Gjimnazi “Loyola” në Prizren – çfarë fshehet pas tij?

Kur degjon apo sheh se ndertohet dhe hapet nje shkolle, te rritet jeta dhe te pushon shpirti. Besimtari kete ndjenje e perjeton dyfishe, sepse, mesimi ne Islam eshte njeherit edhe devotshmeri.

Si gjithehere, lajmi per ndertimin dhe hapjen e Gjimnazit te ri ne Prizren na gezoj te gjitheve!

Mirepo, nese do te hulumtonim per prejardhjen e emrit te gjimnazit, pak kush do te dinte se ky gjimnaz quhet “Loyola”. Nese lexojme per te kaluaren e Lojoles dhe te organizates se tij, gezimi qe perjetuam ne shikim e degjim te pare, per shqiptaret qe ideal kane kombetarine dhe per shqiptaret muslimane qe per ideal kane edhe shqiptarine edhe islamin, ky gezim e hare do te shnderrohet ne ankth e ne ethe.

 



Perse ankthi, perse ethet?

Ankthi dhe ethet ngase jemi fanatike dhe jotolerante ndaj besimeve tjera, ndaj shkollave tjera, ndaj gjuheve te tjera, apo ankthi dhe ethet nga prapavija, nga qelimet perfide, qe edhe nuk fshehen, me hapjen e kesaj shkolle vetem ne shikim te pare “gjimnaz”, si çdo gjimnaz tjeter.

  



Perse keshtu?

Sepse, “Gjimnazi Loyola” nuk eshte nje gjimnaz si çdo gjimnaz tjeter, por eshte nje shkolle profesionale katolike e rendit jezuit kristian ne mesin e muslimaneve me emrin gjimnaz. Kumbare te ketij gjimnazi jane “laramanet” tane komunale, qe perkthyer me gjuhe te perditshme, do te thote: kumbare jane kreu komunal i Prizrenit me baballaret e tyre larte, thuajse te gjithe me emra personale e emra baballaresh muslimane.

Ta hetosh dhe konstatosh kete gjendje nuk eshte e veshtire, sepse vete emri “Loyola” ta pohon kete.

  



Kush eshte I. Loyola?, dhe kush eshte rendi jezuit?

Emri i tij i plote eshte Inigo Lopez de Loyola (1491-1556), si femija me i ri i nje shenjtori ne malet e regjionit Bask ne veri te Spanjes, ne kohen e mbretit Ferdinand dhe mbretereshes Izabel. (Sipas: St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of jesus, ne: http://www.jesuit.org/

Sipas burimit te mesiperm, Loyola dhe grupi i shokeve te tij te diplomuar ne Universitetin e Parisit (disa pohojne se ishin 6 shoke), te pakenaqur me rrjedhat e jetes brenda katolike, formuan rendin religjioz te cilin e quajten Bashkesia e Jezusit (Society of Jesus) ose jezuizmi, siç e njohim gjate historise. (Sipas: St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of Jesus, ne: http://www.jesuit.org/

Rendi fetar i jezuizmit karakterizohet me disipline te madhe. Kete disipline e arrinin me edukim dhe ushtrime te veçanta shpirterore, me degjueshmeri te perkushtueshme ndaj me te vjeterve dhe me degjueshmeri absolute ndaj papes.

Me 1551 ne Rome jezuitet themeluan Seminarin Romak per pergatitjen e klerikeve, kurse me 1552 themeluan Seminarin Gjerman per te luftuar kunder reformacionit. Ndikimin e tyre e shtrine edhe te sunduesit, pastaj neper shkolla. (A. Gams, Biblija i drustvo Novi Sad, 1979, fq. 349; Zef Mirdita, Krishtenizmi nder shqiptare, Zagreb, 1998, fq. 293.)

Ne pamundesi te zgjerohemi edhe me teper, do te theksojme se rendi jezuit ka qene rend me sjellje dhe aktivitete mjaft brutale e drastike, duke perdore metoda te renda ndaj jobashkemendimatareve. Kjo ne vitin 1773 papa Klementi IV, me kerkese te shume sunduesve evropiane, e çregjistroi rendin jezuit per shkak te pakenaqesise se madhe qe kishte shkaktuar ky rend edhe ne vendet katolike, e lere ne vendet tjera. Por, punen e ketij rendi e riperteriu papa Pio VII ne vitin 1801. (Andrija Gams, fq. 350). M. Vujaklija pohon se Pio VII-te e rikonfirmoi rendin jezusit edhe ne vitin 1814. (M. Vujaklija, Leksikon …, Beograd, 1980, fq. 373.). Sipas te dhenave historike, jezuitet perbejne rendin me te madh religjioz ne Kishen romako-katolike. (Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 337.).

Ky rend kishtar katolik gjate historise ishte aktiv edhe ne tokat shqiptare, e sidomos nga mesi i shekullit XIX dhe ne perfundim te sundimit te halifatit osman. Ne shikim te pare dhe nga vete shkencetaret katolike, veprimtaria e tyre eshte vleresuar si produktive, arsimdashese, kulturore e atdhetare, edhe pse nga disa studiues dhe bashkekohes te tyre veprimtaria e disa veprimtareve jezuite, kryesisht italiane dhe perendimore eshte karakterizuar si antiatdhetare dhe sllavofile. (Zef Mirdita, op. cit., fq. 67, 202-203, 243, 295 dhe 306-314).

Me sllavofiline e ketij rendi korrespondon edhe fjala e shefit te zyres gjermane me rastin e hapjes se gjimnazit: “…duajeni njeri-tjetrin, behuni solidare dhe mos e kujtoni te kaluaren, por orientohuni nga ardhmeria e Kosoves”, duke aluduar qe te harrojme gjenocidin serbo-sllave, dhunimet e tyre, prishjen e 218 xhamive ne Kosove, e te perqafojme mesimet antikombetare te Ignacie Lojoles dhe jezuizmit.

  



Shkojme me tej:

Jezuitet jane aktiv ne Shqiperi vazhdimisht, por edhe pas permbysjes se komunizmit ne vitet e nentedhjeta, per te vazhduar deri ne ditet e sotme.

Jezuitet jane te pranishem edhe ne Kosove, e sidomos pas luftes shqiptaro-serbe me 1999 e pas. Veprimtarine e vet e zhvillojne ne kuader te institucioneve ekzistuese katolike, te kamufluar neper shoqata humanitare, arsimore, por edhe nepermjet organeve dhe institucioneve shteterore per arsim dhe kulture te Kosoves dhe nepermjet bartesve dhe praktikuesve te ketyre institucioneve. Deshmi e fundit eshte ndodhia ne Prizren, ku me 12 shator 2005, Rendi jezuit, Kisha Katolike dhe veglat e tyre, pushtetmbajtesit e Kosoves dhe te Prizrenit, hapen te a.q. Gjimnazin Loyola, respektivisht shteti I Kosoves nuk e ruajti parimin e laicizmit te mosperzierjes se shtetit ne punet fetare, duke hapur shkolle fetare katolike per femijet shqiptare muslimane te Kosoves.

Sot, rendi jezuit ne bote ka 55 institucione per edukim te larte (28 ne SHBA dhe 27 ne vendet tjera), pa llogaritur kete ne Prizren dhe te tjere te hapur koheve te fundit.. (Sipas: http://www.loyola.edu/about/

Per ta pare fytyren e vertete te jezuizmit do ta theksojme edhe nje prove tjeter: Ky rend kishtar katolik, eshte nje lloj vazhdimesie e françeskaneve dhe dominikaneve, me synime te qarta edhe ne rrafshin fetar por edhe nacional e tradicional. Kete e argumenton edhe nese i bejme nje lexim Betimit te jezuiteve:

“Ne emer te te kryqezuarit ne kryq, Krishtit, une betohem se do t’i nderpres te gjitha lidhjet qe me lidhin me baben, nenen, vellezerit, motrat, farefisin, shoket, me mbretin, gjykatesit dhe me çdo pushtet tjeter te cilit i kam sherbyer ose qe jam betuar se do t’i nenshtrohem ose sherbej. I nderpres marredheniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime eshte ne sfere tjeter. Betohem se do t’ia shpaloje kryeshefit tim te gjithe ate qe bej, mendoj, lexoj, mesoj dhe shikoj rreth vetes.” (N. M. Nikollov, Komploti boteror, Tetove, 2003, fq. 47).

Lexojeni edhe njehere betimin dhe vleresoni ku qendron interesi kombetar i shqiptareve ne kete shkolle, ne kete sekt katolik kristian dhe ne angazhimin me mish e shpirt te pushtetareve tane qe me shume u ngjajne roleve nga filmi “Planeti i majmuneve” se sa nga jeta reale, duke u paraqitur “me katolik se papa”.

Ju perkujtoj se anetare e devotshme dhe nje prej personaliteteve kryesore te ketij rendi gjate pjeses se dyte te shekullit XX ka qene edhe e a.q. Nene Tereza, tash e Lumja Tereza, e pas disa kohesh e Shenjta Tereza. Lexojeni kete betim dhe imagjinojeni dashurine kombetare te saj.

 



Çfare gjimnazi eshte ky?

Nese e hapim internetin do te gjejme formulimin vijues per nje shkolle te ngjashme te rendit jezuit ne SHBA te themeluar nga jezuitet:

“Loyola College in Meriland is a Jesuit Catholik university committed to the educational and spiritual tradicions of the Society of Jesus and …”. (http://www.loyola.edu/about/), pra, se “…Kolegji Loyola eshte Universitet Jezuit Katolik …”.

Nese kemi pare ambientin e hapjes se kesaj shkolle ne TV-te lokale dhe ne ato kombetare apo neper gazeta dhe nese kemi pare strukturen e pjesemarresve me rastin e hapjes se kesaj shkolle, serish s’do ta kemi te veshtire ta kuptojme çfare gjimnazi eshte ky me emrin “Loyola”. Prifterinje nga bota, kryeipeshkvi i Kosoves Mark Sopi me suiten e tij prej sklleverve dhe shume servile, laramane e injorante ne shpirt, kurse deri sot muslimane ne petk, nga Kosova dhe Prizreni.

Nese kemi degjuar se gjuha latine eshte lenda kryesore ne gjimnaz, sepse 25% e gjuhes shqipe qenka nga brumi latin, nese kemi degjuar se per mesues te gjuhes latine jane angazhuar motrat e nderit, sepse edhe eshte shkolle e tyre, nese kemi degjuar se kjo shkolle edhe nuk eshte e lire ne para per t’u regjistruar, perkundrazi, eshte shume e shtrenjte per ata qe deshirojne te mesojne aty, etj. etj., e kemi te qarte se qellimi nuk eshte t’i ndihmohet Kosoves dhe shqiptareve, por katolicizmit dhe vetevetes.

 



Roli i Kuvendit Komunal te Prizrenit

Roli i Kuvendit Komunal te prizrenit dhe i Presidentit e Qeverise se Kosoves ne kete ndermarrje dhe kete organizim eshte shume, shume i madh. Kete e ilustrojne edhe prania dhe fjala e zv.ministrit te Arsimit Fevzi Berisha e zv.ministrit Kadri Kryeziu, kryetarit te asociacioneve te komunave te Kosoves Ismet Beqiri, kryeshefit te ekzekutivit te Prizrenit Ragib Gajraku, perfaqesues te SHPK-se, perfaqesues te TMK-se, te KFOR-it, te UNMIK-ut, disa shefa te zyrave te vendeve evropiane ne Kosove etj.

Kete rol na ilustron edhe leximi i fjaleve te kryeshefit te ekzekutivit te Komunes se Prizrenit, te shprehura me rastin e hapjes se ketij gjimnazi: “Vete fakti se vendimi per ndertimin e ketij gjimnazi eshte i vetmi vendim qe KK-ja e ka miratuar pa asnje vote te keshilltareve kunder flete me se miri per qasjen positive te qytetareve per ndertimin e kesaj shkolle.” (Koha ditore, 13. 09. 2005, fq. 12). Deshmitaret okular pohojne se zv.kryeshefat e KK Prizren, qe ishin te pranishem me ate rast, boterisht reaguan duke thene se ky pohim s’eshte i vertete.

Roli i KK Prizren eshte i madh edhe per arsyen sepse ne zonen me perspektive te qytetit kesaj shkolle katolike i jane falur hiç me pak se 3.78 hektare toke. (Koha ditore, 13. 09. 2005, fq. 12). Mendojeni, falet toka qe me heret eshte nacionalizuar nga pronaret muslimane dhe i jepet falas nje shkolle fetare te fese tjeter. Solidaritet se jo mahi!

Me kete rast do ta bej edhe nje digresion: Me vite te tera Bashkesia Islame e Prizrenit i kerkon KK Prizren 3-4 ari parcele per ndertim te xhamise ne lagjen Ortakoll, dhe ATe ME KOMPENZIM nga ana e Bashkesise Islame, dhe pergjigjet jane: JO. Qytetaret muslimane edhe pse paguajne tatim, edhe pse i ruajne si “pellumba keta pushtetare”, nuk kane ku t’i kryejne sherbimet e varrimit e te faljes. Keshtu, ne mungese te kushteve brenda banesave te banimit, xhenazet e me te dashurve te tyre i pastrojne neper bodrume, neper garazha veturash apo ne ambiente te hapura, neper trotuare te rrugeve etj..

Ky eshte kujdesi i pushtetareve tane ndaj bashkeqytetareve te tyre. ….

 



Roli i qytetareve

Ne biseda rasti me disa qytetare te Prizrenit se si e shohin kete gjimnaz, i cili eshte kryekeput katolik, kristian, me qellime obskurantiste dhe perfide, perfituese nga fatkeqesia e luftes se Kosoves, per te rritur numrin e tyre ne renie edhe ne vete Itali e Rome, ferkojne duart dhe pohojne se “s’eshte problem, degjova se si kundershperblim ata do ta asfaltojne rrugen Bazhdarhane – Petrove. Kjo eshte me rendesi.

Te mjeret ne! Çfare brezi pa kurriz! E shet identitetin e tij, e shet dinjitetin e tij, e shet burrerine e tij, i ike pergjegjesise se tij historike per te dhene kontributin e tij material dhe shpirteror per kohen e tij, per nje rruge te asfaltuar qe premtohet si kompenzim!

Kjo nuk ka ndodhe me heret, qe per “nje kulaç” te shitet nderi!

 



Thjeshte: kjo gjendje quhet “prostitucion kolektiv”!

Kjo gjendje ma kujton vitin 1991, nje nga shume takime me Alija Izetbegoviqin dhe per here te pare me Omer Behmenin (i gjykuar me 35 vjet burgim nga jugosllavet) ne kuloar te Fakultetit te Shkencave Islame ne Sarajeve. Pas njoftimit te ndersjelle ai me tha: “Gjate vuajtjes se burgut me 1946, kam perfunduar: “Islamin dhe traditen muslimane por edhe shqiptare ne Ballkan do ta ruajne shqiptaret e Kosoves. Edhe pse u shkonte koka per refuzim te mishit te derrit, ata nuk leshonin pe. Por tash, gjate vuajtjes se burgut me 1983, kam perfunduar: “Ku u treten ata burra te vitit 1946, s’kishte mbetur burreri te shqiptaret. Versuleshin pas mishit te derrit me shume se serbet e Shumadise. Te tere ishin bere marksiste e enveriste. Kjo nuk eshte gjenerate e shendoshe...”.



Te dashur qytetare dhe besimtare muslimane!

Nuk me pengon gjimnazi katolik, nuk me pengon kisha katolike, nuk me pengon kisha ortodokse, nuk me pengon gjuha joshqipe, nuk me pengon njeriu joshqiptar dhe jomusliman. Me pengojne ata qe manipulojne me ndjenjen e fatkeqesise se popullit. Muslimanet i gezohen faktit kur nje jomusliman pranon Islamin. Prandaj, muslimanet duhet te jene te gatshem ta pranojme faktin se edhe ndonje musliman (nga tradita) mund ta pranoje fene joislame. Me pengojne manipulatoret dhe sharlatanet qe ne emer te popullit dhe te atdhetarise mashtrojne popullin ne menyrat me te pista.

Te pakte jane ata qe ne ndonje menyre i rezistojne kesaj menyre te mashtrimit, ndaj edhe nuk i zura ne goje.

Kjo eshte nje pjese e te vertetes rreth Gjimnazit Loyola ne Prizren dhe gjendjes aktuale ne Kosove.



Prizren
14. 09. 2005

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme