Biologjia e Edukatës Fetare



Ndër argumentet kundër lëndës së Edukimit Fetar përmendet nga ana e kundërshtarëve edhe stereotipi old fashioned se feja është në kundërshtim me shkencën, se si nxënësit në shkollat publike do të mësojnë në këtë lëndë për shpjegimin fetar për origjinën e njeriut kur kjo teori është ndryshme prej teorisë së evolucionit që prej kohësh është shpjeguar në lëndët shkencore më konkretisht në lëndën e Biologjisë.

Për cilindo qytetar Open Minded i cili vetëm pak ka sërfuar në net apo i ka rënë në dorë ndonjë revistë shkencore mund ta ketë parë që stereotipi se feja është në kundërshtim me shkencën ka qenë mit dhe gënjeshtër që herë do kur do të sheshohej e vërteta .

Tani shumica e njerëzve të intelektit e kanë të qartë faktin që shkenca është vetëm një argumentuese e fesë për njerëzit që ende nuk kanë besuar duke i afruar ata tek feja, madje duke i bërë ata më fetarët. Kjo gjë është vërejtur sidomos në dy shekujt e fundit kur një numër i madh shkencëtarëve kanë pranuar fenë islame madje vetëm pas informimit me atë që Kurani ka folur para shumë shekujsh për teorinë e tyre. Ka edhe të atillë që Kurani u ka shërbyer si burim për të bërë zbulime shkencore. Në mesin e cilësive të Kuranit sot gati të gjithë e njohin edhe me atë si libër origjine për shkencëtarët. Në një parallogaritje nga mufesirët (komentuesit e Kuranit ) të fundit mendohet sa janë mbi 1200 citate kuranore që flasin për të vërtetat shkencore të kohës së fundit. Si mund të jetë një libër me mbi 1200 citate (ajete ) shkencore dhe të mohohet origjina e tij Hyjnore, madje të thuhet se është në kundërshtim me shkencën. Por kush e thotë këtë të fundit, shkencëtarët jo, intelektualët e përgatitur për qasje shkencore e akademike jo , këtë e thonë një pjesë e individëve emocional të cilët ose nuk janë në rrjedha të ngjarjeve ose e bëjnë me qëllim të dezinformimit.

Para se gjithash duhet të sqarojmë një gjë, lënda e Edukimit Fetar nuk nënkupton krijimin e një sistemi paralel me atë të tanishëm por përkundrazi, të futet si një lëndë plus për informacioneve thelbësore për edukatën fetare .

Nëse themi se si do të reagojnë nxënësit kur në orën e parë do të mësojnë në Edukatë Fetare për teorinë fetare të origjinës së njeriut dhe në orën e dytë në lëndën e Biologjisë do të mësojnë për teorinë e evolucionit , një preokupim i tillë është i kotë dhe le të themi se përgjigjeja është më shumë se gjysmë shekullore dhe autoktone.

Ta kemi më të qartë këtë dhe si shembull po ju ofrojmë perspektivën e Medresesë së Mesme ‘Alaud-din’ . Në këtë shkollë publike në Prishtinë prej kohësh përveç lëndëve fetarë mësohen edhe lëndët shkencore, më konkretisht plan-programi i gjimnazit të përgjithshëm. Edhe këtu nuk kemi një sistem paralel por përkundrazi për më shumë se gjysmë shekulli aty shpjegohet teoria e evolucionit, por vetëm si teori dhe jo e vërtetë. E tillë sqarohet në të gjitha shkollat , por ajo me çfarë provohet të manipulohet opinioni që shpesh e ka të pa mundur të ndaj teorinë nga e vërteta duke i marrë këto dy si një e që në fakt jo çdo herë janë një e në rastin e teorisë së evolucionit janë të kundërta, sepse për sa vite të ekzistimit të kësaj teorie ajo ngeli e tillë dha nuk arriti të bëhet e vërtetë. ‘’Shumë shkencëtarë sot e pranojnë dhe pohojnë që evolucioni është i pamundur’’ (Gish, D.T., Evolution: The Fossils Still Say No !)

Kësaj pike do ti kushtojmë edhe pak tekst për që opinionit të mos i ngelim borxh dhe tua largojmë brengën e kotë të krijuar, lënda e Edukatës Fetare fare nuk do ta përmend këtë aspekt. Nëse frika e dikujt është se nxënësit mund të vinë në kontakt me këtë tezë atëherë ne kemi të bëjmë me një mbyllje të mendjes së nxënësve tanë. Nxënësit duhet të i përgatisim për qasje shkencore dhe jo tua imponojmë teoritë dhe tezat që sipas shumësisë së historianëve ato as në fillim nuk kishin qëllime shkencore por ideologjike. Megjithatë edhe nëse nxënësit në shkollë nuk po dëgjuakan për teorinë fetare për origjinën e njeriut, atëherë si do tua pamundësojmë nxënësve leximin e revistave shkencore ku kjo teori është ka zënë rrënjë si teori më e përafërt me logjikën. Madje edhe studimet e shekullit që kaloj dëshmojnë se 19 materialet prej të cilave përbëhet trupi i njeriut janë nga toka. A po si do të i mbajmë nxënësit tonë nga librat, interneti ku ka qindra informacione për këtë teori. Përveç kësaj askush nuk po kërkon që kjo teori të futet si pjesë e programit, por të futet lënda e Edukatës Fetare e cila ka shtrirje më të madhe si në aspektin fizik dhe metafizik. Madje ajo do të jetë edhe stimuluese e brendshme për sukses dhe ngritje intelektuale të nxënësve, çështje për të cilën do të flasim në një shkrim tjetër.


Evolucion, evolucionistët dhe rrjedhat e fundit !

Jashtë nga ajo çfarë mund të mësojnë nxënësit në lëndën e Edukatës Fetare dhe lëndët e tjera, jashtë shkollës nxënësit i pret një botë e gjerë e informacionit. Për ata që kanë përcjellë zhvillimet në raport me teorinë e evolucionit e dinë mirë sa ajo nuk ka mbetur tjetër veç burim frymëzimi për satirë , ironi, karikatura e ngjashëm.

‘’Është llogaritur se sot, një numër i madh i shkencëtarëve në botë, dhe së paku 10 000 në ShBA, e praktikojnë shkencën e ndarë, duke i refuzuar plotësisht pohimet evolucioniste, si dhe se disa prej tyre veçse kanë filluar t’i pranojnë shpjegimet e Kur’anit se si jemi krijuar në këtë planet’’ (Senad Qosa, Evolucioni jo vetëm që nuk e shpjegon ekzistencën tonë, por është absurditetit më i madh që sot bota është duke e quajtur : ‘’ miti i ateizmit dhe shkencës ‘’ ) .

Për të qenë e vërtetuar teoria e evolucionit , duhet të ketë gjurmë në fosile-një dokument i pakundërshtueshëm i historisë natyrore të këtij paraardhësi primitiv dhe format jetësore të ndryshme që u zhvilluan prej këtij fosili. Një gjë e tillë është e pamundur.

Në këtë sens shkencëtari Harun Yahya (Adnan Oktar ) iu ka bërë ftesë evolucionistëve se do të ju jep 10 trilionë lira turke (4,4 trilionë funtesh) të gjithë atyre të cilët sjellin së paku një fosil të fazës kalimtare të jetës e cila e demonstron evolucionin.

Përpjekjet e fanatikëve të teorisë së evolucionit për ta vërtetuar çdo herë jo vetëm që u shkonin kotë por edhe i bënin qesharak para botës. P.sh. në fund vitin e kaluar në të gjitha mjetet botërore të e informimit dhe në qarqet e ndryshme shkencore bëri jehon lajmi për zbulimin e një fosili të konsideruar ‘‘hallka e humbur’’ e evoluimit .

Fosili i vjetër 47 milion vite, që besohej të ishte "hallka e humbur" e evoluimit dhe që konsiderohej si "paraardhësi" i njeriut, doli të jetë një lloj i majmunëve që jetojnë në Madagaskar.

Edhe një herë, edhe shumë herë tjera, jo për të nënvlerësuar por për të kundërshtuar fanatizmin i cili i ka rrënjët pikërisht tek ideologjia e themeluesit të kësaj teorie, dhe se shkenca në këtë mes është vetëm kamuflim sepse e vërteta është e kundërta e saj.

Prandaj të gjithë që janë të gatshëm për qasje shkencore pa emocione dhe që ia duanë të mirën popullit tonë dhe veçanërisht popullatës më vitale të saj rinisë le të kapërcejnë zhurmat kundër të ideologëve të ideologjisë që deri dje ushtroj dhunë mbi ne, dhe të nxitojmë së bashku që sa më parë kjo lëndë të jetë pjesë e korrikulave shkollore.

Ta bëjmë këtë para se barka të përmbyset, para se çnjerëzohet kjo rini, para se të zhveshën nga ndjenjat dhe vlerat, të mos harrojmë se asnjë lëndë në shkollat tona nuk fletë për dimensionin shpirtëror dhe kjo pjesë e etur e rinisë sonë po gjen prehje në diçka që po u bënë dëm atyre por edhe gjithë neve .

Zoti mos e bëftë që të gjithë të jenë të hutuar , Zoti bëftë që edhe ata që deri tani kanë mbajtur pozicion neutral të ngritin zërin dhe me ngulm të kërkojmë këtë domosdoshmëri që për pa arsye neglizhohet vazhdimisht.


RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme