Kosova dhe Egjipti

Për shkak të peshës dh rëndësisë, që Egjipti ka për botën arabe, në Kajro është vendosur edhe selia e Ligës Arabe që nga viti 1945 si dhe Sekretari i Përgjithshëm  vazhdimisht deri më sot ka qenë nga vendi nikoqir. Për këtë edhe shumica  e diplomacive botërore depërtimin  e tyre në botën arabe e sigurojnë nëpërmes Kajros.

Për fat të keq, kur është në pyetje Kosova, diplomacia egjiptiane e rangut më të lartë mori një qëndrim joafirmues ndaj çështjes së Kosovës. Sipas analistëve egjiptianë, shkaqet e një qëndrimi të këtillë janë prej më të ndryshmëve. Prej kultivimit të marrëdhënieve të mira nga koha e ish-Federatës Jugosllave të kohës së Tito-Naser, në kuadër të bashkëpunimit të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara. Interesave të ndryshme ekonomike në marrëdhëniet Egjipt-Serbi. Ndikimi të diplomacisë ruse në zhvillimin e marrëdhënieve ushtarako-ekonomike në mes dy vendeve, në veçanti lidhur me ndërtimin e reaktorëve bërthamor për nevoja paqësore. Por, shkaku më i rëndësishëm është  i karakterit të brendshëm, i cili nuk përfolët shumë në media, ka të bëjë me  përpjekjen e Egjiptit për ruajtjen e unitetit të brendshëm, në veçanti pas paraqitjes së disa grupimeve ekstreme kopte në pjesën jugore të Egjiptit, të cilat kërkojnë krijimin e strukturave të  pavarura nga qeveria qendrore e Kajros.

Por, për fat të keq, diplomacia kosovare  sikur u pajtua me një realitet të këtillë dhe nuk u bënë përpjekje për varjen e kontakteve me palën egjiptiane duke u mbështetur në marrëdhënie  të ndryshme që na lidhin me të. Së pari është dinastia shqiptare e Egjiptit, e cila për një shekull e gjysmë ishte në krye të këtij shteti mesdhetar. Pastaj prezenca e një kolonie të fuqishme shqiptare gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, e cila luajti një rol tejet të rëndësishëm jo vetëm në jetën shoqërore dhe kulturore te shqiptarëve të Egjiptit  , por edhe më gjerë në vet trojet shqiptare. Prezenca e vazhdueshme e një numri të konsiderueshëm të studentëve shqiptarë, në Universitetin e njohur të “Al-Az-harit”  që nga fillimi i shekullit njëzet e deri në ditët  tona. Po të potencoheshin këta faktorë të përbashkët, besoj  se gjërat do të lëviznin nga vendi.

Këtë po e them duke u mbështetur në tre takime që pata gjatë vizitës sime të fundit në Egjipt me rastin  pjesëmarrjes në Kongresin e organizuar në Bibliotekën e Aleksandrisë, ma rastin e një vjetrit të fjalimit të presidentit amerikan, Barak Obama të mbajtur në Kajro.

Takimin  e parë e pata me ambasadoren e Egjiptit në Tiranë, zonjën Emine Xhuma, një diplomate e karrierës, e cila më pranoi me gjithë dëshirë për bisedë kur mori vesh se vij nga Kosova, me ç’rast i dhurova librin, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian 1878-1881”, materialin e të cilit  kisha përgatitur gjatë studimeve pasuniversitare në Universitetin e Kajros. Andaj, çështja e parë objekt bisede   ishte qëndrimi i Qeverisë egjiptiane rreth  njohjes së   pavarësisë së Kosovës. Pa fare diplomacie ia thash se ne kemi shumë vështirë që njerëzve të thjeshtë t’ua shpjegojmë përse një vend si Egjipti deri më sot nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës?!  Unë e di s kjo nuk varet prej vullnetit tuaj, por keni obligim që për këtë t’i raportoni qarqeve më të larta  në Kajro. Ambasadorja u përpoq të justifikoj qëndrimin e qeverisë saj,  duke u arsyetuar e pritjen vendimit të Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës. Por, ajo që bëri për mua e shpëtoi procedurën e dhënies së vizës hyrëse për në Kajro, që të mbërrijë me kohë në Kongres. Duke premtuar se qeveria e vendit të saj do ta shqyrtojë edhe një herë çështje e njohjes ë pavarësisë, pas ndryshimeve që  kanë ndodhur në Ballkan.

Bisedën  e dytë e zhvillova me analistin e njohur egjiptian, Fehmi Huvejdin, me të cilin u takova në aeroportin e Stambollit dhe udhëtuam së bashku për në Kajro. Ai si analist nuk e arsyetonte qeverinë e egjiptiane për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, për çka këto pikëpamje të tija i kushte bërë publike në të përditshmen “Al-ahram” të Kajros. Por, në të njëjtën kohë ai kërkonte që diplomacia kosovare të jetë më insistuese në paraqitjen e argumenteve për njohje si dhe demaskimin e palës serbe.

Takimi i tretë ishte me Dr. Ismail Serraxhudin, drejtorin e Bibliotekës së Aleksandrisë. Në projektin  e ri që po përgatit biblioteka për rishkrimin e historisë së botës islame, ai me dëshirë të madhe pranoi që në mesin e shumë figurave do të përfshihen edhe dy figura të botës shqiptare, Sami Frashri dhe  Hoxhë Kadri Prishtina. Në fund, ai  në shenjë komenti pohoi se aty ku    vështirtë depërton  politika depërton kultura.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme