Nga udhëtimi nëpër Shqipëri - 2
Javën e shkuar lexuam shkëndijën e parë, rrëfimin e iks-nxënësit nga Shqipëria se si e njohi, si e gjeti fenë e tij, Islamin.
Këtë javë kemi shkëndijën e dytë, rrëfimin e një nxënësi tjetër, i cili për fat të keq, nuk guxon të deklarohet me emër e mbiemër për siguri të vetvetes dhe të shokëve të tjerë. Regjimi real-socialist dhe atmosfera antiislame në Shqipëri ka lënë pasoja …
Do ta respektojmë dëshirën dhe kërkesën e tij për anonimitet. Djaloshi është nxënës i vitit të katërt, tejet i përkushtuar për Islamin dhe shpreson të studiojë në Universitetin e Tiranës, ku tashmë ka aplikuar. Në pyetjen time se “mos po e harron Islamin” përgjigjet: “Estagfirullah!”
N. Ibrahimi
Nuk u bëra pishman që isha bërë një musliman …
Kur isha në klasën e tetë mendoja të shkojë në gjımnaz bashkë me disa shokë. U regjıstrova në kolegjin e Tiranës. Thashë ta provoj veten se ku gjendesha. Fıtova por çmimi për të vijuar kolegjin ishte tepër i shtrenjtë për familjen time. Më pastaj u regjistrova në gjımnaz dhe prisja fillimin e shkollës.
Por, në kaderin tim kishte një gjë akoma me të hajrit, dhe ashtu u bë.
Në këto kohë në shtëpınë tonë vjen një i afërmi jonë dhe më propozoi të shkoja në kolegjin turk të Cerrikut. Unë kundërshtova menjëherë duke thënë se atje nuk do të shkelja asnjëherë. Për më tepër, ajo shkollë ishte medrese për muslimanët e jo për mua që i përkisja një feje tjetër. I afërmi jonë më tha se edhe dy djemtë e tij kishin mbaruar atë shkollë dhe ishin tepër të kënaqur. Njëri prej tyre tani studionte ekonominë në Itali, kurse tjetrı mjekësinë në Turqi. Babai pasi me vëmendje e dëgjoi kushëririn e tıj tha se ajo shkollë qenka me të vërtetë e duhur për djalin tonë: me disiplinë, me kushte të mira mësimdhënie etj...
Nëse nuk gaboj, pas dy ditësh u nisëm së bashku për në Cerrik të shihnim shkollën. Pasi mbërritëm u çudita shumë me atë që pashë. Të gjıthë ata që hynin në konvikt i hiqnin këpucët. Në vete lutesha të mos më pranonin. Në dorë mbaja gazetën ku ishin të renditur emrat e fıtuesve në kolegjin e Tiranës.
Pasi takuam nëndrejtorin e shkollës i treguam si qëndronte puna. Ai na tha se drejtori i shkollës gjendej në Turqi. Më pas na tha se ata do të pyesin për pranimin apo mospranimin tim në kolegjin e Cerrikut. Në vete lutesha që të mos më pranonin. Por, ja që ndodhi e kundërta. Pas disa ditesh na arriti lajmi që më kishin pranuar në Cerrik. S’kisha ç’të bëja, duhet ta dëgjoja fjalën e prindërve. Kështu, dashje padashje, unë fillova shkollën e mesme në një medrese. Në ditën e parë u mërzita së tepërmi sepse me zë të lartë këndohej ezani, falej namazi, të gjithë vraponin për të marrë abdest, dyert përplaseshin, çunat vraponin korridorit. Inati po rritej dalëngadalë. Më vonë dhashë karar të falesha edhe unë me një vrull të paparë, por përbrenda e dija unë se ç’kisha. Një natë në dhomë duke biseduar me kujdestarın e dhomës nga goja ime filluan të dalin disa fjalë të dyshimta. Kujdestari i dhomës më pyeti nëse unë isha musliman apo i ndonjë feje tjetër. Unë iu përgjigja se isha ortodoks. Atëherë ai më pyeti se përse falesha. Unë i thashë se po të falem, mësuesıt do të më ngrejnë notat dhe nuk do të më mbesin në klasë. Kujdestari im, nxënës i klasëve të larta, duke qeshur më tha se namazi nuk falet për të tjerët por vetem nëse e ndjen, se duhet ta falesh vetëm për Zotin tënd e jo për njerëzit. Më tha se në shkollën tonë një gjë e tıllë s’ka ndodhur e s’ka për të ndodhur kurrë. Qysh prej kësaj bisede unë nuk shkova më të falesha atë vit. Kështu kaloi viti i parë ...
Në verën pas vitit të parë dy të afërmit e mi që kishin kryer medresenë e Cerrikut u kthyen në Shqipëri për pushime të verës. Shkova për t’i takuar në shtëpinë e tyre. Ata më pyetën se si e kisha kaluar vitin e parë. (Ata e dinin fort mirë se sı ndihesha sepse edhe ata të njëjtat gjera kishin përjetuar). U thashë atyre se isha mërzitur shumë dhe se doja ta braktisja shkollën. Nuk më rrihej në atë shkollë.
Ata më thanë të qetësohesha, se po flisja pa menduar. Po ashtu më thanë se të njëjtat gjera kishin kaluar edhe ata dhe se unë duhet të shikoja punët që më interesonin mua, pra mësımet që ishin gjëja me kryesore për mua. Mirëpo, unë vazhdoja të shfryja inatin tim. Nuk më mjaftoi përkrahja e tyre.
Në fund ata më dhanë fjalën se do të më tregonin një të fshehtë dhe se unë do të shpëtoja prej këtyre shqetësimeve që më kishin mbërthyer. Pas disa dıtësh njëri prej tyre u nis për studime në Turqi. Të nesërmen u takova me atë tjetrin që s’ishte nisur akoma. I thashë të më tregonte atë të fshehten sepse më kishin dhënë fjalën. (Në fakt, unë mezi po prisja këtë të fshehtë misterioze, magjıke). Duke ecur përgjatë rrugës ai më tha se ai dhe vëllai i tij ishin bërë muslımanë. U shtanga dhe s’dıja ç’të bëja. Mu bë sikur ndonjëri më nguli një thikë në zemër. Fillova të bërtasë dhe t’i flisja ashpër sepse të ktheheshin në muslimanë ishte gjëja e fundit që më shkonte ndërmend.
Pasi u qetësova pak i dhashë fjalën se nuk do t’i tregoja askujt. Ai më tha që çdo gjë duhet t’ia lija kohës e të mos shqetësohesha. Unë akoma nuk i besoja veshëve të mi për atë që dëgjova. Në pyetjen time se kur ishte bërë musliman, ai më tha se kjo kishte ndodhur nga fundi i vitit të dytë.
Arrita në vitin e dytë të medresesë, por s’e mendoja kurrë që të bëhesha musliman. Isha i bindur se kisha fenë e drejtë, fenë e të parëve të mi dhe më trembte fakti që ata ishin bërë muslimanë. Kështu ai u largua dhe mua më priste një vit akoma më i vështirë se ai i pari, të paktën kjo ishte ajo që mendoja unë.
Në shtator përsëri fılloi shkolla. Të njëjtat fytyra, të njejtat gjera. Po nejse, mendova në vete. Tani kam shokët e mi, kujdestarin tim të vitit i cili shkonte shumë mirë me mua. Ditët kalonin dhe në mendjen time filluan të lindnin disa pikëpyetje. Ndryshe dëgjoja këtu në shkollë e ndryshe atje në qytetin tim kur shkoja në kishë bashkë me disa shokë. Kështu po kalonin ditët dhe unë po hyja në dyshime. Fillova të marrë pjesë nëpër bisedat që zhvilloheshin në shkollë, konvıkt. Të gjithë silleshin të duruar e të matur me mua dhe kjo ishte një ndihmë e madhe për mua. Në këto kohë fıllova të lexojë disa libra. E vëreja se diçka shumë të vërtetë kishte tek fjalët që thuheshin për Islamin. Ai nuk ishte ashtu çfarë prezantohej nëpër televizione e gazeta.
Pasi me shokët e dhomës u bëmë më të afërt, ata më thërrisnin për namaz, por unë pa u nxehur i thoja: faleminderit, mund të vazhdoni. Koha po ecte shumë shpejt dhe unë po pranoja shumë të vërteta që nuk i kisha dëgjuar më parë. Një natë mbylla sytë dhe thashë në vete eshhedu en la ilahe il-la’ll-llah we eshhudu enne Muhammeden resulull-llah. Herë-herë qaja sepse nuk mund t’ıa shpaloja askujt ankthin që po e përjetoja. Si t’iu thoja të tjerëve që doja të bëhesha musliman. Pastaj ishte edhe familja. Gjatë natës doja të falja një namaz por kisha shumë turp nga shokët tjerë. Kështu, një ditë, mblodha forcë dhe i thashë shokëve të dhomës që bashkë me kujdestarin ta falim namazin në një dhomë veç nga të tjerët. Sapo e falëm me vrap unë dola nga dhoma dhe u hodha menjëherë në shtrat. Mbulova kokën dhe fillova të qajë. Po mendoja për veten dhe familjen time. Kaluan disa kohë dhe unë isha shumë i tronditur deri sa unë ia thashë edhe të tjerëve se isha bërë musliman. Shokët mu gjenden pranë. Më kujtohet se si në një namaz akshami, kur gjendesha në kijam, pra në këmbë, e gjeta veten në një rrugë të gjatë, e cila mbaronte pas një mali të shëndritshëm. Anarrugës kishte disa tabela të cilat vargoheshin deri përtej malit të shëndritshëm. Në tabelat anarrugës kishte të shkruajtur nga një shkronjë. Gjatë vrapimit arrita t’i bashkoj germat. Çfarë befasie! Fitova maksimën e mirënjohur: eshhhedu en la ilahe il-la’ll-llah we eshhedu enne Muhammeden resulull-llah. Ato ishin shkronjat e kelimei-shehadetit. Sapo arrita drejt malit imami shkoi në ruku dhe unë u zgjova nga kjo gjendje e pashpjegueshme. Në atë çast e kuptova se kjo ishte rruga e drejtë, sirati-mustekim dhe nuk u bëra pishman që isha bërë një musliman. Por, më mundonte gjendja e familjes time. Sepse ata akoma s’dinë gjë.
Një ditë po kalonte vakti i akshamıt. Me të mbërritur në shtëpi u futa në një dhomë, i dhashë një të shtyrë derës dhe u lidha. Në atë moment e kuptova se diçka do të ndodhte. Zemra po më rrahte fort. Kur po mbaroja namazin pas dhënies së selamit, dera u hap ngadalë. Mamaja ime kishte hyrë brenda. Në atë çast me një shpejtësi sa hap e mbyll sytë, duke u ngrıtur, hoqa prej trupit bluzën që e kisha të veshur. Dhe me bluze në dorë i thashë se hyri pa trokitur sepse unë po ngrohesha. Ajo më kërkoi të falur se kishte hyrë gabimisht. Ky ishte rasti ku jam trembur shumë se mos po zbulohesha. Edhe tani namazet vazhdoi t’i falë fshehurazi sepse mendoj se nuk ka ardhur momenti i duhur t’ua komunikoj prindërve këtë lajm. InshaAllah edhe ata një ditë do të bëhen prej atyre që unë kërkoj gjithnjë në duatë e mia - muslimanë. Zoti është i madh dhe asnjëherë nuk i humb shpresat prej Tij. Tani çdo gjë është në rrugën e Islamit, por unë po përpiqem t’i bëhem një shembull i mirë.
Kështu kaluan tre vitet e para. Tani jam në vitin e katërt. Por, unë prapë mbetëm një dy vjeçar sepse unë vetëm me pranimin e Islamit u linda. (Teksti është rrëfim autentik, me disa ndërhyrje të natyrës redaktuese: N. Ibrahimi).