Reformat e Ligës Arabe dhe çështja e Kosovës

Por, ajo që vlen të theksohet me këtë rast është reformat, të cilat inicioi Libia si vend nikoqir i Samitit të fundit që u mbajt në Sirt gjatë muajit mars. Për këtë ditë më pare në Tripoli të Libisë u mbajt mini samiti, ku merrnin pjesë liderët Libisë, Egjiptit, Irakut, Katarit dhe Jemenit. Në qendër të bisedimeve ishin konkluzat e Samitit të fundit për  reformimin e  Ligës Arabe, organizmave kryesore të saj, shtimin e një samiti konsultativ vjetor në selinë e Ligës, përveç samitit të rregullt si dhe emri i Sekretariatit të  Përgjithshëm shndërrohet në Komisariat. Bisedimet u përqendruan në dy ide: e para, të cilën e përfaqësonte Libia,   kishte të bënte me formimin e Unionit Arab si dhe hartimin  e statusit të ri dhe e dyta, të cilën e përfaqësonte Egjipti, reformimin gradual, kurse  emri të mbetet ai që është, por ndryshimi i tij të bëhet pasi të bëhen reformat  e kërkuara. 

Menjëherë pas mini samitit të Tripolit në imediat arabe u paraqiten analizat dhe vlerësimet për rolin  e Ligës Arabe dhe rëndësinë e saj  gjatë periudhës 65 vjeçare të ekzistimit të saj. Liga Arabe konsiderohet prej organizatave më të vjetra rajonale në atë pjesë të  botës. Në atë kohë shtete themeluese ishin shtatë (Egjipti, Siria, Iraku, Jordani, Libani,  Arabia Saudite dhe Jemeni. Numri i vendeve anëtare prej asaj kohe u trefishua e sot ajo numron 22 vende anëtare. Vlen të theksohet se Liga Arabe u themelua disa muaj para formimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shumica dërrmuese e analistëve arab nuk janë të kënaqur me kontributin e Ligës Arabe në realizimin  e aspiratave të popujve arabë. Ata  pohojnë se  përçarjet vazhduan  por edhe u rriten. Kauza  e tyre qendrore, çështja palestineze nuk lëviz nga vendi, por më tepër, ajo u kthye prej konfliktit arabo-izraelit në konflikt palestinezo-palestinez. Çështja arabe ditë e më tepër po keqësohet. Qytetari arab nuk preokupohet vetëm me çështjen palestineze, por ai për çdo mëngjes qanë viktimat në Irak, në Somali ku anarkia po mbretëron qe më  shumë se 20 vjet dhe nuk po shihet se ka shpresë të dilet nga ky rreth vicioz. E njëjta gjë vlen me Jemenin si dhe kohëve të  fundit  edhe me Sudanin. 

Një numër tjetër i analistëve ka mendim tjetër për rolin dhe kontributin e Ligës Arabe. Ata mendojnë se Liga Arabe nuk ka të bëjë vetëm me aspektin politik, por veprimtaria e saj shtrihet edhe në aspekte tjera si:  ekonomik, shoqëror, kulturor, edukativ etj. Këtë veprimtari ajo e zhvillon nëpërmes organizatave të specializuara si: Komisioni i përbashkët ekonomik  Arab, Organizata Arabe për Edukim, Kulturë dhe Shkencë, Organizata e  Vendeve Arabe për Prodhimin e naftës, Unioni i  bizinismenve  arabë etj. Këto janë rezultate të mëdha, të cilat mbeten nën hije për shkak të dështimeve politike, pohon ky grup.

Është koha  e fundit, ashtu siç pohon edhe diplomati nga Xhibuti, Dijaudin Seid, që Liga Arabe të bëjë reformat e duhura, por jo që ato të jenë formale, por përmbajtësore në pajtim m kohën në të cilën jetojmë, Bashkimi Evropian mund të jetë shembulli më i mirë. 

Diplomacia kosovare duhet të tregoj interesim më të madh për këtë pjesë të botës, në veçanti pas shpalljes mendimit këshill dhënës të GJND-së, sepse shumë qeveri të asaj bote para popujve të tyre  janë arsyetuar se ato  janë në pritje të tij. Liga Arabe përfaqëson 22 shtete, një popullatë prej 340 milionëshe që shtrihet në një sipërfaqe prej  14 milionë km.2. me resurse të mëdha natyrore,  me të cilat na lidhin shumë gjëra të përbashkëta nga e kaluara  largët, por edhe nga e tashmja. Andaj, kontaktet me ato vende do të jenë në interes jo vetëm të njohjes së Kosovës, por edhe në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale në mes popujve tanë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme