
Konfuzioni për një gjë të tillë është krijuar te masa e gjerë por në veçanti tek inteligjenca kombëtare, e pjesës së pa infektuar me mitologji, të cilët po befasohemi vazhdimisht nga përgatitjet që po bënë shtetit zyrtar Shqiptar dhe ai i Kosovës për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së zonjushës së ndjerë Gonxhe Bojaxhiut, aq sa vitin 2010 e kanë emërtuar viti i Nënës Terezë. Në Kosovë ky aktivit u parapri nga një konkurs i dështuar disa herë i Ministrisë së Kulturës për të përzgjedh himnin për Nënën Terezë.
Larg entuziazmit dhe mitologjisë, mendja e kthjellur njerëzore vështron seri tërë këtë eveniment hipokrizie që në shekullin 21 ngrihen mite të pa qenë, me e keqja është që kamuflohen aq mirë ( në rastin e misionares së Kalkutës, provohet të na imponohet si figurë kombëtare ) sa që edhe më inteligjentëve u hynë dyshimet se mos kanë të drejtë.
Më mirë do të ishte të u ofronin përgjigje por ndoshta edhe mund të kem pasur amnezi dhe të më jetë fshirë nga memoria por nuk e mbaj mend që shteti Shqiptar dhe ai i Kosovës të kenë emërtuar ndonjë vit si viti i Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit, Adem Jasharit, Jaku Asipit e ngjashëm. Prandaj edhe unë befasohem si gjithë tjerët.
Cili është emocioni i këtyre aktorëve politikë në shfaqje të tilla mediokre ky publiku i shikon vëngër dhe urrejtja që ngjall te ky publik për diktaturën e tyre të kulturuar e cila sigurohet edhe me forcë. ?!
Si popull jemi mësuar me ngrit mite dhe me i rrëzuar ato, kemi ngrit lapidar me duar tona dhe vetë i kemi rrënuar, prandaj gjitha mitet janë të afatizuara për të përfunduar.
Si u bë që Ministria e Kulturës hapi konkurs për himnin për Nënë Terezën ndërkohë që për Adem Jasharin nuk dihet se ka mbajtur ndonjë konkurs. Që kur Misionarja e Krishterë me veprim në Kalkuta të Indisë u bë figurë kombëtare. ?!
Pse u bë e famshme nga Kisha Katolike për këtë ne duhet ta shpallim figurë të kombit sa që vend e pa vend të vendosim bustin e saj . Nëse fama është kriter atëherë Pamela Amberson është jashtëzakonisht e famshme. A duhet tani Amerika ta quaj viti 2010 viti i Pamala Amberson , apo Zot ruana që Arabia Saudite ta quaj viti 2010 viti i Osama Bin Ladenit.
Kjo situatë ka kaluar prej asaj të qenit normale. Sado që toleranca ndërfetare ka qenë karakteristikë e kombit tonë, me veprimet e fundamentalistëve të krishterë shqiptar vetëm se po e rrënojmë këtë vlerë fetare dhe kombëtare.
Myslimanët e respektojnë Gonxhen si çdo të krishtere tjetër e aq më tepër që ka qenë Shqiptare, por përpjeka për ta imponuar si figurë e kombit, kur kontributi i saj për komb ka qenë nën minimalen, thjeshtë vetëm për të kënaq egoizmin e disa prej fundamentalistëve se ne po dominojmë mbi ju myslimanët , kjo është e pa tolerueshme. Para Zotit dhe kombit gjithsecili i involvuar në këtë histori domosdo do të jap llogari, prej atyre që kanë dhënë fonde deri tek ata që kanë nënshkruar leje dhe kanë prerë shirita.
Gjersa myslimanët shqiptar janë fokusuar për të mbledh xhemate, njerëz pran ideve të tyre sa do të mira të jenë, në anën tjetër tragjeditë e këtij lloji vetëm se do të shtohen.
Prandaj sa do që shumë nga myslimanët shqiptar, tremben nga uniteti, madje i kanë frik të madhe sepse kjo do të rrënonte ideologjitë e tyre prej të cilave nuk mund të dalin se i kanë marrë për të shenjta, kundrejt gjerësisë dhe jo kufizimeve të Islamit, shpëtimi i vetëm ngelet nga përafrimi dhe unifikimi brenda myslimanëve suni si farz primar i kohës , por pse jo edhe integrimi i atyre pak shiiave dhe bektashive në suni.