Shkrime që zbulojnë cektësinë

Jonida Azizaj në shkrimin ”Ferexhetë që zbulojnë lakuriqësinë” Gazeta Shqip (Korrik 2010 ), shpreh shqetësimin:
“Sot në vitin 2010 në Shqipëri nuk ka asnjë ndalim për mbajtjen e shamisë, as në shkolla e as në ambjente të tjera shtetërore.”
Për problemin në fjalë Jonida Azizaj do të bënte shumë mirë të lexonte disa nga veprat në vijim:

1-“ The West: Unique, not Universal ” Samuel Huntington.
Për kuriozitet po citoj vetëm një mendim të autorit:
”Botëkuptimi se popujt joperëndimorë duhet t’i përvetësojnë vlerat perëndimore, institucionet dhe kulturën, është i pamoralshëm. “

2-“Heretics”Gilbert K.Chesteroni.
Për kuriozitet autori konstaton se më në fund modernizmi do të shkaktojë çmënduri.

3-‘The Islam” Jefrry Lang.
Për kuriozitet po citoj vetëm një shprehje: “ Islami jo vetëm që është i urtë,  por në mënyrë të guximshme është edhe mjaft pragmatik. ”

4-‘ Si Dieu I’avait volu ‘ Pater Michel Lelongun.
Për kuriozitet po e citoj : ” Shpeshherë ballafaqohem me të ashtuquajturën ’gra të lira’. Mirëpo, ato ndonjëherë gjenden para trysnive të skllavërisë moderne që janë më subtile,  por jo edhe më pak të rrezikshme.”

5-Michel Houellebecq.
Për kuriozitet a e dini se deklaron :”Ajo që e quajmë liri të gruas, më shumë shkon në favor të meshkujve, sepse në këtë liri, meshkujt shohin mundësinë që ta zmadhojnë numurin e lidhjeve seksuale.”

6-" Në çka beson ai që nuk beson ?" Umberto Eco.

7-Peter Steinacker shprehet:
”Toleranca dhe  tentimi për absoluten shkojnë së bashku”

8-"Anti-Memorien"Andre Malraux.
Për kuriozitet po e citoj: “Besoj se qytetërimi, vlerat e tij, për një periudhë më të gjatë kohore, mund t’i mbështesë vetëm në religjion’’

9-“Letër nga Meka” Malcolm X .
Për kuriozitet po e citoj: “Kam takuar, biseduar, madje edhe kam ngrënë me njerëz të cilët në Amerikë i konsiderojnë të bardhë. Por ideja e tyre bardhoshe ishte shlyer nga kokat e tyre, falë religjionit Islam.”

10-‘Dichtung und Wahrheit’ J.W.Gëte.

Për kuriozitet po e citoj :” Në çka t’i përkujtoj ata kundërshtarë, të cilët po qe se ndonjëri nuk iu pëlqen, së pari atë e paraqesin në një formë të devijuar, e më pas orvaten që ta zhdukin porsi lugati .”
Më në fund jam e detyruar të shpjegoj atë të vërtetë, që çdo njeri me minimum njohurish e di:
Ferexheja mbi fytyrë nuk paraqet element të dalë nga bota islame.
Ajo është një pjesë e mbulesës së femrave të Bizantit dhe të Persisë, të cilat i mbanin me qëllim që në mënyrë  publike të  manifestonin nivelin e tyre aristokratik në shoqëri.
Nëse autorja do të kish mundësi të trajtonte problemin realisht dhe llogjikisht, atëhere do të bëhej josimpatike për mediat e pamoralshme. Për pasojë shkrimi nuk do t’i botohej. 
Atdheut nuk i shërbejnë të gjithë në të njjtën mënyrë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme