VEPRIMTARIA ANTIKOMBËTARE E KLERIT KATOLIK SHQIPTAR - 2

          Vazhdimi 2: 

          Në këtë periudhë kleri katolik shqiptar “paraqitej një shtet më vete, brënda qeverisë së Zogut” (36), një shteti fuqishëm, me një hierarki të madhe dhe të organizuar me përsosmëri, me një loinjë politike dheideologjike të përpunuar prej qindra vjetësh nga paraadhësit e tyre dhe nga Vatikani, me një potencial të fuqishëm ekonomik, me një system të përsosur organizimi dhe disiplinë, ku urdhërii arqipeshkvitishte ligjë për të gjithë, dhe që të gjithë duhej ta zbatonin në kohë dhe pa hezitim. Thyesit e disiplinës persekutoheshin me rreptësi. Ndikimii hierarkisë katolike në popullsinë e prapambetur të vendit tonëishtemadhe, veçanërisht në një kohë kur rreth 90% e popullitishte analfabet, dhe sidomos në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, ku kasha katolike kishte punuar më shumë. Urdhërii “uratës”ishte urdhërii zotit për besimtarin dhe as që mund të diskutohej. Hierarkia katolike ndikonte shumë mbi parinë e vendit, bejlerë e bajkatarë, të cilët e dëgjonin fjalën e klerikut me respect. Këta ushtronin një ndikim të madh edhe ndaj organeve qeveritare qendrore, ndërsa ato lokaleti kishin nëninfluencën e tyre pothuajse të plotë.

            Ky shteti fuqishëm klerikal, me qendër në Shkodër, kishte një aparat të fuqishëminstitucionesh, nga kisha deri tek arqipeshkvia. Në Shqipëri, në këtë periudhë, kishte 6ipeshkvi:ipeshkëvia e Pultit, e Lezhës, e Zadrimës, e Durrësit, e Mirditës dhe e Shkodrës. Kishte një numër të madh kishash, kuvendesh, seminaresh dhe shkollash; një pjesë e madhe e tyre në Shkodër, në fshatrat e Shqipërisë së Veriut dhe të Shqipërisë së Mesme; disa në Durrës dhe në Tiranë; një kishë në Elbasan dhe një kishë në Vlorë.

            Kleri nuk kurseu asnjëherë fondet dhe kuadrot për të përhapurideologjinë e vet nga këto çerdhe të mashtrimit dhe të errësirës. Vetëm në Shkodër, një qytet relativishti vogël dhe që pjesërisht banohej nga muslimanë e ortodoksë, kleri katolik kishte një numër qendrash fetare, siçishin: Kuvendi françeskan me dy qendra, praën kishës dhe në lagjen e Arrës së Madhe: Kuvendii Jezuitëve, Kuvendii Motrave Servite, kuvendii Motrave Saleziane, vetëm me gra e vajza, Kuvendii Motrave Stigmatine; Kisha e Katedrales e varur drejt nga arqipeshkvi, Kisha e madhe e Fançeskanëve, Kisha fr5ançeskane e Shënkollit, Kisha e Jezuitëve, Kishae Motrave Stigmatine, Kisha e Motrave Saleziane, Kisha Shën Marisë, Kisha e Zojës së Shkodrës, Kapela e Motrave Servite. çdo famulli ose kishë, përveç kishës, kishte edhe qelën. Gati për çdo fshat me popullsi katolike kishte kishë.

            Përveçinstitucioneve të sipërme, kleri, me qëllim që të kishte nëninfluencën e plotë rininë e qytetit të Shkodrës, për ta edukuar dhe drejtuar sipasinteresit të vet, kishte hapur ne Shkodër disa shkolla që, për nga numri,ishin më shumë se shkollat shtetërore të kohës. Kështu, p.sh.,ishte shkolla fetare e jezuitëve, dy shkolla fillore të françeskanëve, fillorja e stigmatineve, shkolla fillore e motrave servite, gjimnazi 8-vjeçar jezuit dhe gjimnazi 8 vjeçari fretërve, shkolla e mesme e stigmatineve për vajza, seminarii murgeshave stigmatine, seminari për xhakonji jezuitëve, e tjerë.

            Në këto shkolla mbizotronte trupa mësimore prej priftërijsh; vetëm në kuvendin e jezuit, në Shkodër, kishte rreth 50 priftërinj, prej të cilëve 30 profesorë të kolegjit e seminarit papnuer. Një numër më të vogël kishte seminarii Rubikut,i Troshanit,i Lezhës, kuvendet e stigmatineve, e tjerë.

Të gjithë priftërinjtë, kishat e fshatrave dhe të qyteteve si dhe kuvendet e ndryshme vareshin ngaipeshkvitë dhe këto nga arqipeshkvia  e Shkodrës. Kjo e fundit dhe arqipeshkëvia e Durrësit vareshin drejt për së drejti nga papa, ose lidheshin me papën nëpërmjet Delegatit Apostolik (I plotfuqishmii papës), praën kishës katolike shqiptare.

Në Shqipëri erdhi, kohë pas kohe, një numëri madh organizatorësh katolikë, siç mund të përmendim murgët balizianë, pak më vonë benediktinët, organizatorët e urdhërit të ri françeskan në shek XII, të urdhërit domenikan në shek XIII, u bë riorganizimii urdhërit françeskan më 1866 dhei shoqatës së jezuitëve në mesin e shek XIX, e cila luajti një rol me rëndësi të madhe kundërinteresave të vendit dhe kombit tonë. Shkurt, po japim disa hollësira mbi këtë shoqatë.

Dihet, nga burimet historike, se tre jezuitët e parë erdhën në Shqipëri më 1841 që të treItalianë.ipeshkvii Shkodrës, në atë kohë,ishteItalian. Më 1848, Propaganda fide e Vatikanit dërgoi në Shqipëri Patër Claudio Stansislao Neri për të organizuar shoqatën e jezuitëve.

Dalëngadalë, brenda njëqind vjetve, 1841-1944, jezuitët, nga tre veta, krijuan një ushtri të tërë. Kjo shoqatë kishte një organizim të përsosur dhe disiplinë të fortë. Që në fillim të themelimit, jezuitët ngritën një shkollëItaliane në Shkodër. Atdhetarët shqiptarë ngritën zërin e tyre kundërkundër këtij akti të klerit katolik shqiptar. Një ndër taishte Zef Jubani,i cili, për këtë arësye, u luftua nga kleri, jo vetëm sa qe gjallë por edhe pas vdekjes. Më 1977, jezuitët themeluan në Shkodër “Kolegjin Saverjan”, ku mësimet jepeshinitalisht dhe gjithë drejtuesit, 11 rektorë,ishinItalianë. Në një kohë, kur rilindasit tanë të Shquar punonin me të gjitha forcat për hapjen e shkollave shqipe, gjatë 1877-1929së në këto shkolla e seminare jepnin mësim në gjuhën të huaj 129 mësues, petagogë e profesorë jezuitë, 120 prej të cilëveishinItalianë, austriakë, gjermanë, etj.

Të gjithë këta mësues e profesorë të huaj luftonin me çdo mjet kulturën tonë kombëtare dhe gjuhën tonë amtare. Të gjithëishin të dërguar të politikës ekspansioniste dheimperialiste të Austrisë,italisë, Gjermanisë dhe të Vatikanit; të gjithë, pa përjashtim, kanë qenë misionarë të përgatitur që më përpara, për të shkombëtarizuar popullin tonë. Tri javë pas pushtimit të vendit tonë ngaItalia fashiste, revista “Leka”, organi jezuitëve, në maj të vitit 1939, në kryeartikullin “Fashizëm,individualizëm dhe komunizëm”, shkruante: …”Jemi edhe na në regjimin fashist. Punë e mirë në shumë pikëpamje, veç n’u kuptoftë për së mbari. Pse fashizmi nuk asht gja tjetër veç nji qeveri e fortë, ose nji ushtri, por asht në temel, domosdo nji lëvizje shpirtnore me nji kuptim mendor. Ky asht kuptimii vërtetqi fashizmës: as robin nën zgjedhë të kolektivitetit, as liri për nji jetë egoiste, por liri e matur me drejtësi e me të kryem të detyrës shoqnore….Kush don me kenëi drejtë, kush a gati me u ba fli për të mirën e vllazënve, le ta quej vedin fashist”. (37)

Për të realizuar qëllimin e tyre, Vatikani dhe qeveria fashiste e Benito Musolinit, dërguan misionarët më të mirë në Shqipëri, me qëllim që të pregatitej terreni profashist në vend. Të tillëishin Giuseppe Valentini, Patër Fausti, Kordinjano e të tjerë. Në vitin 1912 erdhi në Shkodër Fulvio Cordignanua s.j.,i cili qëndroi deri më 1942. ky armiki tërbuari Shqipërisë dhe misionar me rëndësiiitalisë në këtë vend, veproi e shpifi kundër Shqipërisë sa mundi. Më 1925, në veprën e tij “Epopeja Komtare e popullit shqyptar”, thoshte se këngët popullore shqiptare, “nuk çekin kurrnji zhvillim komtar të përbrendshëm të përbashkët kah lirija”, domethënë mohon karakterin patriotic të poezisë sonë popullore. Më poshtë thotë: përgjithësisht kangët heroike popullore të Toskve e të Gegëve, flasin për punë të mdha të njaj trimi a të njaj fisi, tuj mos u naltue kurr në nji concept të përgjithtë” (38); pra, mohon frymën kombëtare të poezisë sonë popullore. Më 1934 ky agjenti fashizmit shkruan në veprën e tij “Dizionario Albaneso-Italiano”: “Bisogna viverein Albania per alcuni anni per rendersi conto delle condizioni di “imbroglio”in cui si trova ogni cosain questo paese”. (Duhet të jetojë njeriu në Shqipëri për të kuptuar kushtet e ngatëresën, në të cilën gjëndet çdo gjë në këtë vend). Pra ky misionari zi, siçishte vetë, shikonte vetëm zi e ngatërresa në Atdheun tonë). (39)

Në tre vëllimet e veprës “L’Albania”, Kordinjanua, faqe për faqe, ka fjalë dhe ngjyra nga më diskreditueset për popullin tonë. Ky fashisti njohur në Shqipëri, më 1941, botoi artikullin shpifës e famëkeq “L’Albania nella storia e nella vita ossia visione panoramica di un piccolo mondo primitive” (“Shqipëria në histori e në jetë ose pamje panoramike e një bote së vogël primitive”). Në këtë artikull të botuar në organet e Akademisë Mbretërore tëitalisë, me qëllime të caktuara, autori mohonte autoktoninë e popullit shqiptar…”Po e themi çiltas, se për mua çështja eidentitetit të popullit shqiptar  të soçëm me atë tëilirisë së moçme është thjesht një mit”. (40) Ky fashist arriti gjer atje, sa heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, ta paraqiste, jo si prijës të popullit shqiptar, por si kapedan çetash ose çetnik të shitur në Shërbim të Vatikanit, Të Napolit e të Venedikut. Ai, në artikujt e tij, pohon se shqiptarët nuk kanë histori, kanë zënë vendin e huaj. (41)

Më 1923-24 erdhi dhe punoi në Shqipëri deri në vitin 1943 priftiItalian Giuseppe Valentini. Ky qe prefekt dhe drejtori edukatës fizike në Kolegjin Saverjan. Më vonë u bë udhëheqës shpirtërori revistës “Leka”. Qe një ndërideologët dhe organizatorët e jezuitëve në Shkodër. Si ky, ashtu dhe pasardhësit e tij, luftuan me të gjitha forcat që të zotëronte kudo në Shkodër, përmes oborrit fryma e respektit të çdo gjëjeItaliane, nënshtrimi ndaj kulturës dhe gjuhësItaliane. Jo rastësisht selia e jezuitëve në Shkodër, përmes oborrit të saj, lidhej me kryekonsullatënItaliane në Shkodër.

Gjatë pushtimitItalian. Valentine u bë përfaqësonjës kryesori kulturës fashiste në Shqipëri. Aiishte bashkëpunëtori mëi ngushtëi Mustafa Krujës dhei Ernest Koliqit. Ai u bë një ndër zëdhënësit eideologjisë fashiste në Shqipëri, sidomos nëinstitucionin e Studimeve, që u themelua më 1940, nga Cianua e Jacomoni. Sot, nëitali, është miku mëi ngushtëi Ernest Koliqit dhe vjell vrer kundër Shqipërisë socialiste.

Pra, si shihet kuadrot më kryesore tëinstitucioneve fetare në fillimishin të huaja, por Vatikani punoi dhe përgatiti shpejt kuadrin klerik shqiptar. Kleri vendas kishte mundësi më shumë të futej ndër besimtarët, për të përmbushur më shpejt dhe më mirë detyrat qëi ngarkonte Vatikani.

Për të përgatitur kuadrot kleri katolik zgjidhte djemtë më finokë. Jezuitët pëlqenin më shumë fëmijët me prejardhje të pasur, kurse françeskanët pranonin edhe të varfër, si në fshat dhe qytet. Këta fëmijëi merrnin në moshë të vogël,i futnin në kopshtet e tyre të fëmijëve, mandeji edukonin në shkollat fillore e të mesme. Ështëinteresante fakti se kleri fëmijët që merrte për t’i futur në kopshtet e kolegjet e veta,i shkëpuste plotësisht nga kontakti me ambientin e jashtëm, aq sa fëmijëve të porsafutur në kolegjin klerikal u ndryshohej edhe emir; kështu për shembull, Patër Gjergj Fishta emrin e vërtetë e kishte Zef. Ky emër ju ndërrua, posa u fut në kolegj, dhe u pagëzua nga kleri me emrin Gjergj.

            Gjatë vazhdimit të shkollës (kolegjit) u ndalohej çdo kantakt me botën e jashtme, duke u edukuar brenda mureve të larta të seminareve, me një disiplinë dhe edukatë të rreptë fetare. Nxënësve u ngulitnin në tru ato cilësi morale eideologjike, që duhej të kishte një prift,i përgatitnin me njohuri të thella teologjike e kulturale.

            Mbasi kryenin shkollën e mesme, xhakonjti dërgonin në universitetet e Vatikanit për të kryer arësimin e lartë. Për njëzet vjet, pasi e përpunonin kështu çdo minutë, ditë, muaj, vjet pa ndërprerje, me një ndjenjë të fortë fetarei riu bëhej predikuesi binduri kristianizmit deri ne vdekje. Pra, këta bij të pasurish (por edhe kurishin bij të varfërish, mbas mbarimit të universitetit bëheshin tën pasur, se emëroheshin praën kishave e kuvendeve, vende këto që administronin pasuri të mëdha) në këtë mënyrë bëheshin mbrojtës të vendosur të klasave të pasura të vendit. Këta njerëz parazitë, ashtu si dhe klasat shtypëse dhe shfrytëzuese, hanin në kurriz të të varfërve, pinin si shushunja gjakun e popullit me forma e metoda nga më të ndryshmet.

            Në sistemin e organizimit të tij, kleri katolik shqiptar kishte krijuar e organizuar dhe një numër organizatash e shoqërish fetare, të cilati përdorte si leva të fuqishme në duart e tij kundër armiqve të vet. çdo organizatë kishte një system të caktuar organizimi, me udhëheqjen e vet, me stemën dhe flamurin përkatës (42). Në formë këto paraqiteshin si organizata fetare por në të vërtetëishin organizata politike. Historia e vërtetoi se destinacionii tyreishte politik, në favor të Vatikanit dhe tëitalisë fashiste, kundërinteresave të Shqipërisë. Të tilla organizata e shoqata mund të përmendim: “Shoqnia Bashkimi” “Shoqnia Agimi”, “Lidhja e mësuesvë katolikë”, “Nji tubë djelmoshash shkodranë”, “Rozafa”, “Shoqnia Bogdani”, “Veprimi katolik”, “Antonjanja”, “Shoqnia e Zojës Ruzare”, “Djelmënia Antonjane”, “Bijat e Zojës”, “Rrethi Don Bosko”, “Misinet Shetitëse”, e shumë të tjera, të themeluara në kohë të ndryshme. Të gjitha këto punonin për rrënjosjen e botë kuptimit fetar ndër besimtarët katolikë shqiptarë, sidomos tek të rinjtë, duke u përpjekur që ta mbanin popullin në padijë ashtu siç dëshëronte kleri dhe klasat sunduese të vendit, për ta sunduar më lehtë.

            Krahas krijimit, organizimit dhe forcimit të organizatave fetare, kleri katolik, nga viti në vit, prej kohësh hapi edhe një numër shkollash fetare katolike, me priftërinjItalianë. Dokumentat tregojnë se në Pëllanë, dikur vendi banuar, është hapur një shkollë fetare në gjuhënitalisht që në vitin 1638… Atë e drejtonte njëItalian. (43) Një vit më vonë, u hap një tjetër shkollë në Bilisht. (44) E kështu me radhë misionarët e papës filluan të vërshonin në Shqipëri për të hapur shkollat e për të propangaduar katolicizmin. Sidomos, mbas vitit 1880, këta emisarë të Vatikanit, nëpërmjet shkollave, librave dhe agjitacionit që kryenin në popull, bënin të gjitha përpjekjet për të futur në botën e brendshme të popullit shqiptar bindjen në drejtësinë e fesë katolike. Këta misionarë kryenin, gjithmonë, detyrat e ngarkuara nga papa dhe asnjëherë nuk uinteresuan për të mirën e popullit shqiptar, por për skllavërimin shpirtëror, politik dhe ekonomik të tij.

            Në vitin 1879, kleri hap të parën shkollë fillore fetare për motrat stigmatine; më vonë hapet një shkollë e tillë në Durrës më 1896, një tjetër në Kallmet më 1907; më 1925 hapet shkolla fetare në Dajç dhe më 1930 në Tiranë. Në këto shkolla, udhëheqësit shpirtërorëishin, në pjesën dermuese,Italianë. Për financimin e këtyre shkollave, kleri ndihmohej nga papa, pjesërisht nga Austro-Hungaria dhe, mbas 1919ës,Italia nuki kurseu fondet për këto çerdhe të errësirës, të shtypjes dhe tq obskurantizmit mesjetar.

            Lind pyetja: çfarëi duhej kombit shqiptar hapja e shkollave për mësimin e fesë katolike në gjuhë të huaj, nga priftërinjItalianë, kur ai nuk kishte shkollat në gjuhën shqipe, dhe s’dinte shkrimin e këndimin shqip? Përsei duhej kjo gjë atij, kur ai s’e kishte besuar asnjëherë këtë, veç meimponimin e bajonetave të të të huajve dhe të misionarëve të papës? Kurrë në këto shkolla nuk u dëgjua të flitej për çlirimin e Shqipërisë nga të huajt, por u fol vazhdimisht për fenë katolike, për papën, për Marinë, për krishtin, për zootin, etj. dhe ju bënë vazhdimisht elozhe pushtuesve.

            Me qëllim që lexuesi të ketë njëide të qartë, se me çfarë mjeshtërie dhe force të përsosur organizative kleri organizonte shoqatat fetare, për t’i pasur ato leva të fuqishme në duart e veta, për të tërhequr dhe për të vënë nëninfluencën e tij gjithë besimtarët, veçanërisht rininë për t’i përdorur pastaj me lehtësi ku t’ja lypte nevoja atij, po japim një tablo të shkurtër mbi sistemin e organizimit vetëm të njërës nga këto organizata, të “Veprimit katolik”.

            Organizata e “Veprimit katolik”. Sipas udhëzimit të vatikanit, në fillim të vitit 1937, u krijua në Shqipëri nga kleri katolik organizata “Veprimi katolik”, (ose aksioni katolik). Vatikani dheItalia fashiste e krijuan pikërisht këtë organizatë në këtë kohë, me qëllim që të propagandonin më shumë krishtërimin ndër besimtarët me moshë të re, që po tërhiqeshin gjithnjë e më tepër nga ndikimiiideve komuniste. Pra, ata e krujuan “Veprimin katolik” si kundërpeshë të lëvizjes komuniste që kish filluar të përhapej në këtë kohë, si dhe për propagandimin eideve fashiste në radhët e rinisë katolike shqiptare. Këtoishin në këtë kohë detyrat kryesore, që u vunë përpara “Veprimit katolik”. Dhe, meqënëse këto detyra kishin një rëndësi të posaçme, Vatikani jepte orientim që “edhe në Shqipëri, si dhe në të gjithë kombet e tjerë, “Veprimi katolik” duhet të bëhet një detachmenti fuqishëm ei ndërgjegjshëm, me një disiplinë të çeliktë dhe me një organizim të përsosun”. (45)

Organizimii “Veprimit katolik” paraqitet si vijon:

Bashkimii timave të V.K.

Studentët e V.K

Djelmënija e V.K                 Anëtarë 16-30 vjeç                    Seniores 20-30 vjeç

                                                                                                    Juniores 16-20 vjeç

                                              Dishitar 10-15 vjeç                     Të mëdhenj 13-15 vjeç

                                                                                                   Të vegjël 11-13 vjeç

                                              Fëmijë katolikë 5-10 vjeç         SeksioniiI 8 vjeç

                                                                                                    Seksionii 6-8  vjeç

                                                                                                    Seksionii gat. 5-6 vjeç

Bashkimii grave të V.K

Studentet e V.K

Varzat e V.K                           Anëtare                                       15-30 vjeç

                                                Dishitare                                        Të mëdha

                                                                                                        Të vogla

Pregatitje                               Benjamine                                         Të mëdha

                                                                                                         Të vogla

Ndërsa organet locale e qendrore të V.K paraqiteshin:

Zyra Qendrore

 E  V.K

Trimat             Djemtë                 Gratë                  Vajzat

 Parija              Parija                    Këshilli               Këshilli 

Qendrore        Qendrore                Epruer                  Epruer

Qendra  Djoçezian               Këshilli           Federata ([1])         Këshilli             Këshilli

                                             Djoçeziane        Djoçeziane         Djoçezian           Djoçezan

Këshillii Famu                    Këshilli             Këshilli             Këshilli             Këshilli

llisë për V.K.                       Drejtues             Parisë                Parisë                 Parisë

Asistentin, presidentin, për zyrat qendrore e për parinë qendrore (Këshilli Epruer),i emëron papa; për qendrën djoçeziane, këshillin e famullisë e këshillin e parisëi emëronipeshkvi.

            Simbas statutit të “Veprimit katolik”, në artikullin e parë thuhet: “Veprimi katolik asht nji veprimi fuqive të organizueme për pohim, për hapje, zbatim e mbrojtje të parimeve katolike në jetë të secilit, të familjes e të shoqnisë.” (46)

            Piu XI thotë: “Veprimit katolik ka për qëllim me përhapë mbretninë e Krishtit ndërindividë, ndër familje e shoqni”. (47)

            “Veprimi katolik asht katoliçizmi militarist”, (48)

            “Veprimi katolik nuk ngujohet mbrenda nji kombi o nji kontinenti. Veprimi katolik asht nji veprimi përgjithët ei përbashkëti katolikëve, pa përjashtim seksi, gjendjeje shoqënore, ku;turale e prirje shoqnore e politike”. (49) “Anëtarët e Veprimit Katolik do të qytetnojnë e të kulturojnë njerëzimin; prandaj duhet të jenë yndyra e pikat ma të zgjedhuna të shoqënisë”. (50)

            “Nji ndër aktivitetet ma të domosdoshme të veprimit katolik janë mbledhjet e rregullta, pse ndër to edukohet ndërgjegja, mbahet në kambë disiplina, mbahet gjallë jeta, lëvizja e bashkimii shoqatës. Lyp pra nji disiplinë ma të fortë se shoqnitë e tjera fetare”. (51)

            Në krye të “Veprimit katolik shqiptar” u vu prifti Mikel Koliqi dhe nënkryetarë Zef Haxhija e prifti Zef Shestani. Porsa u krijua kjo organizatë, u shqua ndër organizatat e tjera të klerit katolik, megjithëse atoishin krijuar para shumë vjetësh, si për numrin e madh të anëtarëve, ashtu dhe për organizimin, dishiplinën dhe aktivitetin që tregonin anëtarët e saj.

            Stukturat e kësaj organizate, si u paraqit më sipër, tregon organizimin e përsosur që kishte ajo. Detyrat që ju ngarkuan nga Vatikani dhe ngaItalia fashiste kësaj organizate, nëpërmjet arqipeshkvit të Shkodrës, Gaspër Thaçit, filluan të plotësohen në mënyrë të kënaqshme (52). Veprimtaria e saj fetare, profashiste dhe antikomuniste po bëhej gjithmonë e më e theksuar dhe, siç do të shohim më poshtë, në vitet e pushtimit të Shqipërisë ngaItalia fashiste, ajo e hoqi fare maskën fetare, u hodh krejtësisht dhe zyrtarisht në një organizatë politike.

            “Veprimi katolik” në vende te tjera të botës ka detashmente ushtarake të rinjsh katolikë, organe spiunazhi, etj. Ndërsa në vendin tonë nuk arriti të ketë një fazë organizmi të tillë. Gjatë luftës nacionalçlirimtare, anëtarë e kësaj organizate, me aprovimin e komitetit qendror të organizatës demokristiane në Shqipëri , u bashkuan me rininë e Ballit Kombëtar për të përfaqësuar këtë organizatës”. (53) Ai qëndroi atje deri në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit, dhe mandej, së bashku me një numër kriminelësh të luftës së popullit shqiptar, u arratis nëitali dhe gjeti strehë në Vatikan. Menjëherë papa e aktivizoi këtë klerik, spiker të Radio-Vatikanit, nga ku propagandon kundër Republikës Popullore të Shqipërisë.

            Propagandë antikomuniste dhe profashiste gjatë kësaj periudhe, bëhej jo vetëm në radhët e organizatave fetare, por edhe nëinstitucionet fetare, veçanërisht në rininë e shkollave katolike. Kleri ndjenjat e miqësisë, simpatisë për fashizmin,i shprehte edhe nëpërmjet këngëve, lojnave sportive, e tjera, shpesh organizoheshin mbrëmje tematike, ku shfaqeshin, pothuajse hapur ndjenjat e simpatisë për fashizminItalian.

            Në shkolla, profesorët, duke zhvilluzr lëndët me nxënësit, sidomos histori, gjeografi, gjuhë, letërsi etj., përpiqeshin me të gjitha mënyrat për të rrënjosur te të rinjtë ndjenja të forta fetare, profashiste, dhe antikomuniste. Kështu, ata shpesh jepnin tema për hartime me frymë fashiste, p.sh., më 1937, jepej temë hartimi për maturën “Perche’ amo l’Italia”. (54) Disa muaj më vonë, në “Kolegjin Saverjan”, u organizua konkursi me temën “La nuovaItalia”, në të cilin morën pjesë të gjithë seminaristët. (55) Në fund të vitit 1936, në seminarin papnuer u dha një konkurs tjetër me temën “Duçja- udhëheqësi madhi popullit Italian”. Këto konkurse kishin për qëllim të popullarizonin sa më shumë Duçen, si udhëheqës dhe si shpëtimtar tëitalisë. Zakonisht, në shpalljen e rezultateve të konkurseve, asistonte edhe njëi deleguari konsullatësItaliane në Tiranë. (56)

            ProfesorëtItalianë që jepnin mësime në kuvende, nuk u lejonin seminaristëve të lexonin libra të ndryshëm të letërsisë botërore, por vetëm libra të autorëveItalianë, në gjuhënitalishte, nën pretekstin se vetëm ato libra parashikonte programi mësimor, kështu që nuk dispononin të tjera. (57) “Me ardhjen e delegatit apostolic të papës në Shqipëri, L.Negris, me urdhër të këtij, programet shkollore të shkollave të klerit në Shqipëri u bënë përafërsisht si programet e shkollave katolikeItaliane”.(58)

            Disa profesorë shqiptarë, që punonin aty dhe që kishin zell e zotësi për të punuar për përhapjen e gjuhës shqipe, pengoheshin, dhe pot ë merrnin njëinisitivë të tillë, dënoheshin nga të parët e fesë katolike.(59)

            “FestatItaliane, si shtetëroret ashtu dhe të familjes mbretërore, festoheshin me rregull në “Seminarin Papnuer” të jezuitëve dhe në “Kolegjin Saverjan”, me pjesëmarrjen e gjithë seminaristëve dhe nën drejtimin e trupit mësimor. ProfesorëtItalianë të seminarit shfrytëzonin organizimin e këtyre festive për të propangaduar fashizmin në radhët e të rinjve. (60) “Seminariishte ba, gjatë viteve 1935-1938, një organizatë ku dominonte dhe ushqehej lirisht, nën petkun fetar, fryma politicoItaliane” (61)

            Më 7 korrik 1936, Vatikani nisi për në Shqipëri delegatin e vet apostolic praën arqipeshkvisë së Shkodrës, Hildebrand Antoniutin, kuadër me rëndësii Vatikanit. Atij ju ngarkuan detyra që të punonte me krerët e klerit katolik shqiptar dhe, nën udhëheqjen e LegatësItaliane në Shqipëri dhe kryekonsullit të saj G.Gironit, të pregatistee terrenin për pushtimin e Shqipërisë nga Italia dhe forcimin e luftës kundër përhapjes së lëvizjes komuniste në Shqipëri.(62)

            Për rëndësinë që kishte ardhja e këtij përfaqësuesi të papës në Shqipëri e tregon pritja e madhe që ju rezervua, si nga pushteti shekullor ashtu dhe nga pushteti shtetëror.(63) Për këtë flasin qartë letër-rekomandim qëi jepte Papa Piu XI për mbretin Zog (64) si dhe letër-këmbimi  delegatit apostolic me princin e klerit katolik shqiptar Gjon Marka Gjonin (65) e shumë të tjerë. Pas ardhjes të delegatit të papës në Shqipëri erdhën edhe shume priftërinj të tjerë ngaItalia, të cilët mbushën arqipeshkvin e Shkodrës, kuvendet e seminaret. Ardhja e tyre, me detyra të reja nga Roma,idhaimpuls veprimtarisë së klerit katolik shqiptar për realizimin e detyrave që kishte shtruarItalia fashiste dhe Vatikani.

Në këtë kohë, e tërë hierarkia katolike kishte një qëllim të vetëm: përgatitjen e terrenit te brendshëm në Shqipëri, për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste.

            Sintezë e gjithë këtyre përpjekjeve të klerit katolik, einstitucioneve, organizatave dhe e shtypit të tyre,ishte dita e 7 prillit 1939, kur fashizmi pushtoi Shqipërinë. Këtë e shpjegoi kjartë patër Anton Harapi, një nga klerët e kishës katolike shiptare dhe nënkryetari organizatës demokristiane, në fjalimin e tij që mbajti në mbledhjen e të gjithë klerikëve katolikë, disa ditë mbas pushtimit të Shqipërisë ngaItalia fashiste, për të udhëzuar vartësit e lidhur me qëndrimin që duhej të mbante kleri ndaj pushtuesit. Ai tha:”Ajo çka kemi ba deri tash, në favor tëitalisë sonë, nuk asht gjithçka. Tashti na duhet të punojmë ma shumë për ta përjetësue atë”. (66)

            Një rol me rëndësin të veçantë në përgatitjen e 7prillit 1939 luajti kleri katolik shqiptar dhe ata dhjetëra klerikëItalianë, të ardhur në kohë të ndryshme me mira klerikëItalianë, të ardhur në kohë të ndryshme me misione të posaçme nga vatikani praën Arqipeshkvisë Metropolitane në Shkodër. Këta korba të zezishin bërë me kohë përçues të zellshëm të fashizmit në Shqipëri.

            “Këta Klerikë, agjentë të fashizmitItalian, u përdorën me mjeshtri nga zbulimiItalian nëpërmjet të kuadrove të tyre që punonin në Shqipëri për të korruptuar dhe vënë në shërbim të fashizmit shumë bajraktarë e vojvodë në krahina të ndryshme të vendit, të cilët u gjetën të gatshëm për t’i shërbyer fashizmit, sepse një pjesë e tyreishte kundërshtarë të Zogut vetëm për sundimin, pasuri e çifliqe, ndërsa pjesa tjetër, të mësuar për ta shitur Shqipërinë te të huajt për një qese me para” (67)

            Në këtë kohë, kur gjithë lëvizja komuniste botëroreishte vënë në kurs të direktivave të Kominternit, për të krijuar kudo në botë, nga të gjitha kombet, frontin unik me forcat përparimtare dhe antifashiste, kundër rrezikut fashist, që po kërcënonte botën, pikërisht në këtë situatë kaq të disfavorshme për Vatikanin, Papa Piu Xi, ky shërbëtor besniki reaksionit ndërkombëtar dhe, në veçanti,i fashizmit dhe nazizmit, si kundërpeshë të direktivës së Komiternit, lëshoi për të gjithë hierarkinë katolike dhe gjithë besimtarët katolikë të botës Enciklikën e tij të vitit 1937, të titulluar “Mbi komunizmin e pazot” që është ndër document më reaksionare që njeh historia e këtij pape. Qëllimiishte që të angazhoheshin më seriozisht dhe të aktivizohej e tërë hierarkia katolike, partitë demokristiane, organizatat fetare, shtypi katolik dhe gjithë besimtarët katolikë kundër direktivave të Kominternit, kundër lëvizjes komuniste, që kudoishte në rritje.(68) Papa një kopje të këtij dokumenti famëkeqja dërgoi edhe arqipeshkvisë metropolitane në Shkodër. Enciklika si për klerikët e vendeve të tjera të botës, edhe për klerikët katolikë shqiptarë shtronte detyra të mëdha dhe të rëndësishme, që konsistonin së pari në organizimin dhe aktivizimin e një pune më të mirë dhe në një luftë më të madhe të hierarkisë katolike e gjithëinstitucioneve të saj kundër lëvizjes komuniste në Shqipëri, që në këtë kohë kishte filluar të përhapej dhe të organizohej në grupe; (69) së dyti, në dokumentin shoqërues të Enciklinës, papa urdhëronte krerët e klerit katolik shqiptar që të krijonin partinë demokristiane, e cila të udhëhiqte veprimtarinë politike të besimtarëve katolikë.

            Vatikani, me anë të kësaj Enciklike, kërkonte që të popullarizoheshin sa më shumë, në masën e katoli8këve, krimet që gjoja bënin komunistët spanjollë, duke shpifur e trilluar se në Spanjë, “për sa u qe e mundun komunistave, rrënuan çdo gja të artit, kulturës e shkencfës njerëzore, çdo çast mbytën tufa-tufa shekullarë, vetëm pse janë të krishterë të mirë. Prandaj, asnji shtet që e kupton përgjegjësië e vet, nuk duhet me ndenjë, pse çka sod në Spanjë po ndodhë, do të ndodhë nesër në kombe të tjerë”. (70)

            Siç shihet, papa jo vetëm që paraqitet një shpifës profesionist, por njëkohësisht u bën thirrje gjithë qeverive kapitaliste të botës, që ato të bëjnë një bashkim fuqish, një kryqëzatë, të koordinojnë veprimet për të shuar luftën revolucionare të popullit spanjoll. Papa u bënte thirrje partive katolike dhe organizatave fetare, që të vepronin me të gjitha energjitë për organizim kundër komunizmit, për të ruajtur djalërinë katolike ngainfektimi meidentë komuniste. (71)

            Në qarkoren shoqëruese të Enciklikës, papa u shtronte detyrë arqipeshkve në ato vende ku kishte, të krijoheshin menjëherë partitë demokristiane, për të udhëhequr veprimtarinë police të katolik shqiptar, Brenda një kiohe relativisht të shkurtër, nën udhëheqjen dhe drejtimin praktik të delegatit apostolik, Hildebrand Antoniutit, “në nëndor 1937, për të parën herë në Shqipëri, formuan organizatën e vet politike, “organizatën demokristiane shqiptare”. (72) Kjo organizatë, në fillim, nuk u popullarizua në masë, as nuk kërkoi aprovimin e qeverisë së Zogut për t’u njohur, pseishte bindur se nuk do të lejohej. Ajo u mbajt tepër e fshehtë dhe u njoh vetëm nga klerikët. “Në fillim organizatën demokristiane e përbënin vetëm klerikët katolikë shqiptarë, si dhe një pjesë e kufizuar anëtarë të organizatave e rretheve katolike” (&3) Ndërsa më vonë , siç do të shpjegohet më poshtë, dyert e Demokristianes u hapën për çdo katolik që pranonte dhe zbatonte programin e saj.

            “Në fundin e dhjetorit 1937 u zgjodh komiteti qendrori Demokristianes, me në krye arqipeshvin metropolitan të Shkodrës, monsinjor Gaspër Thaçin, dhe nënkryetar patër Anton Harapin”. (74) “Qëllimii kësaj organizate në Shqipëri u shpreh qartë në programin e saj,i cili parashikonte: 1) Udhëheqjen e veprimtarisë politike të elementit katolik në Shipëri dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve katolikë në parlamentin shqiptar. 2) Organizimin e luftës kundër përhapjes së lëvizjes komuniste në Shqipëri. 3) Pregatitjen e terrenit të brendshëm për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste (Bashkimin e Shqipërisë meitalinë siç e theksonin ata R.B.) (75)

            Komiteti qendrori demokristianes në Shqipëri, për t’u bërë të njohur masave katolike Enciklikën “Mbi komunizmin e pazot”, ashtu siç porosiste papa Piu XI, e përktheu atë në gjuhën shqipe, me anën e patër Marin Sirdanit, dhe ua shpërndau gjithë meshtarëve, kudo qëishin, shqiptarë eItalianë, me detyrë që kjo të punohej nga meshtarët me masat katolike, para ose gjatë dhënjes së meshës në kishëë si dhe në mënyrëindividuale. Në të njëjtën kohë, ky document punohej sistematikisht nga kuadrot e klerit me anëtarët e organizatave fetare katolike dhe në të gjithëinstitucionet arësimore të klerit katolik. Pra, porositë e papës po viheshin në jetë më së miri nga krerët e demokristianes.

            Një rol me rëndësi, në formimin e organizatës demokristiane dhe në organizimin e forcimin e saj, luajti delegate apostolici papës praën klerit katolik shqiptar. Ky, në fakt,ishte udhëheqësi shpirtërori kësaj organizate, krahui djathtëi këtij të plotfuqishmi të papës në Shqipëri u bënë edhe priftërinjëItalianë, që kishin ardhur prej kohësh në Shqipëri. Me kujdesin “atëror” të papës, meqenëse organizata demokristiane posaishte krijuar, u dërgua praën kishës katolike në Shqipëri edhe një numër kierikësh të tjerë, kuadro me eksperiencë të Vatikanit në lëmin politik,ideologjik dhe të organizimit, për të ndihmuar në forcimin e demokristianes. Këta klerikë, të cilët u emëruan menjëherë në poste të rëndësishme fetare, së bashku me delegatin apostolic Antoniuti, organizuan mirë dhe shpejt organizatën demokristiane në Shqipëri.

            Për një kohë relativisht të shkurtër, gjatë viteve 1937-1938, Enciklika e Piut XI u bëi njohur, jo vetëm për klerikët, xhakonjtë, anëtarët e organizatave e të rretheve fetare katolike, por edhe për qindramijëra besimtarë. Pra, kjoi dha mundësi klerit, jo vetëm të forcojë dhe të organizojë më mirë punën e tij propagandistike kundër lëvizjes komuniste, që vepronte e paorganizuar në një parti të vetme në këtë kohë, por edhe të pengonte në një farë shkalle përhapjen e saj, sidomos në viset e Veriut dhe të Shqipërisë së mesme.

            Popullarizimii fashizmit, nëkëtë kohë, në masat e popullit dhe, në veçanti, në besimtarët katolikë,ishte një tjetër detyrë e rëndësishme, që shtrohej para krerëve të klerit katolik. Në kasha, qela, shkolla fetare, në seminare e kudo, anëtarët e demokristianes dhe të shoqatave e të organizatave katolike, klerikët punonin pa pushim si propagandistë dhe përçues të zellshëm të fashizmit. “Shkollat dhe seminaret e klerit u mbushën me libra fashisteItaliane. Nëinstitucionet fetare, priftërinjtë katolikë, shqiptarë eItalianë flisnin hapur pa frikë, përfashizmin; për “atë që na jep bukën duhet të bëjmë uratën” – thoshin klerikët. “Gjuha, përatë që ushqenshpirtin, duhet të thotë fjalët dhe notatmë të mira”.(76) Këtu është fjala për fashizmin. Për seminaristët u vu e detyrueshme që në kohën e lirë të bisedohej vetëmitalisht (77). Në të njëjtën kohë, fashizmiItalian nuk kursen fondet, që kleri katolik t’I krijohej baza materiale e nevojshme për propagandimin e fashizmit (78).

            Për propagandimin eideologjisë fashiste dhe fetare, rol me rëndësi në këtë periudhë luajtën edhe organizatat e klerit katolik, të cilat tashti drejtoheshin e aktivizoheshin edhe me mirë. Shtypii klerit, gjatë atyre viteve, u bë tribunë e propagandimit të këtyreideve.

            Siç dihet,Italia fashiste, kishte në plan të përgjithshëm dhe perspektivë pushtimin e Shqipërisë. Për realizimin e këtij plani, ajo kishte vite që punonte. Vitet e fundit, ajoi shtoi veprimet e veta ndaj Shqipërisë, me qëllim që ta aneksonte sa me shpejt. Natyrisht, planet e saj hasën në rezistencën, jo vetëm të kundërshtarëve të saj me mbretin Zog në krye, por edhe të shteteve të tjera, që kishininteresat e tyre në Shqipëri.

            Nëpërmjet legatësItaliane në Shqipëri dhe kryekonsullatës së saj në Shkodër,Italia udhëhiqte veprimtarinë antishqiptare të klerit katolik shqiptar. Këto agjentsi spiunazhi tëitalisë në Shqipëri, duke zbatuar detyrat e udhëheqësve të tyre të Romës, në përputhje me planin e përgjithshëm tëitalisë ndaj Shqipërisë, aktivizuan në këtë periudhë agjentët e tyre nga radhët e klerit katolik përqëllime politike dhe ushtarake spiunazhi. Detyra të rëndësishme ju ngarkuan klerikëve të lartë, si monsinjor Frano Gjinit, bashkëpunëtoriItalianëve që më 1918, patër Pal Dodës,i vënë në shërbim tëitalisë më 1911, patër Bernardin Palit, një ndër bashkëpunëtorët e rëndësishëm të G.Giros dhe, më vonë, të Melonit,i vënë nëshërbim tëItalianëve më 1936, patër Mark Shllakut,i vënë në shërbim të tyre më 1936, patër Rrok Gurashit,i vënë në shërbim më 1937, e të tjerë. Nëpërmjet këtyre spiunëve, kryesisht priftërinj, kryekonsullataItaliane ne Shkodërmundi të vërë në shërbim të spiunazhitItalian edhe një sëri krerësh, “bajraktarë e vojvodë”, (79) në Shqipërinë e Veriut, Dukagjin, Shllak, Malësi të Pukës, Mirditës e Lezhës, të cilët kishin mosmarrëveshje me Zogun. Të gjithë këta u pajtuan me planin eitalisë fashiste për heqjen e mbretit Zog, jo nga dëshira për të hequr Zogun që të shpëtonte Shqipëria nga vuajtjet e mjerimit, por kryesisht përinteresat e tyre, për një pozitë dhe një qese me para që u premtonte fashizmi.

            Në kohën qëItalia fashiste po , bënte hesapet e fundit për pavarësinë e Shqipërisë, kur kleri dhe organizatat katolike, të udhëhequra nga “demokristiania shqiptare, kishin arritur rezultate në punën e tyre antikombëtare dhe në shërbim të fashizmit, kleri katolik mori një lajm që e entuziasmoi pa masë: papa Piu XI kishte emëruar, me gradim, përfaqësues të tij në Spanjë, praën qeverisë së Frankos, delegatin apostolic Antoniuti, që deri në këtë kohëishte në Shqipëri, për zëvendësimin e të cilit dërgoi një xhelat dhe komplotist të ri të Vatikanit si delegate apostolic në Shqipëri,imzot Leon G.B. Negris, që arriti në vendin tonë më 15 tetor 1938”. (80)

            Përfaqësuesii rii Vatikanit,i ardhur me detyra e udhëzime të reja, siç do shohim më poshtë, luajti një rol me rëndësi për aktivizimin e klerit katolik shqiptar në favor të fashizmit, më vonë edhe të nazizmit, ndërsa, mbas çlirimit, në favor të anglo-amerikanëve, kundërinteresave të popullit shqiptar. Pra, ky kryeagjenti Vatikanit dhe Musolinit në Shqipëri, u bë udhëheqësi dhe drejtuesi absolutei gjithë veprimtarisë antikobëtare të klerit katolik shqiptarë, nga koha e ardhjes së tij n&e

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme