Opozitarizmi neo-komunist


Opozita shqiptare pergjate ketij 4 vjecari qysh ne javen e pare te shtatorit 2005 kerkonte doreheqjen e Kryeministrit. Jemi vertet unik ne Bote ne cdo gje ! Te nderuar lexues, kujtoni vetem daljet ne konferenca per shtyp te Skender Gjinushit ne cdo 2-3 dite duke pretenduar se PD ska moral te qeverise sepse e majta na paska fituar me shume vota ne 2005 dhe se "Sala" s`paska haberin me qeverisjen. Per fatin tone te keq, ne te majten shqiptare ka akoma shume fosile komuniste te cilet as edhe nje dite nuk kane qene ne opozite. Skender Gjinushi ka qene minister i Adil Carcanit, me pas aleat i PD-se me te cilen u nda jo per ceshtje parimore sepse po te ishte ajo arsyeja sdo bente kurre koalicion, duke ditur se PD vinte me nje agresivitet te natyrshem prej nje levizjeje anti-komuniste, nje shtrese te stervuajtur dhe me plot mllef kunder sistemit me famekeq te Historise Boterore. Ai ishte aty per "spiunllikun" qe duhej ta bente prane Qeverise, per ti sherbyer opozites te rrenuar neo-komuniste te rimarre sa me shpejt pushtetin. Sapo PASOK dha shenjat e para qe Berisha eshte "hale ne sy" per greket dhe sllavet, natyrshem neo-komunistet bashke me klasiko-komunistet u turren ne aksion per ta rrenuar perseri shpresen(pasi ua rrenuan jetet per 50 vjet) shqiptareve per nje shtet te zhvilluar.


Lufta e paskrupullt dhe e pameshirshme per pushtet eshte atribut i Revolucioneve te Roberspiereve dhe Bollshevikeve, andaj pretendimi i" Gjinusheve" se Berisha do vetem pushtet nuk ha buke, pasi cdo shqiptare qe do kishte energjine dhe vullnetin qe ka Doktori kurre sdo ndalej deri sa perfundimisht ti shpartalloje nga jetet tona edhe fosilet e fundit te species me te poshter qe ka jetuar ne kete toke te Zotit, specia "homo-communistas"... Pasi ia shpifen piramidat duke shfrytezuar infantilitetin e klases se re politike qe po krijohej ne kampin blu dhe me asistencen e sherbimeve greke te amplifikuara edhe nga agjente te George Thenet, nje anti-shqiptari te perbetuar, nxiten ate qe s`kishte ndoshur kurre ne nje shtet Europian as edhe ne mesjete, e manipuluan popullin te digjnin dhe rrenonin edhe objektet qe me krahet e tyre i kishin ndertuar. Pas kesaj neo-komunistet si Gjinushi, Milo, Islami, Ruci, Dokle e shume shoke tjere perseri morren shtafeten e pushtetit, thuajse ai 50 vjecar c`njerzore ishte lehtesisht i gelltitshem per shqiptaret. Per 8 vite me radhe po keta njerez qe ia vune zjarrin Shqiperise, per te cilen sua ndjen fare ne fakt(nese marrim parasysh qe po tjua bejme ADN-testin shumices se "xhaketave te kuqe" nuk kane me shume se 10% apo aspak gjak shqiptari) mbanin pushtetin dhunshem, me mafie dhe duke i kompleksuar shqiptaret me "gogolin Berisha" se po iken socialistet do na vjen `97. Dhe shqiptareve iu deshen 8 vjet qe ta kuptonin qe "gogoli" qe nje sajese si ajo e prinderve kur trembin femijet. Edhe kur erdhen ne pushtet me 2005 demokratet, perseri ia nisi e njejta kenge dhe po nga te njejtet aktore me pak "pershperitsa" te rrinj por padyshim me gjak "xhaketash" ne damaret e tyre. Pretendimi se Berisha eshte i paafte, se PD eshte nje tufe delesh qe se kane idene se c`eshte qeverisja, se korrupsioni eshte nje demagogji dhe se pikerisht ata jane korrupsioni vete, vazhdoi si kasetofon i prishur qe nga javet e para dhe qe filloi vazhdimisht qe pas 100 diteshit te pare te Qeverise te mos ndalet kurre.


Qe nga ajo dite i vetmi model qe ata i serviren popullit ishte propaganda negative dhe asnje iniciative konkrete parlamentare, projekt-ligj apo amendim te shendetshem per mireqenien e qytetareve apo per forcimin e institucioneve shteterore. 


Kombi yne ka nevoje per nje opozite konstruktive, e jo nje opozite qe te beje punen e Prokurorise paralele dhe virtuale, duke marre per baze deshmi nga interneti dhe emailat apo fabrikime dhe fallsifikime dokumentash ne studiot ylberiste, me te vetmin qellim qe "kali i betejes" se fushates 2005 me te cilen z.Berisha fitoi mbeshtetjen popullore te dukej ne popull si nje hipokrizi. Kjo strategji kulmoi me 2 ngjarjet, fatkeqsisht njera nje tragjedi kombetare, dhe tjetra nje bekim kombetare. Me lejoni te sqaroj fillimisht kendveshtrimin tim sa i perket (pa)vertetesise se pretendimit per rastin e Autostrades. Shqiptaret duhet perfundimisht ta mesojne te verteten, dhe kjo separi eshte pergjegjesi e analisteve dhe opinionisteve te cilet na e kane per borxh te na i zhberthejne ngjarjet politike dhe shoqerore e jo te bejne vetem "Avokatin e djallit" e ne rastin me te keq dhe te "Sancho Panchos" te lidereve politike apo te ndikohen nga ngarkesa emocionale dhe te shkarkojne ate energji per te cilen ne nuk kemi fare nevoje.


Rruga Durres-Kukes eshte nje rruge qe realisht i pari qe e ideoi eshte Perendia qe na e ka falur kete toke, ndersa ai qe e permendi fillimisht si ide ishte Kryeministri Berisha ne `96 dhe qe me ardhjen e ish-Kryeministrit Majko ne krye te Qeverise, z.Majko deshmoi se kishte deshire, vullnet dhe vizion te qarte se ajo rruge duhej bere sa me pare. Por sic dijme qe ne kampin roze te miret flijohen, hiqen qafe, andaj dhe projekti i z.Pandeli Majko qe perfshiu edhe taksen me te njejten emer nga ku u mblodhen mbi 200 milione dollare u zhduken nga faqja e dheut(apo me sakte i mbushen thaset me para te neo-komunisteve) dhe per kete rruge kruciale per zhvillimin kombetar nuk u be as edhe nje projekt paraprak. Me ardhjen e demokrateve ne pushtet, z.Berisha me nje vendoshmeri per tu admiruar ia vuri si qellim vetes dhe kabinetit te tij qe kjo veper gjigande te perfundohet sa me shpejt te jete e mundur.


Perse ky nxitim dhe kjo vendoshmeri ?! Arsyet jane te shumta. Se pari Kosova kalonte ne nje periudhe jetike te finalizimit te statusit te saj dhe qe ne momentin qe ajo te shpallej Republike dhe shtet i pavarur, rreziku nga nje izolim ishte nje rrezik i mundshem duke ditur realitetin e Ballkanit. Se dyti, qe ne fakt ne plan afatgjate eshte i par,i eshte rendesia e procesit te bashkimit te kombit, zhvillimit kombetare, zgjerimit te tregut dhe shnderrimin e Shqiperise ne kryqezimin kryesor te Ballkanit e per pasoje te Europes e me gjere. Ky projekt gjigand i nisur pa 200 milionshet e vjedhura nga socialistet, pa projekte paraprake dhe me male perpara qe vetem nje superfuqi si Bechtel arriti ta "rrenoje" sikur te ishte prej letre, po supervizohet ne detaje nga Banka Boterore meqe eshte po BB qe dhe financon nje pjese te ketij projekti, dhe si per "cudi" asnjehere s`kane patur edhe verejtjen me te vogel, biles ne pergjegjshmerine me te larte kane vleresuar ne superlativ punen kolosale te firmes ndertuese, qe beri te mundur te perfundon kjo mrekulli inxhinerike duke thyer disa rekorde rajonale apo Boterore. Dhe ne per kete duhet te jemi krenar. Asnje amerikan pa dallim bindjeje nuk guxon(jo se ka frike, por sespe eshte popull patriot) te mos i jete mirenjohes puneve te mira te cdo Presidenti apo udheheqesi sado jo-popullor te kete qene. Ashtu dhe ne, te pakten populli i thjeshte le te mos manipulohemi nga monstra si Erjon Brace apo adashi i tij Veliaj, nga Gjinushi dhe klonet e tij, nga anti-shqiptaret si Blushi dha kabilja e tij, duke u bere prehe e ngarkesave emocionale dhe duke humbur rezonimin dhe objektivizmin.


Tani kalojme tek disa fakte qe kane te bejne me koston e rruges. Ky projekt vertet ka kushtuar me shume nga c`mendohej per shembull nga vete z.Majko ne 2000, po c`ndodhi ne nderkohe ?! I ideuar ky projekt fillimisht me 2 korsi dhe ne nje trajektore jo si kjo e sotmja(ka qene me e gjate) eshte normale separi te kushtoje me teper. Se dyti, nese kushton me teper se dhe cka parashikonte maxhoranca e djathte ne 2005 eshte prap shume normale. Ja pse... Sepse duhet te kthejme pak memorjen tone prapa dhe te rikujtojme cmimet e naftes, celikut, hekurit, asfaltit, cimentos dhe tjere materiale ndertuese para ca vitesh do kujtojme qe nafta per shembull kuotohej ne bursat nderkombtare me rreth 47 $ per barrell(deri ne Luften e Irakut me 2002, ne vetem 34$) dhe hekuri apo asfalti dhe cimentoja 2-3 here me lire. Vertet, poqese marrim parasysh ligjet e vendit, normalisht do duhej ne kohe krize mos te behen te tilla shpenzime, do duhej te behet nje tender sipas cmimit me te lire e jo cilesise me te mire, dhe te shtyheshin punimet dmth. pasi ekonomia boterore te ringrihej. Por rendesia e kesaj rruge tejkalon cdo kosto. Cmimi qe kane paguar shqiptaret nga izolimi komunist dhe reprezalja sllave nuk krahasohet me asnje shifer valute, pasi jeta, nderi dhe liria jane te shenjta, dhe ne nga kjo shenjteri kemi qene te privuar. Por ne kete rast edhe ne aspektin ekonomik eshte nje superinvestim shume profitabil.


Dhe ketu dalim tek rezistenca jo-natyrore(lexo: Anti-Shqiptare) qe i bente opozita kesaj vepre madhore. Porti i ri i Shengjinit e ben Kosoven me det, e ben Kosoven kampione ne transporte dhe sherbime publike, e ben Kosven me te denje se kurre dhe me te pasur se kurre. Porti i Vlore, nje investim gjigand dhe strategjik, ku duke shfrytezuar thellesine e ujrave te kesaj ane do jete porti nder me te leverdishmit te Europes, dhe duke e mbyllur ciklin me ate te Durresit, ne si komb, si shtet, si ekonomi e vecanerisht ne sektorin e transporteve dhe sherbime publike behemi LIDERI padiskutueshem ne rajon nderkohe qe Selaniku dhe bregdeti greken nga ana tjeter do eklipsohet nga realiteti i ri gjeo-strategjik qe po lind ne Token tone te shenjte. Mirepo, aii qe ideon mashtrimin e ka menduar dhe "repliken". Duke pretenduar qe "ne skemi asgje kunderr rruges, por jemi kunderr korrupsionit qe fshihet nen petkun e patriotizmit" (nje retorike par-exellance sikur mos tjua dinim bojen) menduan se do ia dilnin kesaj radhe ta lajthisin popullin tone. Me lejoni tju tregoj nje fakt qe ndoshta dhe e dini. Shqiptaret ne Maqedoni dhe Kosove jo qe si besojne brockullave dhe shpifjeve te fabrikuara ne "ateljen artistike" te Rames por me besoni qe as se bejne dhe si muhabet kafenesh e jo me ta marrin per te mirqene.


Kjo veper madhore ashtu si cdo rruge qe po ndertohet ne Shqiperi eshte uguri me i mire qe mund te na ndodhe. Ndertimi i rrrugeve eshte nje nga veprat qe jane nga veprat qe i do Perendia, nje nga borxhet qe ka udheheqesi ndaj nje populli qe ia beson atij pushtetin, andaj dua qe te gjithe ti lutemi Perendise qe ti bekoje te gjithe ata(pa dallim) te cilet mundesuan ndertimin e ketyre rrugeve qe po na afrojne me njeri tjetrin me shume se kurre me pare. Ndersa sa i perket ceshtjes se Gerdecit, ajo ishte nje fatkeqesi ku te gjithe kishin pergjegjesite e tyre(Kujdes: morale, jo penale). Ngjarja ndodhi ne afersi te Tiranes, dhe nese ne te punohej prej nje viti atehere eshte deshtim i SHIK, deshtim i medias, sidomos asaj investigative(emsioni i respektuar "Fiks Fare", qe dhe per ceshtjet me minore ka gjetur vullnetin te hetoje dhe denoncoje), ne kushtet kur kishim nje dhunim te te drejtes se nejriut sic u be me punesimin apo me sakte shfrytezimin e grave dhe femijve te mitur ne fabriken e barutit dhe per te cilen nuk u paralajmerua asnjehere asgje dhe nga askush. Si vend afer Tiranes per te duhej te informoheshin Presidenti, Kryebashkiaku Rama dhe mediat. Kjo ngjarje nese vertetohet si korrupsion i mirorganizuar duhej te perfshine nje game me te gjere se sa Qeveria dhe Ushtria, duke perfshire dhe ish-ministra socialiste apo dhe vete z.Rama qe ka nje afere lejesh ndertimi me Delijorgjin. Ajo qe nuk duhej te bente opozita eshte perdorimi politik i Gerdecit dhe sidomos me viktimat e saj(kjo eshte ajo me e pafalshmja) duke bere edhe Prokurorine edhe Gykaten. Perdorimi politik i Prokurorise ishte i turpshem, sepse ne kohe qe ndaj eksponenteve te maxhornaces, sidomos ceshtja e Rruges dhe tentativa mafioze qe ti nxihet emri Ministrit me te sukseshem te Qeverise Berisha, z.Basha, tek i cili shohin kundershtarin ndoshta me te "rrezikshmin" qe do i mposhte dhe per shume vjet. Edhe ceshtja Fazllic, emer ky qe u lakua me shume se vet fjala "Shqiperi" nga ana e opozites ylberiste mori pergjigjen e merituar nga Drejtesia. Ne mungese te fakteve, kakofonia, shpifja dhe balta ishin instrumenti themelor ashti si edhe ne rastet te ngjashme si kjo. Dhe si qershi mbi torte ne kete opozite socialiste risia me interesante eshte kontrolli mbi mediat qe ka arritur te shtrije z.Rama duke i shnderruar ata ne simotra te ZP por me te vetmin dallim, stili letrar me i avancuar. 


Mirepo fati ne fatkeqesi sic thone amerikanet eshte pikerisht ne kete strategji te gabuar dhe kembngulje iracionale qe fushata elektorale, kerkimi i rotacionit politik dhe perfitim i votave ne popull te arrihet vetem me anti-propagande, me shpifje(sepse supozimi apo pretendimi eshte shpifje deri sa nuk provohet e kunderta) perbaltje dhe nxirrje e gjithcka bente Qeveria, mire apo keq. Dhe efekti i bumerangut nuk e kurseu opoziten, por sic shohim nga cdo sondazh dhe nga ndjesia e qytetareve qe opozita me kete mediokritet, abuzivizem dhe mendesi komuniste ia humbi vetes shansin e fitores, qe ne fakt, per hir te se vertetes edhe me nje opozite perfekte do e kishin te veshtire te mposhtnin arritjet madhore te kesaj Qeverie, e cila padyshim qe ka plus-minuset e saj, por gjithsesi plus-minusi ka edhe kuptimin e bilancit, dhe bilanci eshte me se pozitiv.


RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme