muslimanë. A nuk tha Millovanoviqi në prak të përvetësimit të Kosovës, se : “Shqiptarët, në pjesen më të madhe përbëhen nga muslimanë, si të tillë, nuk janë në gjendje të formojnë shtet, sepse janë dënuar të kenë fatin e popujve muslimanë, fatin e Algjerisë, Tunizisë, Marokut, e të Tripolit. Zgjidhja e vetme do të ishte aneksimi gjatë likuidimit të Turqisë, të pjesës veriore të Shqipërisë nga Serbia, dhe të pjesës Jugore nga Greqia...“[37] .
Në mbledhjen e Komisionit për Emigrim, mbajtur në Stamboll më 9 qershor 1938, A. Ristic, për shqiptarët tha se në vendin tonë kemi një numër të madh të popullsisë muslimane të origjinës turke, ose të lidhur me kulturën turke[38]. Po kështu, edhe Tito i tha – Kyprili-ut, në Split më 1953: “Sa u takon shqiptarve të religjionit muslimanë, në Kosovë e Maqedoni, atyre përmes vizave që do tu lejohen përmes qeverisë suaj, të kenë shancë të integrohen në pjesët e familjeve që i kanë andej në Turqi, ato lidhje familjare janë krijuar shekuj me radhë...”[39]. Ato lidhje nuk ishin tjeter veç lidhjes islame.
Keqbërësit lokalë, por edhe bandat e hajdutëve të cilët, siç raportonte konsulli Okuli, merrnin nga komitetet helenike që vepronin në territorin e Greqisë, të holla, armë e municion me porosi që të digjnin shtëpitë e shqiptarve muslimanë së bashku me zahiretë e tyre [40].
Serbët në Shqipëri plaçkisnin, shkatrronin e masakronin. Në Kristo të Kunamovës, në Siro të Shkupit, në Aleksandro të Shtipit, të gjitha vendbanimet muslimane të Kratovës, e të Koçanës, ishin rrënuar dhe popullsia ishte therur. Në Shujavë dhe Mesheli të gjithë muhamedanët ishin therur. Në Veterni ishin masakruar 200 veta. Në Bogdenicë, 60 ‘muhamedanë’ ishin ngujuar në xhami dhe pastaj ishin vrarë një nga një. Në rrethin e Kavadarit, nga 90 fshatra 34 ishin shkatërruar plotësisht. Në Drenovë askush nuk kishte shpëtuar i gjallë. Në Paliurë ishin gjetur një varg nekropolesh ku njerëzit ishin varrosur të gjallë[41]. Në 29 fshatrat e Karadakut, ishin djegur 280 shtëpi të fshtrave muslimane, ndërsa të gjithë meshkujt që nuk kishin ikur me kohë, ishin therur me bajoneta[42] .
Muslimanët e Shalës, mund të vendosnin vetë për fatin e tyre ndërmjet vdekjes e pagëzimit në ortodoksi[43] . Në fshatin Lubishtë, mjerimi si ky, që gratë shqiptare muslimane të shesin vetveten për 400 pjaster (monedhë e Egjiptit, Libanit, Sudanit, Sirisë) si pronë, ose të themi si robër të mbijetimit. Në tëkë fshat të fundit, një burrë, një plakë dhe dy fëmijë ishin djegur për së gjalli nga serbët....[44] .
Në bazë të dokumenteve, deri në fund të vitit 1913, Serbia likuidoj 150.000 shqiptar. Ndërsa Mali i Zi ua ndërroj fenë të gjithë shqiptarve dhe i shpalli ortodoks. Këto krime qarqeve evropjane u ishin të njohura deri në detaje, por i heshtën, sepse krahas dëbimit të osmanëve, mendohej se do të likuidohet edhe çështja shqiptare, që në Evropë të mos mbetej asnjë muslimanë. Me këto veprime, qarqet serbo-malazeze, do të zgërdhihen se po e kryenin misionin, që nuk mund ta kryejn “kryqëzatat gjatë viteve 1096 – 1227.”[45].
Me inicimin e deputetit Nazim Gafurri, u dërgua një protestë në mbretërinë e SKS-së, më 2 janar 1921: “...Krimet po bëhen mbi muslimanët e pafajshëm, mbi femrat dhe fëmijët jomadhorë... në viset tona nuk po vlejnë ligjet e rendi, posaçërisht për muslimanët nuk sigurohet kurrëfarë mbrojtjeje nga ana e maseve ligjore të pushtetit... Ditet e fundit kanë bërë mbi muslimanët zullume të tilla që të përkujtojnë metodat mesjetare të inkuizicionit. .. Në shtëpinë e Adem Menxhiqit (nga Lupçin i Epërm) janë vrarë dy fëmijë dhe katër gra... vrasje pas vrasjesh... Në Bjellopojë 8 burra e 15 gra e fëmijë... Në shtëpinë e Xhemil Muratit me bajoneta është mbytur fëmiu 3 vjeçarë... Në Sharban janë vrarë mizorisht 5 burra dhe 19 gra e fëmijë... Në Ferizaj e Gjilan po bëhen krime mbi muslimanët e pafajshëm... Imami Adem Efendija me Kryetarin e Komunës Kelë Pekën janë mbytur bashkë me familjet e tyre.... Në një shtet ku sundojnë rregullat e xhunglës... Në një kafene të Prishtinës, shkruesi i Naçellnikut të Llapit, kishte thënë: “Tërë kjo është pak, ende duhet më ashpër të sillemi, duhet bërë ende vrasje më të rënda, sepse ndryshe ata (shqiptarët) nuk do të detyrohen të shkojnë (shpërngulen)” [46].
Një muaj më pas (12 shkurt 1921), deputetët muslimanë përsëritën ankesën drejtuar Mbretërisë së SKS-së: “Jemi të mendimit se... po shkohet ka shkatrrimi dhe asgjësimi i sistematik i elementit islam në këto vise... Ditët e fundit me bajoneta e me kundakë me singia e pushkë, janë mbytur deri në 1000 veta, shumica gra e fëmijë. Ka ngjarë që fëmija të thithë për 24 orë për së vdekuri nënën e vrarë, kur ka ardhur patrulla e dytë, fëmiun e kanë rrahur për vdekje dhe e kanë hedhur në zjarr”[47].
Millosheviqi nuk ishte asgjë më shumë se një ‘artist’ që po luante një rrol që i kishte dhënë Akademia e Shkencave të Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Zbatuesit, ekzekutorët e mizorive, masakrave e terrorit që bëheshin ndaj popullit të pafajshëm fqi të Kosovës, nuk i bëri personalisht ai! Votën ja dhanë! I thurëmn lajka, lëvdata dhe e përkrahen! Organizuan koncerte, mitingje e manifestime masive në përkrahje e solidaritet me genocidin e kasaphanën e përgjakshme! Ata që po zbatonin urdhërat ishin ushtarët, policët, oficerët etj, bijtë e kombit serb-gjarpër? (latinisht "serpent" = gjarpër). Çdonjëri që do të merrte përsipër këtë rrol, njëllojë do ta luante: “Idetë e intelektualëve të krisur - theksonte ambasadori Zimmermann – mbisundonin kudo në shoqërinë serbe, që nga dyqanxhinjtë e deri te fshatarët dhe gazetarët. Në bisedën që Zimmermann kishte pasur me një historiane serbe të artit, në pyetjen ‘si do ta trajtonte ajo problemin e Kosovës’, ajo i kishte thënë: “Fare thjeshtë: Të vihen të gjithë shqiptarët në një murë dhe të pushkatohen”[ 48]. Kishte mjaft serb që përmes shprehjeve të tilla raciste, si: “Shqiptarët shumohen shumë por farën e kanë të prishur”, “Shqiptarët duhet dëbuar nga Kosova”.
Shqiptarët duhet vrarë”, etj[49], ata po shprehnin ‘patriotizmin’ e tyre kombëtarë.
Serbi Predrag Iliq, i kishte deklaruar agjensisë “Asoshiated Press”, se kishte vrarë shumë muslimanë në Kosovë, por që donte ti vriste të gjithë, për të hequr atje muslimanizmin dhe gjuhën e keqe të një populli të mallkuar, siç e kishte mësuar historiani serb Jovan Duciq. Hudhja në flakë dhe rrënimi i mbi 117 xhamive në Toplicë e Kosovë (1878 – 1946), pastaj edhe i 200 xhamive të tjera, vizatimi i kryqeve me thikë në krahrorin e femijëve shqiptarë nga policia serbe, shkyerja e musafeve dhe asgjësimi i simboleve islame, të gjitha këto flasin për një kryqëzatë ortodokse, të përgaditur mirë nga krerët e kishës ortodokse serbe, megjithse të vetëdijshëm që: “Shqiptarët gjatë historisë i kanë ruajtur manastiret serbe”[50].
Politikanët e ‘intelektualët’ serbë, sa herë që delnin për të treguar “të vërtetën mbi Kosovën” para vetes nxirrnin prifterinj mjekërrgjatë me kryqe në qafë, si shenjë e të vërtetës kristjane…! Këto priftërinjë mjekërrgjatë, bashkë me prezencat e tyre në takime të rëndësishme, binin edhe komentet ‘paqësore’ e krejt ‘të vërteta”, bashkë me ankesat që kishin rënë ‘viktimë e muslimanëve’ brënda Ballkanit.
Peshkopi Atanasije Jevtic, shkruan: “Populli serb është sërish me kryq në krah edhe në Kosovë e Metohi, edhe në Kroaci, Bosnjë... Zoti na ndihmoftë që edhe tash këtë kryq ta mbajmë me dinjitet, siç kemi bërë përherë. E të themi ndryshe nga ç’kishte thënë çifutja e urtë, për muslimanët smirëzi e agresiv: “Ju falim për vrasjet që na keni bërë, por nuk mund t’ju falim nëse na detyroni t’ju vrasim” [51]. Kështu ai dërgonte një mesazh të qartë për një kryqëzatë të përgaditur: “Dhashtë Zoti që ky kryqzim të na ringjallë, jo vetëm neve, por edhe ata që, kinse në emër të kryqit, u ngritën klundër Kryqit me tre gishta. Këtë gjë e kanë bë ata që mjerisht punuan në shekuj me gjysëmhënën (Islamin H.M) kundër kryqit me tre gishta”[52]. Kjo këmbëngulje kundër “gjysëmhënës agresive islamike” paralajmronte rrjedhat e mëtejëshme të luftës në hapsirat e ish SFRJ-së[53]. Në intervistë dhënë “NTV studio B”, thoshte: “Lavdi atyre që ranë në luftime, Zot, si nuk u vrava edhe unë, shkova deri në vijën e parë të frontit, do të shkoj edhe nesër. Dhëntë Zoti të më ndodhi diçka, çfarëdoqoftë... Jo pse jam sadist e mazohist, por pse nuk po muj të duroj vuajtjet e këti populli...” [54].
Tri javë para fillimit të Luftës në Bosnjë, teologu Bozhidar Mijaciq u tregonte lexuesve të fletushkës të patriarkanës, se përcaktimi i vërtetë i nocionit “luftë” dhe “paqë” nuk është kaq i thjeshtë. Gjithëçka që rri në qetësi nuk është paqë e mirë, dhe kur luftohet nuk do të thotë se bëhet luftë e keqe. Paqa si e tillë mund të jetë e keqe dhe lufta si e tillë mund të jetë e mirë. Kjo mvaret nga përmbajtja me të cilat janë përmbushur dukuri të tilla[55].
Ati Dorotej, për “The Guardian”, deklaronte në fillim të vitit 1993: “Në këtë prandverë do të ketë luftë. Dhe... atëherë, shqiptarët musliman, mesiguri do të sulmojnë Manastirin e shekullit XIII-të. Edhe murgeshat do të varen, edhe kishat do të digjen. Në rastin më të mirë, kishën do ta shëndrrojnë në xhami…”
Për masakrat që serbët bënin mbi muslimanët e pafajshëm, të Bosnjës, metropoliti Amfillohije, thërriste: “Në Bosnjë sot bëhet luftë për lirinë e artë dhe fëtyren e ndershme të të gjithë ortodoksisë, për drejtësinë dhe shpirtin e të gjithë botës, për shenjin e dinjitetit njerzor... Zoti i ndihmoftë e u dhëntë forcë vëllezërve tanë, në Bosnjë e Hercegovinë për tu bërë ballë trysnive të botës, të cilat Zoti ynë Jezu Krisht, tashmë i ka mposhtur...”[ 56]. Iu desh edhe pesë vjetë të tjera, pas 250 mijë viktimave, që të shohë verbësinë e të pyesë: “Si tu përgjigjemi njerëzve të cilët fajësojnë Kishën Ortodokse serbe që për tetë vjetë përkrahu regjimin gjakatar të Millosheviqit dhe e cila kërkon dorëheqjen e tij vetëm kur u ndje e pakënaqur me sukseset e tij në luftëtrat e bëra”[57].
Në një gazetë beogradase, Peshkopi i Shabacit e i Valevës - Lavretnije, del me deklaratën: “Arqipeshvi Artemije, ndoshta ka të drejtë, kur ka propozuar me dhembje të madhe të ndajë një pjesë të Kosovës, të cilën më së paku e duam dhe tua japim shqiptarëve. Ndoshta ajo pjesë e Kosovës do të jetë svidë për ardhmërinë e Serbisë, por edhe të vetë Evropës, për arsye se ajo pjesë do të jetë një pengesë e fuqishme për depërtimin e Islamit në veri. Nëse nuk veprohet kështu, unë kam frikë se shqiptarët shumë shpejtë, do të arrijnë deri në Shumadi, e ndoshta edhe deri te porta e Beogradit. Për arsye se pas dy dekadave, ata do të jenë nacionaliteti numër një në Serbi. Sikur të rinjtë shqiptarë sot të rekrutoiheshin në ushtrinë Jugosllave, çdo i treti ushtarë, do të ishte shqiptarë dhe çdo i treti deputet, në perlament, do të ishte shqiptarë…”[58]. Brengosjen e natalitetit shqiptar e kishte dhe lideri komunist - Millosh Miniq, në fillimin e viteve të ’80-ta, i cili akuzonte shqiptarët e Kosovës për “fundamentalizë m islamik”, për shkak të natalitetit të tyre të lartë dhe kishte parashikuar masa sanksionuese, për ta ndaluar këtë dukuri shqiptare, ndërsa masa stimuluese për rritjen e natalitetit serb.
Kur ishte puna për Kosovën, Metropoliti Vlladisllav, që ishte kryesuesi i Sindoit zgjedhor, nga “Tryeza e dashurisë” në dhjetor 1990, duke ngritur gotën për të përshëndetur patriarkun e posazgjedhur Pavël, në krye të KOS-it, ndër të tjera tha: “Urojmë që Zoti t’ju falë jetë të gjatë e të mirë, e të shpëtoni çka mund të shpëtohet. Mendimet që kullojnë gjak po më shkojnë në Kosovë e Metohi. Ajo është djepi ynë, nëna e jonë... “[59].
Edhe pse lufta e Bosnjës ishte në derë, mendja e kreut të kishës ishte në Kosovë. Më 1991, Patriarku Pavel, tha: “Në Kosovë kam shërbyer 34 vjetë. Një ditë prej ditësh mora një letër prej një shqiptari – hoxhë që më shkruante: “Për besimin musliman është i papranueshëm parimi, se po nuk ju err njërit, tjetrit nuk mund t’i zbardhë drita”. Unë ju përgjigja se edhe për krishterimin një parim i tillë është i papranueshëm. Toka e Zotit është mjaft e gjatë dhe e gjërë, sa të ketë vend për të gjithë po të jemi njerëz, po të mos jemi njerëz, ajo është e ngushtë edhe për një grusht njerëzish...[ 60]. Nuk do koment se kush janë njerëz këtu dhe kush jo?! Ana jonjerzore u takonte shqiptarve, për të cilët, duke mohuar vrasjet mizore, troturat dhe shtypjet e tyre sistematike, i thoshte gazetarit britanik: “Protesta e atyre i ngjanë protestës së njeriut të mykur nga pasuria, të cilit i është thënë se rroga do ti zvoglohet paksa…” Ndërsa besimtarët e vet i këshillonte: “Ungjilli thotë: ka luftra të drejta dhe të padrejta. Mbrojtja e Kosovës është luftë e drejtë, prandaj me çdo mjet dhe në çdo kohë, duhet të dëbohet armiku shqiptar, djalli islam… Kur dy njerëz takohen, secili i armatosur me pushke, ai që ka Zotin në anën e vet, do të fitojë…”
Kështu vërtetë u bë, sikur ta dinte patriarku.
Për përfundim, do të kisha zgjedhur një fragment nga H.T. Norris, që një pjesë shumë domethënëse. Në librin: “Islam in Balkans”, ai thotë: “Akuzat mbi fundamentalizmin (dhe terrorismin) e shqiptarëve, por edhe të boshnjakëve, zbulojnë fundamentalizmin, nga ana e atyre që akuzojnë. Kultura Islame ka influencuar në masë të konsiderueshme Ballkanin, por ardhmeria e tij nuk mund të kundërshtohet nga portat e ksenofobisë së akuzuesve…”[61].
____________ ____
1. Vladimir Carovic: “Istorija Jugoslavije” Beograd 1933, dhe 1998, sipas Milorad Tomanic: “Kisha serbe në luftë dhe luftrat brënda saj” shqipëruar nga Rrustem Gjata dhe Esat Myftari, Shkodrër 2006, f.190
2. Po aty, f.191
3. LOGOS, nr.1 – 4, 1994
4. Vladimir Carovic, sipas Milorad Tomanic, po aty
5. Anastasije Jevitic, sipas Milorad Tomanic: “Kisha serbe...”, f.194
6. Petar Petroviq Njegosh: “Kurora e Maleve” verzion i shqipëruar, Prishtinë 1952; Referohu edhe tek Olga Zirojeviq: "Histori pak e njohur: Feliks Kanic (Felix Kanitzi 1829-1904) - dëshmitar i qytetërimit të fundit osmano-turk në Serbi" "Glas islama", nr. 90-91, Novi Pazar, maj-qershor 2004
7. Sadulla Brestovci: “Mardhënijet shqiptare serbo - malazeze (1830-1878)”, Prishtinë 1983 f. 48
8. Po aty
9. Po aty, 48-49
10. Dr Hakif Bajrami: “Naçertania - Program Politik Serb që shpie në çfaroshjen e shqiptarëve (1844-1999)”, Prishtinë 2004, f.214
11. Dr Hakif Bajrami: “Politika e shfarosjes së shqiptarve dhe kolonizimi serb i Kosovës (1844-1995)”, Prishtinë 1995, f.34
12. Milorad Tomanic, “Kisha serbe...” f.94
13. Prof. Dr. Hakif Bajrami: “Politika...” f.168-169
14. Nga Romani i Dobrica Qosiqit: “Deobe” sipas “Velika Epohina Enciklopedija Aforizama”, Zagreb 1968, f.264
15. "Dituria Islame”, Tetor - Nentor 1998, f.6
16. Jovan Cvijic: “Govori i Clanci” I, Beograd 1921, f.63 - nga fjala e mbajtur më 1907
17. Jovan Cvijic: “Govori i Clanci” I, Beograd 1921, f.58, sipas Hivzi Islami: “Spastrimet etnike – politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarve”, Pejë 2003, f.21
18. Jovan Cvijic: “Govori i Clanci” Beograd 1987, f.139 (botimi i parë më 1913), “Balkansko poluostrvo i juznoslovenske semlje. Osnove antropogeografije” , Zagreb 1922, f.393
19. Prof. Dr. Hakif Bajrami: “Politika...” f. 472
20. B. Krizman: “Elaborat dra Ive Andrica o Albaniji iz 1939 godine”, Casopis za suvremenu povijesti, II, Zagreb 1977, f.89
21. Hysen Çobani & Shefqet Ndroqi, në Seminarin Ndërkombëtar: “Rroli i besimit mysliman në Shqipërinë Postkomuniste” 9 dhjetor 2004
22. Abdi Baleta: “Kundërshaptilografi” Rimëkëmbja, Tiranë 2005, f.52
23. Milorad Tomanic: “Kisha serbe...”, f.147
24. W. Zimmermann: “Burimet e nje katastrofe” Besa, Tiranë 1996, f.107]
25. Evgenij Vostrukov: “Të vrasish në Jugosllavi”, në gazetën “Izvestaja” 25 nëntor 1995
26. “Srbska Rec”, 10 maj 1993
27. M Gavrilovic: “Knez Milos Obrenovic” Beograd 1912, f.96
28. Rikard Ljarja: “Rrëfim dashurie për Shkodrën” http://gazeta- shqip.com
29. Hortense Von Zambaur: “Rrethimi i Shkodrës , 10 tetor 1912 – 22 prill 1913” shqipëruar nga Ferit Hafizi, Shkodër 2006
30. Hortense Von Zambaur: “Rrethimi i Shkodrës...” f,115
31. Prof. Dr. Hakif Bajrami: “Politika...” f. 432
32. Po aty f.16
33. Po aty, f.17
34. Po aty f.27
35. Më gjërësisht tek: M. Obradovic: “Slovenski Silnici, ili prava moja sveta antisemitska krstnome narodu” Zagreb 1912
36. Vladan Djordjevic: “Arnauti i Velike Sile”, Beograd 1913, f.7
37. Mithat Frashëri: “Le Differend Albanë, Serbe 1921 - Konstancë
38. Dr Hakif Bajrami: “Naçertania...” f.151
39. Po aty, f.220
40. S. Rizaj: “Synimet...”, f.164
41. Gazeta “Humanite”, sipas Dr Hakif Bajrami: “Politika...” f.57
42. Po aty, f. 61-62
43. Po aty, f.67
44. Hivzi Islami: “Spastrimet etnike – politika gjenocidale ndaj shqiptarve” Pejë 2003, f.142
45.Dr Hakif Bajrami: “Naçertania...” , f.270
46. Dr Hakif Bajrami: “Politika...”, f.85-88
47. Interpelancë e Deputetëve shqiptarë në Parlamentitn e Mbretërisë SKS-së (të kryesuar nga Krimineli Ivan Ribari) më 12 II, 1921; Deputetët musliman prej viseve jugore në Beograd (krahu i M. Salihbegoviqit; sipas Dr Hakif Bajrami: “Politika...” f.90
48. W. Zimmermann: “Burimet e një katastrofe”, Tiranë 1996, f.17-18
49. H.Islami: “Demografski problemi Kosova i njihovo tumacenje”, Zbornik Kosovo-Srbija- Jugoslavija, Ljublana 1989, f.42-43
50. Mirko Bogdanovic: “Casna duznost Manstirskih Vojvoda” në “Politika”, 10 dhjetor 1995
51. “Glasnik” SPC, gusht 1991
52. “Glasnik” SPC, gusht 1991
53. Milorad Tomanic: “Kisha serbe...”, f.67
54. “Borba”, 14-15 mars 1992
55. “Pravoslavlje” , 15 mars 1992
56. “Pravoslavlje” , 1-15 shtator 1994
57. Nezavisna Svetlost” 11-18 dhetor 1999
58. Gazeta “Naša Borba”,11-12 Korrik 1998
59. “Duga”, 9-22 janar 1990
60. “Pravoslavlje” , 1-15 prill 1999
61. H.T. Norris: “Islam in Balkans”, Columbia – Suth Carolyna 1993
/04 Apr 2008/F.F.
lajmet.com