VEPRIMTARIA ANTIKOMBËTARE E KLERIT KATOLIK SHQIPTAR - 1

GJENDJA NDËRKOMBËTARE NË PRAGUN E SHPËRTHIMIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE DHE ROLI I SHTETIT TË VATIKANIT

             Nënshkrimi i paktit “antikomunist”, më 1936, midis Gjermanisë naziste dhe Japonisë militariste, me të cilat më vonë u bashkua dhe Italia fashiste, tregonte çdo ditë e më qartë se fashizmi po përgatitej me etje e shpejtësi të madhe për rindarjen e botës, për shpërthimin e luftës së dytë botërore. Pjesëmarrësit e këtij pakti u përpoqën më kot të bindnin opinionin public botëror, se qëllimii tyreishte “lufta kundër komunizmit”. Ky bllok agresiv drejtohej si kundër Bashkimit Sovjetik ashtu dhe kundër fuqive perëndimore. Planet dhe veprimet e blokut fashist përbënin një kërcënim serioz për sigurimin e paqes ndërkombëtare.

            Më 1936, ushtria fashistee Musolinit pushtoi Etiopinë. Më 1938 Hitleri realizoi “bashkimin” me Austrinë. Po këtë vit,i shkëputi çekoslavakisë krahinëne Sudetëve dhe, në mars 1939, pushtoi gjithë çekosllovakinë. Sa me shumë epeshin qeveritë borgjeze ndaj blokut agresiv, aqë më të egra bëheshin kërkesat e Hitlerit dhe të Musolinit. Qeveritë reaksionare të Francës dhe Anglisë, duke sakrifikuar nëinterest ë Hitlerit një nga një shtetet e vogla dheinteresat e paqes, bile dhe të vetë popujve të tyre, mendonin të hidhnin, Hitlerin në Lindje, kundër Bashkimit Sovjetik. Chamberleni dhe Dadaleri kurdisën Munihun, krimin më të fëlliqur. “Ngjarjet e çekosllovakisë qenë prova e zjarrit për demokracitë perëndimore dhe shënuan mbarimin e tyre. Munihu qe kambana e vdekjes së politikës së tyre”(1)

            Marrëveshja e Munihut sakrifikoi jo vetëm pavarësinë e çekoslovakisë përinteresat eimperializmit, por hapi, gjithashtu, rrugën e agresioneve të reja dhe shpuri në shpërthimin e luftës së dytë botërore. “Siç rezultoi më vonë, shtetet perëndimore ja dhanë Gjermanisë krahinën e Sudetëve si shpërbim për angazhimin që kishte marrë Hitleri për fillimin e luftës kundër Bashkimit Sovjetik”.(2)

            Lidhja e Kombeve, e cila ishte kthyer në një vegël të fuqive të mëdha imperialiste dhe që shpërbente si një perde për të maskuar planet e tyre grabitqare, nuk mori asnjë masë për të penguar agresorët, por e shtoi më tepër këtë aggression. Më 1938, Chamberleni dekoronte: “Ne nuk duhet të përpiqemi që të gënjejmë veten tonë dhe aqë më pak nuk duhet të gënjejmë kombet e vogla dhe të dobëta, dukei lënë të shpresojnë se do të mbrohen nga Lidhja e Kombeve….mbasi ne e dimë se kjo gjë nuk mund të bëhet”. (3)

            Në këto çaste frike, tradhëtie, paniku dhe çarmatimi, që kapi shumë vende kapitaliste nga sulmet grabitqare të Hitlerit vetëm Bashkimi Sovjetik nuk e humbi qartësinë. Aiishte gati të respektonte deri në fund detyrat e marra, të mbronte paqen dhe demokracinë, kundër fashizmit, që po niste luftën e dytë botërore.

            Një rol me rëndësi në të gjitha këto ngjarje luajti edhe shtetii Vatikanit,i cili, qysh në fillim, përkrahu me të gjitha forcat diktaturën e Musolinit dhe të Hitlerit. Ky shtet, brenda nëitali, u riorganizua në mënyrën më të përsosur më 11 shtator 1929, në Romë, pas marrveshjes së Lateranos, që u bë midis kryetarit të Vatikanit papë Piut XI dhe qeverisë së Musolinit. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, “papa e shpalliu Musolinin të dërguar të perëndisë” dhei siguroi përkrahjen e diktaturës së tij nga kasha katolike, sin ë politikën e brendshme ashtu dhe në atë të jashtme. Kasha u detyrua të mobilizonte katolikët e të gjitha vendeve për të propangaduar në favor të fashizmit. Papa u zotua të predikonte në favor të mbretit dhe t’i qëndrojë besnik atij. Musolini, nga ana e tij, aprovoi qëndrimin e privilegjuar të kishës katolike dhei dha Vatikanit një ndihmë prej 750.000.000 lira dhe një million në kartë me vlerë shtetërore””.(4)

            Papa, për të vënë në jetë marrëveshjen e sipërme, gjatë viteve 1930-37, udhëzoi kudo në botë jerarqinë katolike për të propangaduar në favor të fashizmit, ndërsa udhëheqësin e fashizmit ai e shpalli “bir besnik” të kishës katolike.

            Në bazë të udhëzimeve të kryetarit të vet, kudo në botë,institucionet fetare u kthyen në qendra propaganda profashiste, çerdhe spiunazhi dhe shërbimiinformonjës. Partitë demokristiane dhe organizatat e rrethet e rinisë katolike zgjeruan dhe forcuan propagandën e tyre profashiste dhe kundër lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare, që në atë kohë kishte një ngritje të madhe. Njëkohësisht, mijëra organe të shtypit katolik shpërthyen në një fushatë propaganda, në fillim të maskuar dhe më vonë të hapet, në favor të “rendit të ri” të Romës, si e vetmjaideologji dhe rend shoqërori devotshëm për katoliçizmin. Partia fashiste, nga ana e saj, për ta materializuar këtë propagandë dhe për ta bërë më të organizuar, nëpërmjet Vatikanit ose drejt për së drejti, furnizonte një pjesë të jerarkisë katolike, të partive demokristiane dhe të organizatave kryesore të rinisë katolike, me fonde të posaçme materiale propaganda.

Me qëllim që të edukohej meideologjinë fashiste rinia në shumë vende të botës, Vatikani, me nxitjen e partisë fashiste, “gjatë viteve 1932-39, organizoi, në Romë dhe qytete të tjera tëitalisë, një seri takimesh ndërkombëtare të organizatave të ndryshme të rinisë katolike botërore, me pjesëmarrjen e mijëra delegatëve nga të katër anët e botës”. (5). Në këto takime, qindra kuadre me eksperiencë të fashizmit, jo vetëm qëinfektonin meidetë e tyre fashiste shumë pjesëmarrës nga radhët e rinisë, por, në forma të ndryshme, këto kuadro tërhiqnin në shërbim të fashizmit krerë të këtyre organizatave.

            Praën Vatikanit u krijuan organe të posaçme, që merreshin kryesisht me problemin e vënies në jetë sa më mirë të marrëveshjes së Lateranos, në favor të qeverisë së Musolinit vatikanii zgjeroi dhei forcoi organet, që duhet të merreshin me grumbullimin, studimin dhe përpunimin einformative politike, ushtarake dhe ekonomike, qëi dërgonte atij jerarkia kishtare katolike, e shpërndarë në të gjitha anet e botës. Këto të dhëna, mbasii përpunoi sektorë të posaçëm të tijë, Vatikanii dërgonte, sipasinteresik që paraqisnin, për aleatin e tij,italinë fashiste.

            Ështëinteresant sistemii organizimit të kishës katolike dhe të lidhjeve nënshtruese, që ekzistojnë midis priftit dhe besimtarit, që nga lindja e këtij të fundit, si regjistrimi në librat e kishës, bekimi e krezmimi, vënia e kurorës së martesës, bekimet e ndryshme me raste të dielash e festash të shumta fetare, si dhe rrëfimi për mëkatet që mund të bënte besimtari ose besimtarja. Të gjitha këtoi lidhin për jetë dhe fort besimtarët katolikë me priftin. Besimtarët, sipas ligjës “së shenjtë”, janë të detyruar t’I rrëfejnë gjithshka “uratës”. Kyi fundit është “I autorizuar” nga zoti ta falë ose jo mëkatën e mëkatarit, kurse për mëkatet e rënda duhet të marrë aprovimin eipeshkvit prej të cilit varet, etj. Pra, në këtë mënyrë, besimtari katolik, qysh në lindje, shoqërohet hap pas hapi nga kujdestarii tij, “nga ati shpirtëror”, nga përfaqësuesii zotit, deri në varr. (6)

Të gjitha këto lidhje dhe nënshtrime të besimtarit ndaj priftit,ipshkvit dhe kryeipeshkvit, e bëjnë atë të jetë për jetë skllavi kishës. Besimtari katolik, duke e marrë priftin si përfaqësues të zotit në tokë, me respect e besim të madhi tregon çdo të fshehtë të vetën ose çdo gjë që di për të tjerët. Kështu, p.sh., gjatë luftës nacionalçlirimtare, disa prindër tepër tepër besimtarë në Shkodër, gjatë rrëfimit, treguan para priftërinjve Gjon Shllaku, Pal Dodaj, etj, se bijtë dhe bijat e tyre, ishin lidhur me luftën Nçl. dhe punonin për çlirimin e Shqipërisë, me shpresë se “urata” do t’i falte, meqënëse ata kishin vepruar në kundërshtim me porositë e kishës për të mos ndjekur rrugën e komunistëve. Mirëpo, për çudi, ndodhi e kundërta: priftërinjtë për rrëfime të tilla menjëherëinformonin organet e pushtimit, të cilat mbi këtë bazë kryenin arrestime dheinternime të rinjsh e të rejash në kampet e përqëndrimit, ku një pjesë e tyre gjetën vdekjen. (7)

Kjo vartësi e besimtarëve ndaj kishës ka bërë që, në vendet kapitaliste, t’i japë mundësi priftit, në fshat ose qytet, ku ai ushtron veprimtarinë “fetare”, që të njohë mirë pulsing e çdo besimtari. Duke përfituar nga ky privilegj shekullor, që klerii ka krijuar vetes, ai grumbullon të dhënat qëiinteresojnë dhe që kërkohen nga eprorët e tij, të cilat periodikisht ua relatonipeshkvive. Këto ua dërgojnë arshipeshkvive, dhe këto të fundit Vatikanit. Kështu veprojnë të gjithaipeshkvitë dhe kryeipeshkvitë. Kështu papët, me anën e misionarëve të shpërndarë kudo në botë, nën maskën e petkut fetar, grumbullojnëinformata të shumta dhe të gjithanshme, me mosha e sekse të ndryshme, me raca e kombësi të ndryshme. Vetëkuptohet se asnjë spiunazhe në botë nuk ka kaq shumë kuadro dhe mundësi zbulimi sa Vatikani. Këtë avantazh e kishte mirë parasyshipeshkvi katoliki SHBA, Roion,i cili, më 1940,i propozoi hapët SHBA që të vendoste marrëdhënje diplomatike me Vatikanin, “me që Vatikani kishteinformacionin më të mirë dhe më të saktë në botë, të cilin SHBA do të mund ta shfrytëzonin për qëllimet e veta” .(8) Ketë propozim, presidentii atëhershëm Roosvelt e vlerësoi dhe, menjëherë, lidhi marrëdhënje diplomatike me “Selinë e Shenjtë”, duke dërguar praën Vatikanit Teilorin, të parin përfaqësues personal të tij.

Papa Piu XI-të i alarmuar nga rritja gjithnjë e më shumë në botë e lëvizjes punëtore ndërkombëtare, nga fitoret e revolucionit spanjoll si dhe nga përkrahja e madhe morale e materiale qëi jepej atij prej partive komuniste e përparimtare të mbarë botës, duke dërguar mijëra vullnetarë në Spanjë nga të pesë kontinentet, për të luftuar kundër fashizmit, për triumfin e revolucionit spanjoll, u detyrua që, në prill të vitit 1937, të lëshojë Eciklikën e tij të titulluar “Mbi komunizmin e pazot” (9) document që njihet në gjithë botën përparimtare, si një nga më reaksionarët kundër lirisë dhe pavarësisë së popujve, në të gjithë historinë e sundimit të papës në fjalë.

Në enciklikën e tij, papa u bënte thirrje të gjitha partive demokristiane, organizatave dhe rretheve të rinisë katolike atje ku kishte, të vepronin me të gjitha forcat kundër përhapjes sëideve të “mallëkuara” komuniste, të cilat po përhapeshin kudo me shpejtësi të madhe dhe po bëheshin gjithnjë e më të rrezikshme për kristianizmin. “Kushtrimin atëror-thoshte papa në enciklikë-nuk ua drejtoj vetëm princëve të Evropës për të marrë masa kundër komunizmittë mallëkuar, por të gjithë klerikëve dhe besimtarëve, pa dallim shtrese e profesioni, seksi e moshe, ua drejtoj burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, për një bashkim fuqish, për një organizim veprimi, për një veprim katolik nën drejtimin eipeshkvis për mbrojtjen e fesë.” (10)

Udheheqësi i Vatikanit në këtë enklikë u bënte thirrje, si qeverive borgjeze të shteteve kryesore të Evropës, ashtu dhe të gjithë jerarkisë katolike, të merrnin masa kolektive dhe të shpejta, për shtypjen e komunizmit në Spanjë. “Të jeni veprues dhe jo vrojtues kundër veprimeve “barbare komuniste në këtë vend dhe popull të bekuar….. çfarë shërimi duhet zgjedhur për t’u mbrojtur nga ky rrezik që është vërsulur kundër Krishtit e qytetërimit? Unë, porsi një atë, qëinteresohet për fëmijën e vet, ju drejtoj qortimet atërore atyre bijve, që janë larguar nga rruga e drejtë… në Spanjë, për sa ju është e mundur komunistëve, rrëzuan çdo gjë të artit, kulturës dhe të shkencës njerëzore. Ata po mbysin tufa-tufa shekullarët, vetëm pse janë të krishterë të mirë. Prandaj, asnjë shtet, që e kupton përgjegjësinë e vet , nuk duhet të heshtë, se çka ndodh sot në Spanjë, do të ndodhë nesër në kombe të tjera”. (11)

Kësaj thirrje gjakatare të papës, udhëheqësit shpirtëror të katoliçizmit ju përgjigjën ashtu siç këshilloi ai, si shtetet borgjeze të Evropës dhe shtetet fashiste. U krijua “Komitetii mosndërhyrjes”, që në fakt u bë komiteti për ndërhyrje në Spanjë, roli reaksionari të cilit, në tragjedinë e popullit spanjoll, gjatë viteve 1936-39 ështëi pashembullt në histori. (12). Nga ana tjetër, qeveritë fashiste të Musolinit dhe të Hitlerit, sambas porosisë së papës, dërguan kundër Spanjës heroike trupat e tyre më të zgjedhur, të bekuar nga papa, të pajisur me armët më moderne, dhe u vërsulën mbi popullin revolucionar spanjoll, për t’ja nënshtruar diktaturës frankiste.

Vatikani, për sllavërimin shpirtëror të popullit spanjoll, për të paralizuar hovin revolucionar, që kishte shpërthyer atje dhe për të ngjallur atje “kolonën e pestë”, nisi nga vende të ndryshme të botës për në Spanjë një ushtri të madhe misionarësh katolikë, me pretekstin se këta murgjë “do të ndihmonin popullin katolik spanjoll në ditët e vështira që kalonte nga territori komunist”. Të tillë u dërguan ngaItalia, Franca, SHBA, dhe shumë vende të tjera të Evropës. Nga Shqipëria u dërguaish-I dërguarii plotfuqishëmi papës në Shqipëri Hilldebrand Antoniutti. Arritjen e Hilldebrandit në Spanjë dhe shërbimet qe ai do t’I kryente klikës fashiste të Frankos krerët e klerit katolik shqiptari trumbetuan me bujë në organet e tyre të shtypit. (130

Kësaj thirrjeje të papës, si kudo në botë, ashtu dhe krerët e klerit katolik shqiptar ju përgjegjën në kohë. Ata, periodikisht e plot dashamirësi, komentonin fitoret e Frankos në organet e tyre të shtypit, osei dërgonin drejt mesazhe për fitoret e tij si fitore të tyre, për shpëtimin e botës nga rreziku komunist. (14)

Ushtritë e Musolinit dhe të Hitlerit, të Vatikanit dhe të Frankos, si dhe ndihma që dhanë shtetet kryesore të Evropës, në radhë të parë Anglia dhe Franca, e mposhtën rezistenzën revolucionare të popullit spanjoll. Ata dogjën, vranë e masakruan qindra e mijëra revolucionarë dhe vullnetarëinternacionalistë, burra e gra, pleq e fëmijë. Mbas një lufte të gjatë dhe të përgjakshme, nga e cila, fashistët muarën një mësim të mirë, koalicioni fashist e shtypi republikën popullore të Madritit dhe vendosi atje diktaturën fashiste të Frankos, të xhelatit të popullit spanjoll. Fitorja e Frankos gëzoi jo vetëm shtetet fashiste, borgjezinë ndërkombëtare, por edhe Vatikanin dhe krerët e klerit katolik shqiptar të cilët, si gjithmonë, nuk vonuan të përshëndetnin fitoren e Frankos në të përkohëshmen e tyre “Kumbona e së Diellës”, me artikullin e redaksisë “Gjenerali Franko uli mbi letër shpatën e fitores”. (15)

 

 

2. GJENDJA POLITIKO-EKONOMIKE E SHQIPËRISË NË PRAG

    TË PUSHTIMIT NGA ITALIA FASHISTE

 

Mbi kurrizin e popullit shqiptar, imperialistët vendosën regjimin gjakatar të A. Zogut, regjimi “portave të hapura” dhe i kapituullimit pa kushte para ndërhyrjes së huaj imperialiste.

            Politika e brendshme e Zogut karakterizohet nga një shfrytëzim total dhe barbari fshatarësisë së varfër e një të mesme dhei punëtorisë në vendin tonë. Në regjimin e Zogut vazhduan ato raporte ekonomike feudale, që la sundimi turk në Shqipëri. Pushtetiishte në duart e bejlerëve, të rritur dhe të edukuar me koncepte dhe frymë anadollake.

Bujqësiaishte e prapambetur dhe shkonte vazhdimisht në rënie.

Për industri as që mund të flitet fare.industria e lehtë përbënte një pjesë shumë të vogël të ekonomisë,ishte fare primitive dhe drejtohej nga kapitali feudo-borgjezi venditi mbështetur kurdoherë ndihmën dhe në drejtimin e kapitalit financiarItalian,interesate të cilit nuk kërkonin zhvillimin eindustrisë së lehtë në vendin tonë. Arësimiishte në gjendje të vajtueshme, analfabetizmi kishte zënë rrënjë thellë dhe përfshinte 90% të popullsisë. (16)

            Politika e jashtme e Zogutishte krejtësisht anti-popullore dhe antishqiptare. Ahmet Zogu kishte qëllim që, me ndihmën e të huajve, të forconte brenda regjimin satrap, të pasuronte veten, duke shitur, më në fund, Shqipërinë te të huajt. Zogu dhe regjimii tij, në lëmin ndërkombëtar, nuk luftuan për të mbrojtur pavarsinë e Shqipërisë.

            Zogu u kishte hapur dyert prej kohësh agjentëve të spiunazhit amerikan, anglez dhe, në mënyrë të veçantë, atijItalian, të cilët vinin në Shqipëri në formën e misioneve të ndryshme, si këshilltarë ushtarakë e civilë, përfaqësues firmash etj. Të gjithë këta, dhe të tjerë, jo vetëm që bënë punë spiunazhi në favor të shteteve te tyre, por, sikundër u provua më vonë, vodhën e dëmtuan sa mundëninteresat e pasuritë e vendit tonë, dhe pregatitën njerëzit e tyre për të punuar në të ardhmen kundër Shqipërisë e popullit shqiptar.

            Në vitet e fundit të sundimit, Zogu u bë vassali plotëi Musolinit. Ambasadoriiitalisë fashiste në Tiranëishte sunduesi vërtetë në Shqipëri. Të gjitha traktatet dhe marrëveshjet e Zogut meitalinë fashiste kishin një objektiv: kolonizimin e Shqipërisë. Me marrëveshjet ekonomike dhe financiare, si dhe me traktatet e aleancës,Italia fashiste brenda pak vjetësh arriti, jo vetëm të shtjerë në dorë të gjitha pasuritë tona të mbitokës e të nëntokës, por edhe ta detyrojë shqiptarin që edhe për kokrrën e misrit të vështronte ngaItalia.

            Një rrjetë e gjerë shoqërishItaliane shfrytëzimi shtrin thonjtë e tyre mbi vendin tonë, në bazë të koncensioneve kapitulluese që bëri Zogu. Aparatii këtyre shoqërive përbëhej nga kusarë me çizme, që vidhnin dhei pinin gjakun popullit tonë. Ministritë ranë në duart eItalianëve, në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë mbi organizimin ushtarak të Shqipërisë, më 1936, ushtria u vu nën kontrollin e plotë tëItalianëve. çdo plan plan ushtarak hartohej nga Roma. Sazani u mbajt me forcë ngaItalia, që në luftën e parë botërore. Durrësi u fortifikua ngaItalianët. U ndërtuan aerodrome, u bënë fortifikimenë kufi me Jugosllavinë e Greqinë, në bazë të planeve tëItalianëve dhe nën drejtimin e tyre. Armatimii ushtrisë mbretëroreishteItalian, kështu që fashistët dinin me hollësi edhe sa fishekë kishte ushtria jonë.

            Ky qëndrim kapitulluesi regjimit të Zogut krijoi kushtet dheinkurajoi ata që të shpejtojnë pregatitjet për pushtimin e Shqipërisë.

            Zogu, me gjithë shenjat e acarimit të gjendjes politike ndërkombëtare dhe shtimin e vazhdueshëm të presionit politikItalian mbi Shqipërinë, mundohej të tregoheji qetë karshi qëllimeveItaliane në Shqipëri dhe nuk mori asnjë masë për sigurimin e pozitës së shtetit shqiptar përballë rrezikut fashist. Egouzmi klasori tij dhei klikës së tij e kishte verbuar aqë shumë, sa nuk e lejonte të shikonte rrezikun e afërtimperialist dhe të bashkonte forcat e popullit shqiptar kundër lëvizjes revolucionare dhe komuniste. (17)

            Popullin shqiptar, në gjendjen e mjerueshme qëishte, nuk e linin të bashkohej dhe ata që e hiqnin veten për “udhëheqës shpirtëror” të tij. Kleri katolik, sidomos, luajti në këtë drejtim rolin e “vjolinës së parë”, ai u vu plotësisht në shërbim të okupatorit të ardhshëm, ashtu si sihte vënë gjatë gjithë historisë së tij në shërbim të të huajve….

 

 

3.-KLERI KATOLIK SHQIPTAR NË SHËRBIM TË TË HUAJVE

 

            historikisht vërtetohet se kleri katolik shqiptar gjithmonë u ka shërbyer të huajve, austrohungarezëvee deri më 1918,Italianëve mbas shkëputjes së tyre nga Ausro-Hungaria, dhe pushtuesve gjermanë deri në             lirimin e Shqipërisë, më 29 nëndor 1944. ndërsa, mbas        çlirimit, atsi lidhën fatet e tyre me angloamerikanët. Duke punuar me etje për përmbysjen e pushtetit popullor, për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë, për skllavërimin e vendit tonë nga të huajt.

            Këto lidhje me të huajtë shpjegohen, në radhë të parë, me faktin se këta agjentë të Vatikanit, në Shqipëri gjithmonë kanë përmbushur detyrat që u ka ngarkuar ai; pra, sipas udhëzimeve të Vatikanit, kanë bashkëpunuar dhe janë vënë në shërbim të të huajve të ndryshëm, që kanë ardhur në vendin tonë. Përveç kësaj, këtai kanë lidhur me pushtuesit e hauj te vendit tonë të njëjtat qëllime politike,ideologjike dhe ekonomike, për shtimin e privilegjeve e të pasurive të tyre.

            Më 1870 kleri katolik shqiptari shkëputi përfundimisht lidhjet e tij me Francën dhe u lidh me derën e Absburgëve. Dera e Asburgëve, me qëllim që ta përdorte klerin në Shqipëri sambasinteresave te veta, qysh në fillim e subvencionoi me fonde të posaçme vjetore, (18) për organizimin dhe forcimin e kishës katolike shqiptare.

            Më 1857, me ndihmën e Asburgëve,imzot Topçiu hapi një kolegj për xhakonj. Disa vjet me vonë, gjithmonë me ndihmën e austriakëve, më 1882, u ndërtua kolegji françeskan në Troshan dhe, më 1887, në Shkodër. Vjena në këtë kohë paguante një kuotë vjetore prej 1.200 florintash për mbajtjen e tri shkollave katolike në Shkodër. Katedralja e Neshatit dhe e Prizrenit, kasha e Durrësit, e Tiranës dhe e Dervenit, etj. (19), ndërtohen me ndihmën e derës së Absburgëve. “Nuk ka gur kishe a kolegji, që nuk flet për “bujarinë” dhe projen e derës së lumnueshme të Absburgëve”. Kështu shkruanin fletoret e klerit në periudhën kur ataishin të lidhur me Austrinë.

            Të gjitha këto fonde, që harxhonte Austria për ngritjen dhe mbajtjen e shkollave, seminareve, kuvendeve, kishave si dhe një ushtrie të zezë prej qindra jezuitësh dhe françeskanësh, patën si përfundim, vënjen e këtyre të fundit në shërbim të Austrisë, për realizimin e qëllimeve të saj në Shqipëri.

            Perandoria austriake, për shërbimet e çmuara qëi sillnin krerët e klerit katolik shqiptar,i nderonte me rroga personale, dukei dhënë 450 korona çdo meshtari në vit, shumë kjo e mjaftueshme për të përballuar nevojat kishtare. (20)

            Mjaft klerikëve, të dalluar për shërbimet, qëi bënin perandorit, ju dhanë një sërë titujsh nderi dhe dekorata të larta. Kështu, p.sh., më 1916, Perandorija dekoroiimzot Bumçin, Bernardin Shllakun etj. Me kryqe e urdhëra të larta të shtetit austriak, për shërbime të larta, në favor të derës së Absburgëve. (21)

            Këta tradhëtar të popullit dhe të kombit shqiptar, me qëllime që t’I shërbenin sa më shumë dhe sa më mirë padronit të tyre, punonin me të gjitha mundësitë që Shqipëria tëishte gjithmonë nën sundimin austriak. Ata, me paturpësi, shkruanin, më 1917, se “fatii Shqipnisë ashti lidhun me shartet e monarkisë dhe se vetëm prej frontit të lumnueshëm të Absburgëve do të shkrepë rrezja e lirisë për kombin shqiptar”. (22)

            Ideologui klerit katolik, Pater Gjergj Fishta, në hymnin qëi thurte perandorit të Austrisë, shkruante:

 

“Ruje, Zot, Mbretin e Austris,

Qi Shqyptarve u ba murojë;

Në zemër të gjanë, me fuqi t’madhnisë,

Ky të na ketë përherë nën projë.

 

Na besnikë mei ndejun dona

Njati Mbret qi na libroi;

Aj tue kputë veringat tona,

Përherë zemrat nai pengoi.

 

Së bashku pra, në shej miradiet,

Mbreti Karl sot palë palë

Si m’lamë të luftës, si n’çeta ushtriet

Gjan’ e jetën duem më ja falë.

 

Shkaf a Lekë e djalë Mirditet

Gjall’ lirinë ai nuk e lshon

Mbiitaljaj, mbiingliz ka zbritet,

Shqypja e Austris, Shqypnin e pshton…” (23)

 

            Kleri katolik shqiptar, duke dashur t’i bëjë elozhe padronit të tij, arrin deri sat ë mohojë përpjekjet e mëdha të atdheutarëve shqiptarë për krijimin e alfabetit shqip dhe për kurorëzimin e këtyre përpjekjeve në Kongresin e Manastirit. Ja çfarë shkruante shtypii klerit katolik në këtë kohë: “Në kjoftë se kemi nji alphabet të vetmin në gjuhën shqip, ja dimë për nder veprës së palodhshme të Z.A.Kral, Gjeneral-konsullit të Austrisë,i cili, ma fort se kushdo tjetër,i dha shkas mbledhjes së kongresit të Manastirit”. (24)

            Shkelja e ushtrive austriake në tokën shqiptare kishte të bënte drejt për së drejti meineresat strategjike, politike dhe ekonomike të Austro-Hungarisë. Ushtarët e kësaj perandorie erdhën për të shtypur e sunduar me çizmen e pushtuesit mbi vendin tonë; prandaj populli ynëi urreu dhei luftoi me gjithë shpirt. Të kundërtën bënin klerikët; këta e konsideronin ushtrinë e perandorit të tyre si shpëtimtaren e vendit tonë. “Me hymjen e ushtrisë së P. Em. T’Austro-Hungarisë në Shqypni po nis me ague dita e liris dhe për të mjerin popullin shqiptar. E me rrezet e kësaj lirie ky popull ka sod jetën e bardhë me e çu në vend dëshirën e vet”. (25) Siç shihet, për klerin katolik çdo pushtues, sambas tyre, sjell lirinë dhe qytetrimin për popullin tonë. Këtë ata e përsëritën edhe mbas 30 vjetve, më 1939, kur pushtuesve fashistë u thurnin lavdi se, “po sillshin në Shqipni lirin, demokracin e lumtunin e Shqypnisë, se Shqypnia, nen udhëheqjen e Duçes, nuk humbiste asgja, por fitonte gjithçka”. (26)

            Mbas shpalljes së pavarësisë, kuri gjithë populli shqiptar,i udhëhequr nga patriotët e shquarismail Qemali, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi etj.,ishte ngrituri tëri në këmbë, me pushkë dhe pendë në dorë, për të drejtat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë , duke luftuar dhëmb për dhëmb me të huajt dhe veglat e tyre në vendin tonë, për t’I dëbuar nga toka arbërore të cilën ata e mbanin padrejtësisht të pushtuar, duke e kthyer atë në një shesh luftash të padrejta, klerikët katolik vazhdonin t’I shërbenin perandorisë së tyre, Austro-Hungarisë, deri sa ajo kapitulloi.

            Mbas shkatërrimit të perandorisë austriake, kleri katolik shqiptar, menjëherë, më 1918, ran ë ujdi me një pardon të ri, meitalinëimperialiste, Me padronin e ri atë e lidhnin të njëjtat qëllime politike,ideologjike dhe ekonomike, kundër popullit shqiptar dhe shtetit shqiptar, për forcimin e sundimit të tij në Shqipëri, për shtypjen dhë shfrytëzimin e masave punojse dhe shtimin e kapitaleve të tij në kurriz të popullit shqiptar. Kjo ka qënë gjithmonë nyja einteresave të përbashkëta, që e ka lidhur klerin katolik shqiptar dhe e ka radhitur nën kujdesin atëror të Vatikanit në një front të përbashkët, brenda vendit, me klasat e privilegjuara, ndërsa, jashtë vendit, me disa nga shtetet kryesore kapitaliste të Evropës.

            Më 8 prill 1919, Perrikonona, përfaqësuesiItalian në Shqipëri, njofton arqipeshkvin e Shkodrës, Jak Sareqin, se qeveriaItaliane, tash e mbrapa do të financonte klerin katolik shqiptar për të gjitha nevojat që ai do të kishte. GjithashtuItalia merrte përsipër të financonte me bursë studentët shqiptarë, që ndodheshin nëitali.

            Më 29 prill 1919, Vatikani aprovoi propozimin e bërë nga arqipeshkvia e Shkodrës, që kasha katolike shqiptare të futej nën mvarësinë financiare tëitalisë. (26/1) Kështu duke filluar nga maji 1919,Italiaimperialiste filloi financimin e klerit katolik shqiptar për çdo vit me shuma të konsiderueshme të hollash, dhe kjo shumë erdhi duke u shtruar vazhdimisht. Me vendosjen e vartësisë ekonomike të klerit ngaItalia, krerët e tij e ndryshuan plakën, filluan t’i thurnin lavdi tashti jo më Austrisë, por perandorisë së re tëitalisë, dhe ky nënshtrim filloi të bëhej gjithmonë e mëi madh, sidomos mbas marrëveshjes së Lateranos më 1929, midis Vatikanit dhe qeverisë së Mussolinit, dhe ai mori formën e plotë mbas vitit 1935.

            Italia, për të organizuar më mirë punën e saj kundër Shqipërisë dhe për të aktivizuar klerin për qëllimet e saj, në kohë të ndryshme, dërgoi, me anë të Vatikanit, një numër të madh kuadrosh klerike, agjentë me eksperiencë të SIM-it*) të maskuar nën petkun fetar, të cilët, posa erdhën në Shqipëri, praën arqipeshkvisë së Shkodrës, u caktua në poste drejtuese të rëndësishme fetare nga ku kishin mundësi të mëdha për të realizuar detyrat e ngarkuara.

            “Këto merimanga të zeza të Vatikanit, endën pëlhurën e vet edhe në Shkodër; regjimii Zogut u kishte lënë dorë të lirë këtyre njerëzve të Vatikanit dhe këta krijuan një mbretëri më vehte, në të ahtuquajturën mbretëri të satrapit Ahmet Zogu”… (27).

            Këta emisarë tëitalisë u vërsulën kundër popullit shqiptar dhe pavarësisë së tij, me qëllim që të përgatisnin sa më parë kushtet për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste. Kleri katolik dhe të dërguarit e SIM-it në Shqipëri me anë të Vatikanit, filluan të propagandojnë, në fillim, në mënyrë të maskuar, dhe më vonë hapët,ideologjinë fashiste në Shqipëri, rendin e ri “përparimtar” fashist.

            Qeveria e Zogut, duke dashur ta linte popullin shqiptar në errësirë, nuk hapte shkolla, por nga ana tjetër u kishte lënë këtyre emisarëve të Vatikanit dorë të lirë për të shtuar sa më shumë numrin e shkollave katolike fetare, jo vetëm në qytet por edhe në fshat. Ka patur raste, bile, kur janë mbyllur edhe disa nga shkollat e pakta shtetërore, për të hapur shkollë fetare, pa marrë parasysh protestat e prindërve dhe të nxënësve, siç ndodhi fshatin Dajç të Shkodrës. Dhe kur fshatarët nuk bindeshin, kleri edhe në disa fshatra të tjera të Shqipërisë së Mesme dhe të Shqipërisë së Veriut. (28) Në këtë periudhë shkollatt e klerit, seminaret dhe gjithëinstitutet katolike uinvaduan nga literature fashiste.

            Në shkollat e klerit jepeshin hartime me tema fashiste. Filomat dhe shfaqjet, që jepeshin nga klerikët katolikë, në pjesën dërmuesë, përshkoheshin nga ngjyra të theksuara fashiste. Të tillaishin, p.sh., drama e shfaqur nga trupa e teatrit të Arqipeshkvisë në Shkodër (Xhakojt) “Fli për Atdhe”, me subject të nxjerrë nga një film fashist ku komunistët spanjollë paraqiteshin si bisha, që kishin mohuar çdo gjë, duke filluar nga zoti deri te prifti. Në dramë priftërinjtë dhe murgeshat paraqiteshin viktima të komunistëve, por ndihma hyjnore e Musolinit dhe Frankos, të bindur nga papa, paqësoi çdo gjë në Spanjë. Drama tjetër antikombëtare “Skënderbeu”, e vënë në skenë nga shoqëria “Don Bosko”, e shkruar nga prifti Aleks Baqli, e paraqet heroin tonë sikur ka qënë një kryqtari thjeshtë, ushtari binduri papës, që shihte te veneciantët vëllezërit e tij, të cilët gjoja e ndihmuan me gjithe shpirt për triumfin e katolicizmit në Shqipëri.

            Fonde të tjera të veçanta ju dhanë klerit edhe nëpërmjet kryekonsullitItalian në Shkodër, Giovani Giros, dhe, më vonë, Salvatore melonit. (29)

            Në këtë periudhë, rol me rëndësi në përhapjen eideologjisë fashiste në Shkodër në Shqipërinë e Veriut dhe në rrethet kulturale të kohës, luajtën dhe organet e shtypit të klerit katolik shqiptar. Një numëri madh revistash kulturalo-artistike, fetaro-kulturale, e tjera, rreth dhjetë, botoheshin në Shkodër. (30) Ky numër është record në një qytet relativisht të vogël si Shkodra me një popullsi të pakët katolike. Një vend të dukshëm në faqet e këtyre revistave zinte propangandimii dogmave obskurantiste fetare dhe lufta kundër lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare si dhe kundër shkencës sa saj udhëheqëse marksiste-leniniste.

            Autorët që trajtonin këto tema dhe artikuj redaksionalë, në shkrimet e tyre, shpifnin e trillonin, në kundërshtim me të vërtetën, kundër lëvizjes komuniste në përgjithësi dhe Bashkimit Sovjetik në veçanti.

            Në artikujt e tyre atai përshkruanin komunistët si njerëz pa atdhe e familje, duke u vënë lloj-lloj epitetesh.

            Këtë kleri e bënte me qëllim që të largonte masat punonjëse nga lufta politike kundër regjimit në fuqi, e cila do të shpinte drejt organizimit të tyre; në këtë mënyrë, pra, pengonte përhapjen e lëvizjes komuniste në Shqipëri, që mbas 1935-ës po shtohej me Shpejtësi.

            Kleri katolik shqiptar, duke pasur si qëllim që të paraqiste në masat punonjëse të Shqipërisëidetë komuniste dhe sistemi komunist nga më të rrezikshmit për njerëzimin, në organet e tij të shtypit filloi të botojë artikuj të ndryshëm, ku shpifej e trillohej pa skrupuj. Kështu, p.sh., u shkruan shumë artikuj kundër Bashkimit Sovjetik, kundër luftës popullore, që bënte populli spanjoll kundër diktaturës së Frankos për liri e pavarësi. (31) Në këta artikuj, kleri kërcënonte popullin shqiptar me rrezikun komunist, prandaj duhej të merreshin masa kundër tij, dhe nxirrte edhe detyra si për regjimin e mbretit Zog, ashtu dhe për jerarqinë fetare katolike në Shqipëri.

            Për të pasur njëide më të qartë mbi forcën e madhe propagandistike të këtyre organeve dhe vjetërsinë e tyre, po japim disa Hollësira:

            Më 1891, filloi botimin e përkohëshmja fettare “Elçija e zemers së Krishtit”. Më 1908, ju shtua kësaj së përkohëshmeje edhe pjesa letrare. Më 1914, u nda më dysh; pjesa fetare, me emrin “Lajmëtarii zemerssë Krishtit”, e cila gjatë ekzistencës së saj drejtohej nga klerikë katolikë të huaj, si pasi, Jungu, Xhenovic, Catoneo, Buseti, Aldegieri, etj., dhe pjesa letraro-kulturale “Përparimi”, që pati jetë deri më 1916. kjo e fundit, gjatë kohës së saj, u tribunë politike dheideologjike e klerit katolik shqiptar dhe e Vatikanit në Shqipëri, në shërbim të të huajve dhe kundërinteresave të kombit shqiptar.

            Më 1912, françeskanët botuan të përkohëshmen fetare “Zanii Shna Ndout”, në të cilën, përveç problemeve fetare, trajtoheshin edhe probleme politike,ideologjike e letrare. Më 1913, filloi botimii së përkohëshmes, siç e quanin, letraro-kulturale, “Hyllii Dritës”. Kjo e përkohëshme, e cilaishte nga më të rëndësishmet në nëndor 1944, nuk pushoi së helmuari ndërgjegjen e popullit shqiptar, me dogmat fetare mesjetare, antishkencore për të mbajtur Shqipërinë vazhdimisht në errësirë, meideologjinë borgjeze të pushtuesve austriakë dhe, mbas 1921-së, nuk pushoi së propaganduariideologjinë fashiste. Në faqet e kësaj së përkohshmeje u shkruan me dhjetra artikuj politikëm kundër komunizmit, në përgjithësi, dhe Bashkimit Sovjetik, në veçanti, për të shuar çdo shkëndijë të lindjes së komunizmit në Shqipëri.

            Në vitin 1917, doli e përkohshmja fetare “Zoja e Shkodrës” dhe në vitin 1929 filloi botimii së përkohshmes letraro-kulturale “Leka” e cila, mbas “Hyllit të Dritës”,ishte më e rëndësishmja dhe që, më vonë të dyja me “Kumbonën e së Diellës”, të botuar më 1938-1944, tribunë nga ku propagandohej fashizmi, nazizmi dhe luftohej çdo lëvizje liridashëse e patriotike, komuniste e nacionalçlirimtare, që ngrihej për lirinë dhe pavarësinë e vendit, kundër shtypjes së sundonjësve vendas dhe pushtonjësve të huaj.

            Përveç revistave, kleri kishte dhe një numër gazetash që, me fuqinë e tyre propagandistike, ndikonin në botën e brendshme të njerëzve me një fuqi të jashtëzakonshme, për t’u pajtuar me gjendjen fetare e politike ekzistuese. Të tillaishin fletore “Besa Shqiptare”, “Posta e Shqypniës” nën drejtimine shërbëtorit besniktë Austro-Hungarisë e, më vonë, tëitalisë fashiste, Gjergj Fishta, e cila trajtonte, pothuaj, kryesisht çështje politike. Më 1923, doli “Ora e Maleve”, etj.

            Mbas 1935-ës, në faqet e këtyre organeve filloi të tingëllojë më fort dhe më hapët propaganda fashiste, duke e paraqitur rendin e ri fashist si rendin më demokratik në botë, të adhuruar nga Zoti njëherë e përgjithmonë, për të mirën e njerëzimit,i cili rend duhej të merrej nga të gjitha vendet si modeli demokracisë dhei lumturisë së popujve. (32)

            Një numëri madh kalemxhinjsh, klerikësh katolikë, agjentë të Vatikanit, të Austro-Hungarisë dhe në fund, tëitalisë fashiste dhe të Gjermanisë naziste, shkrimtarë, gazetarë, historianë, kompozitorë, folkloristë, dramaturgë, etj., kanë shkruar me qindra artikuj në këto organe. Censura kontrollonte me kujdes në përkthimet e librave të huaja, borgjeze dhe fashiste, (33) me qëllim që asnjë prej tyre të mos kishte përmbajtje përparimtare.

            Kleri, me qëllim që të realizonte detyrën përfundimtare që kishte marrë nga padronii tij, për të përpunuar opinionin e vendit, për të afruar gjithmonë e më shumë Shqipërinë meitalinë fashiste, në faqet e këtyre revistave, gazetave e veprave të ndryshme, botonte artikuj për miqësinë dhe vllazërinë, që ekzistonte ndër shekuj midis popullit shqiptar dheItalian, për lidhjet e vjetra me Romën mëmë, për jetën e lumtur dhe të begadshme që bënin punonjësitItalianë, e tjera. Aty-këtu, me doreza, në forma të ndryshme, në shkrimet e tyre nxirrte kokën qëllimi, afrimi dhe bashkimii dy popujve, se “Roma gjithmonë ka qënë një nënë e mirë dritëdhënëse për popullin dhe kombin shqiptar”. (34)

            Kleri katolik, për të drejtuar veprimtarinë e gjithë këtyre organeve, kishte ngarkuar kuadro të shumta, nga më të aftat dhe me përvojë, për përgatitjen e të cilave kishte punuar me kohë. Në kohën kur në Shqipëri kishte shumë pak kuadro të larta, vetëm kleri kishte vetëm 300 kuadro të larta, pjesa dërmueseishin njerëz të lauruar me një ose dy diploma, të përgatitur me mjeshtëri në kolegjet e Vatikanit për të përhapur e mbrojturideologjinë reaksionare fetare, për të luftuar kundërshtarët e saj, shkencëtarë e filozofë përparimtarë, për të luftuar teorinë marksiste-leniniste, lëvizjen punëtore e komuniste.

            Këta kalemxhinj, që vazhdimisht kishin qenë në shërbim të të huajve dhe që kishin punuar kundërinteresave të kombit shqiptar, mbas vitit 1933 e shtojnë veprimtarinë e tyre plot zell për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste ose, së paku, për vënjen në krye të shtetit shqiptar të një prince nga shtëpia Savoja, meqenëse, sambas tyre, Shqipëria nuk mund të ekzistonte si shtet më vete. (35)

Vazhdimi 2.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme