Unë në Itali nuk vishem kështu. Jam veshur me veshje islame, sepse jam mes vëllezërve. Unë nuk kam ardhur këtu as si deputet dhe as si ministër, por si vëlla mes myslimanëve në xhami. Në Itali vishem me kollare e xhaketë. Është çështje sintonie: Po të shkoj në Mekë, vishem si mysliman, por po të kem takim me Kryeministrin Sali Berisha, do të vishem me kostum.Ç'përshtypje keni për Shqipërinë dhe rrugën e saj në integrimin europian?Vlera e Shqipërisë është islami dhe Europa duhet ta pranojë të tillë. Është njëlloj sikur Europa ta pranonte Romën pa Koloseun, Pizzan pa kullën e famshme,apo Venecian pa kanalet detare.

Kush është ministri Alfredo Maiolese
Alfredo Maiolese, Ambasadori Fuqiplotë dhe ministri italian në Parlamentin Ndërkombëtar për Siguri dhe Paqe, është diplomuar për Ekonomi si dhe për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Maiolese është i martuar dhe ka dy fëmijë. Gjithashtu është president i Akademisë Diplomatike në Genova në Italisë. Në 1993 kur kishte 10 vjet që ishte konvertuar në mysliman, ai u bë Kryetari i Bashkësisë Islame të Genovas dhe anëtar i Këshillit i Feve të qytetit të Genovas. Në 2005 ai emërohet anëtar i Këshillit Akademik i Universitetit Italo-Zviceran për Paqe. Që nga viti 2005 është anëtar i Jurisë Ndërkombëtare për çmimin "Gruaja e Vitit", që jepet nga Universum, Zvicër dhe që mbahet çdo vit në Lugano. Në 2006 Maiolese emërohet Ambasador Kulturor për zonën e Mesdheut në Universum, Zvicër. Po në 2006 emërohet Ambasador Fuqiplotë i Parlamentit Ndërkombëtar për Siguri dhe Paqe. Në 2007, diplomati italian, Maiolese, i konvertuar në mysliman, do të ishte i ftuar në pallatin e Mbretit Abdullah në Mekë në Arabinë Saudite. fa.ma.

