A lejohet për Me’mumin (xhematin) me lexu diç nga Kur’ani kur është duke u falur pas imamit?

Një nga dijetarët e shquar të islamit “El Birxhendij” në librin e tij të njohur “Sherhu Nukajeh” kur ka shpjeguar qështjen e leximit të Kur’anit nga Me’mumi përfundon se është mekruh.

 Në këtë kapitull është cekur kërcnim i ashpër:

Aliu r.a. ka thënë: “Kush lexon (Kur’an) pas imamit veç ka gabuar”

Sahabiu i njohur Sead ibën ebi Vekas ka thënë: “ Kush lexon pas imamit nuk ka namaz për të”

Seid bin Musejeb ka thënë: “Do të doja për atë që lexon pas imamit të ketë në gojën e tij gaca zjarri”

Abdullah Elbehelij ka thënë: “Kush lexon pas imamit do t’i mbushet goja e tij me pluhur”

 Në Fet-hul-Kadir cekët se është Mekru Tahrimen të lexohet Kur’an pas imamit.

 Ka thënë El-Ajnij në Librin e tij “Elbinaje fi sherhil Bidajeh” Më se 80 sahabe të mëdhenjë e kanë ndaluar leximin pas imamit, nga ta Abdullah ibën Mesud, Abdullah ibën Umer dhe Abdullah ibën Abbas. 

E përmend Shejh Abdullah bin Ja’kub el-Harithij në librin e tij “Keshful Esrar” Transmetohet nga Abdullah bin Zejd bin Esleme nga Babai i tij se ka thënë: 10 sahabet më të mëdhenjë të Pejgamberit a.s. e kanë ndaluar të lexohet pas imamit: Ebu Bekr, Umer,Uthman, Alij, Abdurrahman bin Auf, Sead ibën ebi Vekas, Abdullah ibë Mesud, Zejd ibën Thabit,  Abdullah bin Umer dhe Abdullah bin Abas, Zoti qoftë i kënaqur me ta.

 Ibrahim Beqiri

Shkëputur nga Libri: “Fetawa El-leknewij”

Autor: Imam në Hadith dhe Fikh, Ebil Hasenat Muhamed Abdul Haj

El-Leknewi El-Hindi  (1264 h./ 1304 h.)

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme