40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.

 Hadithi nr. 1

‘Islami ngritet mbi pesë (shtylla): Në të dëshmuarit se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, në kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit, në agjërimin e Ramazanit dhe në të vizituarit e Ka’bes.” 

 

Hadithi nr. 2

„Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos refuzoni”. 

 

Hadithi nr. 3

„Largohuni nga alkooli, sepse ai është çelësi i të këqijave.”

 

Hadithi nr. 4

„Më i miri ndër ju është ai i cili është më i mirë për familjen e tij. Kurse unë në mesin tuaj jam më i miri për familjen time.“

 

Hadithi nr. 5

„Besimtari jeton dhe ndihet mirë me të tjerët; dhe kush nuk jeton dhe nuk ndjehet mirë me të tjerët nuk ka dobi prej tij.“

 

Hadithi nr. 6

„Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit.“

 

Hadithi nr. 7

„Kush të tjerët i udhëzon në të mirë për këtë do të ketë shpërblim sikurse edhe ai i cili ka bërë mirë.”

 

Hadithi nr. 8

„Njeriun i cili mbjell fidanin Allahu do ta shpërblejë me shpërblimin e njëjtë sa fidani do të jep fruta.”

 

Hadithi nr. 9

„Largoju nga ajo që të duket e dyshimtë deri sa nuk ajo pushon të të duket e dyshimtë.“

 

Hadithi nr. 10

„Më i miri në mesin tuaj është ai i cili e mëson Kur’anin dhe të tjerëve ua mëson atë.“

 

Hadithi nr. 11

„Kujdes nga dyshimi, sepse dyshimi është gënjeshtra më e madhe! Mos e xhelozoni njëri-tjetrin; mos garoni me njëri-tjetrin në tregti (në rritjen e çmimit), as mos u urreni njëri-tjetrin; dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit; o robër të Allahut bëhuni vëllezër.“

 

Hadithi nr. 12

„Kush e agjëron ramazanin me besim dhe mbështetje të sinqertë te Allahu, do t’i falen mëkatet e kaluara.”

 

Hadithi nr. 13

„Kush e kryen haxhin, duke iu përmbajtur rregullave pa bërë mëkate, do të kthehet në shtëpi pa mëkate si ndonjë i posalindur.“

 

Hadithi nr. 14

„Umreja deri në umren tjetër është shlyerje e mëkateve (të vogla), kurse nga haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër pos xhennetit.“

 

Hadithi nr. 15

„Të drejtat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja në ftesën e tij dhe dëshira për shëndet kur të teshtitet.“

 

Hadithi nr. 16

„Kush e ndërton një xhami për të arritur kënaqësinë e Allahut, Allahu do t’ia ndërtojë një të ngjashme në xhennet.“

 

Hadithi nr. 17

„Nuk është besimtar (i plotë) ai i cili barkun e tij e ka të ngopur kurse fqinji i tij është i uritur.“

 

Hadithi nr. 18

„Respekti ndaj Allahut është respekt ndaj prindit (babait), kurse mëkati ndaj Allahut është mëkat ndaj prindit.“

 

Hadithi nr. 19

„Musliman i vërtetë është ai nga gjuha dhe duart e të cilit janë të sigurtë muslimanët e tjerë, kurse besimtar i vërtetë është ai nga i cili njerëzit e kanë të garantuar gjakun (jetën) dhe pasurinë  e tyre.“

 

Hadithi nr. 20

„Kush nga ju sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorë, nëse nuk mundet këtë ta bëjë atëherë me gjuhën e tij, nëse nuk mundet këtë ta bëjë - atëherë me zemrën e tij; por, ky është imani më i dobët.“

 

Hadithi nr. 21

„Pa dyshim sinqeriteti shpie në mirësi, e mirësia shpie për në xhennet.“

 

Hadithi nr. 22

„Martohuni, sepse unë do të mburrem para popujve të tjerë me shumësinë tuaj.“

 

Hadithi nr. 23

„Frikësohuni nga zjarri (xhehennemi) qoftë edhe me një hurmë (sadakë).“

 

Hadithi nr. 24

„Kush nuk është i mëshirshëm me të vegjlit tanë dhe kush nuk respekton të drejtat e pleqve tanë, nuk është prej nesh.“

 

Hadithi nr. 25

„Nuk respektohet ajo krijesë e cila i kundërvihet Krijuesit (Allahut).“

 

Hadithi nr. 26

„Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë gjerave të tjera: jetën para vdekjes, shëndetin para sëmundjes, kohën e lirë para angazhimit, rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë.“

 

Hadithi nr. 27

„Vërtetë jam i dërguar të plotësoj virtytet e moralit.“

 

Hadithi nr. 28

„Vërtetë Allahu nuk shikon bukurinë e as pasurinë tuaj, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja.“

 

Hadithi nr. 29

„Namazi me xhemat është më i vlefshëm nga namazi që falet vetëm për 27 gradë.“

 

Hadithi nr. 30

„Urtësia është një gjë e humbur e besimtarit, andaj ku ta gjejë atë le ta merr.“

 

Hadithi nr. 31

„Nxitoni dhe faleni namazin para se t’i kalojë koha, nxitoni dhe pendohuni për mëkatet tuaja para se t`u arrijë vdekja.“

 

Hadithi nr. 32

„Imani është i ndarë në gjashtëdhjetë e disa kategori, e turpi është një kategori e imanit.”

 

Hadithi nr. 33

„Nuk ka iman të plotë ai i cili nuk ia do vëllait të tij besimtar atë që e do për vete.“

 

Hadithi nr. 34

„Frikësohuni nga lutja (duaja) e atij që i është bërë padrejtësi, sepse mes atij dhe Allahut nuk ka perde.“

 

Hadithi nr. 35

„Njeriu është në fenë e mikut të tij, andaj keni kujdes se kush ju shoqëron.“

 

Hadithi nr. 36

„Shumica e njerëzve nuk dinë t’i shfrytëzojnë dy begati: shëndetin dhe kohën e lirë.“

 

Hadithi nr. 37

„Frikësoju Allahut kudo që të jesh, mbuloni veprat e këqija me vepra të mira dhe me njerëzit silluni me moral të lartë.“

 

Hadithi nr. 38

 

„Pasha atë në duart e të cilit është jeta ime, nuk do të hyni në xhennet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa të duheni mes vete.“

 

Hadithi nr. 39

„Kush nuk mëshiron nuk do të jetë i mëshiruar dhe kush nuk falë nuk do të jetë i falur.”

 

Hadithi nr. 40

„Nuk ka besim ai që nuk ka besnikëri dhe nuk ka fe ai që nuk mban premtimin e dhënë.“

 

____________________________________________

Titulli:  

40 Hadithe të Pejgamberit a.s.

(Përmbledhja e parë u përgatit nga “Islam Toplumu Milli Görüs”, Gjermani)

Përktheu: Abdylkerim  Sadiku

Recensent dhe redaktor: Nexhat Ibrahimi

Boton: Shekulli 21

Biel-Bienne / Zvicër, 2007 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme